Princ "Poldi" shkėlqen nė Japoni
Sulmuesi i Gjermanisė dhe i Bajernit, Lukas Podolski, ka arritur t'u heqė pak mendjen drejtuesve bavarezė nga dėshtimi pėr tė firmosur me Rud van Nistėlroin, duke shfaqur njė formė tė mrekullueshme nė ndeshjen e tij tė parė me skuadrėn e re. "Podolski tregoi pse ėshtė aq i rėndėsishėm, - tha trajneri i Bajernit, Feliks Magat. - Ai ėshtė rikthyer vetėm prej disa ditėsh nė stėrvitje, por ka treguar se ėshtė shumė i rrezikshėm". Lojtari me origjinė polake ka qenė njė rrezik konstant dhe ka shkuar dy herė shumė pranė golit nė ndeshjen miqėsore, tė organizuar nė turneun qė kampionėt e Gjermanisė po organizojnė nė Japoni. Bajerni mbėrriti nė Japoni tė dielėn, pas njė udhėtimi 13-orėsh, por Podolski ėshtė dukur nė formė tė mirė. Madje ai ka goditur shtyllėn me anė tė njė goditjeje me kokė nė minutėn e 29-tė. Podolski, golat e tė cilit ndihmuan Gjermaninė tė arrinte deri nė gjysmėfinalet e botėrorit, rrezikoi edhe njė herė tjetėr portėn nė minutėn e 56-tė, duke e detyruar portierin japonez tė kryente mrekullinė. "Ai krijoi dy ose tri shanse tė mira, - tha Magati. - Kur tė stėrvitet edhe disa javė tė tjera, do tė shihni qė ai do tė shkėlqejė. Kemi shpresa tė mėdha". Mesfushori i Japonisė, Shinji Ono, rrezikoi portėn e Bajernit kur lėshoi njė predhė drejt rrjetės sė Oliver Kahnit, por portieri gjerman ka qenė me fat, pasi topi goditi shtyllėn. Megjithėse nė fillim tė fazės pėrgatitore Bajerni ka krijuar shumė raste pėr shėnim, as Podolski dhe as Roi Makai nuk arritėn tė kthejnė nė gol shanset e krijuara para portės. Lojtarėt e Bajernit filluan tė ndiheshin tė lodhur dhe tri minuta nga fundi, Urava Reds kaloi nė avantazh me njė goditje nga afėr. "Kemi qenė me pushime pėr tri javė dhe kėshtu qė nuk duhet tė habitemi aspak qė u ndjemė tė lodhur, - tha Kahni. - Por kur tė fillojė sezoni i ri i Bundesligės, do tė jemi nė formė tė pėrkryer". Ndeshjen e zhvilluar nė impiantin e "Kore-Japoni 2006", "Saitama Stadium", e kanė ndjekur rreth 30 mijė tifozė. Nė pjesėn e dytė tė lojės, trajneri Magat ka kėrkuar tė vendosė disa lojtarė tė rinj. Megjithatė, gjendja jo e mirė fizike qė skuadra po pėrjeton nė kėto momente dhe njė udhėtim 13 orė i gjatė me avion, ndikuan nė lojėn e bavarezėve dhe nė prezantimin e parė. Disa lojtarė kyē nuk kanė shumė qė janė kthyer pėr t'u stėrvitur. Podolski, Shvainstaiger, Lahm dhe Kahn kanė qenė me leje pėr tė pushuar, pasi zhvilluan njė botėror tė lodhshėm me pėrfaqėsuesen. Pas mbarimit tė turneut nė Japoni, Bajerni i Mynihut do tė luajė dy ndeshje me rėndėsi. Tė mėrkurėn ata do tė luajnė pėr gjysmėfinalen e Kupės sė Ligės ndaj Shalkes, pastaj ndeshja e parė e kampionatit mė 11 gusht. Sigurisht, njė axhendė jo shumė e mirė pėr Feliks Magatin, duke marrė parasysh gjendjen qė po kalojnė lojtarėt nė kėto momente.
Krijoni Kontakt