Close
Faqja 8 prej 24 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 237
  1. #71
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Edmond Rugova, ka publikuar dje emrat e 18-të lojtarëve që do të mbrojnë ngjyrat e Kosovës kundër Arabisë Saudite, më 15 qershor në Ankara të Turqisë.
    Shume veprim i keq nga ana e Kosoves.Ndeshja e pare e kombetares kosovare si shtet i pavarur do te luhet me shtetin kryeqender te islamismit, me Arabine ne Turqi.Kjo do te mbetet ne statistikat e perjetshme te kesaj kombetareje.N.q.s eshte e vertete thenia se futbolli eshte pasqyere e shoqerise se nje vendi, atehere duket qarte kahu qe do te marre politika dhe jeta kosovare.

  2. #72
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Citim Postuar më parë nga Qerim
    Shume veprim i keq nga ana e Kosoves.Ndeshja e pare e kombetares kosovare si shtet i pavarur do te luhet me shtetin kryeqender te islamismit, me Arabine ne Turqi.Kjo do te mbetet ne statistikat e perjetshme te kesaj kombetareje.N.q.s eshte e vertete thenia se futbolli eshte pasqyere e shoqerise se nje vendi, atehere duket qarte kahu qe do te marre politika dhe jeta kosovare.
    Kosova ndeshjen e pare si perfaqsuese per here te pare e ka zhvillu me kombetaren e Monacos ku 2 ndeshjet i ka fituar 7:1 dhe 3:0

  3. #73
    ThE KinG Maska e Imperator
    Anëtarësuar
    23-04-2007
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    448
    Mua do me pelqente thenia e Lorik Canes, Nje Komb Nje Kombetare.

    Shqiperia duhet te jete nje kombetare e vetme, ku te gjithe Shqiptaret, kudo qe jetojne te japin kontributin e tyre per kete kombetare, pasi ne dejt e tyre rrjedh gjak Shqiptari dhe Shqiperia eshte nje dhe e vetme, sido qe te jete ndarja administrative. Ne kemi te njejtin gjak, te njejtat ideale, te njejtin flamur, te njejtin hymn, pra ne gjithçka duhet ta bejme se bashku, qe ti tregojme te gjithe botes se ne jemi vellezer dhe e duam njeri-tjetrin dhe e kemi dashur gjithmone.

    Kjo eshte idea ime, dhe me kete ide kombetarja Shqiptare e perfaqesuar nga te gjithe Shqiptaret do arrinte shume larg, pasi perdite po rriten talente si ne futboll ashtu dhe ne sporte te tjera. Ndersa te copetuar ne disa kombetare ne nuk mund te bejme asgje e as Kosova gjithashtu.

    Imperator
    Albanian Perandory

  4. #74
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Cana pati deklaruar se ai do te largohet drejt kombetares se Kosoves ne qofte se te gjithe lojtaret e tjere kosovare do te vendosin te largohen.
    Ne qofte se kjo ndodh,une e permbledh me pak fjale:

    Largim nga zemra e 4 milione shqiptareve te Shqiperise per te hyre ndoshta ne zemrat e disa qindra mijrave te krahines se tyre,kur shume mire mund te mbeten ne zemrat e 10 milione shqiptareve kudo ne bote.Une nuk e kuptoj se si mundet nejriu te nderoje emrin e etnise dhe te identifikohet me ate te krahines.Si do quhen shqiptaret e Presheves tani e tutje?Minoritet kosovar ne Serbi?Po shqipet e maqedonise si do quhen?Shqiptare apo kosovare apo maqedone.Pse jo jugosllave.

  5. #75
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Citim Postuar më parë nga murik
    Cana pati deklaruar se ai do te largohet drejt kombetares se Kosoves ne qofte se te gjithe lojtaret e tjere kosovare do te vendosin te largohen.
    Ne qofte se kjo ndodh,une e permbledh me pak fjale:

    Largim nga zemra e 4 milione shqiptareve te Shqiperise per te hyre ndoshta ne zemrat e disa qindra mijrave te krahines se tyre,kur shume mire mund te mbeten ne zemrat e 10 milione shqiptareve kudo ne bote.Une nuk e kuptoj se si mundet nejriu te nderoje emrin e etnise dhe te identifikohet me ate te krahines.Si do quhen shqiptaret e Presheves tani e tutje?Minoritet kosovar ne Serbi?Po shqipet e maqedonise si do quhen?Shqiptare apo kosovare apo maqedone.Pse jo jugosllave.
    qa flet o murik , normal qe shqiptar do quhen, edhe ne qe jemi ne Kosove do quhemi shqiptar ashtu sikur serbet/boshnjkaet etj qe jetojne ne Kosove.

    Kosova nuk percakton etni por vetem shtet. Cfare thua more keto sduhet ti komendojme se dihen mire gjerat se jane shume kot...vetem dhashte Zoti ta marrim pavarsine pastaj koha ne ballkan do fol per shqiptaret.

  6. #76
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Po pse mos e kemi nje ekip te forte kombetar per te gjithe shqiptaret?Kosova le te kete nje ekip sa per forme,Shqiperia na perfaqson te gjitheve.Ne basketboll mendoj se duhet te kemi nje ekip te perbashket te perfaqsuar nga Kosova sepse besoj se ky sport do te kete me shume perparesi ne Kosove.Por qe te largohesh nga Shqiperia per te luajtur me Kosoven nuk me duket se eshte e nevojshme,perkundrazi me duket e pakuptimte.Mos valle keshtu shprehet patriotizmi.Nuk eshte shqiperia vendi i te gjithe shqiptarve?Edmond Rugova nuk e ka mendjen te shqiptarizmi apo te zhvillimi i futbollit ne Kosove,por te karriera e tij.Personalisht ne qofte se keta lojtare largohen per mua nuk ekzistojne me.Nuk do te jem aspak kurioz te di per ta,se ku luajne e se ku jane.Ashtu si edhe Valon coglione qe zgjodhi Zvicren perpara Shqiperise,sot po thote se enderron te luaje per Kosoven.Ky pleh e sheh se nuk ka shume garanci ne kombetaren zvicerriane,dhe po e dredh si dhelpra bishtin.Dy demtime te renda ka pesuar qekur vendosi te luaje me zvicren.Po i ndodhi edhe nje tjeter nuk behet me per futboll.E njejta gje vlen per Hetemajn.Nuk i uroj kurrkujt demtim,por ne rastin e ketyre te mesipermve mendoj se mund te jete edhe mallkimi kuq e zi.Kush mohon Shqiperine nuk eshte shqiptar.Tani nuk cuditem me disa qe deri dje e quanin veten jugosllave dhe e kishin per turp me thene se jane shqiptare.Te njejtet jane sot qe duan shqiptaret ti ndajne perseri ne shiptari dhe albanci.Nje nga strateget e medhenj te kosovarizimit te shqiptareve eshte e dhe Migjen Kelmendi dhe Edmond Rugova.Fatin e shokeve tuaj do te keni edhe ju o plehra.

  7. #77
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Murik,

    Futbolli nuk ka vetem kenaqesine e te shikuarit te lojes por edhe eshte biznes miliarda eurosh me shume perfitime te gjithanshme qe vijne ne plan te pare si rezultat i njohjes dhe publicitetit me te madh te shtetit. Tani, nese gjithe lojtaret e Kosoves luajne per Shqiperine, dhe Shqiperia ne letra e perfaqeson vetem Shqiperine e jo edhe Kosoven, atehere a nuk te duket ty se kjo eshte e padrejte per Kosoven?

    E vetmja menyre qe ne te kemi nje kombetare tani eshte qe federatat e futbollit te bashkohen dhe kombetarja ta kete emrin Albania and Kosova or Dardania. Mirepo, kjo nuk duket askund ne horizont sepse nuk eshte bere asgje ne kete drejtim nga federatat tona te futbollit e vecanerisht te FSHF-se sepse topi ka qene ne fushen e saj. Bashkimi eshte dashur te behej jo vetem ne kombetaren e senioreve por edhe ne ate te grupmoshave dhe shume e shume aspekte tjera.

    Kombetarja e Kosoves me:

    - Kurshumlu (superliga turke), Beqaj (qipro), dhe i riu Ujkani (Palermo, Itali) ne porte,
    - Mavraj (Bochum, Bundesliga 1), Hasi (Bryzh, Belgjike), Dallku (Ukraine), Rrustemi (Moenchengladbach, Bundesliga 1), Zeneli (Finlande), Dedaj (Osijek, Kroaci), Dragusha (Besa, Kavaje), Zhjeqi (Prishtina), etj. ne mbrojtje,
    - Cana (Marseje), Behrami (Lacio), P.Hetemaj (AEK, Greqi), Rama (Wolfsburg, Bundesliga 1), Toski (Eintracht Frankfurt, Bundesliga 1), Curri (Ukraine), Popova (Alemania Achen, Bundesliga 2), Ardian Gashi (Norvegji) etj. ne mesfushe,
    - Sh.Kuqi e Berisha (Angli), M. Hetemaj (Finlande), Jonuzi (Ukraine), Alushi e N.Kuqi (Gjermani), Rama e Sinani (Zvicer) etj. ne sulm,

    eshte nje ekip goxha i forte dhe besoj do kete goxha sukses ne arenen nderkombetare.

    Dy lojtaret shqiptare me te paguar nga futbolli jane Cana e Behrami, ne gjithe historine e futbollit shqiptar.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #78
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Një ditë me fanellën e përfaqësueses së Kosovës
    “Mezi po pres të vi në këtë stadium dhe të luaj për përfaqësuesen e Kosovës”, këto kanë qenë fjalët e futbollisti të Lazios, Behrami i cili dje e vizitoi klubin më të suksesshëm të Kosovës, Prishtinën.

    “Unë jam befasuar më këtë që pash. Bëhuni të bindur, që edhe në ligën e dytë të Italisë nuk ka kushte më të mira”, i ka përgëzuar Behrami drejtuesit e KF-së Prishtina për punën që kanë bërë në rregullimin e infrastrukturës së stadiumit.

    Gjithsesi, duhet theksuar se Valon Behrami, i cili aktualisht luan në njërën nga skuadrat më të mëdha në Itali, Lazio, është shqiptari i parë që ka luajtur në kampionat botëror, duke mbrojtur ngjyrat e përfaqësues së Zvicrës.

    Është interesant të përmendet se edhe përkundër që nga Kosova, Valon Behrami u largua si 5- vjeçar, mesazhet e tij drejtuar shqiptarëve këtu dhe jashtë ishin shumë të qarta. Ai u ka bërë thirrje të gjithëve të punojnë me motiv edhe më të madh dhe të besojnë në sukseset që mund t’i kenë në të ardhmen.

    “Shumë herë presidenti i skuadrës së Lazios, me pyet për futbollin këtu në Kosovë dhe tash kur të kthehem kam shumë arsye të mburrem me atë që pash. Pse jo, unë edhe do t’i propozoj që një ditë ta zhvillojmë edhe një ndeshje miqësore me grup-moshat e reja”, tha futbollisti i Lazios.

    Ishte klubi “bardh e kaltër” që kishte përgatitur një fanellë të Prishtinës për Valonin, të cilën ia dorëzoi kryetari i klubit, Remzi Ejup. “Për ne është krenari që sot e kemi në mesin tonë një futbollist, siç është Valon Behrami. Unë shpresoj shumë, se ky një ditë do të jetë këtu dhe do të na ndihmojë me përvojën e tij”, u shpreh Ejupi.

    Behrami nuk harroi të përmend edhe skuadrën e tij, Lazion, e cila tashmë është në kualifikime për Ligën e Kampionëve. Është shumë lehtë e mundshme që në këto gara të kemi një ballafaqim me skuadrën ku luan Lorik Cana, Marseille.

    “Ne kemi zhvilluar një ndeshje miqësore me skuadrën e Canës kur ishim në përgatitje në Dubai. Marseille është një skuadër shumë e fortë dhe Cana është lojtar i madh, por nëse përballemi nuk do ta njoh”, tha në shaka Valon Behrami. | Ejup LLUMNICA
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #79
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Me 15 Qershor me duket luan kunder Arabise apo jo ?
    Sui generis

  10. #80
    Ultras Maska e KUSi
    Anëtarësuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    3,049
    Përfaqësuesja e Kosovës

    Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, më 15 qershor në Ankara të Turqisë do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndërkombëtare me skuadrën kombëtare të Arabisë Saudite. Oferta për realizimin e kësaj ndeshjeje ka ardhur dje nga menaxheri i UEFA-s dhe FIFA-s, Marc Biolley, ndërsa konfirmimi zyrtar është bërë sot. Kësisoj, ekspedita kosovare do të udhëtojë drejt kryeqytetit turk më 13 qershor, kurse ndeshja do të zhvillohet më 15 qershor. Realizimi i kësaj miqësoreje historike është mundësuar falë bashkëpunimit ndërmjet FFK-së dhe Ministrisë së Sportit. Përveç ndeshjes me Arabinë Saudite, Përfaqësuesja e Kosovës ka ofertë të zhvillojë miqësore edhe me kombëtaren e Omanit, më 17 qershor në Gjenevë të Zvicrës, por realizimi i kësaj ndeshje duket më i vështirë, për shkak të kohës së shkurt që ekspedita jonë të pajiset me dokumentet e nevojshme. Do theksuar se të gjitha shpenzimet rreth udhëtimit, akomodimit dhe gjërave tjera i ka marrë përsipër Federata e Futbollit e Arabisë Saudite. Ekspedita udhëtuese dhe emërorja e Përfaqësueses do të konfirmohet të hënën. Dy xhirot e parapara të Kampionatit të Kosovës të zhvillohen të mërkurën dhe të dielen shtyhen për një javë. Njëherësht prolongohet edhe ndeshja e paraparë për 20 qershor 2007 ndërmjet Përfaqësueses së Kosovës dhe seleksionit të gazetarëve. Kjo është ndeshja më e rëndësishme e Përfaqësueses së Kosovës, pas asaj me kombëtaren e Shqipërisë.


    albaniasoccer.com
    ” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”

Faqja 8 prej 24 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •