Close
Faqja 18 prej 24 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 237
  1. #171
    i/e regjistruar Maska e roni_s
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    639
    Kosova karshi Shqiprise momentalish posedon me shume talenta ne futbol. Por problemi eshte se shumica prej tyne jetojn jasht vendit, poqe se do te ktheheshin vertete do te behej nje skuader e rrezikshme ne rajon , e nga kjo qe kemi aktualisht mendoj se te dyjat kombtaret jan te niveli low!

  2. #172
    FIFA mban pezull Kosovën

    Ekzekutivi shtyu zgjidhjen në muajin dhjetor

    Futbolli kosovar mbetet i izoluar të paktën deri në dhjetor. Pas hapjes së ditës jeshile dhe premtimit parimor se përfaqësueses dhe klubeve në Kosovë do t’u lejohej zhvillimi i miqësoreve ndërkombëtare, FIFA ende nuk po vendos se kur do të ndodhë kjo.
    Kërkesat e vazhdueshme të Federatës Kosovare të Futbollit për të zhvilluar të paktën miqësore me përfaqësuese apo klube të tjera, thjesht po shëtiten nëpër qytete të ndryshme të botës nga ana e FIFA-s dhe UEFA-s. Dy organizmat më të lartë të futbollit kontinental dhe atij botëror po e anashkalojnë këtë çështje.
    Në maj të vitit 2012, FIFA e aprovoi kërkesën e FFK-së, që fillimisht endej nga UEFA te FIFA dhe ansjelltas. Gjithçka ndryshoi pas presionit të Serbisë dhe qëndrimit kundër të kreut të UEFA-s, Michel Platini. Sepp Blatter bëri një hap mbrapa duke e “ngrirë” përkohësisht atë vendim, ndërsa FIFA lajmëroi se lejimi do të zyrtarizohej më 27 dhe 28 shtator, pasi Komiteti Ekzekutiv i këtij institucioni të përzgjedhte modalitetet sipas të cilave Kosova do të luante miqësore ndërkombëtare.
    Por, as në mbledhjen dy-ditore, Ekzekutivi i instucionit që drejton futbollin botëror nuk i diskutoi modalitetet, duke lënë sërish pa zgjidhje çështjen e futbollit kosovar. Miratimi përfundimtar u shty për në mbledhjen e 14 dhjetorit në Tokyo të Japonisë.
    Këtë Blatter ia konfirmoi kreut të Federatës së Kosovës, Fadil Vokrri, duke i kërkuar FFK-së që të mos shqetësohet aspak për vonesën, sepse në fund të këtij viti do të merret vendimi në favor të Kosovës. Presidenti i FIFA-s e arsyetoi shtyrjen me tre muaj të tjerë me faktin që institucionit të tij i nevojitet edhe pak kohë, për të përcaktuar modalitetet, konform të cilave Kosova do të lejohet të zhvillojë miqësore ndërkombëtare.

    ABC
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  3. #173
    FIFA jep vendimin, gjysme fitore per Kosoven

    Pas një pritje të gjatë më në fund vjen një lajm i mirë për futbollin kosovar, por gjithesesi jo ai qe pritej dhe qe nuk mund te kenaqe plotesisht tifozet kosovare. Shtëpia botërore e futbollit, FIFA, ka njoftuar se ka vendosur ti lejojë Kosovës të zhvillojë ndeshje miqësore ndërkombëtare, por me nje klecke.

    Ekzekutivi i FIFA-s në takimin e fundit të vitit 2012 në Tokio ka fuqizuar vendimin paraprak që ishte marrë më 21 maj të këtij viti dhe ka njoftuar për implementimin e tij të menjëhershëm.

    “Konform vendimit të marrë më 21 maj 2012 për ti lejuar asociacionet anëtare të FIFA-s të luajnë ndeshje miqësore ndërkombëtare me ekipet nga Federata e Futbollit të Kosovës, që nuk është anëtar i FIFA-s, ekzekutivi sot është pajtuar të implementojë këtë vendim për të rinjtë, amatorët, femrat dhe klubet”, thuhej në njoftimin zyrtar te publikuar në uebfaqen zyrtare të FIFA-s.

    Nje lajm shume i mire ky kryesisht per kombetaret e moshave dhe klubet kosovare qe do ta kene me te lehte per tu ndeshur me skuadra te huaja. Mirëpo, në listë nuk është përmendur Përfaqësuesja e Kosovës, që ishte kërkesë e palës kosovare. Kjo ishte nje nga pikat kryesore dhe me e kundershtara nga pala serbe dhe presidenti i UEFA-s.

    Megjithate kjo mund te quhet nje fitore e vogel per Kosoven dhe tregon se futbolli atje eshte ne rrugen e duhur. Njohja e Perfaqesueses eshte e pashmangshme por sa me shpejt aq me mire. http://futbollishqiptar.net/


  4. #174

  5. #175
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    S’ka ndeshje miqësore për përfaqësuesen e Kosovës

    Përfaqësueses së Kosovës nuk i lejohet zhvillimi i ndeshjeve miqësore ndërkombëtare. Lajmi vjen nga kryeqyteti i Japonisë, Tokio, ku Komiteti Ekzekutiv ka marrë vendim që negativisht t’i përgjigjet kërkesës së Federatës së Futbollit të Kosovës, që t’i lejohet zhvillimi i ndeshjeve miqësore ndërkombëtare.

    Asociacioni më i madh i futbollit në botë (FIFA) në vend të kësaj Kosovës i ka lejuar të luajë ndeshje miqësore vetëm për grupmoshat e reja, femrave dhe klubeve të futbollit.Pas vendimit të marrë më 21 maj, që FIFA të lejojë anëtaret e saj të luajnë ndeshje ndërkombëtare me ekipet e Federatës së Futbollit të Kosovës, e cila nuk është anëtare e FIFA-së, Komiteti Ekzekutiv sot ka arritur marrëveshje për implementimin e këtij vendimi me efekt të menjëhershëm për grupmoshat e reja, amatorët, femrat dhe futbollin e klubeve”, kjo është deklarata e parë zyrtare e dalë nga FIFA, menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv.

    Edhe pse lajmi i ardhur nga Tokyo është pozitiv, nuk ishte ai që e kemi pritur, pas shumë pritjeve, që kur kishte filluar të pëmendet mundësia e zhvillimit të ndeshjeve ndërkombëtare, në maj të këtij viti. Por qëllimi nuk është arritur. Përkundër deklaratave të shumta të kreut të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, se një gjë e tillë do të ndodhte në këtë takim, ajo nuk ndodhi dhe as nuk pritet që të ndodhë në një periudhë afatshkurtër.


    Ndërkohë zëdhënësi i FFK-së, Fazli Berisha, tha se kanë pritur më shumë nga ky takim. “Realisht kemi pritur më shumë nga ky takim i Komitetit Ekzekutiv, pasi që edhe kishim punuar në këtë drejtim, mirëpo ky është vendimi i FIFA-së dhe aktualisht duhet ta pranojmë. Megjithatë, ne mendojmë se është një lajm i madh për futbollin e Kosovës dhe aspiratave të saj për pranim në arenën ndërkombëtare”, tha Berisha. “Ne po presim të informohemi edhe me shkrim lidhur me këtë vendim, e së shpejti do të ketë takim të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, i cili do të diskutojë në lidhje me këtë çështje.

    Ndërsa, kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri pritet që shumë shpejt të ketë takime me presidentin e FIFA-së, Sepp Blatter”, tha zëdhënësi, Berisha. Ndërkohë për trajnerin e Ferronikelit dhe përzgjedhësin e përfaqësueses së Kosovës, U 19, Ramiz Krasniqi vendim është i pakuptueshëm, në thelb nuk ka bazë dhe është i padrejtë. “Nuk arrij të kuptoj këtë vendim të FIFA-së se si u lejon grupmoshave të reja të zhvillojnë takime ndërsa përfaqësueses A jo. E gjithë aspirata e këtyre djelmoshave të rinj është të depërtojnë në përfaqësuesen A ndërsa aty nuk do të kenë të drejt loje”, tha Krasniqi.

    Sidoqoftë, mendoj se në situatën në të cilën gjendemi ky është një lajm i mirë dhe një hap para por nuk mund ta fshehim edhe zhgënjimin që pësuam përsëri rreth moslejimit të përfaqësueses A”. I zhgënjyer me vendimin e FIFA-s ka mbetur edhe menaxheri kosovar, Nexhmedin Haxhiu. “Ky vendim është nënçmues për neve. Kjo i bie që askush nuk na bën hesap dhe nuk na pyet askush”, tha Haxhiu.

    Mirëpo, sipas tij, edhe pritjet kanë qenë të tepërta duke e ditur pozicionin e FIFA-s dhe UEFA-s më herët, që i kanë dhënë zjarr edhe deklaratat e zyrtarëve të FFK-së. “Nuk e di se si mund të jesh i sigurt në diçka, kur nuk ke në duar asgjë. Këtë e kanë bërë zyrtarët e federatës, duke thënë se kjo punë është rkyer dhe se janë marrë premtime. Kjo ka lënë një shije dëshpërimi te të gjithë, pasi që na është thënë se duhet të presim shumë”, tha Haxhiu, duke shtuar se edhe kjo është një levizje pozitive.

    Me këtë vendim të FIFA-së për Kosovëm dje, shtëpia më e madhe e futbollit e ka hequr nga lista këtë temë për një kohë të caktuar, ndërsa nuk do të figurojë as në agjendën e takimit të radhës, që do të mbahet më 20 dhe 21 mars 2013 në Zurich të Zvicrës. Me gjasë duket që përfaqësuesja e Kosovës nuk do të jetë në gjendje të zhvillojë ndeshje ndërkombëtare në futboll deri në pranimin e saj fuqiplotë, atëherë kur vendi ynë do të pranohet në Kombet e Bashkuara (OKB).

    http://www.zeri.info/artikulli/5/26/...sen-e-kosoves/

  6. #176
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    po saliu tha ne fb qe urime kosoves dhe se do ishte ne stadium ne ndeshjen e pare
    JO SEKS PARA MARTESE

  7. #177
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Krasniqi: Vendimi i FIFA-s i pa drejtë

    Prishtinë, 21 dhjetor - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, ka reaguar lidhur me vendimin e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit, se Republika e Kosovës nuk mund të luajë ndeshje ndërkombëtare miqësore në territorin e Kosovës,pa lejen paraprake të Serbisë, si dhe nuk lejon flamurin dhe himnin shtetëror në ndeshjet miqësore ndërkombëtare jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

    "Ky është një vendim i pa drejtë dhe i papranueshëm më të cilin FIFA rrezikon të shkel mbi parimet themelore sportive, e mbi të gjitha të drejtat elementare njerëzore" thuhet në komunikatën e ministrit Memli Krasniqi.
    ...
    http://www.koha.net/?page=1,18,128423
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 22-12-2012 më 05:16

  8. #178
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Krasniqi: Vendimi i FIFA-s i pa drejtë

    Prishtinë, 21 dhjetor - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, ka reaguar lidhur me vendimin e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit, se Republika e Kosovës nuk mund të luajë ndeshje ndërkombëtare miqësore në territorin e Kosovës,pa lejen paraprake të Serbisë, si dhe nuk lejon flamurin dhe himnin shtetëror në ndeshjet miqësore ndërkombëtare jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

    "Ky është një vendim i pa drejtë dhe i papranueshëm më të cilin FIFA rrezikon të shkel mbi parimet themelore sportive, e mbi të gjitha të drejtat elementare njerëzore" thuhet në komunikatën e ministrit Memli Krasniqi.
    ...
    http://www.koha.net/?page=1,18,128423


    Njemend eshte per keqardhje vendimi I FIFAs ne lidhje me ndeshjet miqesore te perfaqesues se Kosoves ne arenen nderkombetare. Natyrisht se ky vendim I FIFAs eshte I pa drejte, eshte jo parimor, e mund te jete edhe vendim politik. Por personalisht mendoj qe ky vendim I FIFAs reflektoi mendimin gjeneral te nje pjese te Bashkesise Nderkombetare, e sidomos reflektoi mendimin e shumices se Shteteve te BEse se Kosova ende eshte pjese e Serbise. Mos te harrojme se shumica e zyrtareve te BEse ne nje menyre apo tjetren, ne menyre indirekte apo edhe direkte pranuan Platformen e Serbise ne lidhje me Veriun e Kosoves. Mendoj qe ky vendim I FIFAs duhet te jete pika kulminante ku Shqiptaret duhet hapur syte dhe jo duke enderruar se kinse jemi Shtet I Pavarur dhe Sovran. E sa I perket deklarates se Ministrit Memli Krasniqi se FIFA po e konteston Shtetesi e Kosoves, ndonese mund te jete edhe e sakte. Por me se shumti qe kontestoi Shtetesine e Kosoves eshte pikerisht Qeveria e Kosoves dhe kryeministri Hashim Thaci I cili hyri ne bisedimet me pa asnje kusht te vetem karshi Serbise. Pikerisht platforma e Serbise per Veriun e Kosoves, si dhe gjer ne nje mas edhe ky vendim I FIFAs jane produkt I ketyre bisedimeve politike ndermjet Qeverise se Thacit dhe Shtetit te Serbise
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  9. #179
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-03-2012
    Postime
    37
    ishalla po bohemi dy kombetare te forta

  10. #180
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Përfaqësuesja e Kosovës në futboll

    Blatter: Kosova nuk mund të luajë pa ‘izën’ e Serbisë

    Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv, ka deklaruar se Kosova nuk do të mund të zhvillojë ndeshje miqësore me shtetet tjera pa marrë leje nga Federata e Futbollit të Serbisë.

    Gazetari shqiptar, Blerim Shabani, kontaktoi me Blatterin për ta pyetur atë rreth këtij vendimi. “Një muaj më parë morët një letër nga kryeministri Thaçi rreth shqetësimit të tij që Kosova të pyes Serbinë për të luajtur ndeshje miqësore dhe ju kishit premtuar se do të diskutonit rreth kësaj çështje. Çfarë ka ndodhur prej atëherë?”.

    Ndërsa Blatter iu përgjigj kështu: “Unë e kam pritur ambasadorin e Kosovës së bashku me presidentin e FFK-së në selinë time në Zvicër ku edhe më kanë dorëzuar një letër të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaqi, i cili ishte shprehur i shqetësuar që Kosova duhet të luaj ndeshje miqësore me lejen e Serbisë dhe se për të kjo situatë ishte e papranueshme”.

    Unë ia kam paraqitur këtë letër Komitetit Ekzekutiv, e kemi diskutuar dhe ata kanë vendosur që të mos luhaten nga vendimi që kishin marrë më herët që Kosova çdo ndeshje miqësore ta zhvillojë në koordinim me Serbinë. Madje Komiteti Ekzekutiv më ka caktuar mua që të ndërmjetësoj në mes të Kosovës dhe Serbisë që këto të dyja të gjejnë një zgjidhje në këtë aspekt. Unë e kam pranuar dhe tani do të provojmë ta bëjmë këtë”, deklaroi Blatter.
    http://www.zeri.info/artikulli/2328/...izen-e-serbise


Faqja 18 prej 24 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •