Close
Faqja 19 prej 24 FillimFillim ... 91718192021 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 237
  1. #181
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Përfaqësuesja e Kosovës në futboll


    “Kosova do të ishte superfuqi në Evropë po të kishte kombëtare”

    Ngritja e emrit të Bosnjës përmes futbollit është shembulli më i mirë se si edhe Kosova do të mund të fitonte respektin e saj në botë, të harronte dëmet e luftës dhe t’i rikthehej jetës normale.

    Madje sipas ekspertëve Kosova do të mund të ishte edhe superfuqi në futbollin evropian dhe të kishte ndikim në zhvillimet e garave më të famshme në këtë sport.

    Autori i shumë librave mbi nacionalitetin dhe futbollin James Montague duke folur për polemikat e shumta mbi nacionalitet e shumëfishta të futbollistëve anë e kënd botës ka folur edhe për rastin e shqiptarëve të cilët sot kanë marrë Evropën Stuhishëm.

    Janë në veçanti 6 shqiptarëve e Zvicrës të cilët siguruan kualifikimin në kampionatin botëror dhe ylli më i ri evropian, kosovari i Manchester United, Adnan Januzaj, të cilët kanë hapur debate të shumta mbi kombëtaret.

    E në gjithë këtë tregim nuk ka mundur të anashkalohet edhe Kosova e cila është vendi i prejardhjes së këtyre talenteve të futbollit me të cilët shtetet tjera po mburren dhe po korrin suksese.

    “Shpërbërja e Jugosllavisë ka krijuar disa shtete të reja dhe disa kombëtare të reja të futbollit. Lufta ka bërë që të tjerët ta gjejnë veten në një shtet të ri me një përfaqësuese të re. I tillë është rasti i Zlatan Ibrahimovicit i cili ka mundur të luaj edhe për Bosnjën edhe për Kroacinë”, ka thënë Montague.

    “Edhe rasti i Adnan Januzaj është një shembull i njëjtë. Kosova nuk është e njohur nga Kombet e Bashkuara dhe si rezultat kombëtarja e tyre në futboll nuk është njohur nga UEFA. Për shkak të luftës shumë kosovarë janë bërë pjesë të Zvicrës dhe Belgjikës. Pasi që ata nuk kanë pasur shtet ka qenë më e lehtë për ta që ta marrin nënshtetësinë”, shton më tutje Montague.



    Ai më pas nënvizon fjalët më të fuqishme dhe më domethënëse për Kosovën dhe futbollin e saj.



    “Sot ju keni një gjeneratë të tërë të futbollistëve nga Kosova të cilët me krenari e identifikojnë veten si kosovarë mirëpo të cilët luajnë për Zvicrën pasi që Kosova nuk ekip kombëtare. Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka janë vetëm disa nga të shumtit.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #182
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Përfaqësuesja e Kosovës në futboll



    FIFA “pranon” Kosovën, ndeshja e parë me Kroacinë

    Publikuar: 29.12.2013 - 16:31


    Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA, e ke pranuar kërkesen e Federatës së Futbollit të Kosovës, që përfaqësuesja e jonë të zhvilloj ndeshje miqësore ndërkombëtare prej 10 janarit të vitit 2014.

    Kjo është kërkesa e vetme e palës kosovare aktualisht për të cilën u bisedua disa herë muajt e fundit në mes të krerëve kosovarë, serbë dhe botëror të futbollit.

    Ndërkohë jo zyrtarisht mësohet se kombëtarja e Kosovës ndeshjen e parë historike miqësore ndërkombëtare do ta zhvilloj me përfaqësuesen e Kroacisë pikërisht në Prishtinë.

    Ky vendim i FIFA-së, pritet që të bëhet zyrtar me 10 janar në Zvicër kur edhe do të mbahet mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv i FIFA-së. /Zëri/
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #183
    i/e regjistruar Maska e vergogc
    Anëtarësuar
    16-01-2012
    Vendndodhja
    Quala Bubu
    Postime
    49

    Për: Përfaqësuesja e Kosovës në futboll

    Nuk mund te kuptoj pse Shqiptaret te ken dy kombetare? Me dy kombetare, eshte e sigurt qe endrra qe te shikojem kombetaren ne nje Boteror ose Euro Cup, do shuhet.
    Ju lutem te me korrigjoni sa herë që shihni gabime në mënyrën qe shkruaj Shqip!

  4. #184
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Përfaqësuesja e Kosovës në futboll





    Si mendoni a do te kete mundesi ti shohim keta mega yje ne fanelen e perfaqsueses tone.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #185
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Përfaqësuesja e Kosovës në futboll

    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #186
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: Përfaqësuesja e Kosovës në futboll

    Ndeshja e pare me Kroacine?
    Sikur kam degjuar qe eshte e ndaluar te krijohet nje ndeshje me vendet e ish Jugosllavis deri ne nje shqyrtim tjeter.

  7. #187
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Përfaqësuesja e Kosovës në futboll

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    O,llapist,

    Blerin xhemaili eshte nga shqipet e mecedonis,

    Slejohet me lujt me kosojevon



    Kshu qe merr tha qin,..
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #188
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Përfaqësuesja e Kosovës në futboll

    urime e ju prifte e mbara e suksese ne europiane e boterore

    tani ngrihu kushta zmijani pano shulku dosti etj etj e na nxirrni Talente si aso kohe me te madhon Zan ragami
    JO SEKS PARA MARTESE

  9. #189

    Për: Përfaqësuesja e Kosovës në futboll

    E para eshte se para te krijohet apo formohet "Kombetarja e Kosoves", duhet qe se pari te krijohet e pranohet "Kombi Kosovar". E ne kete "Komb Kosovar" do te jene Shqiptaret si shumice, si dhe te tjeret si minoritet: Boshnjaket, Ashkalinjet, Romet, Turqit, Goranet etj, e ku ne kete Komb te Ri nuk do te perfshihej fare minoriteti Serb, sepse ata nuk do e pranonin ne gje te tille. Pra me kete status qe ka Kosova - Kosove MultiEtnike, edhe sipas Pakos se Ahtisarit dhe Kushtetutes se Kosoves te dale nga kjo pako - do te thirrej Kombetarja MultiEtnike e Kosoves. Po ashtu pasiqe tanime e kemi edhe Fusnoten si produkt e marreveshjeve te arritura politike ndemjet dy qeverive asaj te Kosoves dhe te Serbise - Ne realitet ky formacion i Kosoves do te thirrej si: "KOMBETARJA MULTIETNIKE E FUSNOTES SE KOSOVES", sepse ky eshte realiteti dhe statusi i tanishem i Kosoves. Tani ne nuk mund te bejme krahasime, sikurse qe po mundohen disa te bejne krahasimet, se Gjermania, Austria, Zvicera e Luxemburgu jane nje KOMB dhe kane 4 Kombetare. Mendoj se NE Shqiptaret kudo qe jemi ne trojet tona, nuk duhet qe tani e tutje te ndahemi edhe me teper sepse ndarja eshte duke na kushtuar goxha me cmim te larte. E pikerisht "KOMBI KOSOVAR - KOMBETARJA KOSOVARE" eshte nje ndarje e metutjeme qe do na kushtoje shum ne te ardhmen. Prandaj mendoj se NE duhet te konsiderojme veten tone si NJE KOMB dhe per kete arsye duhet te kemi vetem NJE KOMBETARE - Pikerisht keshtu siq thote edhe kapiteni i Kombetares Sone - Lorik Cana.....!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  10. #190
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Përfaqësuesja e Kosovës në futboll

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    [img]...
    “Kosova do të ishte superfuqi në Evropë po të kishte kombëtare”

    ...



    Supermu...!
    Si ne gati cdo krahasim tjeter me vendet e Ballkanit dhe te Evropes.

Faqja 19 prej 24 FillimFillim ... 91718192021 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •