Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Lightbulb U peruruan dy kishat e para te Indise kushtuar se Lumes Nene Tereze

    U pėruruan dy kishat e para tė Indisė kushtuar sė Lumes Nėnė Terezė



    ( 24. 04. 06 )

    U pėruruan kėto ditė nė Nju Deli dhe nė Mangalore dy kishat e para tė Indisė kushtuar sė Lumes Nėnė Terezė.
    Kisha indiane kremtoi kėto ditė lindjen e dy kishave tė reja, tė parat nė Indi, kushtuar sė Lumes Nėnė Terezė. Siē njofton agjensia AziaNjuz, ndėrtesa e parė u pėrurua tė shtunėn e kaluar nė Parparganj, zonė shumė popullore nė krahun lindor tė Nju Delit, nga kryeipeshkvi i qytetit, imzot Vincent Majkėll Konēesao. E Lumja Nėnė Tereza – tha prelati – ėshtė bėrė simbol i mėshirės sė Zotit pėr mė tė varfėrit ndėr tė varfėr e jam tepėr i lumtur qė u zgjodh Pajtore e kishės. Ky vend i ri kulti – pohoi ipeshkvi ndihmės i Nju Delit – mund tė bėhet mjet shumė i rėndėsishėm nė duart e Zotit, sepse mund t’i prijė popullit drejt bashkimit nė figurėn e Krishtit e mund t’i ndihmojė njerėzit ta dėshmojnė fenė e krishterė.
    Kisha tjetėr u pėrurua sot nė Mangalore, “kėshtjellė e katolicizmit” nė shtetin jugor tė Karnatakės, nga ipeshkvi i qytetit, imzot Aloizius Paul D’Suza. Kisha u ngrit falė pėrpjekjeve tė “Fondacionit pėr kishėn e sė Lumes Terezė”, nė tė cilin pėrfshihen tė gjithė besimtarėt e famullisė tė Indraprastha, qė janė mobilizuar pėr tė mbledhur fondet e nevojshme. Jemi tė kėnaqur – tha Izmot D’Suza - sepse ia dolėm mbanesh tė ndėrtojmė njė kishė, qė i kushtohet njė Shenjtoreje tė cilėn e kemi parė dhe e kemi njohur”.
    Nė sa flasim pėr kėto Kisha nė Indinė e largėt, lind natyrshėm pyetja: Po nė Shqipėri? Nė vendlindje tė sė Lumes Terezė?.
    Sigurisht edhe nė Shqipėri ka njė Kishė, madje njė katedrale, kushtuar sė Lumes: ėshtė katedralja e dioqezės sė Sapės. E kjo tė nxit tė dėshirosh qė nė tė ardhmen nė trojet shqiptare tė lartohen edhe kisha tė tjera kushtuar sė Lumes, qė e kemi parė tė gjithė, qė e kemi njohur e qė vijojmė ta njohim pėrmes veprės sė saj, e cila jeton ndėr simotrat e sivėllezėrit e Kongregatės tė Bamirėsisė, themeluar prej sė Lumes shqiptare.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Juve ju jane shuar edhe dy pare mend qe keni patur... Ne vend qe te ndertojme kisha e institucione te tilla eshte me mire te ngrejme shkolla, sepse po nga rritet raporti i injoranteve ne shoqerine tone. Per me teper, me vjen shume keq qe ne qender te Tiranes po ndertohet nje kishe ortodokse... Ne kemi marre fund si popull.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

Tema tė Ngjashme

  1. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  2. Nėna Tereze - "Shenjtėresha" e ditėve tona
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 11-05-2010, 11:46
  3. E vėrteta mbi kishat "ortodokse Serbe"
    Nga Artti nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 16-09-2009, 14:32
  4. Artistėt shqiptarė kundėr “grabitjes” sė Nėnės Terezė
    Nga Selami2006 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-01-2009, 18:18
  5. Rexhep Qosja: Tė vėrtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •