Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Epidemia negative e Telenovelave

    Epidemia negative e Telenovelave


    nga Edlira GJONI - Panorama

    Hola! Comņ estas seńora?”, ėshtė fraza mė ledhatuese dhe mė e shpeshtė nė telenovelat dembele qė mbushin oraret e ekraneve tanė. Pėrshėndetja ėshtė e ėmbėl, personale, e vėmendshme dhe tėrheqėse. Eshtė gjithēka qė femra shqiptare nuk ka dėgjuar pothuajse kurrė nga bashkėshorti i orientuar jashtė dyerve tė shtėpisė pėr xhentilesė.
    Dhe ndėrkohė qė meshkujt vazhdojnė tė pretendojnė tė jenė “burra” nė shtėpi, duke pėrjashtuar gjuhėn e butė, afrimitetin, pėrkėdheljen, mirėkuptimin dhe varietetin, femrat shqiptare po humbasin gjithmonė e mė tepėr nė botėn e telenovelave. Aty shtėpiaket e “dėshpėruara” gjejnė atė qė ėndėrrojnė me vete dhe ndajnė me fqinjėn tinzare.
    Bisedat mes tyre nisin plot zjarr nė formė komenti mė serioz, sesa gjendja financiare e shtėpisė; se si Maria la burrin dhe tė dashurin, si Marsela po ndahet nga Armando, si Zhadia gjithė “zgjuarsi” i krijoi vetes shansin e paparė tė zgjidhte mes tre meshkujsh....dhe se si jeta e tyre ėshtė pa kuptim brenda pluhurave dhe hekurosjes, teksa bota jashtė “zien” nga meshkuj qė janė mė joshės, sesa bashkėshortėt e tyre.
    Nuk ekziston njė pėrqindje zyrtare e tradhtive bashkėshortore nė Shqipėri, por shumėkujt mund t’i ketė rėnė rasti tė njohė apo dėgjojė pėr dikė qė ka ndjekur shembujt martesorė tė personazheve tė trilluar.
    Pėrse?
    Pyesni gratė dhe telenovelat qė ato ndjekin. Pėrputhje fatale mes tė dyjave.
    Telenovelat e ekraneve shqiptarė, blerė nė tregje tė lirė amerikano-jugorė, janė po kaq tė lira e tė pavlera edhe nė moralin e munguar qė pėrcjellin.
    Duke qenė se buxheti pėr realizimin e tyre ėshtė minimal, ėshtė e pritshme tė mendohet se pėr vlerat dhe idealizmat pėrcjellėse mendon pakkush brenda tyre.
    Ideja e pėrgjithshme e tyre ėshtė kapja e njė audience sa mė tė gjerė, duke i servirur histori intrigante lehtėsisht tė imagjinueshme, qė kanė njė zhvillim dhe fund tėrėsisht tė papėrgjegjshėm... dhe tė parėndėsishėm pėr prodhuesit, teksa synimi i vetėm ėshtė shitja e telenovelės, jo e vlerave edukuese tė saj.
    Pikėrisht kėto vlera tė pavėrteta dhe tė panevojshme nė shoqėrinė tonė nė krizė, i hedhin benzinė zjarrit qė pėrvėlon nė mendjet e paqarta. Mungesa e stabilitetit financiar dhe rutina e pėrditshme ku e ardhmja nuk ka vend, ndikojnė shumė nė vendimin e nxituar qė merret pėr t’i kushtuar njė pjesė tė mirė tė kohės ditore telenovelave.
    Raporti mes tyre dhe audiencės nė Shqipėri ėshtė bėrė i vėshtirė tė shpjegohet. A ėshtė femra shqiptare njė kėrkuese kėmbėngulėse e kėtij lloji tė veēantė ekranizimi, apo thjesht telenovelat janė malli mė i lirė qė mund tė serviret nė televizionet transmetues vetėm tė imazheve tė blera?
    Kur Ēurēill thoshte: “Ēdo popull meriton qeverinė qė ka”, godiste me sarkazėm tė ithėt angleze tė dy palėt. Por, a ėshtė rasti tė themi “Audienca shqiptare meriton tė shohė vetėm pėrralla tė dala boje, qė vijnė nga shoqėri akoma mė tė paqėndrueshme se kjo e jona?” Nuk duket tė jetė njė pėrkim i rastit tėrheqja e tė dy kaheve. Shtėpiaket shohin telenovelat sepse “kėto ka televizori” (sipas tyre), kurse televizionet kanė blerė (sikur t’iu ketė rėnė epidemia) tė gjitha mall tė lirė nė vlera, sepse “kėto preferon audienca”.
    Ku bazohet ky pėrfundim? Ē’rėndėsi mund tė ketė kjo, pėrderisa vazhdon tė blihet edhe koha e lirė e pasdites qė financohet nga “pėrparėsitė teknologjike”, njėjtėsisht nė prodhim zero vlerash me ekrane lokale dhe mė gjerė, qė tė ndryshėm kanė vetėm titujt, por kurrsesi gjuhėn, prejardhjen, pėrmbajtjen apo hiēėsinė e telefilmave tė tyre.
    Lehtėsia mendore, kohore dhe penduese me tė cilėn kapėrcejnė njėra pas tjetrės historitė e jetės sė tyre personazhet artistikė, qė hyjnė fare pa ftuar ēdo ditė nė shtėpitė shqiptare, kanė arritur madje tė bėhen kult me tė cilėt mburren prurėsit e kėsaj rryme tė turbullt. Nė njė shtet perėndimor, organe qeveritare ndėrhynė nė ligjin pėr transmetimin e telenovelave, sepse u vu re qė shumica e tyre filmoheshin nė pub dhe aktorėt pėrgjithėsisht pinin birrė gjatė shumicės sė sekuencave. Sipas rregullatorėve televizivė dhe mbrojtjes sė audiencės, kjo pėrcillte tek shikuesit imazhin e gabuar tė njė jete tė paqenė dembele, qė mund tė kalohej kollaj pėrditė brenda klubeve. Kėrkesa e zyrtarėve u kėrkonte producentėve tė filmit qė tė bėnin mė shumė xhirime edhe nė ambiente pune, ku tė flitej nė mėnyrė produktive pėr vlerėn e vėrtetė tė saj. Nė kėtė mėnyrė, audienca, kryesisht e tė rinjve, nuk do tė krijonte idenė e gabuar se paratė vijnė vetė nė shtėpi, edhe nėse rrihet gjithė ditėn nė pub, siē bėjnė personazhet e telefilmave.
    Eshtė absurde tė pretendosh qė dikush nga Shqipėria tė bėjė njė kėrkesė tė ngjashme nė kontinentin a trazuar latino-amerikan, qė me kaq “zemėrgjerėsi” tejmbush tregun tonė. Por, nuk ėshtė e pamundur tė reduktohet mbėshtetja e mbushjes sė orarit me tė tilla pseudo-prodhime, qė janė korrektė si orė zvicerane bash nė ēdo ekran.
    Asnjė! Asnjė televizion i vetėm me programacion tė (pa) orientuar nuk i ka shpėtuar epidemisė sė tyre. A sjell kjo risi, edukim, vlerė, shembull apo pikė referimi pėr shikuesin shqiptar, qė ende ėshtė i paformuar dhe i pandėrgjegjshėm nė shije? Vėshtirė ta pranosh si tė tillė efektin e pasditeve tė mbingopura me telefilma, qė ēojnė nė njė darkė pėrbuzėse edhe pėr pėrshėndetjen, nė ambicie dhe ėndrra pėr xhamat e artė, nė net pendimi me bindjen e pabazė tė zhvlerėsimit dhe nė paraditet heretike tė kafeneve; aty ku mė tinzar se vėshtrimi, ėshtė vetė mendimi qyqan qė vjen i pėrkthyer angari nga Amerika e lodhur Jugore dhe ka vend pėr zbatim vetėm nė shėmbėllimet qė brumosen aty.
    Shqipėria ėshtė treg i papėrfillshėm pėr prodhuesit e mėdhenj, por edhe telenovelat qė shihen kėtu zbohen qė nė ide nė vendet ku tradhtia nuk grimohet nė kuzhinė dhe zgjuarsia zvarritet nė krahė tė zėnė.
    Nė tė gjitha mėnyrat, shikuesi shqiptar po ushqehet me vlera boshe, pėr tė cilat nuk ka mė vend as me prenotim. Ecejaket e lidhjeve tė paqėndrueshme familjare, luhatja nė pėrkushtim, ėndrra me sy hapur pėr pasurim kėmbėkryq dhe veēanėrisht grimi i shpėrdorur si pėr tė kthyer borxhin, mbysin rrugėt dhe skutat kėtu ku vlera ėshtė kriptogrami mė i pakuptimtė.
    Telefilmat e kanė kultivuar vėshtirėsinė dhe kotėsinė e tyre (vlerave), pėr sa kohė vendi qė zėnė nė to ėshtė shumė larg perceptimit dhe qėllimit krijues.
    Megjithatė, por fat tė keq, “hasta luego, seńora!”, pėrkėdhel mė shumė se e vėrteta e asgjėsė qė pėrcjell.

  2. #2
    Mbi te gjitha Dashuria Maska e xixe xixellonja
    Anėtarėsuar
    13-02-2006
    Vendndodhja
    Amerik - Miami
    Postime
    404

    Pershendetje te gjithve........

    ...EPIDEMIA NEGATIVE E TELENOVELLAVVE...

    ...Vet mund te dhem qe kejo epidemi eshte shuuuuummm ma negative qe mundemi te paramendojemi....

    Si pik e par te gjith, apo nij pjes e madhe nuk jan te vedijshem nga e kan preardhjen keto telenovella dhe prej te ciles kultur rrjedhin...shumica mendojn qe jan Espanjolle, nuk e kan asnji pik kultur as te Spanjes e as te Europes.
    Televizioni i Spanjes nuk mirret me telenovella dhe nenus per shitje, nuk eshte aq e varfer dhe aq e posht te jetoj prej telenovellave, jo reale, genjeshtare, te dhunshme...siq them vet me nji shprehje nuk merret me diqka aq te gerditshme...

    ...keto telenovella jan te Amerikes latine, te latinveamerikan qe nuk kan te bejn asgje me Spanjollet perveq qe jan latin dhe e flasin gjuhen pak te perngjajshme. Po ta disheni gjuhen e vertet Spańole, castelano..siq i thojn ketu ne Madrid...do ti shifeshni shuuuuuuuuuuuuummmmmmmmmm ndalime.
    Jan te ngjajshme dhe per ket arsye shumica per fat te keq mendojn qe jan Spańole. Deshta se pari ta spjegoj ket per at qe nuk e din ta din qe prej te ciles cultur se mbrapambetur vien keto novella qe na e prishin, Koken, Zemren, Shpirtin dhe jeten e Shendosh moralle...
    .........nuk e di se sa i njefeni te amerikes latine, jan te njoftur per nga varferia e madhe matreale kulturore, shoqerore... qe mgretron ne shtetet e tyre...ne familjet e tyre...(se pari nuk dijn qe eshte familja, dhe qe rendesi ka se lere ma te na tregojn qe eshte dashuria, ne novela kan shum shfaqje artificiale, jo reale,bejn te gjitha per pare, biznis...)... dhe e kan gjetur nji rrugedalje te jetojn me telenovelat e tyre qe i shesin ne mbar Bot, jo vetem ne Europ dhe Amerik, POR NE TER BOT DHE SIDOMOS NE EUROP.
    Ne Europ me shum, sepse mendojn qe jan me kultur Europiane te Spanjes...keta jan te njoftur per mafiosa, si ne grup te meshkujsh po ashtu te femrat qe jan me te rezikshme, ...dashurin qe e shprehimn ne novela nuk e kan as vet, jan shum maqista dhe te mbrapambertur ne ēdo aspekt, shumica e njofin femren si nji mjet te lind femi...dhe e lajn rrugave me femi, keshtu qe shumica e femrave rreth viteve 50vjeqare jan te leshuara...keshtu mbretron varferia dhe analfabeti tek ta...femijet rrugave dhe bandita te rrezikshem,te gjitha keto mi ka treguar nji Prift...dhe sum te tjera te verteta, ... keta qe vijn ne Spanje askush nuk i don, te gjhithve ju kan frik dhe gerdi, jetojn ne nji dhom 10vet apo ne nji banes tri dhomshe si bubrrecat, nuk kujdesen per asgje perveq te ken te ngrenin, posi kafsha e eger e jo shtepiake...ma mir nuk po ju tregoj me se me vjen te qes perqafe...
    ..........por ju lutem refleksohuni, dhe mos e humbeni kohen ne keto telenovella te djallit qe nuk kan asgje pozitive, por genjeshtra, maltratime,te pa moralta, mafiosa, e shum e shum gjera te tjera vetem negative.

    ........ Ju dua Shqiptaret e mi dhe ju deshiroj ēdo te mir, Zoti ju ruajt nga Ēdo e keqe..... ....
    "Dashuria e vertetė dhe e sinqertė nuk shuhėt kurrė"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e amaro
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    NenToke
    Postime
    242
    Pse kaq rraciste mi goc???
    Money Makes Man act Funny

  4. #4
    Mbi te gjitha Dashuria Maska e xixe xixellonja
    Anėtarėsuar
    13-02-2006
    Vendndodhja
    Amerik - Miami
    Postime
    404
    Citim Postuar mė parė nga amaro
    Pse kaq rraciste mi goc???
    ............ME BESO NUK JAM FARE RACISTE , POR E THEM TE DREJTEN........MENDON QE JAM RACISTE... QE NUK I JAP AQ RENDESI PO TE DASHUROHEM ME TE HUAJ, JO SHQIPTAR DO TE MARTOHEESHA MENJEHER
    ... SIQ PO SHIFET NUK E KE LEXUAR TEMEN TIME ....KUR I HUAJI DO TE MARTOHET ME TY...

    KUR ESHTE FJALA PER RACISTA NUK E KAM ASNJI PIK, POR E FLAS TE VERTETEN, ME VJEN KEQ QE POPULLI I IM SHQIPTAR TE HELMOHET NE ATO TELENOVELA QE NUK KAN EDUKIM TE DUHUR...
    PERSHENDETJE DHE ĒDO TE MIR
    "Dashuria e vertetė dhe e sinqertė nuk shuhėt kurrė"

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Devil-girl-uk
    Anėtarėsuar
    11-03-2004
    Vendndodhja
    London
    Postime
    70
    Telenovelat e ekraneve shqiptarė, blerė nė tregje tė lirė amerikano-jugorė, janė po kaq tė lira e tė pavlera edhe nė moralin e munguar qė pėrcjellin.

    Me mire se kaq nuk thuhet me, po kur nuk kane c'bejne grate telenovela do shikojne, se mos jane te zena ne pune si ne vendet e tjera.. Ne sna bie kohe as te hame buke e andej gjithe diten e perendise para televizorit. Pastaj thone keni leke ju andej, se sa hard punojme dhe studiojme s'duan tja dine fare.
    The higher you soar, the harder you fall. Make sure you have a working parachute

Tema tė Ngjashme

  1. A jane shqiptaret pozitive apo negative?
    Nga altruisti_ek84 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 08:09
  2. AC Milan vs FC Inter, edhe nė Evropė...[2]
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 79
    Postimi i Fundit: 07-04-2005, 02:12
  3. Stereotipet negative shqetėsojnė shqiptaro-amerikanėt
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-01-2005, 06:11
  4. Klubi i Interistave # 2
    Nga Hyllien nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 150
    Postimi i Fundit: 05-02-2004, 06:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •