Close
Faqja 4 prej 25 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 247
  1. #31
    Desert Fox Maska e bayern
    Anėtarėsuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Ok ja edhe lista e te ardhurve/larguarve te Bayernit.

    Transfers In
    Lukas Podolski (Cologne) €11M
    Daniel vsn Buyten (Hamburg) €10,5M
    Christian Lell (Cologne) back from loan
    Stephan Fürstner (own amateurs)

    Transfers Out
    Michael Ballack - Chelsea, free transfer
    Ze Roberto - unknown, free transfer
    Bixente Lizarazu - retiring
    Jens Jeremies - retiring
    Jose Paolo Guerrero - Hamburg, €2,5M


    Flitet edhe per nje oferte zyrtare bere Manchester United per sulmuesin 30 vjecar Hollandez Ruud Van Nisterloi.

    Bayern make Ruud claim

    Bayern have long courted the unsettled Manchester United striker, who has been on the periphery at Old Trafford ever since being axed for February's Carling Cup final.

    Now Rummenigge has revealed that the Dutchman, too, is hankering after a switch to Die Bundesliga and the Allianz Arena club.

    United manager Sir Alex Ferguson has so far refused to discount the 30-year-old from his plans for the forthcoming season but it appears as though van Nistelrooy has decided that his future lies away from The Red Devils.

    "The player wants to join us, that is already known," Rummenigge told Bild Am Sonntag.

    "We will settle the issue in due course - there is no reason to hurry.

    "We have to talk with the player and, of course, Manchester United as well."

    General manager Uli Hoeness has revealed that Bayern are active on a number of fronts as they bid to bolster their squad ahead of the new campaign.

    The German Rekordmeister have already signed Lukas Podolski and Daniel van Buyten but are still hoping to add at least one more big-name signing.

    "There are some things in the pipeline," revealed Hoeness
    Gjithashtu flitej sot ne shtypin Italian se Bayern eshte Interesuar per 2 Italianet Toni edhe Pirlo, megjithate pritet vendimi i gjykates sportive neser edhe me e arritshme eshte pista Camoranessi.

    Deri tani ekipi duket i tille:

    -------------------------------------Kahn(Rensing)

    Sagnol(Gorlitz/Brazo)---------Lucio(Gorlitz)-------Van Buyten(Ismael)---------Lahm(Iell)

    ---Schweini(Deisler)-------Demichelis(Hargreves)-----------Hargreves(Scholl)

    -----------------------------Podolski(Dos Santos/Karimi)

    --------------Makaay(Santa Kruz)--------------------Pizarro(Scholl)
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  2. #32
    Ribery Maska e bavarezi5
    Anėtarėsuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    1,444
    Magati pranė rinovimit, synohet Riberi

    Menaxheri i pėrgjithshėm i Bajernit tė Mynihut, Uli Hėnes, ka konfirmuar se klubi do t'i ofrojė njė kontratė tė re trajnerit Feliks Magat "nė ditėt e ardhshme". Kontrata e Magatit skadon nė fund tė sezonit 2006 07 dhe klubi bavarez kėrkon medoemos tė sigurojė tė ardhmen e tij pėrpara fillimit tė Bundesligės mė 11 gusht. "Nė ditėt e ardhshme do tė ulemi tė bisedojmė, para fillimit tė sezonit, me shpresėn qė ta shtyjmė kontratėn deri mė 2008-n, - bėri tė ditur Hėnesi pėr gazetėn gjermane "Tz". - Kėshtu, do ta sqarojmė kėtė situatė herėt dhe s'do tė na duhet tė negociojmė gjatė sezonit". Nė kėto dy vite punė qė kur e mori Bajernin nga Otmar Hicfeld, ish trajneri i Shtutgartit ka fituar ligė dhe kupė bashkė, si edhe Kupėn e Ligės qė nė vitin e parė. Megjithėse 52 vjeēari e ka shprehur vazhdimisht se dėshiron tė marrė njė ekip tė huaj, besohet se ai synon tė fitojė Ligėn e Kampioneve dhe pastaj tė largohet nga Gjermania. Gara pėr tė bėrė pėr vete yllin francez Frenk Riberi, po bėhet e nxehtė dhe Bajerni ka shprehur hapur interesimin. Sulmuesi 23 vjeēar nga Marseja, para botėrorit nuk kishte luajtur asnjė ndeshje me Francėn, por "aksionet" e tij shkuan nė stratosferė qė nga finalet. Sidoqoftė, Lioni dhe Manēesteri kishin shprehur interesim pėr tė qė nė sezonin e fundit francez. Por qė nga paraqitja e tij nė botėror, nė garė u shtuan edhe Arsenali, Reali i Madridit dhe Bajerni. "Ai ėshtė lojtar shumė interesant, - shprehet Magati. - Bėri njė botėror tė madh dhe u maturua shumė nė kėtė sezon te Marseja". Marseja vazhdon tė kėmbėngulė qė Riberi nuk ėshtė pėr shitje dhe aksioneri kryesor i klubit thotė se lojtari ėshtė "i patransferueshėm". Por Bajerni nuk tėrhiqet kollaj. "Riberi na bėri shumė pėrshtypje gjatė Kupės sė Botės. Eshtė driblues i shkėlqyer, merr rreziqe dhe nuk ka frikė tė tentojė", - shton Uli Hėnes. Bavarezėt kanė shtuar radhėt e tyre me Lukas Podolskin e ardhur nga Kėlni, qė u shpall lojtari i ri i vitit, dhe tashmė janė vėnė nė gjurmėt e Rud van Nistėlroit.
    Kur njeriu e kupton qė nuk ėshtė i ditur, ai ka hedhur njė hap drejt diturisė.
    (Mark Tuain)

  3. #33
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    RUMENIGGE SI GJITHMONE NJESH !


    Kam patur dhe kam respekt per ish - interistin RUMENIGGE, sot drejtor teknik tek Bayern . Me pelqente kur akuzonte hapur Moggin si mafioz 1 vit me pare .


    Sot mund te hakmerrej ndaj Juves (kujtojme situaten Sagnol) , por si gjithmone RUMENIGGE ngelet zoteri dhe thote lidhur me rrembimet e lojtareve te Juves :

    << Ne nuk do marrim pjese ne shqyerjen e kufomave , qe po behet sot ne merkato . Eshte nje veprim i papranushem dhe nuk hyn ne linjen e te vepruarit te Bayern .>>

    Hallall plako ....
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  4. #34
    Ribery Maska e bavarezi5
    Anėtarėsuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    1,444
    Kjo javė ka filluar mė sė miri pėr trajnerin e Bajernit, Feliks Magat. Kontrata e mėparshme deri mė 30 korrik tė 2008-s ėshtė zgjatur edhe njė vit. Pėr Magatin, puna pėr sezonin e ri ka nisur, por tashmė objektivat janė qartėsuar akoma mė tej. Fillimi i sezonit ėshtė afruar dhe ai nuk shikon asnjė problem me skuadrėn e tij. Ai ndihet optimist, pasi njė pjesė e lojtarėve qė militojnė te Bajerni, kaluan njė botėror shumė tė mirė me skuadrėn gjermane.


    - Shumė urime pėr kontratėn e re zoti Magat. A ka ndonjė arsye pėr ta festuar kėtė zgjatje tė qėndrimit tuaj me kampionėt e Gjermanisė?

    - Natyrisht, ėshtė diēka shumė e bukur, pasi ndihem i vlerėsuar pėr punėn qė kam zhvilluar deri nė kėto momente. Ndonjėherė mendoj se sa shumė kemi punuar pėr tė arritur deri nė pikėn ku gjendemi nė kėto momente


    - Si janė ndjerė lojtarėt pasi kanė marrė vesh qė do tė qėndroni edhe njė
    tjetėr vit pranė tyre?


    - M'u dukėn tė kėnaqur, por nėse doni ta merrni vesh, mė mirė i pyesni vetė ata. Mendoj se kanė kaluar me mua dy vite tė mrekullueshme. Ata mė kanė thėnė se gjendja te Bajerni ėshtė pėrmirėsuar gjatė kėtyre viteve qė ka lindur bashkėpunimi midis nesh.


    - Ju jeni pėrcaktuar si shumė kėmbėngulės nė punėn tuaj. Cilat mendoni se janė aspektet qė i shtynė drejtuesit pėr t'ju ofruar njė tjetėr kontratė?

    - Por ėshtė e vetėkuptueshme. Kur erdha te Bajerni, isha tepėr skeptik. Puna kėtu ėshtė shumė e vėshtirė. Me Shtutgartin, Hitcfeldi zhvilloi njė punė shumė tė mirė, por te Bajerni gjėrat janė ndryshe. Prandaj jam i mendimit se nuk duhet tė rreshtemi sė punuari pėr tė arritur rezultate sa mė tė mira.


    - Si e parashikoni sezonin e ardhshėm, mė tė lehtė apo mė tė vėshtirė?

    - Sezoni qė pritet tė nisė, do tė jetė shumė i vėshtirė. Ne kemi disa probleme me disa lojtarė tė skuadrės. Por mendoj se kemi njė grup lojtarėsh me shumė ambicie pėr tė fituar pėrsėri kampionatin. Kampionati ėshtė titulli mė i vėshtirė pėr t'u fituar. Nė ndeshjet e kupės duhet tė kesh edhe pak fat, nėse dėshiron tė fitosh.


    - Si e gjykoni formėn momentale tė skuadrės?

    - Lojtarėt janė disi tė lodhur, pasi disa prej tyre vijnė nga pjesėmarrja nė kampionatin botėror. Por me vazhdimin e mėtejshėm tė fazės pėrgatitore, mendoj se do tė rigjejnė formėn e duhur pėr tė pėrballuar njė sezon stėrmundues, si nė Gjermani, ashtu edhe nė Europė.


    - Kontrata ėshtė zgjatur edhe njė vit tjetėr. A mendoni se klubi do tė ketė
    pėrfitime nga kjo?


    - Mendoj se nuk do tė ndryshoj asgjė. Do tė vazhdojmė tė kemi tė njėjtat rezultate dhe arritje. Unė sė bashku me drejtuesit e Bajernit ishim tė mendimit tė vazhdonim bashkėpunimin. Me sa duket, puna qė kam zhvilluar sė bashku me skuadrėn, ėshtė vlerėsuar prej drejtuesve. Kėshtu siē e kemi nisur, them se ēdo herė qė mė skadon kontrata, do tė mė duhet tė nėnshkruaj edhe pėr njė vit tjetėr me Bajernin, pasi kemi treguar se mund tė arrijmė shumė suksese nėse jemi njė".
    Kur njeriu e kupton qė nuk ėshtė i ditur, ai ka hedhur njė hap drejt diturisė.
    (Mark Tuain)

  5. #35
    Ribery Maska e bavarezi5
    Anėtarėsuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    1,444
    Rumenige i drejton sytė nga "yjet"!

    Vetėm 20 ditė kanė mbetur nga fillimi i Bundesligės. Tifozėt janė akoma tė goditur nga atmosfera e Botėrorit. Por ato yje, qė ishin nė Gjermani pėr njė muaj, nė Bundesligė duhet t'i kėrkosh me "lupė" dhe me vėshtirėsi, se gjen shumė tė atij niveli. Prej shumė kohėsh klubet gjermane nuk bėjnė transferime tė bujshme. Shefi ekzekutiv i Bajernit, Karl Hajnz Rumenige, ėshtė i dėshpėruar pėr gjendjen nė tė cilėn gjendet sot kampionati gjerman. Ai ka deklaruar: Sillni mė shumė "yje" nė Gjermani! Rumenige: "Pėrsa i pėrket kėtij aspketi, ne jemi shumė larg nga ligat e tjera europiane. Kampionatet e tjera, si ai nė Angli, Spanjė, Itali dhe Francė janė mė shumė tėrheqėse. Nėse do tė investonim pėr tė sjellė "yje", kampionati do tė bėhej mė tėrheqės dhe fitimet e klubeve do tė ishin mė tė shumta. Bajerni ėshtė e vetmja skuadėr nė kėrkim tė lojtarėve tė tillė: Holandezi Run van Nistelroi. Ai kėrkohet edhe nga klube tė tjera tė mėdha, por duket se Bajerni ėshtė i favorizuari. Rumenige ėshtė shprehur optimist: "Njė lojtar si Van Nistelroi do tė na vinte pėr shtat. Gjithashtu, edhe pėr francezin Frenk Riberi shpresat nuk janė shuar ende". Por, jashtė Gjermanisė gjėrat janė ndryshe. Barcelona ka ofruar pėr 29-vjeēarin Xhanluka Zambrota dhe pėr 32-vjeēarin Lilian Turam 19 milionė euro, duke shfrytėzuar edhe momentet e krizės qė po kalojnė bardhezinjtė. Patrik Viera do tė largohet nga Juventusi pėr tek Interi pėr 13 milionė euro. Shefi ekzekutiv i Bajernit ka deklaruar: "Duke parė shumėn e parave qė mbledhim nga kontrata televizive, duhet tė kuptojmė qė ne nuk luajmė mė asnjė rol nė tregun ndėrkombėtar tė futbollit".
    Faza pėrgatitore. Tė premten nė drekė stadiumi i Bajenit ėshtė larguar nga qendra stėrvitore dhe ėshtė nisur drejt Beiroth. Aty skuadra e Magat ka zhvilluar njė ndeshje miqėsore kundėr skuadrės lokale tė SpVgg Beiroth. Nė autobusin e skuadrės ndodheshin Magat dhe pjesa tjetėr e skuadrės nė dispozicion. Faza parapėrgatitore e kampionėve tė Gjermanisė ka dy javė qė ka nisur dhe deri nė kėto momente trajneri Magat nuk ka nė dispozicion pothuajse as gjysmėn e skuadrės. Shtatė lojtarė, Kahn, Lahm, Shvainstaiger, Podolski, Sanjol, Lusio dhe Hargrivs janė nė pushime, pasi kanė luajtur nė Botėror me skuadrat respektive. Pesė lojtarė janė tė dėmtuar, ku Gėrlitz dhe Daisler duhet tė presin edhe disa javė pėr t'u rikuperuar, ndėrsa Ismael, Pizarro dhe Demikelis do tė kthehen nė stėrvitje brenda disa ditėve
    Hargrivs dhe Lusio. Kėto nuk janė momente shumė pozitive pėr Magat. "Nuk e kemi pasur ende mundėsinė pėr tė provuar skuadrėn qė do tė luajė nė sezonin e ardhshėm," - ka shpjeguar trajneri i Bajernit. Prioriteti i tij ėshtė t'i sjellė lojtarėt nė formėn mė tė mirė sportive. Megjithatė, mendohet se situata do tė ndryshojė pėr mirė. Nė fundjavė pritet tė kthehen nė Mynih Lusio dhe Hargrivs, tė cilėt do tė rifillojnė tė stėrviten tė hėnėn. Magat ka deklaruar se ėshtė i kėnaqur me blerjet e reja tė kėtij sezoni. "Daniel van Byjten mė ka lėnė pėrshtypje tė mira dhe Kristian Lel duket shumė i angazhuar
    Kur njeriu e kupton qė nuk ėshtė i ditur, ai ka hedhur njė hap drejt diturisė.
    (Mark Tuain)

  6. #36
    Desert Fox Maska e bayern
    Anėtarėsuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Po morrem Ruud Van Nisterloyin atehere ekipi do jete i tille.

    ----------------------------(1)Kahn----------------------------

    (2)Sagnol--------(3)Lucio-------(5)Van Buyten---------(21)Lahm

    ---------------------------(6.)Demichelis------------------------

    (26)Deisler----------(23)Hargreaves----------(31)Schweinstainger

    --------(11)Podolski-------------------------(9)RVN-------------

    Me pelqen ideja, shume madje, do jemi nje nga ekipet me ekzaltues te europes.
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  7. #37
    Ribery Maska e bavarezi5
    Anėtarėsuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    1,444
    Citim Postuar mė parė nga bayern
    Po morrem Ruud Van Nisterloyin atehere ekipi do jete i tille.

    ----------------------------(1)Kahn----------------------------

    (2)Sagnol--------(3)Lucio-------(5)Van Buyten---------(21)Lahm

    ---------------------------(6.)Demichelis------------------------

    (26)Deisler----------(23)Hargreaves----------(31)Schweinstainger

    --------(11)Podolski-------------------------(9)RVN-------------

    Me pelqen ideja, shume madje, do jemi nje nga ekipet me ekzaltues te europes.

    Patjeter duhet edhe nje plejmeiker siq ishte Ballack dhe atehere jemi njesh.
    Kur njeriu e kupton qė nuk ėshtė i ditur, ai ka hedhur njė hap drejt diturisė.
    (Mark Tuain)

  8. #38
    Ribery Maska e bavarezi5
    Anėtarėsuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    1,444
    Magat: Shvainstaiger, si Balak!


    Tė mėrkurėn, Feliks Magat feston ditėlindjen e 53-tė. Ai nuk po kėrkon ndonjė dhuratė, megjithatė pėrgatitjet me skuadrėn mund tė kishin ecur mė mirė. Pesė lojtarė qė kanė luajtur nė botėror, nuk janė bashkuar akoma me skuadrėn dhe tė tjerėt sapo kanė rifilluar pėrsėri stėrvitjen. Gjithashtu, lista e tė dėmtuarve ėshtė shumė e gjatė.


    - Magat, a mund tė na thoni se ēfarė dhuratash prisni nga kjo ditėlindje?

    - Jo shumė, sepse nuk pres shumė pėr momentin. Jam shumė i kėnaqur me punėn time te Bajerni. Tė gjitha gjėrat po shkojnė mirė.


    - A do ta konsideronit zgjatjen e kontratės si njė dhuratė e parakohshme tė bordit drejtues?

    - Sigurisht. Ishte lėvizja e duhur qė mund tė bėnim pėrpara fillimit tė sezonit. Ishte njė mesazh i qartė pėr tė gjithė tė tjerėt.


    - Sezoni i ri nis pėr dy javė dhe ju akoma nuk keni punuar me skuadrėn e
    plotė. A mund tė jetė ky njė problem?


    - Nė tė vėrtetė, ky problem ėshtė i pėrvitshėm te Bajerni. Nė situatė tė tillė jemi gjendur nė 2004-n, pas kampionatit europian, dhe nė 2005-n, pas Kupės sė Konfederatave. Por kėtė sezon do ta nisin me vonesė stėrvitjen pesė lojtarė. Gjėrat janė komplikuar disi, pasi do tė duhet tė provojmė taktika tė reja loje. Me largimin e Mikael Balakut kemi humbur njė lojtar me personalitet qė diktonte lojėn tonė, kėshtu qė tani do tė krijojmė njė forcė tė re sulmuese.


    - Pėr shkak tė problemeve qė po kaloni me fazėn pėrgatitore, me siguri qė keni vėshtirėsi tė vendosni se cili do tė jetė formacioni bazė pėr sezonin e ri?

    - Kjo ėshtė e vėrtetė. Sot nuk mund t'ju them qė kam marrė vendim pėr tetė ose nėntė lojtarė tė formacionit. Kjo ėshtė interesante, pasi ka shumė paqartėsi dhe do tė krijohen sfida tė vogla mes lojtarėve. Nė kėto momente, ata qė kanė qenė nėn hijen e Mikael Balakut, duhet tė ēohen dhe tė fitojnė mė shumė pėrgjegjėsi. Ėshtė koha qė ata tė tregojnė se ēfarė janė tė zotė tė bėjnė. Ēdokush ka mundėsinė pėr tė kėrkuar vendin nė skuadrėn e tij. Tė gjithė lojtarėt duken tė vendosur dhe tė etur pėr tė luajtur.


    - A do tė kėrkoni nga disa individualitete pėr tė luajtur rol mė tė madh nė fushė?

    - Dėshiroj qė mesfushorėt tė angazhohen mė shumė. Bastian Shvainstaiger ka shansin mė tė mirė, pasi Balaku dhe Ze Roberto, me tė cilėt ai konkurronte, janė larguar. Na duhet njė lojtar qė do tė krijojė shanse nga mesi i fushės dhe mendoj se Bastiani do tė arrijė tė marrė pėrsipėr disa nga detyrat e Balakut.


    - Bastiani dhe lojtarėt e tjerė tė Gjermanisė luajtėn njė botėror tė mrekullueshėm, sidomos nė nivele emocionale. A mendoni se kjo do tė ndikojė nė jetėn e tyre tė pėrditshme nė Bundesligė?

    - Tė gjithė duhet tė dinė se Kupa e Botės ėshtė njė eksperiencė e mrekullueshme dhe unike. Skuadra gjermane pati mbėshtetje nga tė gjitha krahėt, e cila nuk ndodh shpeshherė te Bajerni.


    - Nga sa keni vėzhguar deri tani nga faza pėrgatitore, a e pret Bajernin njė sezon i vėshtirė?

    - Nė ndeshjen e parė tė sezonit nuk do tė jemi nė formėn mė tė mirė, sepse kemi shumė lojtarė tė papėrgatitur ende. Nuk do tė bėjmė eksperimente, derisa skuadra tė jetė plotėsisht e gatshme.
    Kur njeriu e kupton qė nuk ėshtė i ditur, ai ka hedhur njė hap drejt diturisė.
    (Mark Tuain)

  9. #39
    Ribery Maska e bavarezi5
    Anėtarėsuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    1,444
    Bayern humbet ne miqesoren kuder Urawes se Japonise.

    Urawa Red Diamonds - FC Bayern 1:0 (0:0)

    Golat: 1:0 Okano (89.)

    Poldi fillon ndeshjen e pare me humbje.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Kur njeriu e kupton qė nuk ėshtė i ditur, ai ka hedhur njė hap drejt diturisė.
    (Mark Tuain)

  10. #40
    Ribery Maska e bavarezi5
    Anėtarėsuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    1,444
    Bajerni i Mynihut "zbarkon" nė Japoni


    Kampionėt e Gjermanisė kanė mbėrritur nė Japoni tė dielėn dhe e kanė hapur fazėn parapėrgatitore me njė ndeshje me ekipin Urava Reds. Rreth 300 tifozė ishin mbledhur pėr tė pritur lojtarėt e Bajernit, pas njė udhėtimi 13 orėsh. Shumė nga lojtarėt e Bajernit luajtėn nė Kupėn e Botės, duke pėrfshirė edhe golashėnuesin e Gjermanisė, Lukas Podolski, blerja e re e bavarezėve nė pėrpjekje pėr tė forcuar skuadrėn. "Kemi pasur vetėm dy javė e gjysmė pushime, pra nė kėtė mėnyrė na ka mbetur pak kohė pėr tė rifituar formėn e mėparshme, - tha ish-sulmuesi i Kėlnit pėr gazetarėt. - Nuk do tė jetė njė ndeshje e lehtė, por sigurisht kėtu kemi ardhur pėr tė fituar". Mesfushori i Bajernit, Shavainstaiger, ka deklaruar se skuadra ndihet pak e lodhur, pasi shumė lojtarė kanė qenė tė impenjuar me pėrfaqėsueset respektive nė botėror.


    "Siē e patė dhe vetė, shumė gjuajtje pėrfundonin jashtė portės, ose aspak afėr portės, - tha Shvainstaiger. - Ajo qė bėmė nė Kupėn e Botės, i pėrket sė kaluarės. Duhet tė rikthehemi nė formėn e mėparshme nė mėnyrė tė menjėhershme".
    Kur njeriu e kupton qė nuk ėshtė i ditur, ai ka hedhur njė hap drejt diturisė.
    (Mark Tuain)

Faqja 4 prej 25 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. FC Bayern München - Klubi Bavarezėve
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 02-07-2009, 13:53
  2. Barcelona - Bayern München
    Nga strong_07 nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 370
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 10:48
  3. Derby i Milanos: Milan 1 - 0 Inter
    Nga Isomer937 nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 140
    Postimi i Fundit: 15-04-2006, 04:39
  4. Klubi Bavarezėve #2 (Bayern München )
    Nga bayern nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 05-02-2005, 11:38
  5. Kampionėt nė BundesLiga: 1903-2004.
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-09-2004, 07:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •