"Na i fal fajet tona..."
Rrėfimi, unė kėtė e di, ėshtė vend, ku Gjaku i Krishtit neve na pastron...
Don Ndue Ballabani
Rrėfimi, unė kėtė e di, ėshtė vend, ku Gjaku i Krishtit neve na pastron, ai ėshtė si njė lloj i Kryqit tė Kuq, ku secili mund tė pushoj dhe pėrseri tė pajtohet me Zotin,
qė ėshtė i ndėrrmuar dhe i shkatėrruar prej mėkatit; diqka e mrekullueshme, qė njeriu u deshtė direkt ta gjenė, nėse Zoti atė ende nuk e ka gjetur. Por, kush shkonė tash nė rrėfim nesė nuk u keni skijaruar mbi kėtė nė katehezė, pra nė mėsim besim, se ēka ėshtė hiri i Zotit dhe sa e shishme ėshtė ajo pėr ne? ...
Shpresa ėshtė buzėqeshje e jetės sė krishterė. Ēka kishim tė bėjmė pa tė? Ata tė cilėt shpresė mė nuk kanė, ata tė cilėt janė pa fuqi, tė shtypur dhe tė dėshpėruar - ata janė djajė tė mjerė dhe njerėz tė pafat. Ju kurr nuk guxoni tė dėshpėroheni! Tė kuptohemi mirė: kurr tė dėshpruar, por gjithmonė tė shpresojmė nė Zotin! Mendoni nė Judėn: Ai e ka pėrshkuar njė budallėk, ai e ka tradhėtuar Zotėrinė. Por gabimi i vėrtetė i tij ishte, qė ai mė kurfarė shprese nuk kishte, qė ai tha: Mėkati im ėshtė i madh. Asnjė mėkat nuk ėshtė shumė i madh, asnjė nuk ėshtė mė i madh sa mėshira e Zotit, e cila ėshtė e pakufishme. Nė tė njėjtėn ditė nė tė cilėn Juda ishte varrur, cubi, i cili njė jetė tė gjatė ishte i lig pėr dy minuta, e pėrvetsoi parajsėn, ja nė dy minuta! Mė sė pari ka qenė njė cub nė rrugėt e kėsaj bote, dhe atėherė, u bė cubi i parajsės: Tė bie ndėr mend pėr mua, o Jezus, kur tė arrish nė mbretėrinė tėnde! - Pėr tė vėrtetė po tė themė: Sot do tė jesh me mua nė parajsė!. Tė pėrpiqemi tė shpresojmė, ashtu siq gjithmonė dėshiron tė jetė gjendja jonė, ashtu tė madhe sikurse mėkatet tona ashtu dėshirojnė tė janė. ... Kurr mos u dėshproheni, kurr mos e humbni fuqinė, sepse Zoti ėshtė vetė mirėsia.
Unė kam lexuar qė nė pushimet verore rreth 30 milion italian gjinden rrugės me motorra. Dhe kėshtu ata e zmadhojnė rrezikun nė trafik. Mė lejoni, qė tė gjithė shoferave tju japė njė kėshillė me fjalėt e njė autori modern e tė patrazuar: Ai thotė: Vozitni ngadal, jo pėrshkak tė policėve, por pėr hir (tė mirėn) e lėkurės sate. Mendo, qė freni ėshtė zbuluar prej menēurisė, a pedala e gazit prej krenarisė. Njė shofer i marrė e gjenė gjithmonė njė mė tė marrė pėr tė parakaluar. Nė timon (vollant) nuk guxon tė lejohet dėvijimi: Por njeriu duhet tė mėndoj mbi vdekjen e vetė e jo mbi atė tė Garibaldit.
A ka, unė po pyes, nė mesin e shoferave, tė cėlėt shkojnė nė rrefim? Njėri , i cili kėshtu rrefehet. Imzot, mė ka munguar pėrkujdesja, nė tė afėrm dhe nė ndigjesė ndaj ligjėve, unė kam vozitur shumė shpejtė, unė kam parakalur kundėr rregullave, nuk e kam respektuar pėrparsikalimin. ... Imzot, burinė e kam shtypur prej nervoze, pėr tprotestuar kundėr kulonės nė kumunikacion rrugor. ... kam provuar tė vozis njė pjesė prej 100 km/h. A ndodh kjo? Nuk ėshtė kotė, diēka kėshtu tė pyetesh, sepse i krishteri i vėrtetė nuk ėshtė vetėm pėr njė gjysmė ore derisa ai gjindet nė Kishė sa te kremtohet Mesha. I krishteri ėshtė para tė gjitha sendeve dhe ai duhet kėtė ta dėshmon edhe jashtė kishe: edhe nė pushimė, por edhe nė rrugė.
Pater Ravignan thoshte njė herė: A po e shef kėtė liqen? Provoje njė herė ta gjuajsh nė tė njė gurė! Dhe tash merre njė tjetėr gur diēka mė tė madh! A kthehen kėta gurė pak a shumė pėrseri nė sipėrfaqe? Jo, kėta gurė nuk kthehen kėtu kurr! Andaj, vetėm ruhuni: nėse kėta gurė mėgjithatė do tė ktheheshin pėrseri nė sipėrfaqe, cili prej kėtyre dy gurėve do tė vishte mė pėrpara? Natyrisht, mė i vogli, kurse ai mė i madhi do tė mbetet poshtė.Liqeni ėshtė dhembshuria e Zotit, a gurėt janė mėkatet tona. Sa mė tė mėdhaja ato janė, aq mė shumė Zoti pėrkujdeset pėr kėtė, qė ato tė mbesin nė thellėsi e jo mė ato tė vijnė nė sipėrfaqe pėr tna shqetėsuar. Nėse njeriu ėshtė vullnet mirė, atėherė nuk ka nevojė ta shqetėson tė kaluarėn e vetė. Kjo ėshtė prap se prap bukur: Pamvarsishtė prej tė gjithave, ēka ėshtė qenė, mund tė bėhem njė shenjt i madh dhe mund tė filloj fill tash mė njeherė.
[1] E shqipėroi nga gjermanishtja nė stil tė lirė: Kolė Gj. Gjergji-Graz/AUSTRI U nxurr nga libri: Albino Luciani (Papa Gjon Pali I.), Vater unser: Gedanken zum Gebet des Herrn, 2 Aufl.- Graz-Wien-Köln 1995, fq. 76-79. Kumtesė e mbajtur me 29 gusht ne Pallatin e shtypit ne Prishtine me rastin e "Ditet perkujtimore Nena Tereze 2001"
Krijoni Kontakt