Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    i shplodhur
    Anëtarësuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289

    Përse na pëlqen muzika?

    Si pyetje mund te duket e thjeshte, por une e vrava mendjen mire pa e shkruajta ketu
    Pse na pelqen muzika, pse nje fenomen akusitk i botes materiale, nje grumbuj tingujsh ben qe te leviz dicka brenda nesh, brenda imagjinates, kujtimeve, gjendjes emocionale?
    Pse sa here qe ne jemi duke degjuar nje grumbull tingujsh harmonike ne menyre ta pavullnetshme tundim kemben ose shoqerojme nen ze?

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22
    Kurse une do te pyesja, cila pjese e qenies njerezore e shijon/pelqen/ndjen muziken?
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #3
    maniac AMORPHIS fan Maska e Jeans-boy
    Anëtarësuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    239
    Ndersa une do te pyesja ,pse muzika na pelqen aq shume saqe ndonjehere, nje stil muzike na behet stil jete?
    ...niente che amassi di piu'...

  4. #4
    ~SmiLe~ Maska e BaBy_BiRbA
    Anëtarësuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Melbourne, Land Down Under
    Postime
    582
    sepse ne shume raste..gjejme vetveten ne ato kenge...histori nga e kaluara...ose ose...do te donim qe per cfare flitet ne ate kenge te na ndodhte ne...

    Gjithashtu te jep qetesi shpirterore...largohesh sadopak nga monotonia qe te rrethon...
    Shmile Pweet Face..Me Wubz U :D

  5. #5
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anëtarësuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Truri i njeriut eshte shume kompleks dhe nuk mund te flasim ne terma absolute por ne nje studim te kryer nga nje qender universitare angleze mbi menyren se si influencohet truri nga tingujt e jashtem dolen disa perfundime qe pak a shume ishin si me poshte:
    1. Per tingujt harmonike ne tru ekziston qender e vecante interpretimi, e ndryshme nga ajo e degjimit.
    2. Tingujt ne varesi te frekuences sjellin ndrushime ne perqendrimin e disa mediatoreve neurale, kjo sjell edhe ngacmimin apo inhibimin e disa ndjenjave te caktuara. Tingujt me frekuence te larte (qe mund te preceptohen nga truri) provokojne reaksione ngacmuese qe kane si pasoje rriitjen e perqendrimit te adrenalines dhe norandrenalines gje qe sjell nje gjendje euforike, disa here edhe neurotike, tingujt me frekuence te ulet ndikojne ne rritjen e perqendrimit te katekolaminave dhe kortizolit te njejtet mediatore qe organizmi sekreton si mbrojtje ndaj stresit.

    Pra truri inluencohet nga tingujt dhe kete gje e pasqyron edhe ne gjendjen shpirterore te personit ne fjale. Nje tjeter aspekt i ketij studimi perqendrohet ne menyren se si nje grup tingujsh mund te sjelle ne ndergjegje nje ngjarje te caktuar e cila mund te kete ndodhur para shume kohesh dhe mund te jete harruar. Menyra se si ndodh kjo nuk dihet por cdo muzike sado e re dhe e padegjuar mund te jete do te permbaje disa nota te renditura ne ate forme te cilen mund ta kesh shoqeruar me ngjarjen qe ka ndodhur dikur.

    Pershendetje S.

  6. #6
    Postuar më parë nga Albo
    Kurse une do te pyesja, cila pjese e qenies njerezore e shijon/pelqen/ndjen muziken?

    Ndjenjat.. ose me sakte nervi i ndjenjave..

    Postuar më parë nga Jeans-boy
    Ndersa une do te pyesja ,pse muzika na pelqen aq shume saqe ndonjehere, nje stil muzike na behet stil jete?
    Krijon imagjinaten a asaj qe na pelqen te ndodhe,ose duam te behemi. Dihet qe imagjinata eshte nje nder celsat e suksesit ne jete.. pra vete muzika emocjonalisht eshte stimulues imagjinates-suksesit-jetes.


    Pyetjet e armandos jane shume te nderlikuara, nuk jam i afte tu pergjigjem.

  7. #7
    i shplodhur
    Anëtarësuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    Sunriser,
    Po eshte e vertete, menyra sesi truri i perpunon te dhenat e jashtme qe vijne ne forme tingujsh dhe menyra sesi tejcohen neper tru per tek qendrat perkatese, eshte ajo me ane te impulsave elektrike.
    Edhe menyra sesi nje grumbull tingujsh i caktuar ndikon qe ne te therresim kujtime te caktuara ose mendime, apo dhe gjendje te caktuara ndodh po ashtu, me ane te impulsave elektrike brenda trurit. POR, kush i drejton keto impulsa drejt dickaje te caktuar brenda nesh, dmth kush drejton ate qe nje muzike e caktuar therret brenda meje nje gjendje te caktuar?
    Ne fakt, cka ti the me lart shume sakte nuk i pergjgjet pyetjes sime Pse? por i pergjigjet pyetjes "Si ndodh perceptimi i tingujve (muzikes) nga subjekti? - Truri ketu eshte aparati marres, radiomarresi dhe deshifruesi i te dhenave te jashtme dhe krijon nje Perceptim. Pra ti shpjegon sesi ndodh pereptimi i tingullit dhe jo "Pse na pelqen muzika".

    Albo ka shtuar nje pyetje qe synon diku, Cila eshte ajo pjese jona qe e pelqen muziken.
    Une duke u zgjeruar pak do thosha se eshte Shpirti ai qe e pelqen muziken. Mendoj se dhe Albo ketu e ka pas syrin
    Ne pergjithesi, nese e perceptojme boten me ane te Trurit, duke marre informacionin e jashtem mbi realitetin me ane te Shqisave, atehere kur zgjidhim problemin e Perceptimit, pra e shpjegojme menyren sesi krijohet percpetimi brenda trurit tone (me ane meknizmash bazuar mbi impulset elektrike) ne kete rast kush eshte pikerisht ajo pjese e jona qe mendon mbi kete problem?
    Kujt i takon brenda njeriut shqetesimi mbi kete fakt?

    Une personalisht mendoj se ka dicka me te vertete hyjnore tek Muzika. Ne nuk pelqejme nje zhurme dosido, nje grumbull te crregullt tingujsh dosido. Dhe tjetra, ne pergjithesi ne kemi te njejtin mendim mbi ate qe quajme muzike. Pra pak a shume te gjithe ne konsiderojme muzike nje sistem te caktur tingujsh dhe zhurme nje tjeter. Ka dicka brenda nesh, nje lloj etaloni, nje lloj kodi apo gjuhe, qe vepron ne menyre universale dhe ne baze te saj te gjithe ne, konsiderojme muzike pikerisht nje grumbull te caktuar tingujsh.
    Une vete, mendoj se vertete muzika eshte nje lloj gjuhe shpirti.

  8. #8
    ¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    ~ReLoAd~

    ¤¤My Hope Is In You¤¤ ,
    Këndon : Youssou N'Dour

    ...
    My hope is in you
    I wanna watch your spirit
    Touch the sky
    So much more we can do

    My hope is in you
    If you take your love and fly away
    I know you'll make it through
    You'll make it through

    Drop your guns and go to school
    Do you hear me brother?
    ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga PrInCiPiEl : 04-12-2005 më 13:08

  9. #9
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Citim Postuar më parë nga SuNRiSeR
    ...ne nje studim te kryer nga nje qender universitare angleze mbi menyren se si influencohet truri nga tingujt e jashtem dolen disa perfundime qe pak a shume ishin si me poshte...
    Sunriser, tingellon interesant ky studimi. Na ver ndonje link ta lexojme po ke.

    Flm.

  10. #10
    Love's Lover Maska e ice_storm
    Anëtarësuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    fajv 1 for
    Postime
    1,043
    Muzika eshte ritem, eshte gjalleri, eshte dije, eshte histori, eshte ndodhi, ndjenje kujtim

    Muzika eshte JEte prandaj mendoj qe na pelqen

    Kush e ndjen muziken?

    Shpirti
    domini sumus
    sumus servi
    ubicumque
    nusquamque

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Duke pritur princin - Intervistë me Bela Tarr
    Nga kino në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-12-2008, 13:36
  2. Muzika, si po deformohen shijet
    Nga Davius në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 21:03
  3. A është muzika rap vërtetë muzikë e keqe?
    Nga Arb në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 83
    Postimi i Fundit: 03-05-2005, 18:07
  4. Rinia dhe muzika
    Nga Dj_Krios në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-02-2004, 23:13
  5. Muzika - thjesht një melodi, apo ndoshta një gjenerator ndjenjash dhe emocionesh?
    Nga EXODUS në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 07-02-2004, 12:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •