Close
Faqja 33 prej 61 FillimFillim ... 23313233343543 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 321 deri 330 prej 601
  1. #321
    Anetar i Rrezikshem Maska e kacaku basket
    Anėtarėsuar
    16-10-2002
    Vendndodhja
    Torino (Itali)
    Postime
    1,700
    Ej se sju kam pyetur nuk duken si cuna xhajesh keto mer

    i pari eshte Lunch i Family Adams tjetri eshte pseudoportieri i Interit
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #322
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834
    Krespo: Interi eshte perfekt!

    10 Nentor “Juventusi? Per te miren e sportit shpresoj te rikthehet sa me shpejt ne Serine A. Milani jashte lufte? Kjo do te varet nga ne”

    Interi deri ne kete faze te sezonit ka qene perfekt. Eshte Hernan Krespo ai qe ka arritur ne kete perfundim. Ne nje interviste te dhene per “Corriere dello Sport”, sulmuesi zikalter thekson: “Besoj se ky eshte maksimumi. Ne kete fillim nuk mund te benim me shume”. Ish bomberi i Celsi, i gatshem per t’u lidhur deri ne fundin e karrieres me klubin e rruges “Durini” ne qofte se Abramovici do ta miratoje kete kalim, rrefehet perpara duelit te fundjaves me Parmen, “dashurise” se tij te pare italiane.

    Krespo, si e gjykon fillimin e sezonit te Interit?

    Perfekt. Me mire se keshtu nuk mund te ishte.

    Shpjegohuni me mire.

    Numrat tregojne qe jemi treguar te medhenj, duke qene se fituam qe ne fillim Superkupen e Italise, jemi te paret ne kampionat dhe ne gare per kualifikimin ne te tetat e Champions League. Jam dakord qe ne disa ndeshje mund te kishim luajtur me mire, por ne kompleks jemi treguar te medhenj.

    Sa merite ka Mancini ne gjendjen e ketij Interi?

    Shume. Ai eshte nje trajner i madh. Nga trajneret qe kam pasur, mund ta krahasoj vetem me Pasarelen dhe Zofin.

    Cfare kerkon Krespo nga ky sezon?

    Qe te fitoj titullin me Interin. Ky eshte synimi im me i madh. Ne Itali i jam afruar disa here shume prane, por asnjehere nuk kam mundur ta fitoj. Shpresoj qe kjo te jete radha e duhur.

    Pra, midis titullit dhe Champions League nuk keni dyshime?

    Champions eshte nje objektiv i madh, qe do te deshiroja shume ta fitoja, pasi kam mberritur ne gjysmefinale me Celsin e Interin, ndersa ne finale me Milanin. Por objektivi i vertete eshte titulli. Ky eshte objektivi i vertete per skuadren, duam ta fitojme kampionatin ne fushe dhe nuk duam te gabojme.

    Ne leter, me Juventusin ne Serine B, detyra juaj duket me e lehte. Cfare efekti krijon shikimi i Juves ne kategorine e dyte, duke luftuar per rikthimin ne Serine A?

    Nje efekt te vecante dhe, duke folur gjithmone sportivisht, shpresoj qe te rikthehen sa me shpejt. Per te tjerat, nuk kam se cfare te them. Ky ishte vendimi i gjykatesve dhe une nuk dua te shtoj asgje tjeter.

    Milani eshte 17 pike pas. A jane ish shoket tuaj te skuadres jashte luftes per titull?

    Kjo do te varet shume nga ne. Ne qofte se do te vazhdojme keshtu, me kete ritem, do te jete e veshtire per te gjithe, jo vetem per Milanin.

    Ka nga ata qe mendojne se cikli i Ancelotit ne “San Siro• ka perfunduar. Ju cfare mendoni rreth kesaj?

    Mendoj se Anceloti eshte i rritur dhe i vaksinuar. I takon atij dhe drejtuesve te Milanit, qe gjate ketyre viteve kane bere zgjedhje te rendesishme, qe te vendosin.

    Duke folur per ish shoke skuadre. Shevcenko tek Celsi ka reshtur se shenuari dhe konsiderohet si i perkedheluri i Abramovicit...

    Pasi shume vitesh tek Milani, ai ishte mesuar me futbollin italian, ndersa futbolli anglez eshte dicka tjeter. Per me teper, nuk e njeh gjuhen dhe tek Milani kishte nje skuader qe punonte per te, ndersa ne Londer ka shume futbolliste te medhenj. Une mendoj qe arsyeja e problemeve te tij, nuk eshte vetem teknike, por edhe psikologjike. E prisja qe ta kishte te veshtire te pershtatej, por jo kaq shume. Gjithsesi, vazhdoj te jem i bindur qe do t’i shfaqe vlerat e tij tek Interi.

    Te dielen Parma Inter, qe duhet te jete per ju nje ndeshje e vecante, duke qene se do te riktheheni ne qytetin ku u bete i njohur ne futbollin italian.

    Parma me ka mbetur ne zemer dhe, sa here qe rikthehem, takohem me shume miq. Me ate fanelle une kam kuptuar futbollin italian. Ne fillim ishte shume e veshtire, por ata njerez me kane ndihmuar shume.

    Cfare note do t’i jepnit Krespos ne kete fillim sezoni?

    Jam shume i kenaqur nga rendimenti im, sepse, edhe pse nuk e njihja ambientin, kam mundur te pershtatem menjehere. Tani gjithcka eshte me e thjeshte. Megjithate, vazhdoj te jem i bindur qe mund te jap me shume.

    Deri tani, ne 12 ndeshje keni shenuar 5 gola. Sa te tille do te jene ne fund te sezonit?

    Nuk e di. Nuk eshte asnjehere e lehte te shenosh dhe sezoni mund te kete shume te papritura, prandaj nuk dua te premtoj nje shifer te caktuar, por do te me pelqente te shenoja me pak gola, por ne ndeshje te rendesishme, sesa shume dhe pa vlere te madhe.

    Sezonin e ardhshem Celsi do te vendose nese do t’ju lere nje tjeter vit tjeter te Interi ose jo. Ne qofte se pergjigjja e tyre do te ishte pozitive, do t’ju pelqente te perfundonit karrieren tek Interi?

    Ne qofte se Celsi do te me deshiroje me cdo kusht, s’kam shume se cfare te bej. Por, nese Interi do te deshironte te me mbante dhe Celsi do te pranonte, do te isha i lumtur te vazhdoja.

  3. #323
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834
    Ja se c'fare deklarate ordinere ben Morati ne lidhje me Moxhin,pasi e dime te gjithe qe Morati i ka ofruar nje kontrate Moxhit.

    Morati genjen per Moxhin?

    10 Nentor Sipas njerit prej bashkepunetoreve te
    ish drejtuesit juventin, “padroni” i Interit, ndryshe nga sa deklaron, i ka ofruar Lucianos nje kontrate ne vitin 1999




    “Po tregohem i sinqerte. Nuk kam menduar asnjehere te kontraktoj Luciano Moxhin”. Kjo eshte fraza qe ka shqiptuar “padroni” i Interit, Masimo Morati, ne faqen e internetit te klubit. Nuk eshte hera e pare qe ai ben kete deklarate. Pak kohe me pare, per “Corriere della Sera”, Morati tha: “Une nuk kam menduar kurre qe t’i kerkoj Moxhit te punoje ne klubin tim, por eshte e qarte qe ai do te kishte ardhur me kenaqesi ketu”.(Ketu ja ka fut p...dhes) Raportet midis Moratit dhe Moxhit tashme jane me te keqija se kurre, por mund te ekzistojne fakte sipas te cilave ish drejtuesi i Juvenusit ishte prane kalimit ne Milano ne vitin 1999. Ne fakt, rreth kesaj ceshtjeje ende ka shume mistere dhe te gjitha polemikat shkaktohen nga nje fjale e vene kunder nje tjete. Masimo Brambati, nje prej bashkepunetoreve me te afert te Moxhit gjate karrieres se tij sportive, betohet ne mediat italiane se Morati po genjen, madje ai shkon deri aty sa te kembengule qe qe ka pare me syte e tij kontraten qe Morati i kishte ofruar Moxhit. “Une kam pare kontraten e firmosur nga Morati, me stemen e Interit. Me sa kam pare une, Morati nuk po thote te verteten dhe mundesia e vetme qe une ta kem gabim, eshte qe ajo kontrate te kete qene e reme, por nuk e besoj si te mundshem kete version”. Masimo Brambati, ish futbollist, ne te tashmen komentator dhe agjent (nder te tjera, zoteron kartonin e Mutuse) vazhdon me tej: “Moxhin ju e njihni te gjithe dhe ne ate periudhe na thonte se ne fund te vitit do te shkonim te gjithe te Interi. Duke qene se nuk e besonim, atehere nje dite na mblodhi (bashkepunetoret) dhe na tregoi nje kontrate te firmosur me Interin. Mendoj, madje jam pothuajse i sigurt, se Moxhi vazhdon ta ruaje diku si kujtim ate kontrate. Behet fjale per vitin kur Macola u largua nga Interi dhe me pas Morati mori Orialin. Kjo eshte ajo qe kam pare. Arsyet perse marreveshja u prish, ne te vertete, nuk i njoh”.

  4. #324
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    BRAMBATI ...

    Nje kelysh i Moggit ....Nje juventin i thekur .... Ka 7-8 muaj qe eshte i ftuar cdo dite ne emisonet sportive tek 7 Gold ...

    Kur papritur pas 8 ,uajsh ,kujtohet qe ka pare kete pseudo kontrate ...,.


    Perpiqen te shesin ndonje gazete me muhabete leprash .... MOGGI ne vitin 2000 ishte drejtor teknik i Juves , e ASKUSH nuk kishte dijeni per KORRUPSIONIN e KUPOLEN qe ai drejtonte ....Keshtu qe mund te quhet normale qe kerkohej nga klube te tjera...


    Une i besoj MORATIT , sepse ne interviste tha edhe kete llafin tjeter : << MENYRAT E VEPRIMIT TE MOGGIT ,NUK PERPUTHESHIN ME TONAT ....>>

    Pra Interi nuk donte te vepronte me ato menyra ,ndaj e dhe nderroi mendje per Moggin ....




    Pastaj harrojme qe vetem 1 vit me pare , Beluskoni i beri nje oferte Moggit per te zevendesu Gallianin , por Carraro e lajmeroi per dosjet dhe anulloi gjithcka....
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  5. #325
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Attila Filkor , 18 vjec , eshte thirrur nga kombetarja e Hungarise per miqesoren Hungari - Canada


    Tijani Belaid , 19 vjec , eshte thirrur nga kombetarja e Tunizise per miqesoren Tunizi - Libi .
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  6. #326
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anėtarėsuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537

    Forca inter

    Jemi ne rruge te mare deri tani edhe shpresoj qe te vazhdojme keshtu.

  7. #327
    Anetar i Rrezikshem Maska e kacaku basket
    Anėtarėsuar
    16-10-2002
    Vendndodhja
    Torino (Itali)
    Postime
    1,700
    Citim Postuar mė parė nga MICHI
    Jemi ne rruge te mare deri tani edhe shpresoj qe te vazhdojme keshtu.
    Baras pike me Palermon e quan rruge te mbare?
    Me nje kembe mrena dhe nje jashte ne Champions e quan rruge te mbare?

    Hajde fukarallek hajde

  8. #328
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806
    kacako kujdes se mos bini nga kategoria ate thuaj

  9. #329
    Ingj. T.R Maska e Ilove_INTER
    Anėtarėsuar
    28-11-2005
    Vendndodhja
    Under the Bridge!
    Postime
    282
    Citim Postuar mė parė nga kacaku basket
    Baras pike me Palermon e quan rruge te mbare?
    Me nje kembe mrena dhe nje jashte ne Champions e quan rruge te mbare?

    Hajde fukarallek hajde


    Ja ky trimi qe se ka harru ende Calcopolin ... mendon se do t'ia bejme njejte sikur ia beri edhe Mogji qe te mos na ndjek askush a??? kjo eshte bukuria e kampionatit kur del nje skuader qe nuk kemi menduar ama po fiton ( per Palermon e kisha fjalen)


    Ne jo qe jemi ne rruge te mbare , po jem SUPER ose si ka thene edhe Crespo PERFEKT . Kurse ne Champions e vertetuam se ishte rastesi dhe me nje kembe mrena sjena fare , se sdi sa e din qe me nje fitore do kualifikohemi menjeher....Ke per ta pare se do te kualifikohemi si te paret ne kte grup do fitojme te dy lojrat qe na kane mbetur ( e bayerni do te barazon ose humb ne Moske)...


    P.s fukarallek jeni ju..i madh e i vogel kane filluar t'iu shajne , bile disa "tifoza te vertete" e kane nderruar skuadren e zemres tash sjane me Milanon u bene me Manchen
    NeRoAzZuRiPeRSeMpRe

    ...----> O SA MIRĖ ME QENĖ INTERIST <------...

  10. #330
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Citim Postuar mė parė nga kacaku basket
    Baras pike me Palermon e quan rruge te mbare?
    Me nje kembe mrena dhe nje jashte ne Champions e quan rruge te mbare?

    Hajde fukarallek hajde

    Fole ti - 17 ....

    Ja po ti jap ato 8 pike denim ...prap je - 9 pike ....


    Interi ka 7 fitore e 3 barazime o popull ....Shkelqyer fare ,se ka shkuar e i ka fut dru Romes, milanit e fiorentines jashte fushe ....


    Kurse ne champions ,ate muhabetin e kembes harroje ....se i mjafton t e fitoje me Sporting ne San Siro dhe kualifikohet automatikisht....

    As ata pleqte e krujes tend nuk jane kualifiku automatikisht akoma... Nejse ju kot qe vazhdoni t e lozni ,se cdo ekip qe do ju bjere ne turin tjeter do ju zbertheje brinjet...
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

Faqja 33 prej 61 FillimFillim ... 23313233343543 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Klubi i Interit # 17 !(Forca Inter )
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 24-04-2006, 10:12
  2. Klubi i Interit #16 !(Forca Inter )
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 152
    Postimi i Fundit: 19-03-2006, 14:53
  3. Klubi i Interit # 14 !(Forca Inter )
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 150
    Postimi i Fundit: 12-12-2005, 18:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •