Close
Faqja 17 prej 24 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 237
  1. #161
    Shaqiri #11 Maska e The.ReaL
    Anëtarësuar
    01-06-2006
    Vendndodhja
    Corleone....
    Postime
    2,707
    FIFA i lejon Kosovës të luajë në miqësoret ndërkombëtare?



    Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA, ka vendosur t’i lejojë Kosovës të luajë në ndeshjet miqësore ndërkombëtare.
    Siç raporton Klan Kosova, lajmi është konfirmuar nga nënkryetari i FFK-së, që FIFA i ka lejuar ekipeve kosovare dhe përfaqësueses të zhvillojnë ndeshje miqësore ndërkombëtare.

    Zyrtarë të FFK-së kanë thënë se merita më e madhe i takon kryetarit të FSHF-së, Armando Duka. Sipas Klan Kosovës, letra zyrtare të do të arrijë në zyret e federatës kosovare të enjten. Në Zurich të Zvicrës po qëndron edhe kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri.

    Lejimi i zhvillimit të ndeshjeve ndërkombëtare miqësore do të shënonte suksesin më të madh të futbollit kosovar që pas përfundimit të luftës
    SPECIAL ONE

    RAUL # 7

  2. #162
    Për një Shqipëri të madhe Maska e ment
    Anëtarësuar
    14-06-2004
    Postime
    202

    Post Franc Beckenbauer vjen në Prishtinë

    Beckenbauer vjen në Prishtinë
    Legjenda e futbollit gjerman, Franz Beckenbauer të premten 4/Mar/2011 do ta vizitoj Kosovën. Ish ylli i përfaqësueses gjermane do të takohet me presidentin e Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i presidencës, Arbër Geci.
    Po ashtu, ish ylli i Bayern Munchenit pritet të takohet edhe me krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës, por edhe me zyrtarë tjerë të institucioneve sportive të vendit.
    Beckenbauer do t’i bëjë vizitë edhe FC Prishtinës. Zyrtarët e klubit bardh e kaltër sot pasdite do ta mbajnë një konferencë për media, në të cilën pritet të bëhen të ditura më hollësisht detajet e vizitës së Beckenbauerit në vendin tonë.
    URIME FITOREN PDK

  3. #163
    Urime tifozafe Kosovar dhe Te gjith futbolldashesve nga kosova.

    Me fitore ishalla ne miqesoren e par zyrtare te lejuar nga fifa.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  4. #164
    i/e regjistruar Maska e K.i EPERM
    Anëtarësuar
    09-03-2009
    Postime
    924
    http://kop-breizh.niceboard.com/t456...-saint-nazaire

    Sa është e sigurtë se do te luhet kjo ndeshje futbolli?Bretagne nuk është Shtet vetem një Regjion në France(kjo është një ndeshje miqësore kuptohet)




    Përshendetje F.SH
    Ndryshuar për herë të fundit nga K.i EPERM : 10-04-2011 më 18:22

  5. #165
    i/e regjistruar Maska e K.i EPERM
    Anëtarësuar
    09-03-2009
    Postime
    924
    Si ka mundësi të mos këtë asnjë lajmë për këtë ndeshje miqësore!!!!!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  6. #166
    Blater “nënshkruan” për Kosovën

    “Topi i Artë”, fotografi kosovar, Blerim Uka lobon për sportin kosovar

    Ceremonia për dhënien e trofeut “Topi i Artë” në Zyrih të Zvicrës ka pasur edhe pak aromë Shqipërie. Më saktësisht Kosove, sepse gjatë mbrëmjes gala nuk mungoi iniciativa për njohjen e shtetit më të ri të Europës në arenën ndërkombëtare.
    Kur Kosova po përgatitet të festojë vitin e 4-rt të pavarësisë, futbolli i këtij vendi mbetet i izoluar, pasi ende nuk është bërë pjesë e familjes së madhe të FIFA-s dhe UEFA-s.
    Protagonist ishte fotografi kosovar, Blerim Uka, i cili gjatë pjesëmarrjes në evenimentet e rëndësishme sportive, lobon sa herë i jepet mundësia për shtetin e Kosovës.
    Këtë herë, ai është paraqitur në ceremoninë e “Topit të Artë 2011” me një bluzë, që mbante mbishkrimin në anglisht “Kosovo, the young europenas. Please axcept us in UEFA and FIFA” (Kosova, europianët e rinj. Ju lutem na pranoni në UEFA dhe FIFA).
    Bluza është nënshkruar fillimisht nga presidenti i FIFA-s, Sep Blater dhe këngëtarja e mirënjohur kolumbiane, Shakira.
    Mes atyre që nuk nguruan të vendosnin nënshkrimin ishin edhe trajneri i Mançester Junajtid, Sër Aleks Ferguson, i cili fitoi çmimin special për karrierën, si edhe dy yjet e Barcelonës, Ksavi, që ishte finalist në garën për “Lojtarin më të Mirë në Botë” përkrah Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos, si edhe braziliani Dani Alvesh, i cili u përzgjodh në formacionin më të mirë të vitit.

    ABC
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  7. #167
    Perjashtuar Maska e Kosovar.Pr
    Anëtarësuar
    11-01-2012
    Postime
    512

    Kosova ka lojtarë për katër përfaqësuese

    Kosova ka lojtarë për katër përfaqësuese





    Publikuar: 19.02.2012 - 09:19
    Prishtinë, 19 shkurt - Përzgjedhësin e Kosovës në futboll, Albert Bunjakin, nuk e brengos fakti që portieri i preferuar i tij në përfaqësuese, Etrit Berisha, së shpejti do të luajë për kombëtaren e Shqipërisë. Bunjaki pret që në të ardhmen edhe lojtarë të tjerë të përfaqësueses së Kosovës të ftohen në kombëtaren e Shqipërisë apo në përfaqësuese të vendeve të tjera.

    Paraqitja e lojtarëve kosovarë në kombëtaren e Shqipërisë, sipas Bunjakit, shkon në interes të vetë lojtarëve. Për Bunjakin e rëndësishme është që futbollistët do të kenë rastin të zgjedhin se cilin vend do të përfaqësojnë, pas pranimit të Kosovës në FIFA e UEFA.

    Portieri i ekipit suedez, Kalmar, Etrit Berisha është pëlqyer nga përzgjedhësi i Shqipërisë, italiani Gianni de Biasi. De Biasi ka kërkuar në FSHF që të nisë puna për afrimin e Berishës në kombëtare. Edhe portieri i parë i deritashëm i Kosovës është shprehur i gatshëm që të përfaqësojë Shqipërinë. Ai nuk pritet që të ftohet për ndeshjen me Gjeorgjinë që zhvillohet në fund të këtij muaji, por në FSHF planifikojnë që ta grumbullojnë për ndeshjet e mëvonshme (më gjerësisht në “Koha Ditore”).

    http://www.koha.net/?page=1,18,88491

  8. #168
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2012
    Postime
    1
    OSMANI E.HASANI FROM KF.drita GJILAN <3

  9. #169
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Tulipani Zi

    Citim Postuar më parë nga Tulipani Zi Lexo Postimin
    Bravo Kosova. Te ishte Kombetarja e Shqiperise mezi do kishte marre barazimin.
    I NDDRUAR QKA DESHIRON TE THUASH ME KET MENDON SE NE KS LUHET FUTBOLL ME PROFESIONAL APO SI

  10. #170
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    Kombtare e Kosoves ???
    do ket por gjithmon Para atdheut mem Shqiperi kjo per shqiptaret e kosoves do jet e dyta
    Shqiptaret kan nje Kombetare edhe ajo Quhet Shqiperi

    Por si Shqiptar nga shqiperia qe jam nese kosova behet ndonje dit skuader do jem tifoz i flaket vetem per faktin se quaj Shqiperi
    Partizoni

Faqja 17 prej 24 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •