Peshkopi i kishes ortodokse serbe, Artemije refuzon kerkesen e Cekut per pjesemarrje ne ceremonine e Pashkeve
Ora 15:45
PRISHTINE (20 Prill)- Peshkopi i kishes ortodokse serbe Bishop Artemije ka refuzuar kërkesën e kryeministrit kosovar Agim Çeku per të marrë pjesë në liturgjinë e Pashkëve ortodokse në manastirin e Graçanicës. Artemije në përgjigjen e tij ndaj kërkesës së Çekut ka theksuar se ai prej rreth shtatë vjetesh ka statusin e personit të zhvendosur me dhunë në Prizren.
Peshkopi serb i kujton kryeministrit Çeku se rezidenca e tij, bashkë me tempullin e Katedrales, është djegur gjatë trazirave të marsit të vitit 2004 bashkë me shumë tempuj të tjerë të shenjtë ortodokse.
Kryeministri i Kosovës i dergoi dje një letër peshkopit Artemije me ane te se ciles kerkonte te marrte pjesë në liturgjinë e Pashkëve në Graçanicë, për t'u uruar besimtarëve ortodoksë festën e tyre.(/BalkanWeb)
===========
Ne do ftojme ndonje Serb tjeter ne Tirane e ti dorezojme celsat e Dracas si kunderpergjigje Gandhiste ndaj nje njeriu te perendise ?
Krijoni Kontakt