Liturgjia e Fjalės sė Zotit e dielės sė II-tė tė Pashkėve B
( Vap 4,32-35 ; 1Gjn 5,1-6; Gjn 20,19-31 )
Komenti i leximeve biblike nga don Marjan Paloka
Ja pėrsėri nė takimin tonė javor tė sė shtunės me Fjalėn e Zotit. Kėsaj radhe do tė dėgjojmė dhe meditojmė sė bashku mbi leximet biblike tė liturgjisė hyjnore tė dielės sė 2-tė tė Pashkėve B.
Nė kėtė tė dielė na shoqėron e udhėheq Gjoni ungjilltar, ndoshta sepse duke jetuar mė shumė se apostujt e tjerė, ka qenė dėshmitar se si, dalėngadalė po nė mėnyrė tė qėndrueshme e tė vazhdueshme ėshtė pėrhapur nė botė feja nė Krishtin e Ngjallur Zot.
Kėshtu pra, nė tė dielėn e dytė tė Pashkėve, liturgjia dėshiron tė na ndihmojė ta thellojmė misterin e Ngjalljes, ngjarjen qendrore, vendimtare, tė fesė sonė tė krishterė. Tė dielėn e kaluar, liturgjia na paraqiti kėtė ngjarje nė vete, ndėrsa kėtė herė synon tė na ndihmojė ta kuptojmė se ēfarė ėshtė NGJALLJA e KRISHTIT e si mund tė nxjerrim fryte prej saj nė jetėn e pėrditshme.
Tekstet biblike qė liturgjia na propozon kėtė tė diele, janė tė pėrshkuara e tė mbushura me mahnitje, mrekullim dhe na thėrrasin tė gėzohemi. Po tani ti dėgjojmė leximet biblike tė dielės sė dytė tė Pashkėve. Vėnė nė dukje temėn e fesė dhe rrjedhojat e saj.
Leximi i parė i kėsaj sė diele, marrė nga Veprat e Apostujve na pėrshkruan jetėn e bashkėsisė sė parė kristiane, tė themeluar pas Ngjalljes sė Zotit tonė Jezu Krisht, e cila bashkėsi kremtonte sė bashku eukaristinė, lutej sė bashku e kėshtu ndėr besimtarė rritej atmosfera e vėllazėrimit dhe e bashkėndarjes tė tė mirave materiale e shpirtėrore. Kėshtu, nė bashkėsinė e parė kristiane kemi tri elemente apo shenja dalluese qė karakterizojnė nxėnėsit e Jezusit: gjestet apostolike tė shoqėruara me simbole; forca e dėshmisė dhe shembulli i jetės.
Motivi i fesė e frymėzon edhe leximin e dytė, marrė nga letra e Shėn Gjonit apostull: kushdo beson se Jezusi ėshtė Biri i Zotit, ka forcė pėr ta mbizotėruar botėn, pėr ta mundur botėn e pėr ti mposhtur forcat e errėta tė sė keqės.
Pjesa e Ungjillit, sė fundi, ėshtė njė shpallje thelbėsore e fesė pashknore dhe na paraqet Jezusin, i cili nė mbrėmje tė ditės sė Pashkėve iu dėftua apostujve e atyre u bėri dhuratėn e madhe tė paqes sė vet.
Kėshtu, Pashkėt, Ngjallja e Krishtit bėn thirrje pėr ta ndryshuar, ripėrtėrirė jetėn tonė duke marrė e pasur si pikė referimi dashurinė e Zotit.
Pashkėt me siguri janė pikarritjeje, por gjithmonė mbetėn edhe pikėnisje e kthimit tonė qė duhet tė ripėrtėrihet vazhidimisht e qė na ndihmon tė rizbulojmė nė jetėn e pėrditshme veprat e mrekullueshme tė dashurisė sė Zotit.
Me pak fjalė, nė kėto tė diele, liturgjia e Fjalės sė Zotit na propozon e nė tė njėjtėn kohė, na bėn ti rijetojmė nė mėnyrė mė intensive dhe emocionuese takimet e para tė Jezu Krishtit tė Ngjallur me nxėnėsit e vet, pėrmes fesė e dashurisė. Pashkėt lindin fenė e feja lind dashurinė: kėtu qėndron e tėrė porosia ungjillore. Nė duart e Tomės apostull janė tė gjitha duart tona, ne qė kemi besuar pa i prekur plagėt e Krishtit, por kemi besuar sepse tė tjerėt i kanė prekur, para nesh.
Kėshtu thotė poezia e njė autori anonim tė shek. XIII:
Kam ecur gjatė, o Zot, pėr tė kėrkuar: po ti nuk mė lejove tė tė gjej! Cka ėshtė njeriu, nėse nuk ecėn me Dikė? Atėherė u nisa nė kėrkim tė vetes sime: po ende jam me duar tė zbrazta. Sė fundi vendosa tė kėrkoja tė afėrmin tim. Dhe ja, duke u takuar me tė, kam gjetur qė tė tre!
PS. Dhe ne fund tė lexojmė personalisht leximet biblike tė dielės sė dytė tė Pashkėve.
NoName
Krijoni Kontakt