Close
Faqja 5 prej 12 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 100 prej 237
  1. #81
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga KUSi
    Përfaqësuesja e Kosovës

    Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, më 15 qershor në Ankara të Turqisë do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndërkombëtare me skuadrën kombëtare të Arabisë Saudite. Oferta për realizimin e kësaj ndeshjeje ka ardhur dje nga menaxheri i UEFA-s dhe FIFA-s, Marc Biolley, ndërsa konfirmimi zyrtar është bërë sot. Kësisoj, ekspedita kosovare do të udhëtojë drejt kryeqytetit turk më 13 qershor, kurse ndeshja do të zhvillohet më 15 qershor. Realizimi i kësaj miqësoreje historike është mundësuar falë bashkëpunimit ndërmjet FFK-së dhe Ministrisë së Sportit. Përveç ndeshjes me Arabinë Saudite, Përfaqësuesja e Kosovës ka ofertë të zhvillojë miqësore edhe me kombëtaren e Omanit, më 17 qershor në Gjenevë të Zvicrës, por realizimi i kësaj ndeshje duket më i vështirë, për shkak të kohës së shkurt që ekspedita jonë të pajiset me dokumentet e nevojshme. Do theksuar se të gjitha shpenzimet rreth udhëtimit, akomodimit dhe gjërave tjera i ka marrë përsipër Federata e Futbollit e Arabisë Saudite. Ekspedita udhëtuese dhe emërorja e Përfaqësueses do të konfirmohet të hënën. Dy xhirot e parapara të Kampionatit të Kosovës të zhvillohen të mërkurën dhe të dielen shtyhen për një javë. Njëherësht prolongohet edhe ndeshja e paraparë për 20 qershor 2007 ndërmjet Përfaqësueses së Kosovës dhe seleksionit të gazetarëve. Kjo është ndeshja më e rëndësishme e Përfaqësueses së Kosovës, pas asaj me kombëtaren e Shqipërisë.


    albaniasoccer.com

    Nje test i mire per kombetaren e Kosoves dhe ishalla me nje fillim te mbare
    Sui generis

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e FeeZee
    Anëtarësuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Gilan
    Postime
    82
    Shqiptaret kane nevoje per 2 kombetare, sepse vetem ne ballkan i kane 3 armiq qe ne cdo moment nese eshte nevoja bejne kalkulime per ta demtuar kombetaren e Shqiperise.

    Nuk eshte me rendesi Cana ku luan, me rendesi eshte qe shqiptaret jane duke krijuar talenta te rij. nese kemi dy kombetare ne te ardhmen, nenkupton minimum 22 lojtare do te jene lojtare potenciale per tu angazhuar ne ekipet me te medha ne Evrope. Kjo do ti ndiHmoje si per nga pervoja qe do ta arrijne neper klubet e medha si dhe nga te ardhurat qe do ti marrin ( Tare, Cana, Bogdani, Behrami, etj)

    Poashtu nese do te kete nevoje kombetarja e Kosoves apo e Shqiperise nevoje per 3 pike ne takimet e ndersjellta kjo do te realizohet shume leht, sepse tifozet Shqiptare ( Kosove Shqiperi ) do ta perkrahin klubin qe shkone tutje.

    Sipas mendimit tem ne kete rast sasia rrit cilesine, keshtu qe 2 kombetare do te jene ndihmese per njera tjetren, sidomos nese te dy ekipet do te jene ne te njejtin grup .

    E pas 10 - 20 vitesh ne prap do te jemi 1, do t'jemi Shqipni.

  3. #83
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Citim Postuar më parë nga dodoni
    Murik,

    Futbolli nuk ka vetem kenaqesine e te shikuarit te lojes por edhe eshte biznes miliarda eurosh me shume perfitime te gjithanshme qe vijne ne plan te pare si rezultat i njohjes dhe publicitetit me te madh te shtetit. Tani, nese gjithe lojtaret e Kosoves luajne per Shqiperine, dhe Shqiperia ne letra e perfaqeson vetem Shqiperine e jo edhe Kosoven, atehere a nuk te duket ty se kjo eshte e padrejte per Kosoven?

    E vetmja menyre qe ne te kemi nje kombetare tani eshte qe federatat e futbollit te bashkohen dhe kombetarja ta kete emrin Albania and Kosova or Dardania. Mirepo, kjo nuk duket askund ne horizont sepse nuk eshte bere asgje ne kete drejtim nga federatat tona te futbollit e vecanerisht te FSHF-se sepse topi ka qene ne fushen e saj. Bashkimi eshte dashur te behej jo vetem ne kombetaren e senioreve por edhe ne ate te grupmoshave dhe shume e shume aspekte tjera.

    Kombetarja e Kosoves me:

    - Kurshumlu (superliga turke), Beqaj (qipro), dhe i riu Ujkani (Palermo, Itali) ne porte,
    - Mavraj (Bochum, Bundesliga 1), Hasi (Bryzh, Belgjike), Dallku (Ukraine), Rrustemi (Moenchengladbach, Bundesliga 1), Zeneli (Finlande), Dedaj (Osijek, Kroaci), Dragusha (Besa, Kavaje), Zhjeqi (Prishtina), etj. ne mbrojtje,
    - Cana (Marseje), Behrami (Lacio), P.Hetemaj (AEK, Greqi), Rama (Wolfsburg, Bundesliga 1), Toski (Eintracht Frankfurt, Bundesliga 1), Curri (Ukraine), Popova (Alemania Achen, Bundesliga 2), Ardian Gashi (Norvegji) etj. ne mesfushe,
    - Sh.Kuqi e Berisha (Angli), M. Hetemaj (Finlande), Jonuzi (Ukraine), Alushi e N.Kuqi (Gjermani), Rama e Sinani (Zvicer) etj. ne sulm,

    eshte nje ekip goxha i forte dhe besoj do kete goxha sukses ne arenen nderkombetare.

    Dy lojtaret shqiptare me te paguar nga futbolli jane Cana e Behrami, ne gjithe historine e futbollit shqiptar.
    Ka me shume talenta, nje nder ta qe premtojne shume jane lojtari e U-21 Austrise Besian Idrizaj, ai tjetri hajdarovic edhe shume tjere qe jane ne Zvicer/skandavi/Gjermani etj.

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e Alex731
    Anëtarësuar
    06-04-2007
    Postime
    540
    Citim Postuar më parë nga Qerim
    Shume veprim i keq nga ana e Kosoves.Ndeshja e pare e kombetares kosovare si shtet i pavarur do te luhet me shtetin kryeqender te islamismit, me Arabine ne Turqi.Kjo do te mbetet ne statistikat e perjetshme te kesaj kombetareje.N.q.s eshte e vertete thenia se futbolli eshte pasqyere e shoqerise se nje vendi, atehere duket qarte kahu qe do te marre politika dhe jeta kosovare.
    O daj ti dhe aj Moriku pak si teper po folni nuk di ku doni te dilni por lereni keto muhabete se jane komentet te kota qe vetem tregoni fytyren tuaj.

  5. #85
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kosova-Arabia Saudite 1-0

    Urime Fitoren E Pare Kombetares Kosovare Edhe 101 Te Tjera
    Sui generis

  6. #86
    .. Maska e km92
    Anëtarësuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovë
    Postime
    4,210
    Kosova ne delir, fiton kunder Arabise Saudite

    16 Qershor Kosova ka fituardje me rezultatin 1?0 me gol te Nushit ndeshjen e pare te saj nderkombetare kudner Arabise Saudite, nje takim i luajtur ne Ankara. “A i degjuat keta djem, meritojne kujdes te madh”, shprehet seleksionuesi i Kosoves ne futboll Edmond Rugova, plot e perplot emocione. Pa nisur biseden me gazeten nepermjet telefonit nga Ankaraja, ai shtyen te perzgjedhurit e tij te thirrin emrin e Kosoves disa here ? telefonin e fut aty ne turme. Ai ka shume arsye t’i “urdheroje” per nje gje te tille. Kosova te premten ka shenuar fitore historike, ka mposhtur kampionen e trefishte te Azise dhe pjesemarresen e kater boteroreve te fundit, Arabine Saudite. Miqesorja me e rendesishme ne historine e Kosoves eshte zhvilluar ne Ankara, ne stadiumin e Sekersporit dhe ka mbaruar 1-0. Mesfushori i klubit zviceran Eill, Kristian Nushi, ka shenuar golin e fitores nga pika e bardhe ne minuten e 84?t. Ne zone te rreptesise me heret eshte ndaluar padrejtesisht Ismet Ramushi. “Une kam perjetuar shume momente te bukura ne jete, por kjo nuk krahasohet me asnje prej tyre”, thote per gazeten Rugova. “Keta djeme jane mburrja e Kosoves, jane te medhenj, luajten me zemer”. Rugova ka lavderuar te gjithe futbollistet per paraqitjen e tyre, por ka vecuar tre. “Me nje lider si Besnik Hasi, me nje lojtar teknik e punetor si Kristian Nushi dhe me nje lojtar me eksperience dhe me zemer te madhe si Haxhi Zeka, nuk kemi pasur si te deshtojme. Te gjithe kane kryer detyrat e tyre per mrekulli, ishin fantastik”, thote Rugova. Ne te vertete, Kosova e ka nisur mbare takimin. Qysh ne minuten e pare, sulmuesi i Beses Haxhi Zeka eshte gjetur perball portierit saudit, por ka gjuajtur fare prane shtylles. Kjo eshte fitorja e pare e Kosoves ndaj nje Perfaqesuese te pranuar nga FIFA. Me heret Kosova i ka zhvilluar edhe dy ndeshje kunder Shqiperise, me 1993 dhe 2002 por te dyja i pati humbur. Sipas trajnerit dhe zyrtareve te FFK?se, Arabia Saudite ka luajtur me ekipin me te mire qe ka pasur. Kjo skuader po pergatitet per Kupen e Azise qe nis me 9 korrik. Sipas ranglistes me te re te FIFA?s, Arabia Saudite pozicionohet e 63?ta.

  7. #87
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Hasi: Kosova ka mundësi të ecë përpara

    I kënaqur me paraqitjen e skuadrës së Kosovës në ndeshjen ndaj Arabisë Saudite mbeti edhe kapiteni, Besnik Hasi. “Skuadra ka luajtur mirë. Futbollistët e Arabisë Saudite kanë mbajtur më shumë topin në këmbët e tyre, por ne e lejuam vetë një gjë të tillë, duke u përqendruar më shumë në mbrojtje, sepse nuk kishim njohuri për lojën e tyre. Edhe pse nuk patën shumë raste para portës sonë, ne në të gjitha situatat reaguam si duhet të mbrojhemi. Ndërkohë në pjesën e dytë ne kishim më shumë raste për gola duke rrezikuar disa herë portën e sauditëve dhe si rrjedhojë realizuam golin e fitores nga penalltia.Jam i lumtur për këta djem të ri që patëm mundësi ta shijojnë fitoren, edhe pse gjendja fizike e tyre nuk ishte optimale”, ka thënë Hasi. “Sidoqoftë ende është herët të flitet për atë se jemi të gatshëm për sfida të mëdha ndërkombëtare. Në këtë ndeshje nuk ka qenë me rëndësi rezultati, por zhvillimi i saj. Megjithatë besoj se me disa përforcime me lojtarët që luajnë jashtë Kosovës, në të ardhmen mund të kemi një skuadër solide”, ka përfunduar Hasi.

    GAZETA SOT
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #88
    .. Maska e km92
    Anëtarësuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovë
    Postime
    4,210
    Ne Kosove, trajneri paguan per kombetaren

    17 Qershor Trajneri i ekipit kombetar te Kosoves, Edmond Rugova, mund te jete i vetmi ne bote i ketij rangu qe drejton nje perfaqesuese pa rroge. Njeriu qe mundi Arabine Saudite dy dite me pare jo vetem qe nuk merr, por qendrimi i tij ne krye te skuadres eshte mjaft i kushtueshem per xhepin e tij. Rugova nje familjar i ish?presidentit te vendit Ibrahim Rugiva perreth 20 vjet ka jetuar ne SHBA. Atje i jeton familja, gje qe eshte i shtrenguar te kthehet here pas here. Ne Kosove ai eshte kthyer me detyre, te drejtoje perfaqesuesen. Shumicen e puneve rreth organizimit te Perfaqesueses dhe te tjera qe lidhen rreth saj e qe do te ishin pergjegjesi e tjeterkujt, ai i kryen vete. Ai shoqerohet nga ndihmesit e tij dhe pjesa tjeter teknike e Perfaqesueses gjate stervitjeve dhe ndeshjeve. Federata e Futbollit e Kosoves ende, 8 vjet paslufte, nuk e ka rregulluar ceshtjen e stimulimit te seleksionuesit. Rugova kurre nuk ka dashur te komentoje lidhur me ate nese duhet te paguhet. Federata Shqiptare e Futbollit, ta zeme, paguan kroatin Oto Baric me 300 mije euro per edicion.

  9. #89
    ThE KinG Maska e Imperator
    Anëtarësuar
    23-04-2007
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    448
    Urime Kombetares se Kosoves per fitoren e arritur ndaj Arabise Saudite. Uroj qe nje dite te kemi nje kombetare te vetme dhe te mundim dhe ekipe me me shume emer.

    Imperator
    Albanian Perandory

  10. #90
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Kosova, pranë anëtarësimit në FIFA dhe UEFA

    Delegacioni i Federatës Kosovare të Futbollit, me në krye presidentin Fadil Vokrri dhe zëdhënësin, Fazli Berisha, pas kthimit nga selia e FIFA-s zhvilluan një conference për shtyp. Vokrri foli shkurtimisht për takimin që pati me Joseph Blatter, njeriun e parë të shtëpisë më të madhe të futbollit botëror (FIFA). “Përpjekjet tona të parreshtura për kontaktet me drejtues të FIFA-s u realizuan dhe u arrit qëllimi që të takohemi me Blatterin dhe bashkëpunëtorët e tij. Me këtë rast ai është njoftuar me situatën e futbollit kosovar gjatë periudhës së shkuar dhe situatën e tanishme.Patëm disa kërkesa dhe njëra ndër to ishte pranimi i FFK-së në familjen botërore të futbollit. Gjatë kësaj bisede është biseduar edhe për statusin e futbollistëve kosovarë, që ata të lejohen të kalojnë pa pengesa në klube të ndryshme europiane dhe botërore. Kemi kërkuar ndihmë nga FIFA edhe në përmirësimin e infrastrukturës sportive, për shkollimin e kuadrave të gjyqtarëve dhe trajnerëve. Me këtë rast, Blatter premtoi se do t’i shikojmë të gjitha mundësitë administrative ligjore se në çfarë mënyre mund të ndihmojnë. Në takimin me Blatter ishin të pranishëm edhe zyrtarët e UEFA-s, kështu që janë hapur dyert e FIFA-s dhe të UEFA-s për FFK-në.” Njeriu i parë i institucionit të futbollit në Kosovë ndihet optimist në anëtarësimin e FFK-së në FIFA.

    GAZETA SOT
    My silence doesn't mean I am gone!

  11. #91
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    “Kosova e pavarur? Ja ç’do bëjmë me talentët kosovarë”

    Ai ka kërkuar vazhdimisht futbollistë kosovarë të talentuar edhe pse së shpejti Kosova mund të bëhet një shtet më vete dhe të marrë pjesë në UEFA dhe FIFA me kombëtaren e saj. Kur erdhi në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit gjeti vetëm një futbollist kosovar me pasaportë shqiptare (Arjan Beqaj), teksa tashmë numërohen plot 11 të tillë. Por ajo çka kërkon presidenti Duka në këto momente dhe në një të ardhme të afërt, është seleksionimi sadopak ai atyre lojtarëve që dëshirojnë të luajnë për ekipin kombëtar.
    “Unë asnjëherë nuk kam ndaluar që në kombëtare të vijnë dhe të luajnë futbollistë kosovarë. Madje, kam bërë përpjekje që ata të pajiseshin me dokumentacionin e duhur për t’u aktivizuar me kuqezinjtë. Ajo çka unë kërkoj është dallimi i talenteve të rinj dhe investimi në këta të fundit”, ka thënë dje për gazetën “Tirana Observer” presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Sipas tij, nuk duhen pajisur me pasaportë shqiptare futbollistë dosido, por vetëm talente të vërtetë të futbollit. “Jam shumë i hapur kundrejt çdo talenti të ri që flet shqip dhe dëshiron të luajë për kombëtaren. Kjo natyrisht do të shikohet me kujdes edhe me trajnerët e kombëtares, se sa vlen me të vërtetë ai futbollist. Nuk duam veçse të shtojmë numrin pa i aktivizuar më pas, sepse ata nuk janë futbollistë të aftë për të luajtur me ekipin përfaqësues”, ka shpjeguar më tej Duka. Ndërkohë për sa i përket largimit të futbollistëve kosovarë, pasi Kosova të shpallet shtet më vete, kreu i federatës lë gjithçka të hapur. “Unë uroj që Kosova deri nesër të bëhet shtet i lirë. Pastaj për të tjerat nuk besoj se do të ketë problem. Do shikojmë se cila është gjëja më e mirë dhe do të vendosim”, ka thënë presidenti Duka. I pyetur nëse ka një marrëveshje mes federatës sonë dhe asaj kosovare për lojtarët kosovarë të kombëtares shqiptare, Armand Duka pohoi se, nuk është biseduar asnjëherë mbi këto terma. “Nuk kemi biseduar për të tilla gjëra. Është folur gjatë nëpër media për një kombëtare të vetme, të paktën në vitet e para, sesa dy kombëtare jo kompetitive. Por unë besoj se nuk duhet të dalim në konkluzione të nxituara. Kur të vijë ai moment dhe shpresoj që së shpejti Kosova të jetë një shtet më vete, do të shikojmë të gjitha mundësitë dhe alternativat që kemi”, ka përfunduar presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Për momentin në zyrat e FSHF-së ka mbërritur dokumentacioni i duhur për dy futbollistë të rinj kosovarë, të cilët janë piketuar nga trajneri i Kombëtares, Oto Bariç, për skuadrën e tij. Lek Kcira, mbrojtës i Varteks Varazhdin në kampionatin kroat të futbollit dhe Ahmet Jonuzi, sulmues i Vorskla Poltava në kampionatin ukrainas të futbollit, mund të jenë kosovarët e radhës që do të pajisen me pasaporta shqiptare dhe do të vishen kuqezinj. Deri tani me kombëtaren shqiptare kanë bërë debutimin e tyre pasi kanë marrë nënshtetësinë shqiptare, Arjan Beqaj, Besnik Hasi, Lorik Cana, Besart Berisha, Debatik Curri, Armend Dallku, Blerim Rrustemaj, Mehmet Dragusha dhe Bekim Kastrati. Ndërsa Samir Ujkani është aktivizuar vetëm me ekipin e U-21 të Shqipërisë. Në listë janë edhe dy legjenda të futbollit shqiptar si dhe një mbrojtës i ri që nuk luajti për asnjë minutë me Shpresat shqiptare. Naim Kryeziu dhe Riza Lushta janë dy shqiptarët e Kosovës të cilët u thirrën me kombëtaren shqiptare më 1946, por për probleme me ekipet e tyre ata nuk mundën të luanin në Kampionatin Ballkanik të atij viti. Ndërsa mbrojtësi Mërgim Mavraj edhe pse u pajis me pasaportë vitin e kaluar refuzoi të luante për Shqipërinë, duke pranuar ftesën e kombëtares gjermane të futbollit.

    Kandidatët

    Lek Kcira
    Datëlindja: 28.01.1983;
    Vendlindja: Prizren;
    Pozicioni: Mbrojtës;
    Skuadra: Varteks Vrazhdin, Kroaci

    Ahmed Jonuzi
    Datëlindja: 23.05.1988;
    Vendlindja: Vushtri;
    Pozicioni: Sulmues;
    Skuadra: Vorskla Poltava, Ukrainë

    Pse Lushta dhe Kryeziu nuk u veshën kuqezinj

    Ishte viti 1940 kur Riza Lushta u thirr për stërvitje nga kombëtarja italiane, asokohe dy herë Kampione e Botës. Por Vitorio Poco, trajneri i “axurrëve”, mori urdhër të mos e rreshtonte mes lojtarëve Lushtën për arsye politike, duke qenë se Shqipëria ishte një vend në bashkim personal me Italinë në luftë.
    Ndërsa në vitin 1946, Ludovik “Vik” Jakova, zëvendës-trajner i kombëtares shqiptare të futbollit në krijim e sipër shkoi dy herë në Itali për të bindur Kryeziun dhe Lushtën të luanin në Kampionatin Ballkanik. Këtë herë ishin klubet e tyre, Roma dhe Juventusi, të cilat për detyrime kontraktuale nuk lejuan që as Lushta dhe as Kryeziu të visheshin kuqezinj.


    Besnik Hasi
    Datëlindja: 25.12.1971; Vendlindja: Prishtinë; Pozicioni: Mbrojtës; Skuadra: Serkël Bryzh, Belgjikë

    Arjan Beqaj
    Datëlindja: 25.08.1975; Vendlindja: Prizren; Pozicioni: Portier; Skuadra: Anarthosis Famagusta, Qipro

    Lorik Cana
    Datëlindja: 27.07.1983; Vendlindja: Prishtinë; Pozicioni: Mesfushor; Skuadra: O.Marsejë, Francë

    Mehmet Dragusha
    Datëlindja: 09.10.1977; Vendlindja: Prishtinë; Pozicioni: Mesfushor; Skuadra: SV Elversberg, Gjermani

    Armend Dallku
    Datëlindja: 16.06.1983; Vendlindja: Prishtinë; Pozicioni: Mbrojtës; Skuadra: Vorskla Poltava, Ukrainë

    Debatik Curri
    Datëlindja: 28.12.1983; Vendlindja: Prishtinë; Pozicioni: Mbrojtës; Skuadra: Vorskla Poltava, Ukrainë

    Besart Berisha
    Datëlindja: 29.07.1985; Vendlindja: Prishtinë; Pozicioni: Sulmues; Skuadra: Burnli, Angli

    Bekim Kastrati
    Datëlindja: 25.09.1979; Vendlindja: Pejë; Pozicioni: Sulmues; Skuadra: Fortuna Dyseldorf, Gjermani

    Samir Ujkani
    Datëlindja: 05.07.1988; Vendlindja: Viçiternë; Pozicioni: Portier; Skuadra: Palermo, Itali

    Blerim Rrustemaj
    Datëlindja: 02.04.1983; Vendlindja: Toronto, Kanada; Pozicioni: Mbrojtës; Skuadra: AC Horsen, Danimarkë

    Mërgim Mavraj
    Datëlindja: 09.06.1986; Vendlindja: Kosovë; Pozicioni: Mbrojtës; Skuadra: Bokum, Gjermani

    Tiranaobserver
    Sui generis

  12. #92
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Duhet te falenderojme futbollistet kosovare qe luajne ne Superlige, sepse e kane rritur nivelin e futbollit dhe kane sjelle mentalitetin perendimor ne lojen tone te klubeve.Liridon Leci kishte rol percaktues ne fitoren e Flamurtarit me Tiranen.Keshtu edhe Dragusha dhe Haliti me Durresin, Nallbani dhe Papuçi me Elbasanin etj.

    Kurorzimi i korridorit Durres-Prishtine do ta zgjeroje edhe harten e futbollit shqiptar dhe si rrjedhim edhe cilesine.Jam i sigurte se Perparimi i Kukesit do te arrije ne Superlige me shkurtimin e kesaj rruge, talentet e te cilit jane te detyruar qe momentalisht te luajne ne klubet te tjera te Superliges.

  13. #93
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784

    Kur në Tiranë lindte Përfaqësuesja e Kosovës…

    NGA BESNIK DIZDARI
    Javën që shkoi më në fund kemi arritur të njohim shtatë nga 11 emrat e plotë të themeluesve të Kombëtares apo Përfaqësueses së Kosovës të 65 vjet më parë. Po çka është më e rëndësishme, u zbulua 11-shi historik të Kosovës që luajti ndeshjen themeluese të 29 nëntorit 1942 në Fushën e Shallvares së Tiranës. Eshtë merita e përkujdesit dhe përgjurmimit të kolegut AGIM BINAKU, ndër firmat e para të gazetarisë sportive të Prishtinës, mbajtës i Çmimit “Anton Mazreku”. Dhe protagonistët themelues të “Kosovës së futbollit 1942”, ndryshe 11 futbollistët e Kosovës në ndeshjen themeluese të Tiranës të 29 Nëntorit 1942

    Ata janë: Daci, Ballanca, Zaimi, Xurxa, Veseli, Hamza, Dulatahi, Vraniqi, Barbaroga, Bajrami, Henci. Të gjithë në foton e rrallë. Kemi zbuluar ndërkaq me emra të plotë këta protagonistë: Mustafa DACI, Ahmet ZAIMI, Mazllum XERXA, Hajdar HAMZA, Nebil DYLATAHU, Ramadan VRANIQI, Dobrica BARBAROGIQ (Barbaroga). Ende nuk saktësojmë mbiemrat e katër futbollistëve të tjerë: Ballanca, Veseli, Bajrami, Henci. Ndërkohë që Dobrica Barbarogiq, serb nga kombësia (shtypi e jep Barbaroga) të duket se është shprehje bashkëjetese paqësore me pakicat kombëtare edhe në Kosovën e asokohe!...

    XXX

    65 vjet më parë ata kanë shkuar te ndeshja e madhe e Tiranës me një gëzim të papamë në atë nëntor të çuditshëm të vitit 1942 të 30-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë – Nanë, nën pushtimin prej Italisë fashiste, por për herë të parë mbas 30 vjetëve të pushtimit serb, të bashkuar me Shqipërinë ata ndjeheshin të pavarun.

    Qershori i Kampionatit të parë mbarëkombëtar me Prizren, Prishtinë e Pejë dhe vizita historike në Kosovë e kryeministrit Mustafa Merlika Kruja tashmâ kishin mbetur mbas. Po afronte vjeshta, një nga vjeshtat më të diskutueshme, por po aq dhe më interesante në historinë e Shqipërisë.

    Ishte po aq i çuditshëm dhe interesant, madje historik ky vit 1942 edhe për futbollin e Shqipërisë. Riza Lushta ishte bërë fitues i Kupës së Italisë me Juventusin. Naim Kryeziu qe shpallur Kampion i Italisë me Romën. Shqipëria kishte zhvilluar të parin dhe të vetmin Kampionat Kombëtar me pjesëmarrjen e skuadrave të Kosovës, e madje një pjesë e turneut ishte zhvilluar po në tokën e Kosovës, pikërisht në Prizren, skuadra e të cilit ishte renditur e treta, duke tronditur Shallvaren e Tiranës me ndeshjet e saj të bujshme, që kishin qenë të papërmbajtëshme: Prizreni- Peja 2-1, Prizreni- Prishtina 5-0, Prizreni- Shkodra 3-1, Tirana- Prizreni 2-2, Tirana- Prizreni 2-1. Kishte lënë mbas jo dokëdo, por një Durrës e një Korçë, një Berat e një Gjirokastër!

    Ndërkaq, shtypi njofton se: “Skuadra përfaqësuese e Prizrenit ka korrë në këto dy javët e fundit fitime të mdhaja, tue konfirmue kështu sukseset e korruna gjatë Kampionatit Kombëtar”.

    Eshtë Kampionati Kombëtar, që ne këmbëngulim ta omologojmë e pakta tash pesë vjet, ndërsa asokohe ai pohohej thuajse përditë.

    Më 9 shtator 1942, ditë e diel, kuqezinjtë e Prizrenit shpërthejnë në fitoren e thellë 6-1 kundër skuadrës së Tetovës. Një ndeshje e rrallë, jo aq për shifrat, por më tepër për përfshirjen edhe të Tetovës në gjithë këte mjedis të gjërë, të Shqipërisë së Vërtetë. Në Prizren tetovarët mbërrijnë duke udhëtuar edhe me kuaj për shkak të mungesës së transportit. Dhe 6-1 për Prizrenin nën gjykimin e italianit Cupidio.

    Ajo ndeshje ishte vetëm paraprova. Papritmas njoftohet se pritej të mbërrinte edhe një herë Shkodra në Prizren. Ndeshja ka vend në orën 17.00 të 13 shtatorit 1942 para rreth 2000 shikuesve, çka për kohën është krejt e jashtzakonëshme! Midis personaliteteve të pranishëm në ndeshje, spikat Gjeneral D'Arle, Komandant i Divizionit të Puglia-s, që në Kosovë kishte marrë famën e një pasionanti të madh të ndeshjeve sportive. Gjyqtari italian Villa, i cili njëkohësisht është një ushtarak i xhenjos, thërret në fushën e lojës skuadrat dhe ndeshja është më elektrizuese se kurr. Eshtë një Prizren ku Ismaili e Zaimi janë dy mbrojtësit para portjerit Riello (italian?). Shporta, Xhara, Xhaferi janë treshja e mesit. Gota është sulmues i djathtë, Vraniqi gjysmësulmes i djathtë, Gjinali qendërsulmues, Vehbiu gjysmësulmues i majtë dhe Osmani sulmues i majtë. Dhe minuta e 15-të ka protagonist pikërisht Gjinalin. Ai shkëmben me Gotën dhe vetë Gjinali tund rrjetën përballë një mbrojtjeje shkodrane disi të hutuar. 1-0 për Prizrenin!. Dhe “në minutën e 28-të zbulohet goli i dytë për Prizrenin”, thotë kronika. Eshtë një kombinim Xhara-Vraniqi-Gota-Gjinali. Eshtë një katërshe kjo të cilën sot e njohim mjaft mirë: Xhara është Fisnik Xhara– kampion me Vllazninë në Kampionatin e vitit 1940 i kthyer në Kosovën e tij. Vraniqi është Ramadan Vraniqi, vëllai i gazetarit sportiv, Veli Vraniqit, një nga më popullorët e Kosovës. Sezair Gota është titullari i shquar i “Metohisë” së Prizrenit, klub ndër të parët e më të fortët e Kosovës qysh heret. Gjinali dihet, Skender Gjinali, një figurë e shquar sportive, shoqërore, kulturore e Kosovës, kampion me Sportklub Tiranën e Riza Lushtës më 1936, por dhe me Vllazninë– kampione më 1940. Kishte veshur edhe fanelën e Besës, gjithnjë në vitet ’30. Gjinali është protagonist edhe në këte 1942. Ai zotëron topin, mashtron Muhamet Dibrën e Shkodrës, kalon te Osmani i Prizrenit, i cili i vë firmën golit.

    Shkodra e sheh veten në 0-2 dhe tashma bindet se Prizreni është e keqja e saj “e përgjithmonëshme” kur kujton humbjen e kampionatit me te. Megjithate kërkon të paktën golin e ashtuquajtur “të nderit”. Por ndesh në qëndresën e Ismailit, të Zajmit e të Shportës në një ditë mjaft të mirë, teksa mbaron pjesa e parë 2-0. Me fillimin e pjesës së dytë ata lëshohen në kërkim të përmbysjes së rezultatit dhe e bartin gjithçka në gjysmëfushën e Prizrenit. Por këta kanë një portjer mjaft të mirë që është Riello, i cili nuk lejon. Megjithate “jemi në të 18' minutë të kohës së dytë - siç shkruhet, - dhe këtu ka vend i vetmi sukses i Shkodrës”. Eshtë një veprim i hijshëm vërtet, dhe Nehani ia kalon topin Osmanit, ky Berishës, që gjuan fort, Riello pret, në të vërtetë kthen, dhe topin e riardhur e përcjell në rrjetë Abdija. Eshtë 2-1 përfundimtar.

    Fusha e Prizrenit shpërthen prej gëzimit të tifozëve vendas. Shkodra dorëzohet përsëri në Prizren ashtu si tre muaj parë, më 21 qershor 1942, pra kur në ndeshjen e madhe të kampionatit ishte përkulë 1-3. Muhamet Dibra, Latif Alibali, Isuf Pelinku, Beqo Osmani me shokë, të cilët mbas tre vjetëve do të shpallen Kampionë të Shqipërisë së Mbasluftës, janë të detyruar të njohin epërsinë prizrenase përballë tyre. Ata do ta kishin revanshin shumë vonë, mbas tre vjetëve, më 1945, kur në turneun e tyre të paharrueshëm për herë të fundit në Kosovë, do të fitojnë 3-0 kundër Prizrenit mbasi kishin dhënë shfaqjen 6-0 në Prishtinë me skuadrën me të njëjtin emër! Ajo ishte Shkodra e Loro Boriçit... Ata do të kthehen në Shqipëri, pa iu shkuar ndër mënd se do ta shkelnin Kosovën vetëm mbas 56 vjetëve! Ishte ndalesa e madhe thuajse shekullore midis Kosovës e Shqipërisë, të cilën as fashizmi nuk e bëri. E bëri regjimi komunist.

    Ramadan Vraniqi, Skender Gjinali, Ramazan Hima, Hasan Balla…

    Dhe rikthehemi te ky vit i paimagjinueshëm 1942, kur nën pushtim, Kosova e Shqipëria ishin një, dhe ndërkaq një bashkim futbolli po arrinte që çuditërisht të na çonte vërtet te një bashkim sui generis. Nuk ka dyshim se ardhja e Skender Gjinalit dhe e Fisnik Xharës në 11-shin prizrenas, dukej se i kishte ridimensionuar punët dhe tashmâ pritej diçka tjetër. Formimi i një skuadre të përbashkët Përfaqësuese të Kosovës po fillonte të bëhej diçka konkrete. Ajo duhej të dilte në fushën e lojës, thotë mendja e Ministrit të Tokave të Lirueme, Ekrem bej Vlora.

    Futbollistët e tjerë, si të thuash, do të kryesoheshin prej mesfushorit 20-vjeçar, Ramadan Vraniqi, me të cilin isha “takuar” në një foto sportive të nxënësve të Normales së Prishtinës të viteve të Luftës së bashku me njeriun tim të afërt, mësuesin e shquar Feti Dizdari, përveç të tjerave, figurë e madhe e sportit shqiptar. Eshtë një gjashtëshe sportive e Normales në fjalë nën kostumin sportiv, me në krye mësuesin e tyre Feti Dizdari. Janë të rinjtë Hasan Kaleshi, Xheladin Softa, Fuad Grapci, Hamit Thaçi, Nijazi Burgi Deva dhe siç merret me mend, edhe personazhi ynë i madh, Ramadan Vraniqi. Në të vërtetë, të gjithë progatonistë të një historie, të shumë historinave të djeshme e të sotme që Shqipëria, sidomos Shqipëria, ende nuk i ka prekë…

    Ndalem sërish te Ramadan Vraniqi – më mbas figurë e mirënjohur e jetës politiko-shoqërore dhe kulturoro-sportive të Kosovës, në një farë mënyre edhe personazhi im, deri para pak “i panjohur”, i shkrimeve të ciklit dhe librit të Kampionateve të Luftës. Tash me emër e mbiemër. Luftëtar kundër nazizmit, ku siç thotë një nga mirënjohësit e tij, gazetari i mirënjohur Gani Ajeti, “hyri i mashtruar sepse e paramendonte si të çlirimit të kombit”, njeri i politikës (ambasador në Turqi) dhe i sportit të Mbasluftës, kryetar disavjeçar i Lidhjes Futbollistike të Kosovës, themelues i klubit “Liria” të Prizrenit, lojtar, kapiten, drejtues dhe trajner, kryetar i Komitetit Organizativ të Kampionatit Evropian të të Rinjve të UEFA-s (1968, Grupi B) zhvilluar në Kosovë – një ngjarje e jashtëzakonshme në Kosovën sportive. Dhe së bashku me shokët e tij kishte themeluar Kosovën e futbollit më 1942. Dhe si në një fatalitet të gjeopolitikës, mu këtij Ramadan Vraniqit do t’i takonte të ishte njeri prej kryesuesve të delegacionit të Jugollavisë në Lojërat Olimpike të Romës më 1960 ku ekipi jugosllav me Jusuf, Galic, Kostic Soskic, Takac me shokë fitoi titullin e Kampionit Olimpik.

    Por… ka befasi të tjera. Shtatë vjet më vonë Ramadan Vraniqi do të jetë pjesë e kreut drejtues të Jugosllavisë së Rajko Miticit në ndeshjen e saj me Shqipërinë, 0-2 më 1966 në Tiranë.

    “… Eshtë 14 maj i vitit 1967, - ka shkruar Gani Ajeti - Ora 17.00. Stadiumi “Qemal Stafa”. Të dy përfaqësueset janë rreshtuar në mesin e fushës… Dëgjohen tingujt e himnit kombëtar… Emocionet nuk kanë fund as të ndalur. Sytë e Ramadanit vezullojnë nga mburrja dhe gëzimi. Eshtë hera e parë që qëndrojmë gatitu para flamurit tonë…”

    I ndodhte kjo një njeriu, një shqiptari të Kosovës, një ish futbollisti po dhe kryetari të Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili 25 vjet më parë me shokët e tij kishte themeluar Përfaqësuesen e Kosovës po në këte Tiranë, vetëm treqind metra më larg prej këtij Stadiumi, aty, te Fusha e Shallvares. Ramadan Vraniqi nuk mundi të përjetonte çastet e pashlyeshme të vitit 2002, kur në Stadiumin piktoresk të Prishtinës, dy Përfaqësueset, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë, dilnin në fushën e lojës para mizërisë së mijëra shikuesve të Prishtinës në Ndeshjen e Lirisë. Kishin pritur 60 vjet, qysh nga ndeshja themeluese e Tiranës më 1942. Ramadan Vraniqi nuk ia arriti. Ishte ndarë nga jeta në vitin 2000. Duke lënë emrin. Dhe jo vetëm ai…

    Sepse personazhet historikë të tregimit tonë nuk mbarojnë këtu. Një tjetër ishte kampioni i mirënjohur i viteve ’30 të Sportklub Tiranës, Skender Gjinali, i rikthyer asokohe në Kosovën e tij, dhe i cili ka treguar se ka qenë pikërisht Ramadan Vraniqi një nga mbështetësit e krijimit të klubeve të futbollit në Kosovë. Gjinali shkruan se ishte pikërisht Vraniqi ai që mbështeti këte organizim. E vërteta tregon se skuadrat kosovare, ku sidomos Prizreni ishte forcë e parë, u krijuan, luajtën dhe mbërriten deri te themelimi i Përfaqësueses së Kosovës mbas gati 30 vjetëve (1913) kur edhe atje si në Shqipëri, kishin qenë austrohungarezët ata të cilët iu kishin treguar futbollin edhe shqiptarëve të Kosovës.

    Ata morën pjesë në njërin nga tre Kampionatet e periudhës, atë të vitit 1942, të cilët kemi provuar se janë kampionate kombëtare dhe qenë pikërisht këto tre kampionate që çuan te themelimi i jashtzakonshëm, historik i Përfaqësueses së Kosovës pikërisht më 1942, kur siç shkruan edhe Gjinali, është viti i një veprimtarie të gjërë të futbollit në Kosovë deri në ndeshje edhe me Divizionin Ushtarak italian në Prizren. Skender Gjinali, Mazllum Xërxa, Ramadan Vraniqi, Bezat Shporta, Sezai Gota, Sezai Surroi, Reshat Isa, janë protagonistë, ndonëse nuk arrijmë të kuptojmë përse disa prej këtyre, nuk gjënden mandej në ndeshjen e madhe të Shallvares nën fanelën e Kosovës. Ndonëse, siç zbulon kolegu Agim Binaku, maqina me të cilin udhëtonin për në ndeshjen e Tiranës atë 1942, pëson një aksident të rëndë dhe disa futbollistë lëndohen. Me sa duket kjo do të ketë qenë arsyeja e mungesës së Skender Gjinalit dhe ndonjë futbollisti tjetër. Në foton tonë historike të Kosovës në Shallvaren e Tiranës, në rreshtin ulur duket me kryet e fashur portjeri Mustafa Daci!

    Kështu, në gjallërinë e çuditshme të mjedisit të këtij zhvillimi futbollistik mbrenda Kosovës, i afrohemi 28-29 nëntorit 1942 të 65 vjetëve më parë, kur do të dalë në fushën e lojës Përfaqësuesja e Kosovës. Rrethanat e kanë dashtë që ajo pasi është krijuar në Kosovë, të përurohet në Tiranë.

    Nëntori vjen krejt i vrullshëm. Festa ndihet ditë të tana përpara. Kudo një gjallëri jete, kulture, veprimtarish të pafund. Sporti është aty mbrenda e jashtë fushës, mbrenda vetë shoqërisë sportive. Shtypi njofton ndërkaq, me elegancë episode e ngjarje tejet tërheqëse. Veçojnë njoftimet për dy kampionë të mirënjohur të Sportklub Tiranës, Ramazan Hima- kampion më 1936 dhe Hasan Balla- kampion më 1937, por dhe në Kampionatin e periudhës së Luftës 1939, gjithnjë i Sportklub Tiranës. Hasan Balla është i jati i kameramanit të shquar të Televizionit Shqiptar, Lulzim Balla, e rrjedhimisht edhe gjyshi i gazetarit të brezit të ri, gjithashtu të mirënjohur, Sokol Balla. Kësisoji gjithça të përqaset si te një traditë e “bijve të artit”, teksa trashëgohen kësisoji bota e interpretimeve publike, pavarësisht zhanreve të ndryshme.

    “Gëzime ndër shtëpija sportistësh” titullon shtypi për Himën e mirënjohur, duke shtuar: “Të dielën e kalueme celebroi martesën e vet lojtari i mirënjohur i “Sportistëve të Vjetër” e tashma përsëri edhe i skuadrës përfaqësuese të Tiranës, Ramazan Hima. “Gëzim në shtëpinë e nji sportisti” titullon përsëri shtypi pesë ditë më vonë të këtij nëntori sensacional të historisë së Shqipërisë, duke njoftuar po në këte stil origjinal për martesën e Ballës: “Të dielën e kalueme celebroi martesën e vet lojtari i mirënjohur i skuadrës përfaqësuese të Tiranës, Hasan Balla, i cili ka fitue simpatin ma të shqueme ndër të gjithë sportdashësit e vendit t’onë. Çiftit të ri i shfaqim urimet ma të përzemërta për nji jetë shum të lumtun dhe fatbardhë”.

    Vetëm pak ditë më mbas të sapomartuarit Hima dhe Balla do të ishin në 11-shin e Tiranës përballë Kosovës në themelim, duke qenë madje ndër më të mirët…

    Atmosferë 1942 dhe 30-vjetori i Pavarësisë

    Ndërkaq, përtej detit shpërthejnë shqiptarët. Mbrenda një dite të diele nëntori, luajnë njëkohësisht tre shqiptarë të mëdhenj të futbollit.

    Shkruan “Tomori”: “Riza Lushta ka kontribue, si zakonisht, në nji shkallë të gjanë në fitimin e bujshëm juventin (3-0) të këputun në Livorno… . Loro Boriçi luejti si half me skuadrën e Lazios në ndeshjen e fitueme 2-1 kundër Vincenzës. Simbas mendimit të “La Gazzetta dello Sport” të Milanit, Boriçi ka qenë lojtari ma i miri i vijës së mesme të Lazios.

    … Sllave Llambi asht tue luejtë gjithnji half në skuadrën e Fanfulla-s, qi merr pjesë në divizionin kombëtar B dhe të dielën e kalueme mbylli match të barabartë (1-1) me skuadrën e fortë të Brescia-s. Edhe loja e Sllave Llambit asht tue u çmue mâ s’mirit”.

    Loro Boriçi half, Sllave Llambi me Fanfulla-n, ndërsa Lushta si Lushta! Në vitin e tij të madh 1942 kur arrin në 15 gola të tij juventinë, dhe një vit më vonë kryeshënuesi më i mirë i Serie A për lojtarët e huaj: 17 gola duke qenë thuajse në një vijë me Piola-n (21)– më i miri i botës! Qysh atëherë adn-ja e futbollit shqiptar…

    Ndërsa në Tiranë themelohej Kombëtarja e Kosovës…

    Nuk ka dyshim se në skenë dhe në prapaskenë ishte pushtuesi fashist, tejet i aftë për ta shfrytëzuar këte përvjetor për synimet e tij. Po nga ana tjetër, shqiptarët dijnë ta shfrytëzojnë edhe ata gjithçka për afshin e atdhetarisë së zemrës së tyre. Mjafton të përimtosh programin e Radio Tiranës së 28 Nëntorit 1942:

    “Ora 7.05: Këngë atdhetare; 8.15: Kangë popullore;12.30: Kangë atdhetare; 12.45: Kangë popullore; 13.45: Orkestra popullore; 17.00: Vargje atdhetare; 19.20: Kangë nga malet shqiptare; 23.00: Kangë atdhetare.”.

    Ndërkaq, nga vështrimi i historisë së gazetarisë së folur, Radio Tirana vendos padyshim një rekord të që i bën nder në Evropë. Mbrenda një dite të vetme, atë 28 Nëntor 1942, ajo ka patur katër transmetime të drejtpërdrejta: “12.10: Lidhje me Pallatin Mbretnuer për të transmetue radiokronikën dher zhvillimin e ceremonisë. 14.00: Ligjerata kremtuese e Kryeministrit Shk. Mustafa Merlika Kruja dhe kumtimi i Ministrit të Arsimit për pagëzimin e shkollave dhe rrugëve me emna patriotësh. 21.00: Lidhje me Theatrin Savoia, transmetim i zhvillimit të Mbrambjes artistike”.

    Cilët mund të kenë qenë radiokronistët? Tejet interesante për t’u hulumtuar edhe këto themelime të jashtëzakonshme në sferën e gazetarisë së folur në Shqipëri mbas sensacionit po të rangut evropian, të transmetimit të drejtëpërdrejtë për herë të parë në histori të ndeshjes së shtatorit 1938, SK Tirana– Iraklis e Kavallës 7-0, prej Anton Mazrekut.

    Festimi i 30-vjetorit të Pavarësisë më 1942 në Tiranë, ka kështu përmasa madhështore të ceremonialit. Të shtime topash qysh në mëngjezin e 28 Nëntorit, paradë ushtarake në atë që quhej “Shëtitorja e Perandorisë”, ceremonia e ngritjes së flamurit në Sheshin Skenderbej, manifestim popullor po në Sheshin Skenderbej, pritje në pallatin Mbretëror, fjala e kryeministrit në Radio Tirana, pagëzime shkollash nga Ministri i Arsimit me emra atdhetarësh të shquar, po kështu pagëzime të rrugëve të Tiranës, e në mbrëmbje shfaqje madhështore në Theatrin Savoia.

    Kjo ishte dita e 28 Nëntorit 1942, e gjitha e zënë prej një dendësie të papame veprimtarish. Dhe është kjo zënie e plotë e ditës së 28 Nëntorit, që e shtyn organizimin e ndeshjes themeluese të

    Përfaqësueses së Kosovës për një ditë më vonë.

    Ngjarja unikale daton kështu ditën e hënë, 29 nëntor 1942. Dihej ndërkaq, që katër shqiptarë të Kosovës, futbollistët kosovarë më të mëdhenj të kohës, ishin përshkuar në Kampionatet e Shqipërisë të viteve '30: Riza Lushta e Naim Kryeziu, Skender Gjinali e Mazllum Xërxa. Dy të parët origjinarë të Sportklub Tiranës, dy të dytët me Vllazninë e Shkodrës, por Gjinali përveçse edhe me Besën e Kavajës, është gjithashtu titullar i Sportklubit. Dhe se tre prej tyre, Riza Lushta, Naim Kryeziu dhe Mazllum Xërxa janë pjesë e 11-shit themelues të Kombëtares së Shqipërisë më 12 mars 1936, ditë kur ajo doli për herë të parë në fushën e blertë nën drejtimin e hungarezit Samo Singer.

    Kësisoji, mbërritja te themelimi i Përfaqësueses së Kosovës në 29 nëntor 1942, nuk është asgjë tjetër veçse lidhja vazhduese vetëm me një datë: 28 Nëntorin 1942, ditën e 30-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, për të cilën derdhi aq gjak sidomos Kosova. Dhe Italia fashiste, e cila përkujton me bujë këte 30-vjetor së bashku me një ndeshje futbolli me plot kuptim: ndeshja që themelonte Përfaqësuesen e Kosovës. Protagonist i organizimit është Ekrem bej Vlora, Ministër i Tokave të Lirueme, njeriu kryesor, siç kam shkruar me kohë, në organizimin e të vetmit Kampionat Mbarëkombëtar të Futbollit, me Shqipëri e Kosovë.

    Ndeshja themeluese e Përfaqësueses së Kosovës

    Mbërrin 29 nëntori 1942 dhe Shallvarja pret ndeshjen vetanake (unikale). Nuk ka dyshim se ndeshja ka karakterin e saj politik, natyrisht nën vëmëndjen e qarqeve fashiste, po nga jashtë ajo ka një pamje të rrallë shqiptare. Shtypi shkruan se ishin 8000 shikues, që rrethonin në të katër anët fushën sportive të Shallvares. Thuhet se ishte një ndeshja e organizuar nga e ashtuquajtura Vepra Kombëtare e Mbaspunës Shqiptare. Për çka Shallvarja ka një pamje tejet zyrtare në tribunën e saj të autoriteteve. Ndodhet Ministri i Tokave të Lirueme, Ekrem bej Vlora, Nënsekretari i PKF (Partia Kombëtare Fashiste) Qazim Bllaca, Komisari i Jashtzakonshëm i Tiranës (Kryetari i Bashkisë) Omer Fortuzi, Federali i Pejës, Kryetari i Bashkisë së Prishtinës, një "delegacjon i tanë i ardhur nga Kosova për kremtimet e 30-vjetorit të pamvarësisë shqiptare", siç thuhet fjalë për fjalë. Ndeshja ka një ceremoni zyrtare tejet të parashikuar. Kryetari i Veprës Kombëtare të Mbaspunës Shqiptare, Vasil Alarupi bën nderimet e rastit dhe vetëm mandej nis futbolli.

    Skuadrat kanë emërtimet e tyre edhe këto të parashikuara. Nuk kemi të bëjmë me Sportklub Tiranën, por me Përfaqësuesen e Tiranës përballë Përfaqësueses së Kosovës. Eshtë ora 14.30 e 29 nëntorit 1942 dhe për herë të parë Përfaqësuesja e Kosovës e sheh veten të marrë udhë në histori. Ky është çasti i themelimit historik.

    Ajo ka qenë një nga ndeshjet më tërheqëse që ishte parë në Tiranë në ato kohë. Gjithçka fillon me gol, madje qysh në të 5', kur Përfaqësuesja e Tiranës e sheh veten në 1-0 duke shuar menjëherë një shpresë kosovare. Eshtë një kombinacion që lind mbas pritjes së portjerit Mustafa Daci të Kosovës dhe Zyber Lisi sapo kishte lëshuar një nga goditjet e tij të papritëshme. E mbas pak lind kombinacioni Demneri-Koxhaj-Balla-Bylyku-Visha. Eshtë një gol spektakolar i Ali Vishës, dëshmorit të ardhshëm, i cili fluturim, pa e lënë topin të bjerë në tokë, gjuan fort dhe tund rrjetën e Dacit. 1-0!

    Kronika e lojës natyrisht që nuk merr fund këtu. Ajo është tejet e pasur dhe përshkohet në gjysmëfushat e të dyja skuadrave. Laçej pret gjuajtjen e rreptë të Mazllum Xërxës, për të cilin shtypi shkruan “se është gjithmonë ai i vjetri”, me kuptimin e forcës së mirënjohur të tij si ish lojtar i Vllaznisë në vitet ‘30 dhe pjestar i Kombëtares së 1936-tës. Goditje këndi në portën e Kosovës, kundërzbritje të tyre, gjuajtje e fortë e Deranit të Tiranës, kënd për Kosovën në të 44' dhe këtu marrin fund episodet e pjesës së parë.

    Në të dytën gjithçka fillon me gjuajtjet e Ballës e të Bylykut. Kronika thotë se “mbrojtësit kosovarë Zaimi dhe Ballanca janë shumë të mirë” dhe largojnë rreziqe. Dhe ja ku del në skenë Bajrami, gjysmësulmues i majtë, “me ide të shkëlqyeshme loje dhe jep kalime shumë të matuna”. Por minuta e 9-të i përket Dulatahit. Gjithçka përsoset prej Hamzës e Xërxës, kalim te Bajrami, Henci dhe Dulatahu i vetëm para Laçejt, çka duket një gol i sigurtë, por… shtyllë! Këtu nis epërsia e Kosovës. Vijnë dy goditje këndi dhe në të 14' prap Dulatahu e ka golin ndër këmbët e tij. Eshtë sërish krejt i vetëm përballë Laçejt, teksa gjuan jashtë. Dhe pa kaluar pak sekonda përsëri i vetëm po ky Dulatah tek flak tej topin gjithnjë i vetëm para portës!

    Nisin ndërkaq e tronditen shtyllat. Në të 20' Zyber Lisi godet fort shtyllën e Dacit. Në të 23' është Ramadan Vraniqi që godet shtyllën e Laçejt. Në të 27' i takon Bajramit të realizojë gjuajtjen e tij të shkëlqyer: shtyllë! Mbrojtja e Tiranës me në krye Xhavit Demnerin, Muc Koxhjen e ardhur nga Shkodra, Himën, Qirin, Kuranin e Laçejn, të shumtë në numur, jashtë taktikës së kohës, tashmâ kërkojnë të ruajnë vetëm 1-0-n. Por ja minuta fatlume e 44' dhe 2-0 për Përfaqësuesen e Tiranës! Eshtë një kryevepër e kohës. Ali Visha e çon topin te Hasan Balla, ku Akil Deranit, i cili harkon për në qendër të mbrojtjes mike, e aty kërcen Zyber Lisi dhe me krye tund rrjetën e Mustafa Dacit. 2-0 për Përfaqësuesen e Tiranës, e cila merr një fitore të bukur, të mundimshme përballë një 11-shi të krejt befasues nga Kosova.

    Gjyqtari dëgjuar i epokës, Abdurraham Toptani- figurë e shquar e sportit kombëtar - shénjon mbarimin e ndeshjes, i lumtur se i kishte takuar atij të zyrtarizonte në mënyrë protokollare themelimin e Përfaqësueses së Kosovës mu në Tiranën e tij:

    Tiranë, Shallvare, 29 nëntor 1942

    PERFAQESUESJA E TIRANES - PERFAQESUESJA E KOSOVES 2-0

    TIRANA: Halit LAÇEJ, Ramazan HIMA, Dik QIRIQI, Bajram KURANI, Muc KOXHJA, Xhavit DEMNERI, Hasan BALLA, Akil DERANI, Zyber LISI, Tas BYLYKU, Ali VISHA.

    KOSOVA: Mustafa DACI, BALLANCA, Ahmet ZAIMI, Mazllum XERXA, VESELI, Hajdar HAMZA, Nebil DYLATAHU, Ramadan VRANIQI, Dobrica BARBAROGIQ, BAJRAMI, HENCI.

    GOLAT: Ali VISHA 5', Zyber LISI 89'.

    GJYQTAR: Abdurrahman Toptani

    Tashmâ Përfaqësuesja e Kosovës edhe pse në humbje, ishte përuruar në themelimin e saj në një ditë të paharrueshme të 29 nëntorit 1942, në ditët e festimeve të 30-vjetorit të Pavarësisë. Thotë kronika e shtypit:

    “Nji mot i butë dhe shumë i favorshëm për lojën e topekambës desht me e shoqnue përzemërsisht ndeshjen aq të randësishme ndërmjet skuadrave Përfaqësuese të Kosovës dhe të kryeqytetit”.

    Historia kishte shkruar kështu, ditën e themelimit të Përfaqësueses së Kosovës. Ishte themeluar në një ditë të shënuar të kremtimeve të 30-vjetorit të Pavarësisë, ndonëse për fat me dekadat që do të vinin, gjithçka do të harrohej, madje do të fshihej nga historia, për të rihyrë mbas 60 vjetëve pikërisht në ditët e rikthimit të madh, historik të Përfaqësueses së Kosovës në lirinë e konsakruar. E kemi fjalën për 6 shtatorin 2002, Kosova– Shqipëria 0-1, në Prishtinë. Ku si për të dashtë për me dhënë një atmosferë të vetvetishme edhe ndërkombëtare, në stadium janë përfaqësues të trupave të NATO-s, ndërkohë që trajner i Shqipërisë është një italian: kampioni i botës Giuseppe Dossena, të cilit i sulen ushtarët italianë për t’i marrë autografe e për t’u fotografuar me te!

    “Skuadra kosovare, - pëmbledh gjykimin e tij shtypi i kohës së vitit 1942, - humbi 2-0. Por me lojën që zhvilloi, sidomos në pjesën e dytë të ndeshjes provoi se nuk e meritonte nji humbje kaq të thellë. Nji përfundim prej dy golash me nji, në fitim të Tiranës, do t'i ishte përgjegjë ma mirë e ma besnikisht lojës që zhvilluen dy skuadrat”.

    Duket se ka qenë një ndeshje e bukur nga të dy palët dhe ndërsa çmohet përvoja e kryeqytetasve, theksohet së përbërja e Kosovës “me elementë të katër qyteteve, tre pejanë, tre gjakovas, tre prishtinas dhe dy prizrendjanë, nuk kanë pasë shumë kohë që të stërviten së bashku”. Për çfarë nuk ia arritën të shkëlqejnë në sidomos në pjesën e parë, teksa në të dytën ata erdhën duke përforcuar harmoninë e një loje, që mund t'i kishte çuar edhe te barazimi. “Tre topa kosovarë rrahnë shtyllën e tiranasve”, thotë kronika. Dhe më poshtë: “Lojtarët e të dyja skuadrave meritojnë lavdatat ma të shqueme pse i dhanë jetë nji ndeshjeje të shpejtë dhe krejt vllaznore”.

    Dhe mbyllja përsëri zyrtare.

    Mëkambësi i “Vitor Emanuelit të Tretë, Shkëlqesa Jacomoni pret përzemërisht skuadrat”.

    Edhe kjo hyn në historinë e epokës. Pritja është bërë ditën e nesërme të ndeshjes, 30 nëntor 1942. Skuadrat të prira nga Kryetari V.K.P.SH., Këshilltari Epror, Vasil Alarupi që iu prin, paraqiten te Jacomoni, ku janë të pranishëm edhe kryeministri Mustafa Merlika Kruja, Ministri i Tokave të Lirueme, Ekrem bej Vlora, Këshilltari i Përhershëm i Partisë Fashiste Shqiptare, Lugini, z,. Bllaca e z. Fortuzi. Më mbas dreka e dhënë për të dy skuadrat nga Bashkia e Tiranës në prani të Ministrit të Tokave të Lirueme, Ekrem bej Vlora, organizatori kryesor i këtij themelimi.


    2007: Kosova është gati!

    Ky ishte tregimi ynë historie në një 65-vjetor, një kthim mbrapa në kohë dhe i gjithë dossier-i ynë për atë themelim të vitit 1942. Historia kjo është. Mbi bazën e saj lind vazhdimësia e saj, sido që të vijnë kohërat, kur edhe sporti, i cili kurr nuk mund t’i shpëtojë zyrtarizmit politik, ndonëse nga jashtë duket sikur nuk ka punë me te, papritmas rikthehet në origjinë. Futbolli përfaqësues i Kosovës, natyrisht nuk lindi më 1942, kur dijmë që pjesa dërmuese e klubeve kosovare janë themeluar në fillim të viteve '20 – ’30. E pra nuk mund të thuash se ideja e Përfaqësueses së Kosovës, është diçka e re, pa traditë, sado që për arsyena që dihen, deshën t'ia shuajnë historinë. Midis 28- 29 nëntorit 1942 dhe këtyre 2007, është një 65-vjeçar i dhimbshëm, prekës e ringjallës megjithate, edhe për futbollin e Kosovës, një hark i pacak midis themelimit nën pushtim, veçse në një Shqipëri të Vërtetë, si dhe këtij në paqën 2007 të Kosovës së lirë, krejt në prag të shtetformimit të pavarun.

    Prologu tashmâ rrezikon të vjetrohet. Qysh pesë vjet më parë “France Football” përmes dosser-it të tij për ndarjen e kryer edhe në futbollin e ish Jugosllavisë, e trajtoi Kosovën si etnitet futbolli të pavarur, ashtu si Serbinë, Kroacinë, Slloveninë, Maqedoninë, Bosnje Hercegovinën, Malin e Zi. Ishte hera e parë qysh mbas mbarimit të Luftës në Kosovë. Qysh atë kohë, Kosova ia ka arritur të dalë në fushën e lojës, duke sfiduar paksa edhe FIFA-n e UEFA-n. Shqipëria sportive dhe e futbollit nuk ka guxuar më asnjëherë qysh mbas vitit takimit zâmadh të Prishtinës 2002. Një heshtje pesëvjeçare, ndonëse jo pak por nëntë futbollistë të Kosovës, kanë veshur fanelën e Kombëtares së Shqipërisë, duke i dhënë asaj pamjen më mbarëshqiptare të mbrenda e jashtë kufijve të Shqipërisë zyrtare e kufinore shtetare. Po i rendisim simbas rradhës kur ata e kanë veshur fanelën kuqezi të Shqipërisë së tyre dhe me shifrën e ndeshjeve që kanë luajtur:

    Besnik HASI (43) Arian BEQAJ (31), Mehmet DRAGUSHA (10), Lorik CANA (29), Debatik CURRI (13), Bekim KASTRATI (2) Armend DALLKU (22), Besart BERISHA (7), Blerim RUSTEMI (3). Të gjithë së bashku japin plot 160 herë nën fanelën e Kombëtares. Eshtë rast vetanak (unik) në botë, që kaq veshje fanele, 160, në Kombëtaren e një shteti t’i përkasin futbollistëve të cilët nuk dalë prej mbrenda kufijve zyrtarë të atij shteti! Ky është zgjerimi gati legjendar i hapsirës së Kombëtares së Shqipërisë që ia kanë blatuar talentet e mëdhenj të Kosovës së pashterrshme në gjithçka.

    E gjitha kjo është shumë. Sidomos kur kujton se edhe tash së fundi pati ndeshje kur gjysma e Kombëtares së Shqipërisë përbëhej nga bij të talentuar të Kosovës.

    Kosova si Përfaqësuese tashmâ ka dalë në fushën e lojës. Ndonëse për herë të parë në histori ajo ka dalë në fushën e lojës 65 vjet më parë, në vitin fatthënë 1942 të 30-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, kur mendja e ndritun e Ekrem bej Vlorës dhe Mustafa Merlika Krujës shpaloste dhe realizonte një ide të madhe atdhetare.

    Kosova është gati!

    FORCA VELLEZER
    Ndryshuar për herë të fundit nga offspring : 16-12-2007 më 07:26

  14. #94
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Sabri Hashani tërhiqet nga drejtimi i FFK-së

    Në vend të dorëheqjes, Sabri Hashani është tërhequr nga posti i drejtuesit të futbollit kosovar, tërheqje që sipas tij, vlen për një kohë të pacaktuar. Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka miratuar vendimin e tij, ndërsa të mërkurën do të caktojë edhe datën e mbajtjes së asamblesë zgjedhore. Në momentin kur i kishin mbetur vetëm dy alternativa: dorëheqja ose emërimi i nënkryetarit Agim Ademi konform statutit dhe vullnetit të klubeve, duke marrë përkohësisht detyrën e kryetarit, në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të së martës, Hashani gjeti alternativën e tretë. Ai paraqiti tërheqjen nga posti i kreut të FFK-së, e cila sipas tij është e vlefshme për një periudhë të pacaktuar kohore. "Pas një pune tejet të ndershme gati dyvjeçare, kemi ardhur në një situatë jo të lakmueshme, në të cilën na kanë sjellë grupet e ndryshme ‘nëntokësore‘, aktivitetet dhe idetë e të cilëve për fat të keq janë përkrahur në forma të ndryshme edhe nga pjesëtarë të caktuar të këtij Komiteti", tha Hashani në deklaratën drejtuar Ekzekutivit. Sipas tij, është për t‘u habitur se si mund ta kërkojnë largimin e tij personat të cilët me veprimet e veta në mënyrë të pareshtur kanë shkelur dispozitat e FFK-së dhe të gjitha këto shkelje janë bërë në periudhën kohore, kur në Kosovë kishte "vakum institucional". Tërheqja e Hashanit nga posti i kryetarit është miratuar nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së. "Hashani është tërhequr nga posti i kryetarit me dinjitet, me qëllimin e vetëm që klubet të mos përçaheshin. KE e ka aprovuar këtë njëzëri", ka thënë nënkryetari i FFK-së Agim Ademi, pas mbledhjes që zgjati rreth një orë. KE-në do ta udhëheqë futbollin kosovar deri në Asamblenë Zgjedhore, datë që pritet të përcaktohet në të ditët në vazhdim. "Nesër do të takohem me KE dhe do të marrim vendim për organizimin e Asamblesë Zgjedhore", tha Ademi. Këtë e kanë kërkuar edhe zyrtarët e klubeve të Superligës në takimin e tyre të së premtes së kaluar. Sipas tyre, Ademi duhet ta caktojë Asamblenë brenda datës 9 shkurt të këtij viti. Sabri Hashani ka qenë kryetar i FFK-së gjatë shtatë viteve të pasluftës, por gjatë gjithë qëndrimit ai nuk arriti të gjejë ndonjë formulë për shpëtimin e futbollit kosovar.

    Gazeta Shqip
    My silence doesn't mean I am gone!

  15. #95
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Besnik Dizdari: Kur në Tiranë lindte Përfaqësuesja e Kosovës

    Besnik Dizdari

    Katër vjet më parë këtu në "TemA" kishim parashikuar që Përfaqësueses së Kosovës në futboll do t'i festonim 65-vjetorin e themelimit më 28-29 nëntor 2007 në një Kosovë të pavarun dhe shtetthemeluese. Për fat nuk ia arritëm, e për të prekur këte status do të na duhet të presim edhe pak, krejt pak. Por 65-vjetorin e këtij themelimi, i cili qysh më 2004 ka qenë pjesë e librit tonë zbulues për Kampionatet Kombëtare të Futbollit të periudhës së Luftës (1939, 1940, 1942), do ta shpalosim sot si një ngjarje të jashtëzakonshme nën një vështrim të ri dhe tejet të plotësuar. Do të jetë një vështrim sa gjeopolitik dhe kulturor, historik dhe sportiv për një ngjarje po aq të jashtëzakonshme të historisë, të kulturës kombëtare dhe të vetë shoqërisë shqiptare.

    Nuk do të tutemi prej heshtjes institucionale që e mvesh këte vend, që është i yni, për ngjarje të tilla të mëdha që i përkasin edhe botës shpirtërore shqiptare. Ngjarja e madhe ka të bëjë mu me një jubile të madh: 30 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, 28 nëntor 1942. Njëra prej atyre që dikur Partia i quante “festat e mëdha të nëntorit”, duke përfshirë mbrenda tyre jo pak, por plot katër festa: atë të shpërthimit të Revolucionit Socialist të Tetorit, 7 Nëntor; të Themelimit të Partisë Komuniste Shqiptare, 8 Nëntor; të 28 Nëntorit të Pavarësisë, dhe të 29 Nëntorit të Çlirimit të Atdheut. Për të vjetrit, të cilat ende i kanë të padëmtuara celulat trunore të kujtesës, është bukur mirë e kujtueshme se si midis këtyre të katërtave, mu 28 Nëntori, ka qenë festa më pak dhe më rrallë e përkujtueshme në krahasim me tri të tjerat. Shkoni e shfletoni shtypin e para vitit 1991 dhe do të bindeni se çka ka ngjarë.

    Tash 28 Nëntori ka marrë përparësi, ose është vënë në vendin që i takon, sepse me kushtetutë është sanksionuar si Festa Kombëtare e Republikës së Shqipërisë dhe ndërkaq “pa Kushtetutë” dihet se është festa e më e çmueshme e pakta për nja 8 milion shqiptarë në krejt rruzullin.

    Do ta thyejmë heshtjen me këte tregim modest tonin, pa ndikimet apo paragjykimet e partizanerisë fanatike apo të historianëve politikë, që ende kërkojnë që me periudhën e Luftës së Dytë Botërore ku edhe populli shqiptar me ndjenjë të lartë atdhetare rrëmbeu pushkën për liri, të spekullojnë midis të pavërtetave dhe të vërtetave për hir të një interesi tejet të ngushtë që të çon te një monopolizim i papamë aksionesh e ngjarjesh, dukurish dhe kundërshtinash, spekullimesh apo falsifikimesh, e deri te një egoizëm i pangjashëm partiak. Ky tregim kronikal sa sportiv aq dhe historik e gjeopolitik, natyrisht nuk njeh ndikimin e atyre të cilët një koleg i huaj, autor i disa librave të vlefshëm rreth të vërtetave të Luftës së Dytë, Gianpaolo Pansa, me të drejtë i quan "xhandarët e kujtesës”.

    Shqipëri - Kosovë 1942

    Nuk ka dyshim se viti 1942 është një nga vitet më interesante në historinë e Shqipërisë. Eshtë një vit kur revolta shqiptare kundër pushtimit fashist, sa vjen e rritet, por ajo ende nuk ka një shpërthim të mirëfilltë. Nga ana e jashtme gjithçka të duket si një jetë më se normale, ndonëse nuk mund të thuhet se është plotësisht kështu. Nuk ka asnjë dyshim se ky vit që përkonte me 30-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, do të shfrytëzohej me dinakëri nga pushtuesi fashist, edhe për të vërtetuar se ky nuk ishte një pushtim, por thjesht një bashkim. Ashtu siç do ta quante Ministri i Jashtëm i Italisë, Conte Galeazzo Ciano, në editorialin e tij në numrin e 28 nëntorit 1942, në “Tomori”, kushtuar mu 30-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë me titullin "28 Nanduer". Shkruan Ciano:

    "Më 28 Nanduer 1912 Shqipëria zgjohet nga nji gjumë shekujsh... . Populli shqiptar fis autokton asht në formimin e vet kulturuer i ngjitun me Romën nga lidhje të fuqishme. Bashkimi mbështetet kështu, mbi dy shtylla të patrandshme: ndiesije dhe interesi politik".

    Në të vërtetë mjaft qartë, teksa Ciano me fjalët e fundit bën mirë edhe diplomatin e rreptë, nëse mund të përcaktonim kështu. E ka fjalën për atë që Italia fashiste e quante “bashkim”, jo pushtim. Ndonëse shqiptarët përjetonin nën këte “pushtimbashkim” edhe një bashkim tjetër, atë Shqipëri - Kosovë. Ndonëse edhe Duce në telegramin e tij dërguar kryeministrit Mustafa Merlika Kruja me rastin e 30-vjetorit të Pavarësisë, nuk shkon më tej asaj çka thotë dhëndërri i tij Ciano: "Festimi i tridhjetëvjetorit të pavarësisë shqipare, që na gjen në luftën për lirinë e popujve asht ma kuptimplotë se ç'do herë tjetër", thotë Mussolini.

    Mirëpo, duam apo s'duam ne, festimet për 30-vjetorin e Pavarësisë në atë vit të çuditshëm 1942, ku është përfshirë në mënyrë sensacionale edhe futbolli, janë zhvilluar, përjetuar, organizuar në mënyrën më të përsosur të mundshme.

    Rrugëtimi për te ky 30-vjetor i Pavarësisë, në të vërtetë nis qysh disi më heret, qysh në muajin qershor me vizitën historike të kryeministrit të Shqipërisë, Mustafa Merlika Kruja. E gjitha kjo vizitë e kryeministrit Kruja në Kosovën e vitit 1942, tashmâ pjesë e Shqipërisë së vërtetë, padyshim që nuk është treguar asnjëherë, ndonëse pavarësisht se nën pushtimin fashist, ajo në përmbajtjen e veprimtarive dhe të përgjurmimit ditor të ecurisë të saj, duam apo s'duam, duan apo s'duan "xhandarët e kujtesës", është historik. Historia nuk tutet prej fanatizmit politik. Ajo është histori, pra në kuptimin më vetanak të saj si "bashkësi e ngjarjeve njerëzore, ose e ngjarjeve ndikuese njerëzore, të marra në konsideratë në zhvillimin e tyre" apo “si një "tregim i fakteve në rendin politik, shoqëror, ushtarak, fetar, ekonomik, kulturor që i përkasin një epoke", sa për të nënvizuar dy përcaktime nga më klasiket të kuptimit të saj, që të çojnë te më e çmueshmja e historisë: tregimi me vërtetësi i saj.

    Mustafa Merlika Kruja e ka vizituar Kosovën më 27 qershor 1942. I shoqëruar prej protagonistit të madh të ngjarjes sonë të pëzgjedhur për këte kronikë historike, Ekrem bej Vlorës, ministër i Tokave të Lirueme, siç ishte emërtimi i zyrtar germë për germë, si dhe prej Ministrit të Punëve Botore, Iljaz Agushi, kryeministri shqiptar mbërrin në aeroportin e Prishtinës me avion, në të vërtetë janë dy avionë trimotorësh, mbas një udhëtimi që asokohe zgjati 1 orë e 30 minuta. Kruja ndodhej në avionin e tij, ndërsa dy ministrat në avionin tjetër të shoqëruar me gazetarë, fotografë dhe stenografë!

    Ai ishte i pari kryeministër shqiptar që shkelte tokën shqiptare të Kosovës në jetë të jetëve. Dhe "përshëndetja që i blatoi Prishtina ishte e flaktë”, siç thotë kronikani i kohës.

    Në aeroport e presin një grup i tanë autoritetesh të prirë prej prefektit Riza Drini dhe kryetarit të Bashkisë së Prishtinës, Hysen Prishtina. Në 12 kilometra të tanë nga aeroporti deri në qendër të qytetit, qindra e qindra shqiptarë të Kosovës përshëndesin kryeministrin, që kalon përmes tyre në të dy anët e tokave, apo "të fuqisë së madhe prodhimtare të Kosovës kreshnike, ai popull që s'ka lanë asnji pëllambë tokë të pa punueme".

    Eshtë kuptimplotë për synimin e tregimit tonë, kur mëson se përshëndetja e parë e korteut të gjatë të veturave në të hymë të Prishtinë "iu dha pjesëtarëve të Qeverisë nga nji rradhim i gjatë i djelmnis sportive të Prishtinës".

    Dhe mbas pak aty, te ai që quhej “Sheshi Skanderbeg" mu në zemër të Prishtinës. Përshëndet Prefekti Riza Drini dhe flet shkëlqesa Kruja. Kalimi i fjalës së tij përzgjedhur prej nesh, në të folmen autentike të kryeministrit, është ky:

    "Kosovarë!

    Mirëse u gjeta! Asht e dyta herë në jetë t'eme qi kam gzimin e madh, gzimin e pa shoq e pa masë me e vizitue Kosovën. E kam vizitue për të parën herë plot tridhetë vjet para ksaj dite. Ishte qershori i vjetit 1912. Shqypnija mbarë ishte çue më kambë me kërkue të drejtat e veta kombtare të grabituna e të shkeluna për mo se katërqind vjet. Shqypnija donte lirinë e vet. E kush kje atëherë pararoja e Revolucjonit Shqyptar? Kush kjenë trimat qi e dërmuen ushtrinë anmike dhe e banë me ra në gjuj e me lypun paqë? Kosovarët. Kah Kosova ishin drejtue sytë e tonë Kombit. Prej Kosove pritej shpëtimi, lirija e tij. Fati i Shqyptaris po dahej në Shkup. Edhe Kruja e Skanderbegit kishte çue n'atë Kuvend burrash përfaqësuesin e vet. Por shka bamë atje? Kurgjo. Fitues në fushë të luftës me gjakun e derdhun prej popullit, dolme të mujtun në tavolinë. E pse? Këto ka për t'a thonë historija. Por nji gjo asht e sigurtë. T'i kishim pasë da hesapet me Tyrkin qysh në Qershorin e 1912-s, t'i kishim pas da me to kufijtë e Shqypnis me katër vilajetet t'ona, të kishim pasë ngrehë flamurin t'onë në Shkup e në Manastir, në Janinë e në Shkodër, para se t'u lidhshin anmiqtë t'onë balkanikë tue na njehë si pjesë të Tyrkis, ndryshe do t'ishte konë da fati i Atdheut t'onë".

    XXX

    Dhe… Vizitë në spitalin e vendit, në Shkollën Normale të Prishtinës që kulmojnë me përurimin e Stacionit të Radios "Kosova", 27 qershor 1942 - një tjetër datë historike për jetën kulturore dhe të botës së komunikimit për Kosovën. "Jam kryenaltë”, - thotë Kruja, i cili përveç politikanit ushtroi plot pasion edhe njeriun e kulturës, studjuesin dhe madje shkencëtarin e gjuhës shqipe, - “qi tue përurue këte stacjon, po më takon mue të parit me e dhanë këte zo nëpër valët qiellore prej ksaj vegle të mrekullueshme qi ka sajue gjenija e nji taljani të madh, Guljeljm Marconit”.

    Italia! Italia Fashiste. Pushtuese. Fjalimet e kryeministrit nën pushtim, po dhe nën bashkimin Shqipëri- Kosovë, merret me mend që nuk mund t’iu shpëtonin lavdeve për Italinë Fashiste. Qoftë në fjalimet e jashtëzakonshme të pritjeve të rralla, gati të papërshkrueshme, qoftë në Ferizaj, qoftë në Gjilan. As që mund të mendohej ndryshe në atë kohë të udhëkryqeve të mëdha shqiptare. Ndonëse të theksuara në të rrallë dhe shkurt, pa ditirambet që aq të papërmbajtshme do të bëheshin për "pushtuesit" e rinj të Shqipërisë së Mbasluftës. Kjo ishte në stilin e kryeministrit Mustafa Kruja, i cili asesi nuk mund t'i shpëtojë gjykimit të historisë për këto vite kundërshtuese dhe të habitshme në të cilat përshkohesh edhe Shqipëria e viteve të Luftës së Dytë Botërore. “Zoti m’a ka falë jetën e, qoftë lëvdue, bashkë me tê, edhe shëndeten, por në të njâjtën kohë më ka edhe ndëshkue tue më lane gjallë në shkreti!”, do të shkruante ai pesë vjet më vonë, maj 1947, nga Bolzano e Italisë, siç mësojmë prej librit të rrallë “Letërkëmbim”, të botuar nga “Cama– Pipa” e Shkodrës para një viti.

    Atë 1942, ishte një Shqipëri vërtet e rrallë në gjithë këto “kundërthënie” të pamshirshme të historisë. Ajo do të guxonte të kërkonte edhe sportin, edhe futbollin.

    1942: Kosova dhe Shqipëria sëbashku në Kampionat

    Kanë kaluar disa vjet, më shumë se shtatë, dhe propozimi i autorit të këtyre rradhëve për të pasur një turne futbolli Shqipëri - Kosovë, një kupë midis 4 skuadrave më të mira të secilës, ka mbetur vetëm në faqe gazetash. Asgjë nuk u bë. Ndonëse asnjë pengesë nuk ka për një gjë të tillë. E pra më 1942 është arritur shumë, shumë më tepër çka kemi kërkuar ne para shtatë vjetëve. Më 1942 u arrit në një sensacion të përmasave: u organizua Kampionati Kombëtar i Futbollit Shqipëri- Kosovë. Tash për tash një Kampionat i tillë ligjërisht për shkaqe të njohura UEFA- FIFA, nuk mund të bëhet. Po një turne në formë kupe midis klubesh të të dy anëve jo vetëm që mund të bëhet, por shpejt mund të kthehet në tradicional.

    I kthehemi tregimit tonë të vitit të 30-vjetorit të Pavarësisë, vitit “fatal” 1942 të Kampionatit Kombëtar mbarëkombëtar. I kemi kushtuar një libër të tanë. Heshtja na rrethon si gjithnjë, sepse historia e sportit kombëtar nuk mund të themi se është integruar në krejt historinë e kombit shqiptar. Mosnjohja deri më sot e tre Kampionateve të Luftës nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit, e vërteton këte.

    Dhe… qershor 1942. Ndërsa në Prishtinë, Gjilan, Ferizaj nuk ndalin pritja dhe ngjarjet prej vizitës së kryeministrit Mustafa Merlika Kruja, Tirana përjetonte dit po kaq të rralla të futbollit. Duket sikur gjithçka është paramenduar. Ideja e Ministrit të Tokave të Lirueme, Ekrem bej Vlora për të përfshirë në Kampionatin Shqiptar edhe skuadrat e qyteteve të Kosovës, është e përmasave të mëdha. Nuk ka dyshim se e gjitha kjo përkonte me vetë zhvillimin befasues të arësimit dhe kulturës sidomos në Kosovë. Normalja e Prishtinës me drejtor Profesor Rexhep Krasniqi, titullar i “Bashkimit Shkodran” (Vllaznisë) qysh në Kampionatin e parë Shqiptar, atë të vitit 1930, po shndërrohej edhe në një qendër të mirëfilltë të edukimit fizik dhe atij sportiv. Arësimtarë nga Shqipëria kishin marrë ndër duart e tyre ngritjen dhe ecurinë e shkollave të panumurta në Kosovë, një nga zhvillimet më të mëdha për shqiptarët e Kosovës, e gjithë kjo nën drejtimin e Ministrit të Arësimit të kohës, Ernest Koliqi, poet i madh i kombit. Nuk dijmë një rast tjetër në Evropë si ky i Kosovës i viteve të Luftës së Dytë Botërore, nën një pushtim të huaj, ku ngritja e shkollave dhe zhvillimi i arësimit të kenë qenë në këto përmasa të tilla, gati gjigande.

    E, dihet, nga shkolla lind edhe një përhapje sporti.

    Përkimi nuk mund të jetë i rastit. Ndërsa në ditët 27- 29 qershor, Kosova është thuajse në delir prej vizitës së parë të një kryeministri shqiptar, Tirana shpërthen prej epilogut të një kampionati futbolli Shqipëri - Kosovë të padëgjuar më parë në histori. Edhe në Tiranë ngjarja i përket po ditëve të 26-29 qershorit 1942.

    Ky ishte Kampionati i tretë dhe i fundit i periudhës së Luftës, dhe i pari dhe i vetmi deri më sot me pjesëmarrjen e skuadrave të qyteteve të Kosovës.

    Gjysmëfundoret e këtij Kampionati, të cilin e kam quajtur si Kampionati i 10-të Kombëtar i Futbollit, duke e bashkuar me të gjithë paraardhësit e tij të viteve ’30, që janë zhvilluar në Tiranë më 26 dhe 27 qershor 1942, përbëjnë për historinë e sportit shqiptar një ngjarje vetanake (unikale), të jashtzakonëshme, historike. Ato janë kurorëzimi i një bashkimi sportiv të rrallë midis shqiptarëve etnikë, po që kurr nuk mund të konsiderohet thjesht sportiv. Prania e skuadrës së Prizrenit në kryeqytetin e Shqipërisë së Vërtetë, Tiranë, duke synuar titullin e Kampionit, përbën ngjarjen e rrallë që ndonëse ka qenë e futur në histori 65 vjet më parë, ishte zhdukur dhe rifutet përsëri me të gjitha të Drejtat e së Vërtetës.

    Ndeshja Tirana- Prizreni e 26 qershorit 1942 për kohën, duhet konsideruar një spektakël i vërtetë me pasurinë e episodeve, me rrjedhën e saj plot befasira e madje dhe me çuditë e saj. E gjykuar nga italiani Giovanni Fontana, ajo dhuron "nji lojë të zjarrtë, të shpejtë e të bukur", siç nënvizon kronika. Dhe vetëm përvoja e madhe e Zyber Lisit, padyshim më i miri lojtar i këtij Kampionati, me golat e tij të vazhdueshëm, shpëton si të thuash, nderin e 7 herë Kampiones së Shqipërisë. Dhe SK Tirana– Prizreni 2-2! Duhet shtesa prej 2x15 minuta. Po tashmâ Tirana kishte kapërcyer muzgun. Thuajse është errur. Nuk mund të luhet më tej. Skuadrat e lënë Shallvaren midis duartrokitjeve të tifozave të shumtë kryeqytetas. Sidomos për Vishën, Fagun, Demnerin dhe Spahiun nga njëra anë dhe për Gjinalin, Jusufin, Shportën, Gotën dhe Ismailin nga pala e Prizrenit, të cilët komenti i kohës i veçon si më të mirët.

    Kolonel Adem Boletini, tifozi numur 1 i Prizrenit, lë edhe ai tribunën e nderit, i bindur se skuadra e Kosovës kishte paraqitur një shembull të shkëlqyer, përtej se sportiv.

    Dhe pa e zgjatur, 24 orë më vonë, vjen ndeshja e përsëritur. Nuk ka mëshirë për lodhjen e lojtarëve. As në modelet e vjetra të Kupës së Botës nuk është luajtur dy dit rrjesht. E bën Shqipëria e vitit 1942 atë mbasdite të 27 qershorit 1942, ku thuajse e gjithë Tirana ka mbushur Shallvaren si në ditët e paharrueshme të kampionateve të viteve '30 kur katër protagonistë shqiptarë të Kosovës, Riza Lushta, Naim Kryeziu, Skender Gjinali e Mazllum Xurxa (Xërxa) të Sportklub Tiranës e të Vllaznisë së Shkodrës, habisnin rininë tiranase me lojërat e tyre tërheqëse.

    Kronika e ndeshjes së dytë është po aq e pasur, ndonëse ritmika e saj është doemos në varësi të lodhjes së ndeshjes së 24 orëve më parë. Tirana e kupton se prizrenasit duhen mposhtur sa më shpejt që të jetë e mundur. Dhe e udhëhequr nga përvoja e pashterëshme e Zyber Lisit, për 20 minuta rrjesht ajo është te porta e miqve. Dhe 2-0 për Tiranën! Golat arrihen brënda një harku 60 sekondësh. Në minutën e 17-të, Besim Fagu nis Zyber Lisin, ky Aristidh Parapanin dhe pasi e merr Akil Derani, kësaj here ky zgjedh gjuajtjen tokazi dhe 1-0! Sa vihet topi në qendër, Tirana bllokon, zotëron Ali Visha, kalon tek Mexhid Dibra, i cili gjuan. Portjeri Hadri pret, por nuk ndal. Topi rikthehet dhe aty Lisi nuk vonon e këmba e tij e pagabueshme e çon për herë të dytë topin në rrjetë.

    Me kaq duket se fati i gjysmëfundores është përcaktuar tashmâ. Prizreni megjithate, nuk e pranon një gjë të tillë. Lindin kombinacionet R. Vraniqi- S. Hasani dhe futbollistët prizrenas janë pranë golit. Pas pak është S. Hasani përsëri i vetëm me Kambën, por ky është me fat tek rrok topin. Tirana ndërkaq, e ndjen se nuk ka vend për stepje dhe kërkon golin e tretë. Derani dhe Shyqyri (Tas) Bylyku gjuajnë fort, por Hadri është në pozicion. Dhe prap Akil Derani- talent i madh - i cili në të 35' lëshon bombën e tij, çka i jep mundësi Hadrit të korrë duartrokitjet e publikut të pamatë. Pas Luftës, Derani, si dhe shumë të tjerë, do të braktisë Atdheun për t'i shpëtuar sundimit komunist dhe futbolli shqiptar, siç më thoshte i paharrueshmi Myslym Alla, do të kishte patur në Akil Deranin një yll futbolli më tepër.

    Kështu ecën kjo ndeshje, deri 1 minutë para mbarimit kur Tiranën e ndjek fati i takimit të parë me lojtarët e vet. Michele Carone nxjerr nga fusha Besim Fagun dhe në pjesën e dytë përsëri Prizreni ka epërsinë e 11 vetëve përballë 10 të Tiranës. S. Gjinali, Vraniqi dhe Gota janë pranë golit para portjerit shtatshkurtër Petrit Kamba, tejet i shkathët megjithate. Në të 58' Gota tund shtyllën e portës së Kambës dhe goli duket i projektuar tashmâ. E arrin i zakonshmi Skender Gjinali në të 76', i cili gjuan dy herë rrjesht. Herën e parë kthen Kamba, por të dytën gjuajtja e Gjinalit është e pamshirëshme! Tirana fiton 2-1 këte ndeshje të tipit "play- off" të sotëm dhe është në finalen (fundoren) e Kampionatit të 10-të. Prizreni e lë me kryet lart Shallvaren dhe vetë Tiranën për të mos e mbërritur më, në mos gaboj deri sot e kësaj dite për një ndeshje në Shqipërinë e Vjetër!

    Tiranës i duhej të priste kësisoj, kundërshtaren e herëshme, skuadrën e Shkodrës - kampione në fuqi - me të cilën do të kryqëzojë shpatat edhe një herë tjetër për një fund të madh. Do ta mposhtë dhe do t’i rrëmbejë titullin e kampionit në të vetmin kampionat ku kishte marrë pjesë edhe Kosova përmes skuadrave të qyteteve të saj Prishtinë, Pejë dhe Prizren. Kosova, kishte bërë një hap drejt shkrirjes me futbollin mbarëshqiptar. Dhe kishte vërtetuar forcën e futbollit të saj.

    Por… duhet bërë diçka tjetër, thotë mendja e ndritur e Ekrem bej Vlorës, Ministrit të Tokave të Lirueme, ky universal i madh i kulturës kombëtare po aq sa dhe i politikës, i cili qysh në rininë e tij të parë, ishte përshkuar në një jetë e kulturore e sportive në shkollat e Perandorisë austro-hungareze, dhe i cili e dinte mirë se ç’duhej bërë më tej. Kishte bashkuar Shqipërinë me Kosovën edhe në futboll. I kishte sjellë Kampionatit Kombëtar edhe tri skuadra të Kosovës mu në vitin jubilar të 30-vjetorit të Pavarësisë.

    XXX

    Kësisoji, Shqipëria e pushtuar përjetonte ditë të një kulture. Eshtë një situatë tejet e gjallë dhe ende pra luhet futboll, ndërkohë që rezistenca antifashiste ende nuk njeh ngjarje madhore. Rrethi "Skenderbej" përuronte në ato dit, lokalet e reja në Tiranë, ku vjen Mëkëmbësi Jacomoni i pritur nga Kryetari i Studimeve Shqiptare, Shkëlqesa Ernest Koliqi, në praninë thuajse të krejt qeverisë e personaliteteve italiane dhe të Trupit Konsullor. Orkestra e Fuqive të Armatosura ekzekuton hymnet e Italisë e të Shqipërisë. Në Tiranë, nën drejtimin artistik të Amedeo Castellazzi-t punohet për prodhimin e filmit "Naltësia 731" prodhim i Shoqërisë "Bassoli-Film" dhe asaj "Tomori-Film", një film "që ekzalton gjestet heroike të Ushtrisë Perandorake në fushatën e Greqisë dhe përkujton mbrojtësit kreshnikë të Naltësisë 731".

    Shqipëria për çudi paraqitet në një gjallëri të paparë jete, në këte 1942. Gjallëri kulture, sporti, arti, politike e sociale. Ndonëse lufta tashmâ ndjehej gjithkund e më pranë. Dekorohen ndërkaq me Urdhërin "Skenderbej" pari e Tiranës: Jusuf Elezi, Shaqir Preza, Musa Maçi, Alqi Hobdari, Rexhep Kondi, Njazi Alltuni, Ali Veliu. Shoqata "Dante Alighieri" në Gjirokastër me në krye Prof. Thoma Papapano e Prof. Sokrat Kurti, përuron formimin e saj falë interesimit të kryetarit Dom Lazër Shantoja dhe të nëndrejtorit të përgjithshëm Carlo Petrocchi. Shkolla fillore "At Shtjefën Gjeçovi" e Prizrenit lidhet me shkollën "Luigj Gurakuqi" të Durrësit duke shprehur "gëzimin e patregueshëm të bashkimit me Shqipninë- Mamë", siç shkruhet fjalë për fjalë. Në Durrës përurohet ndërkaq, Kinema Verore "Savoia" - në kopshtin e familjes Koka- pronë e Vëllazënve Koka - me filmin "I promessi spossi", ekranizim i romanit të njohur të Manzoni-t.

    Programi i Radio Tiranës tash shoqërohet edhe me programin e Radio Korçës. Tirana ka plot pesë kinema, "Savioa", "Rex", Tomori", "Imperiale", "Rozafa" ku filmat e Amedeo Nazzari-t, Maria Denis e Gino Cervi-t bëjnë ligjin.

    Kjo është Shqipëria e vitit 1942, e cila ka meritën se organizon edhe kampionat kombëtar të futbollit, me pjesëmarrjen e skuadrave të qyteteve të Kosovës.

    Eshtë një qershor historik i ndërkombëtarizimit befasues të talenteve të futbollit shqiptar. Mu në këte qershor 1942, dy djem të shquar të Kosovës, më parë futbollistë të Sportklub Tiranës, Riza Lushta dhe Naim Kryeziu, mbasi ishin bërë Kampoionë të Shqipërisë edhe në Kampionatin e parë të Luftës, atë të vitit 1939, tash ngjiten në majën e futbollit të Serie A të Italisë– Kampione e Botës në fuqi. Më 14 qershor 1942 Naim Kryeziu bëhet Kampion i Italisë me klubin Roma, duke qenë titullar i palëvizshëm i 11-shit të saj. Më 28 qershor 1942 Riza Lushta me 3 golat e tij të pandalshëm i jep fundoren dhe Kupën e Italisë Juventusit përballë Milanit në 4-1-shin famëmadh që ishte i tani vepër e tij.

    Ndërkaq, në Shqipërinë e Vërtetë, Kosova kishte përuruar futbollin e saj.

    Nuk do të ndalte këtu. “Duhet diçka më tepër se kaq”, thotë mendja e ndritur e Ministrit të Tokave të Lirueme, Ekrem bej Vlora.

    Ishte viti i 30-vjetorit të Pavarësisë. 28 Nëntori 1942 thuajse po mbërrinte…
    My silence doesn't mean I am gone!

  16. #96
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    “Anëtarësimi i FFK-së në UEFA, çështje ditësh”

    Sune Helstrëmer, sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Suedisë dhe ekspert në paneling ...

    Jetmir Halilaj

    ...administrativ të UEFA-s ka hequr të gjitha dilemat rreth anëtarësimit të Federatës së Futbollit të Kosovës në UEFA dhe FIFA. Ai ka thënë se pranimi i FFK-së është çështje “ditësh”. Deklarata e suedezit është thënë disa ditë para së dielës, kur Kuvendi i Kosovës bëri deklaratën për shpalljen e pavarësisë. “Futbolli i Kosovës do të pranohet në institucionet ndërkombëtare. Se kur do të ndodhë kjo, nuk ka shumë rëndësi, meqë bëhet fjalë për një afat të shkurtër dhe është më shumë çështje procedure. Prandaj zyrtarët kosovarë duhet sa më parë të dërgojnë kërkesën për pranim në FIFA”, ka thënë Helstrëmer, gjatë takimit që pati këto ditë me Albert Bunjakun, zyrtarin e FFK-së për marrëdhëniet ndërkombëtare. Të njëjtat fjalë, drejtuesve të futbollit të Kosovës, u janë transmetuar edhe nga kryetari i Federatës së Futbollit të Suedisë, Lars-Ake Lagrel, dhe nga sekretarja e ish-presidentit të UEFA-s, Lenart Johansonit, Mija Lindber.

    Vokrri

    I sapozgjedhuri në krye të FFK-së, Fadil Vokrri, ka thënë se qëllimi kryesor i tij dhe i stafit të Federatës së Futbollit të Kosovës do të jetë anëtarësimi në FIFA dhe UEFA. “Prioriteti ynë do të jetë ndërkombëtarizimi i futbollit kosovar. Shumë shpejt do të formoj një ekip ekspertësh, për të punuar në lidhje me anëtarësimin e FFK-së në FIFA dhe UEFA. Madje, do të kërkojmë edhe ekspertë të huaj për të na ndihmuar”, ka deklaruar Vokrri.

    Përkrahja e veçantë për Vokrrin pritet të vijë edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit. Madje, vetë kreu i FIFA-s në takimin që pati para disa ditësh me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, autorizoi këtë të fundit që me institucionin e tij të marrë përsipër mbështetjen konkrete të FFK-së. FSHF-ja deri në pranimin e FFK-së do të japë asistencë në të gjitha drejtimet, duke nisur nga përgatitjet e legjislaturës, të kuadrit profesional e të administratës e deri te projektet e infrastrukturës. Futbolli është sporti më masiv dhe më i popullarizuar në Kosovë. Për rreth 17 vite ky sport sikur edhe të tjerët ishin të privuar të zhvillohen normalisht për shkak se institucionet e drejtuara nga shqiptarët kanë refuzuar të mbajnë firmën e ish-Jugosllavisë. Klubet e futbollit nuk panë dritë as pas vitit 1999, kur Kosova ishte vënë në mbikëqyrje të OKB-së. FIFA dhe UEFA refuzuan në vazhdimësi pranimin e FFK-së, me arsyetimin se Kosova nuk është shtet i pavarur.

    Pretendimet
    Zyrtarët e tenisit, çiklizmit, atletikës, volejbollit dhe të shumicës së sporteve të tjera e pranojnë se pavarësia ka shmangur të gjitha barrierat procedurale për pranimin e tyre në institucionet ndërkombëtare, sidomos janë shumë entuziastë që nuk do të sakrifikohen interesat e sportistëve kosovarë për hatër të Serbisë. Të gjithë thonë se pranimi do të kryhet brenda vitit.

    Tentativa
    Rreth dy vjet më parë drejtuesit e Federatës së Kosovës i bënë një kërkesë FIFA-s për të nisur procedurat për anëtarësimin e FFK-së në organizatën botërore të futbollit, por kjo kërkesë nuk u mor parasysh për shkak se ende nuk ishte përcaktuar statusi i Kosovës. Futbolli në Kosovë është një nga sportet më popullore, por ka probleme të theksuara në infrastrukturë dhe në organizim.

    PANORAMA
    My silence doesn't mean I am gone!

  17. #97
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Blazeviç, kandidat për pankinën kosovare

    Mirosllav Blazeviç është një prej kandidatëve kryesorë për drejtimin e kombëtares kosovare të futbollit. Lajmi bëhet i ditur nga vetë tekniku, i cili në një intervistë për mediat kroate ka theksuar se mund të jetë në krye të përfaqësueses kosovare, pasi asnjëherë nuk ka qenë shovinist, ashtu siç e akuzojnë serbët. "Në Kroaci kam shumë miq serbë dhe nuk jam shovinist, mirëpo disa nga serbët më akuzojnë. Me Kosovën jam i lidhur sentimentalist dhe ajo nuk do të thotë se jam kundër tyre. Por, nëse më zgjedhin për trajner, mendoj se me Kosovën mund të luftojmë edhe për pozitat më të larta", ka deklaruar Bllazeviç. Kroati karizmatik ka punuar edhe më parë në Kosovë teksa ka drejtuar edhe FK Prishtinën në sezonin 1986-1987. Por jo vetëm kaq. Blazeviç ka qenë trajner i Vevey, FC Sion, Nojshatel Ksamaks, Grashopper, Lausanne në Zvicër; i NK Rijeka, Dinamo Zagreb, NK Varteks, NK Osijek, Hajduk Split, NK Zagreb në Kroaci; i NK Mura në Slloveni; i PAOK të Selanikut në Greqi; i FC Nantes në Francë; si dhe trajner i përfaqësueses kroate të futbollit në vitet 1994-2000. Eksperienca e tij e madhe si dhe pasja në dispozicion të një numri futbollistësh kosovarë të talentuar që luajnë në kampionate të ndryshme evropiane, sipas tij, jep garanci për krijimin e një skuadre të fortë, e cila mund të konkurrojë denjësisht me ekipe të tjera evropiane që në fillimet e veta.

    /TIRANA OBSERVER/
    My silence doesn't mean I am gone!

  18. #98

    Kosova do te luaje kunder Kroacise

    Vokrri: Duam SHBA-ne per miqesoren e pare!

    E Premte, 22 Shkurt 2008

    Kosova kerkon te zhvilloje miqesoren e pare me Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

    Lajmin e ben te ditur vete kryetari i Federates Kosovare te Futbollit, Fadil Vokrri, i cili thekson per mediat kosovare se kjo mbetet ne kuadrin e nje deshire, pasi skuadra e pare qe ka prenotuar Kosoven, sipas te gjitha gjasave, do te jete Kroacia. Ka qene trajneri i Kroacise, Sllave Bilic, ai qe ka kerkuar dicka te tille. Federata e Kosoves eshte gati ta pranoje kete takim, edhe pse deshira e kryetarit Vokrri eshte qe Kosova e pavarur te luaje takimin e pare miqesor me SHBA-ne. “Normalisht qe deshira ime eshte qe kundershtari i pare i Kosoves ne arenen nderkombetare te jene Shtetet e Bashkuara te Amerikes, thote Vokrri. Ma merr mendja se na takon qe ne ndeshjen e pare tone zyrtare te ndeshemi me SHBA-te, pas gjithe asaj perkrahjeje te madhe qe kemi pasur nga ky vend”. Megjithate, Vokrri nuk e ka perjashtuar mundesine qe Kosova ndeshjen e pare ta realizoje me ndonje kombetare tjeter. Sipas tij, ne konsiderate mund te vijne Shqiperia, Maqedonia dhe Turqia.

    Gazeta Koha Jone

  19. #99
    Hristo Stoichkov kandidat per trajner te ekipit kombetar te Kosoves.

    http://international.ibox.bg/news/id_1261957485

  20. #100
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-02-2008
    Postime
    4
    Kosova ka pase nje ekip qe e ka quajt perfaqesuese qe prej 1993. Nese do te pranohet ne FIFA eshte nje qeshtje per te cilen une personalisht nuk jam shume optimist. Kjo per arsyen se FIFA dhe UEFA nuk pranojne ne gjirin e tyre federata te shteteve qe nuk jane te pranuara ne KOmbet e Bashkuara. Tashi me sa po shohim dita kur Kosova te pranohet ne Kombet e Bashkuara nuk eshte edhe shume e afert

Faqja 5 prej 12 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •