Close
Faqja 52 prej 61 FillimFillim ... 2425051525354 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 511 deri 520 prej 601
  1. #511
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Vieira: Eshte sezoni yne!

    11 Janar Patrik Vieira, mesfushori i Interit, eshte i bindur se kete vit, zikalterit do te korrin nje triumf te madh, ne cdo kompeticion. Francezi mendon se skuadra po jep nje rendiment te mire dhe nese e mban keshtu deri ne fund, atehere do te mund te gezoje per fitoren e titullit dhe, ndoshta, Champions League. Ne fund te takimit ndaj Empolit, ku zikalterit fituan me golat e Adrianos dhe Kordobes, Vieira u shpreh: “Ishte nje ndeshje e bukur dhe e dyluftuar nga te dy palet, duke pare se Empoli u pergjigj shume mire ne fushen e blerte. Natyrisht, ne pjesen e pare u mbrojten shume mire, ndersa ne te dyten rane disi dhe ne perfituam pikerisht per kete arsye. Por, edhe ne pjesen e pare, krijuam shume raste per te kaluar perpara, por nuk patem fat ne finalizim. Adriano? E kisha thene edhe perpara se Adri do te kthehej dhe ja qe keshtu ndodhi. Te shpresojme qe te vazhdoje keshtu si e ka nisur, sepse do te ishte nje force e madhe per ne. Skuadra eshte paraqitur mire dhe stervitja e zhvilluar ne Bahrein na ka bere mire”.
    #VamosArgentina

  2. #512
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Koko shfryn ndaj Interit: Mė shkatėrroi jetėn.

    Njė shfyrje e ashpėr. Franēesko Koko shpreh tė gjithė inatin dhe zemėrimin e tij kundėr Interit. Mbrojtėsi 29-vjeēar, qė nė sezonin e fundit luajti i huazuar te Livornoja, ka sulmuar klubin zikaltėr: "Duket se nga ana e Interit nuk ka interes tė thuhet se jam riaftėsuar, - tha Koko, qė ka luajtur edhe me Milanin mė parė, - nuk ka interes as pėr tė mė lėnė tė lirė tė shkoj tė luaj gjetkė, as tė mė japė ndonjė mundėsi tjetėr. Qė kur dola nga dėmtimi nė shpinė, kur pikėrisht nė kėtė moment erdhi Roberto Manēini nė stol, unė nuk jam marrė asnjėherė nė konsideratė. Nuk kam pasur mundėsi tė tregoj se mund tė isha ende njė lojtar i Interit. Megjithatė, unė kam pranuar ēdo vendim dhe kam ecur para. Tani ndihem mirė dhe do tė doja njė vėmdendje mė tė madhe, sepse janė shumė skuadra tė interesuara pėr mua, por nuk e di se cilat janė kushtet e mia dhe Interi nuk po bėn asgjė pėr tė mė ndihmuar t'i kuptoj."
    #VamosArgentina

  3. #513
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Inter

    Zikaltrit, 230 milionė euro pėr merkaton
    Tė martėn, asamblea e jashtėzakonshme e ortakėve tė Interit ka miratuar pėrfshirjen e shoqėrisė "Inter Capital s.r.l" brenda klubit zikaltėr. Pėrmes kėtij bashkimi do tė pėrforcohen ndjeshėm edhe instrumentet financiare me rreth 230 milionė euro. Me kėtė shifėr Interi mund tė realizojė objektiva tė rėndėsishėm nė merkato, sikurse mund tė jetė Fredrik Ljungberg, tė cilit i pėrfundon kontrata me Arsenalin.
    #VamosArgentina

  4. #514
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Pas "paqes", dy klubet mund tė pėrplasen nė merkato pėr Grigerėn dhe Ljungbergun.

    Inter Juve, rrezikohen sėrish marrėdhėniet.


    Pas marrėdhėnieve tė mira me shitjet e Ibrės dhe Vieirasė, mes Interit dhe Juves mund tė bjerė sėrish ngrica. Nė fakt, zikaltrit i kanė vėnė sytė te Grigera, edhe pse nga Holanda bėn jehonė zėri se bardhezinjtė e kanė blerė tashmė ēekun e Ajaksit. Dy klubet mund tė pėrplasen sėrish me njėra-tjetrėn edhe nė pėrpjekjet pėr tė marrė suedezin Ljungberg, i cili, sipas "Daily Express", do tė largohet nga Arsenali. Fundi i "paqes"? Po tė dėgjosh zėrat e fundit qė mbėrrijnė nga merkatoja, duket se ėshtė pikėrisht kėshtu. Tashmė i pėrkasin sė kaluarės marrėdhėniet e mira mes zikaltėrve dhe bardhezinjve pas transferimit tė Ibrahimoviēit dhe Vieirasė nė Milano, sepse nė horizont shfaqet njė tjetėr "betejė" e stilit tė vjetėr, sa pėr tė qenė mė tė qartė, si ajo qė e ēoi Stankoviēin te zikaltrit, duke ia rrėmbyer "Triadės".
    Por kėsaj here objekti i interesit tė pėrbashkėt nuk ėshtė vetėm njė, por janė dy: Grigera dhe Ljungberg. Po, sepse thuhet se pėr mbrojtėsin e ēek tė Ajaksit ka hyrė fuqishėm nė "valle" edhe Interi, i cili nė tė vėrtetė ka tri vite qė e ndjek lojtarin, por qė tani, duke qenė se edhe i pėrfundon kontrata, ėshtė i gatshėm tė bėjė sulmin final. Nė favor tė zikaltėrve janė marrėdhėniet e mira me Ajaksin, si nė rastin e blerjeve tė Van der Meides apo tė Maksuellit, por edhe vullneti pėr t'ia bashkuar skuadrės sė Manēinit nė qershor dhe jo nė janar, sikurse do tė donte Deshampi, duke e bėrė kėshtu kėtė ēėshtje tė pėlqyeshme edhe pėr amsterdamasit. Fakti i fundit, por qė ndoshta ėshtė edhe mė i rėndėsishmi, ėshtė se Grigera pėrfaqėsohet nga Mino Raiola, i cili ėshtė edhe agjenti i Ibrahimoviēit dhe luajti njė rol kyē pėr transferimin e suedezit nė Milano. Por nga Holanda mbėrrin lajmi se ēeku ka arritur njė marrėveshje me bardhezinjtė pėr sezonin e ardhshėm. Mė pas, nga Anglia katapultohet lajmi se Arsenali ka nxjerrė nė shitje suedezin Ljungberg. Sipas "Daily Express", lojtari i ėshtė ofruar Milanit dhe Juves, por Interi qėndron nė dritare pėr t'i ndėrthurur organikės njė anėsor qė do tė bėnte shumė punė, aq mė tepėr tani qė Figo ka vendosur se do tė shkojė nė Arabi. Ai qė mund ta shuajė tensionin e mundshėm mes dy klubeve, qė mund tė bėhen sėrish rivalė nė merkato, mund tė jetė Samueli. Nė fakt, argjentinasi nuk ndihet shumė i kėnaqur nga aktivizimi i tij te zikaltrit dhe thuajse me siguri do tė ndryshojė skuadėr dhe nuk ėshtė njė mister se Juvja do ta donte qė nė janar.
    #VamosArgentina

  5. #515
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Trajneri ka qenė i kėnaqur nga fitorja nė Kupėn e Italisė ndaj Empolit, ku ekipi nuk ishte nė formėn mė tė mirė.

    Manēini: Shpresoj qė Adri tė mos ndalet mė.


    Interit i kanė mjaftuar golat e Adrianos dhe Kordobės pėr ta mposhtur Empolin e tė rinjve, pėr tė tretur ushqimet e Vitit tė Ri, pėr tė zgjatur vargun e pathyeshmėrisė dhe pėr tė shkuar i qetė drejt sfidės ndaj Torinos. I pamposhtur prej 21 ndeshjesh zyrtare (18 fitore, humbja e fundit mė 27 shtator ndaj Bajernit tė Mynihut), i udhėhequr nga triumfuesi i Kupės sė Italisė (mes fushės dhe stolit Manēini ka fituar plot 10 tė tilla), Interi e ka ēuar nė 25 vargun rekord tė rezultateve tė dobishme radhazi nė kėtė veprimtari. Nė fakt, humbja e fundit daton mė 19 dhjetor 2002, 1 2-shi i brendshėm ndaj Barit.
    "Ndryshku" - Manēini ka qenė pjesėrisht i kėnaqur. "Ishim disi tė ndryshkur, nuk kishim si tė shkėlqenim sė tepėrmi. Empoli luajti njė ndeshje tė shkėlqyer, pėr fat tė mirė pas 1-0-s ndeshja ndryshoi, edhe sepse ata u lodhėn. Doja tė shikoja personalitet dhe e pashė. Kordoba ėshtė lojtari ynė i 16-tė qė shėnon nė kėtė sezon? Mbrojtėsit tanė janė tė zotė nė lojėn ajrore. Goli i Adrianos ka qenė pozitiv, tani shpresojmė tė mos ndalet mė. Kasano? Unė thjesht shpreha gjykimin tim pėr tė, por thashė gjithashtu se nuk do tė ishte e lehtė ta integronim nė organikėn tonė, sepse Interi ka gjetur njė ekuilibėr tė madh."
    Rikthimet - Mė pas ka qenė lumturia e Adrianos: "Falėnderoj Ibrėn, mė dha njė pasim tė artė. Ndoshta shkaktuam shumė gabime, por e rėndėsishme ishte tė fitonim." Kėtė thotė edhe Kordoba, i cili tashmė ėshtė riaftėsuar: "Dėmtimin e kam lėnė pas. Ndihem i kėnaqur pėr golin dhe pėr fitoren, tė gjitha ndeshjet janė tė rėndėsishme dhe pėr tė qenė njė ekip i madh, duhet tė fitosh edhe ndeshje si kjo. Adriano ka kaluar njė periudhė tė vėshtirė, e shikonim qė nuk ishte i gėzuar, por tani ka kaluar gjithēka." Dhe kanė kaluar edhe rezultatet e fundit tė 2006-s: "Nuk duhet tė shohim prapa. E rėndėsishme ėshtė ta nisim nga zero, pa menduar sė tepėrmi pėr gjėrat e mira qė kemi arritur."
    Me Toldon apo pa Toldon? - Ka pasur njė mister tė vogėl lidhur me Franēesko Toldon. Manēini tė hėnėn kishte vendosur tė parapėlqente ndaj tij Hulio Sezarin, pėr ta "zgjuar" brazilianin pas letargjisė sė festave. Por pėrpara ndeshjes, trajneri ndryshoi mendim dhe vendosi tė ēmonte Toldon pėr sjelljen e tij (s'ka bėrė kurrė polemika). Portierit nuk iu desh tė kryente asnjė pritje, por lėvizja tregoi pėrmirėsimin e Manēinit nė administrimin e organikės.
    Drejt rekordit absolut - Pasi u kthyen nė Milano mbrėmjen e sė martės, zikaltrit kanė zhvilluar menjėherė njė stėrvitje dje nė mėngjes. Fitorja ndaj Torinos do tė ishte njė mbytje ndaj ambicieve tė Romės pėr ta kapur Interin si dhe rekordi i ri i fitoreve radhazi nė Serinė A (12). Ndaj "Demit" do tė jenė tė gatshėm edhe Stankoviēi e Krespo. Ndėrsa tė dėmtuarit e tjerė duhet tė presin. Kruzi, Groso dhe Samueli do tė jenė tė gatshėm vetėm nė sfidėn Inter Fiorentina, ndėrkohė qė Rekoba do tė vazhdojė tė mungojė.
    #VamosArgentina

  6. #516
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Erikson Flet Per Interin!

    Erikson: Roberto s'ka mė nevojė pėr kėshilla
    "Besoj se Interi nuk ka rivalė: titullin do ta fitojė pa problem. Dhe mund tė paraqitet shumė mirė edhe nė Europė." A vazhdoni tė jeni nė kontakt me trajnerin e Interit? I keni dhėnė ndonjė kėshillė kohėt e fundit? "Po, flas shpesh me Roberton, por tashmė nuk i them mė asgjė, pasi nuk ka mė nevojė." Cila ėshtė dhuntia e tij mė e mirė? "Nuk ėshtė e lehtė t'i mbash tė bashkuar tė gjithė kampionėt e Interit. Por ai po ia del mbanė shumė mirė."
    #VamosArgentina

  7. #517
    i/e regjistruar Maska e titi.iforti 14
    Anėtarėsuar
    29-10-2006
    Postime
    357

    tungi

    Italy - Serie A

    e shtune.13.1

    20:30 Torino ? - ? Inter Milan
    Arsenal champion

  8. #518
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Stankovic: Nuk pyesim per njeri!

    12 Janar "Dyshimet nuk ekzistojne ne kampin zikalter, duke pare se kete vit jemi te gatshem per te dhene maksimumin dhe per te treguar se kush komandon, tani qe pushteti i te tjereve eshte zbuluar"

    Eshte ndoshta nga te vetmit lojtare te Interit qe kur fiton nje takim te rendesishem, per shembull derbin, nuk i mban dot lotet dhe ne fushe ndihet si nje femije i gezuar, kur sapo dikush i ka bere nje dhurate. Dejan Stankovic, "bisha" e mesfushes zikalter, ne nje interviste te dhene per "Sky" ka folur per Interin dhe objektivat e ketij sezoni. Duke "hapur barkun", serbi ka thene se "Interi i ketij viti do te komandoje ne cdo kompeticion".

    - Interi, kete vit, duket se perballet ne cdo takim me nje perqendrim te njejte. Dhe ndeshja ndaj Empolit, e fituar, eshte nje tregues mese i qarte. Atehere Dejan, kete vit e keni ndare mendjen, do te fitoni gjithcka?

    - Kemi pare te gjithe se skuadra eshte pergjigjur mire ne fushe, edhe pse vinte nga nje periudhe pushimi dhe me pas stervitjeje te rende, ne fazen minipergatitore ne Bahrein. Por, pavaresisht nga kjo, ndaj Empolit zhvilluam nje takim te shkelqyer dhe treguam se jemi ende ata te fazes se pare. Tani, jemi gati per takimin e javes se 19-te dhe te fundit te fazes se pare. E dime qe do te perballemi me Torinon, ne "Olimpico", por jemi te vetedijshem se mund te shkaterrojme kundershtarin. E them edhe njehere se Torino eshte nje skuader e mirevendosur ne fushen e lojes dhe nuk dorezohet per asnje moment brenda 90 minutave. Por, nese do te luajme ashtu si dime, si Interi, te perqendruar, mund te bejme diferencen, duke marre tre pike te rendesishme.

    - Kishit friken se mos pushimi i fundvitit mund t'iu hiqte dicka?

    - Pushimi erdhi pikerisht ne momentin kur ishim te pathyeshem. Nga ajo qe pashe ne Empoli dhe ne Bahrein, nuk humbem shume. Sigurisht, pushimi dimeror na ka hequr dicka, persa i perket aspektit fizik, ne perqendrim. Per kete vit, loja do te thote shume dhe nese kemi humbur dicka keto jave, qe jam i bindur se jo, duhet ta rikuperojme sa me shpejt te jete e mundur.

    - Te ndalemi te Adriano: duket se eshte kthyer ne nivelet me te larta. Sa i rendesishem eshte rikuperimi i tij, per kete Inter, gati te pathyeshem dhe a do te vazhdoje keshtu deri ne fund?

    - Adriano ka qene gjithmone i pranishem ne fushe, por ndonjehere fati, ndonjehere gabimet kane bere qe te merret ne shenje nga kritika. E pergezoj sepse diti te dilte nga nje situate e veshtire dhe kjo nuk ishte e lehte, te pakten flas per ata qe e kane provuar dicka te tilla. Ai eshte stervitur me seriozitet dhe perkushtim dhe ndaj ne Empoli konfirmoi se eshte drejt nje rikthimi te madh. Eshte kthyer nje i madh, ndihet mire fizikisht dhe kjo eshte dicka pozitive per Interin.

    - Atehere, nese Adriano do te rigjeje mestaren realizuese te golave, te dy viteve me pare, eshte gati e pamundur qe ju te mos fitoni titullin. A jeni dakort?

    - Natyrisht, eshte ende e veshtire per t'u pranuar kjo gje, por dua te them vetem se Interi i ketij sezoni eshte i "uritur" dhe si i tille do te perpije cdo gje qe do te gjeje perpara. Per te triumfuar, e rendesishme eshte qe te japim maksimumin dhe qe te sakrifikojme.
    #VamosArgentina

  9. #519
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Sezar: Bufon, porta zikalter s'preket!

    12 Janar Hulio Sezar, portieri i Interit, edhe pse ne merkato kane nisur zerat per nje largim te tijin dhe per kalimin e Bufonit te Interi, ndihet i sigurte dhe ka besim te klubi zikalter: "Me vjen keq qe te tjeret i besojne ketyre thashethemeve, por dua qe te tjeret te dine dicka: kam ardhur ne Milano jo per te lene nje figure te keqe, por per te treguar vlerat e mia te verteta. Kur degjoj te flitet per Bufonin, ndihet i qete. Nese do te vazhdoj qe te bej kete pune qe kam bere deri tani, atehere nuk ka motiv per te cilin klubi te kerkoje nje portier tjeter. Kur del ndonje titull qe me perket, shoket tallen me mua. Gjithcka mbyllet aty, me dy te qeshura qe te motivojne me shume. Mendoj se edhe Toldo eshte nje portier i madh dhe kete e ka treguar ne fushe raste. Me vjen keq qe nuk mund te luajme dot te dy njeheresh, sepse po te ishte e mundur, me siguri ai do te mbronte krahun e majte te portes... Bej shaka, Franceskon e kam shume mik dhe stervitem me te. Por, edhe me pjesen tjeter te skuadres kam raporte te mira dhe ndaj nuk kam arsye per t'u ndjere i vetmuar ketu te Interi. Mancini dhe klubi kane besim te une dhe kjo me mjafton per te vazhduar keshtu dhe per te dhene edhe me shume", perfundoi Sezar.
    #VamosArgentina

  10. #520
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834
    Manco: Hoze, nuk ta le vendin!

    13 Janar “Dua qe te tjeret te dine se kam nder mend te vazhdoj gjate ne stolin zikalter dhe askush s’mund te ma heqe kete te drejte. Te largohem? S’e kam menduar”

    Roberto Mancini eshte i bindur se aventura e tij me Interin sapo ka nisur dhe nuk do te mbaroje shpejt. Patsaj, fitoret e zikalterve dhe rekordi jane dicka domethenese. Ne nje interviste te dhene per “Inter Channel”, Manco ka folur per te gjitha keto, duke futur edhe ceshtjen e kontrates.

    Mancini eshte optimist per garen e sotme kunder Torinos, duke konsideruar faktin se Interi i 2007 es, e ka flluar me dy fitore kunder Bahreinit dhe Empolit?

    Fitorja kunder Bahreinit ishte shume e lehte, ndersa ndeshja ndaj Torinos, do te jete ndryshe. Do te jete shume e veshtire te arrijme nje fitore kunder Torinos sepse kjo skuader po zhvillon ndeshje shume te mira pas nje fillimi jo te mire te kampionatit. Kane gjetur vazhdimesine dhe lojtare te mire si Rozina, i cili po permiresohet nga ndeshja ne ndeshje.

    Mund te thuhet se midis jush dhe Alberto Xakeronit, teknikut te Torinos, ka nje respekt profesional?

    Sigurisht. Xakeroni eshte nje trajner i mire dhe ka nje karriere te shkelqyer pas kraheve, pervec se eshte nje njeri me shume vlera. Adriano eshte rikthyer. Brazilaini eshte plotesisht i rikuperuar dhe tani ndoshta do te niset ne te njejtin nivel me sulmuesit e tjere te Interit?

    Te gjithe sulmuesit tane jane nisur gjithmone ne te njejtin nivel, me pas eshte fusha ajo qe vendos kush luan, dhe kush jo. Adriano, per nje fare kohe nuk ishte ne nje forme te mire per te luajtur dhe ishin lojtaret e tjere te cilet po benin nje pune te mire. Ne qofte se fusha konfirmon gjithe ate qe ka bere Adriano per t’u rikuperuar, atehere edhe ai do te kete te njejtat shanse si te tjeret per te luajtur. Luan gjithmone ai qe eshte ne forme te mire sportive. Mund te them se kemi akoma shume ndeshje per te zhvilluar dhe mundesi per te luajtur do te kene te gjithe.

    Tani qe i keni te gjithe lojtare ne dispozicion eshte shume e veshtire te beni zgjdhjet, apo jo?

    Absolutisht po, por mund te them se reagimet e lojtare qe nuk aktivizohen jane pozitive sepse e dine qe te gjithe kane vendin e tyre ne skuader dhe te gjithe do te luftojne per te luajtur sa me shume. Askush nuk ka deshire te qendroj jashte. Tani eshte e rendesishme qe te kemi te gjithe lojtaret ne dispozicion sepse do te zhvillojme shume ndeshje, nje ne tre dite.

    Cfare ju tremb nga kjo Torino?

    Nuk me tremb asgje. I respektojme shume dhe e dime qe jane nje skuader e veshtire per t’u mundur. Kane arritur rezultate pozitive ne ndeshjet e fundit, sidomos ne fushen e tyre. Kemi nje respekt te madh, e dime qe do te japin maksimumin dhe do te jete nje sfide e veshtire.

    Stadiumi “Olimpico” do te jete i mbushur plot. A eshte nje veshtiresi me shume per ju?

    Une kam luajtur ne Torino, ne ate stadium. Fakti qe do te jete i mbushur, e ben kete ndeshje edhe me emocionuese. Mendoj se do te jete nje ndeshje e veshtire, por ne te njejten kohe edhe argetuese per publikun.

    A ju intereson fakti qe te arrini rekordin e fitoreve radhazi ne kampionat?

    Jo shume, na intereson qe vetem te fitojme kampionatin. Nuk e kemi menduar asbnjehere kete rekord dhe as qe kemi per ta mendur.

    Po kontrata?

    Nuk kam nder mend qe te leviz prej stolit te Interit dhe do te bie dakort me klubin.

    Sport Ekspres

Faqja 52 prej 61 FillimFillim ... 2425051525354 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Klubi i Interit # 17 !(Forca Inter )
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 24-04-2006, 10:12
  2. Klubi i Interit #16 !(Forca Inter )
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 152
    Postimi i Fundit: 19-03-2006, 14:53
  3. Klubi i Interit # 14 !(Forca Inter )
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 150
    Postimi i Fundit: 12-12-2005, 18:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •