Close
Faqja 16 prej 24 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 237
  1. #151
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-02-2009
    Postime
    394
    2009-06-16

    Trajneri Genc Hoxha, i cili do ta drejtojë Përfaqësuesen e Kosovë në ndeshjen miqësore të 24 qershorit kundër Kalmarit, ka publikuar sot emëroren e futbollistëve të cilët do të udhëtojnë në Suedi.


    Futbollistët e ftuar janë:

    Valmir Bytyqi, Roland Duraku, Mirsad Idrizi, Fisnik Papuçi, Dukagjin Gashi, Liridon Kukaj, Behar Maliqi, Mensur Duraku, Bardhyl Kaçiu, Mentor Zhdrella, Emin Baliqi, Ymer Xhaferi, Haxhi Zeka e Robert Gjeraj.
    Në Suedi Përfaqësues do t’i bashkëngjitën edhe Etrit Berisha, Xhevdet Llumnica e Anel Raskaj. Emërorja mund të pësoj ndonjë ndryshim në rast të paraqitje të ndonjë pengese në dokumentacion. Përfaqësuesja do të ketë një grumbullim të enjten në ora 11.00 në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot.


    ky eshte anel raskaj

  2. #152
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-02-2009
    Postime
    394

    Kalmar - Kosova 2:1

    Kalmar - Kosova 2:1
    2009-06-25
    Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje në miqësoren ndaj skuadrës kampione të Suedisë, Kalmar, me rezultat 2:1, që u zhvillua sonte në stadiumin “Frederikssans”. Kosova kaloi në epërsi që në minutën e 7-të, me golin e shënuar nga sulmuesi Arsim Gashi. Megjithatë skuadra suedeze arriti të barazojë shifrat në minutën e 20-të me golin e Daniel Mendesit. Ndërkohë golin e fitores për skuadrën suedeze e realizoi Marselo Hulio Viltorian, në minutën e 75-të.

  3. #153
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-02-2009
    Postime
    394

    Albert Bunjaku përzgjedhës i ri i Përfaqësueses së Kosovës


    2009-07-18
    Trajneri dhe punëtori i shquar kosovar, Albert Bunjaku, që jeton dhe vepron në Suedi, sot është emëruar përzgjedhës i ri i Përfaqësueses së Kosovës në futboll. Atij iu besua kjo detyrë nga kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri dhe që u përkrah nga të gjithë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv dhe nga Këshilli Profesional. Image Bunjaku në këtë post do të jetë pasardhës i Edmond Rugovës. Albert Bunjaku është njëri nga punëtorët më të dalluar sportivë kosovar në Diasporë dhe i cili në forma të ndryshme ka kontribuar për afirmimin e futbollit kosovar në Evropë, e veçmas në shtetet skandinave. Ai një vit më parë ishte trajner te skuadra kampione e Suedisë, Kalmar. Prezantimi i Bunjakut u bë sot në një konferencë me media në Shtëpinë e Sportit në Prishtinë. “Kemi arritur marrëveshjen dyvjeçare me Bunjakun dhe me aneks të ciklit olimpik, që pas dy vitesh t’i vazhdohet kontrata për kohë më të gjatë. Më gjithë vështirësitë, duhet të përgatitemi sa më mirë, sepse në një ditë të afërt do të jemi në instancat më të larta ndërkombëtare të futbollit, si në UEFA dhe FIFA”, ka pohuar kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, me rastin e prezantimit të Bunjakut. Në anën tjetër, përzgjedhësi i ri premtoi se do të sjellë frymë të re në përfaqësuese dhe do të përqendrohet edhe në edukimin e kuadrove. Ai po ashtu premtoi se në një të ardhme shumë të afërt do të bëjë të ditur edhe emrat e stafit të tij. “Pikësëpari e falënderoj Komitetin Ekzekutiv të FFK-së në krye me Fadil Vokrrin dhe Këshillin Profesional për besimin që më dhanë për këtë post tejet të rëndësishëm. Ju premtoj se do të punoj me profesionalizëm dhe respekt. Trajneri i mirë është lider i mirë. Do të bashkëpunoj në mënyrën më të mirë me bashkëpunëtorët e mi, futbollistët dhe në përgjithësi me të gjithë ata që në një formë apo formën tjetër janë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës”, ka theksuar Bunjaku, duke shtuar: “Do të përqendrohem në edukimin e kuadrove, që do të jetë një bazë shumë e rëndësishme. Pika tjetër ka të bëj edhe me rritjen e cilësisë së futbollit në ligën vendore. Kosova duhet të përgatitet më futbollistët vendorë. Do të organizojmë edhe kampe, po ashtu do të merrem edhe me seleksionimin e futbollistëve që luajnë jashtë Kosovës. Duhet të përgatitem sa më mirë sepse të gjithë e dimë se një ditë do të jemi në garat evropiane”.

  4. #154

  5. #155
    jakowar Maska e vetevendosje
    Anëtarësuar
    31-05-2009
    Vendndodhja
    N'GJAKOVË
    Postime
    64
    NJË KOMB NJË KOMBETARE
    EULEX MADE IN SERBIA
    EULEX UNMIK merre HASHIMIN edhe IK

  6. #156
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-08-2008
    Postime
    109
    Java e 10-te 03-04.09.2009
    Prishtina - Hysi 1:4
    Vllaznimi i- Ferizaj 0:1
    KEK-u - Kosova (Vushtrri) 1:0
    Flamurtari - Liria 1:0
    Besa - Trepça 0:0
    Drenica - Gjilani 2:1
    Nr TABELA N F B H Golat P-M Piket
    1. Trepça 10 6 2 2 16:8 8 20
    2. Flamurtari 10 6 2 2 17:12 5 20
    3. Hysi 10 6 0 4 15:10 5 18
    4. KEK-u 10 4 3 3 17:10 7 15
    5. Besa 10 4 2 4 11:9 2 14
    6. Ferizaj 10 4 2 4 8:10 -2 14
    7. Liria 10 3 4 3 13:10 3 13
    8. Drenica 10 4 1 5 10:20 -10 13
    9. Kosova (Vushtrri) 10 3 2 5 9:10 -1 11
    10. Vllaznimi 10 3 1 6 13:14 -1 10
    11. Prishtina 10 3 1 6 8:15 -7 10
    12. Gjilani 10 2 4 4 10:19 -9 10

  7. #157
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-02-2009
    Postime
    394

    Albert Bunjaku gati listen për ndeshjen e pavarësisë

    Lista e mundshme e futbollistëve të ftuar për ndeshjen miqësore për nder të dyvjetorit të pavarësisë nga përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku dominohet nga futbollistët që luajnë në Raiffeisen Superligën e Kosovës në Futboll, por në listë janë edhe disa futbollistë se luajnë jashtë. Lista përfundimtare do të behët e ditur me 16 shkurt në një konferencë për media.


    Portier: Kushtrim Mushica (Vëllaznim), Valmir Bytyçi (Besa), Etrit Berisha (Kalmar)


    Mbrojtës: Roland Duraku (Liria), Desaret Dervishi (Flamurtar), Robert Gjeraj (Vëllaznim), Fisnik Papuqi (Hysi), Valon Bajgora (Flamurtar), Yll Hoxha (Hysi), Alban Dragusha (Besa Kavajë), Liridon Kukaj (Gramozi)


    Mesfushor: Mentor Zhdrella (Hysi), Virtyt Hashani (KEK), Dugagjin Gashi (Drenica), Ilir Nallbani (Vllaznia Shkodër), Behar Maliqi (Prishtina), Anel Rashkaj (Halmstard)


    Sulmues: Faton Zejnullahu (Prishtina), Enis Zabergja (Hysi), Shpetim Hasani (Norrkoping), Arsim Gashi (IFK Mariehamn)

  8. #158
    Kosova ka lojtar të talentuar

  9. #159
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-02-2009
    Postime
    394

    Raskaj zgjedh Kosovën

    Anel Raskaj ka vendosur përfundimisht që ta përfaqësojë Kosovën para Suedisë. Mesfushori i klubit suedez, Halmstads nuk e ka pasur të vështirë ta marrë këtë vendim, derisa thotë se të gjithë futbollistët ëndërrojnë të luajnë për vendin e tyre.

    Image Anel Raskaj u ka dhënë fund dyshimeve se për cilën kombëtare do të luajë në të ardhmen. Mesfushori me prejardhje nga Prizreni ka vendosur që ta përfaqësojë Kosovën pasa Suedisë. Shteti skandinav ishte një opsion për mesfushorin e talentuar të Halmstadsit. Por 20-vjeçari në fund vendosi që ta përfaqësojë vendin ku ka lindur dhe ku i ka marrë hapat e parë si futbollist. “Ka nga ata që thonë se do të vërehesha më mirë nëse do të luaj për Suedinë, por mua më rrah zemra për Kosovën”, ka deklaruar ai, për uebfaqen suedeze fotboll.expressen.se. Raskaj, i cili nuk ka nënshtetësi suedeze, ka diskutuar me Federatën e Kosovës dhe selektorin e përfaqësueses U-21 të Suedisë, Jorhen Lennartsson. Ky i fundit e ka përshkruar kosovarin si një futbollist të rëndësishëm, por ai ka zgjedhur të luajë për Kosovën. “Mendoj se të gjithë futbollistët ëndërrojnë ta përfaqësojnë vendin e tyre. Tani jam një hap më afër për ta bërë këtë”, ka theksuar Raskaj, i cili nga ekspertët e futbollit suedez krahasohet me ish-yllin francez, Zidane. 20-vjeçari me përfaqësuesen e Kosovës ka zhvilluar dy ndeshje derisa ka debutuar në takimin miqësor kundër Kombëtares B të Shqipërisë, që ishte zhvilluar me 17 shkurt në Prishtinë, në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Ai këtë moment e ka përshkruar si më të rëndësishmin në karrierën e tij të deritanishme. “Ishte ndjenjë e shkëlqyeshme të jem aty dhe të këndoj himnin kombëtar. Unë gjithmonë e kam konsideruar veten shqiptar, shqiptar të Kosovës. Unë jam rritur atje, kam shkuar në shkollë atje dhe kam shumë miq dhe të afërm”, ka përfunduar Raskaj.

  10. #160
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-02-2009
    Postime
    394

    Prej 2 deri më 5 shtator grumbullimi i Përfaqësueses

    Duke u bazuar në datat e parapara nga UEFA dhe FIFA, si data të lira për grumbullimin e ekipeve përfaqësuse, përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës Albert Bunjaki, ka planikfikura që të bëjë grumbullimin e Përfaqësueses "A" prej 2 deri më 5 shtator. Image Grumbullimi do të përfshijë kryesisht futbollistë vendor, ndërsa për më shumë hollësi tjera opinioni do të njoftohet në fillim të shtatorit në një konferencë me gazetarë.

Faqja 16 prej 24 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •