Vieira: Eshte sezoni yne!
11 Janar Patrik Vieira, mesfushori i Interit, eshte i bindur se kete vit, zikalterit do te korrin nje triumf te madh, ne cdo kompeticion. Francezi mendon se skuadra po jep nje rendiment te mire dhe nese e mban keshtu deri ne fund, atehere do te mund te gezoje per fitoren e titullit dhe, ndoshta, Champions League. Ne fund te takimit ndaj Empolit, ku zikalterit fituan me golat e Adrianos dhe Kordobes, Vieira u shpreh: Ishte nje ndeshje e bukur dhe e dyluftuar nga te dy palet, duke pare se Empoli u pergjigj shume mire ne fushen e blerte. Natyrisht, ne pjesen e pare u mbrojten shume mire, ndersa ne te dyten rane disi dhe ne perfituam pikerisht per kete arsye. Por, edhe ne pjesen e pare, krijuam shume raste per te kaluar perpara, por nuk patem fat ne finalizim. Adriano? E kisha thene edhe perpara se Adri do te kthehej dhe ja qe keshtu ndodhi. Te shpresojme qe te vazhdoje keshtu si e ka nisur, sepse do te ishte nje force e madhe per ne. Skuadra eshte paraqitur mire dhe stervitja e zhvilluar ne Bahrein na ka bere mire.
Krijoni Kontakt