Close
Faqja 15 prej 24 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 237
  1. #141
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-02-2009
    Postime
    394

    Më 28 mars, Malmo - Përfaqësuesja e Kosovës (Raiffeisen Superliga)

    Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, e përbërë vetëm me futbollistë të Raiffeisen Superligës pritet që më 28 mars të zhvillojë një ndeshje miqësore me skuadrën e elitës së futbollit suedez, Malmo. Kjo miqësore është paraparë të zhvillohet në orën 13:00 në stadiumin e Malmos, kurse lajmi është bërë i ditur nga klubi suedez.
    Ndërkohë, drejtuesit e FFK-së kanë pranuar se ka mundësi për t’u zhvilluar kjo miqësore, por ende janë në proces. Megjithatë, duket se aranzhimin e kësaj miqësoreje e ka bërë përfaqësuesi i FFK-së në Suedi, Albert Bunjaku, i cili ka marrëdhënie shumë të mira, si me drejtuesit e Malmos, ashtu edhe me ata të Federatës suedeze. Madje në faqen zyrtare të Malmos në internet në njoftimin për këtë ndeshje thuhet se pritet një pjesëmarrje e madhe e tifozëve, duke pasur parasysh faktin numrin e madh të kosovarëve që jetojnë në Suedi. Në skuadrën e Malmos luajnë edhe dy futbollistë kosovarë, Labinot Harbuzi dhe Agon Mehmeti. Tash për tash FFK-ja nuk e ka konfirmuar këtë miqësore, me gjasë nga frika e reagimit të nga jashtë që do të mund të ndikonte në anulimin e saj, por shihet qartë se përgatitjet janë në përfundim e sipër, ngase të gjithë futbollistët kanë dorëzuar pasaportat për pajisje me viza.

  2. #142
    Shaqiri #11 Maska e The.ReaL
    Anëtarësuar
    01-06-2006
    Vendndodhja
    Corleone....
    Postime
    2,707
    Ishalla lejohet kjo miqsore , dhe fat çunave ne kete miqsore.
    SPECIAL ONE

    RAUL # 7

  3. #143
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    E'mo si cdo loj deri tani qe e ka luajt .. ne fund ju kan then (SSH) se s'ju lejohet!!
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  4. #144
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-02-2009
    Postime
    394

    Përzgjedhja e Raiffeisen Superligës të shtunën përballë Malmos

    Zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës, nënkryetari Agim Ademi, sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu dhe zëdhënësi Fazli Berisha kanë mbajtur sot një konferencë për media, ku janë bërë të ditura detajet e ndeshjes miqësore Malmo – Përzgjedhja e Raiffeisen Superligës, e cila do të zhvillohet të shtunën më 28 mars, në orën 13:00 në Malmo.
    Fillimisht drejtuesit e FFK-së kanë falënderuar përfaqësuesit e medieve për mirëkuptimin e treguar, sipas tyre ndoshta edhe në dëm të profesionalizmit të tyre, për shkak të heshtjes së kësaj ndeshjeje, por e gjithë kjo është bërë me qëllim që kjo ndeshje të realizohet. “E kemi bërë një lloj heshtjeje mediale, në mënyrë që t’iu shmangemi pengesave të mundshme në realizimin e kësaj miqësore, sepse fare mirë dihen rrethanat dhe vështirësitë nëpër të cilat po kalon futbolli kosovar për dalje jashtë vendit”, ka pohuar Agim Ademi. Me këtë rast është bërë e ditur se përzgjedhja e Raiffeisen Superligës e drejtuar nga përzgjedhësi Edmond Rugova ka arritur sot në Malmo dhe para zhvillimit të ndeshjes do t’i ketë dy stërvitje, ndërkohë që ekspedita kosovare do të kthehet të dielën më 29 mars në orën 17:30. Ndërkohë në realizimin e kësaj miqësore urë lidhëse ka qenë përfaqësuesi i FFK-së për Diasporë, Albert Bunjaku, ndërkohë që krerët e FFK-së kanë falënderuar ambasadën suedeze që në kohë rekorde ka pajisur ekspeditën kosovare me viza.
    Në ekspeditën e përzgjedhjes së Kosovës janë këta futbollistë:
    V. Bytyqi, E.Manxholli, D. Vokshi, D. Gashi, Y. Hoxha, L. Ibrahimi, E. Hashani, R. Duraku, B, Hyseni, Sh. Idrizi, M. Dragusha, S. Saliagiç, B. Kaçiu E. Zabërxha, B. Maliqi, A. Skeraj, F. Zejnullahu, U. Emra.

  5. #145
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Kosova humbet 5-0, Humbja që “dridh” Rugovën

    “Bazuar në ftesën e lojtarëve të ftuar, nuk kam pritur paraqitje më të mirë të përfaqësueses së Kosovës ndaj ‘Malmos’. Thjesht Rugova nuk e meriton të jetë përzgjedhës i përfaqësueses së Kosovës”, ka thënë trajneri i “Drenicës”, Tahir Lushtaku

    Fatmir Bytyçi(Prishtinë)- Disa ekspertë të futbollit të Kosovës të martën e kanë vlerësuar shumë të dobët paraqitjen e përfaqësueses së Kosovës në Futboll në miqësoren ndaj “Malmos” së Suedisë. Të përzgjedhurit e Edmond Rugovës kanë pësuar debakël ndaj “Malmos” 0:5 të shtunën që lamë pas, duke dëshpëruar sportdashësit e Kosovës me paraqitjen e dobët në këtë miqësore të shumëpritur.

    Lushtaku: Rugova s’e meriton të jetë përzgjedhës

    Trajneri i “Drenicës”, Tahir Lushtaku, për humbjen e përfaqësueses së Kosovës ndaj “Malmos”, ka akuzuar përzgjedhësin e përfaqësueses së Kosovës, Edmond Rugovën. Lushtaku ka thënë se Rugova nuk është në dijeni me formën që aktualisht kanë futbollistët e Raiffeisen Superligës. Sipas tij, Rugova s’i ka ftuar në përfaqësuese futbollistët që meritojnë t’i mbrojnë ngjyrat e shtetit të Kosovës.

    “Realisht nga fillimi i grumbullimit të përfaqësueses së Kosovës për takimin ndaj ‘Malmos’ jam i dëshpëruar me organizimin e bërë për miqësoren në Suedi. Grumbullimi për këtë takim nuk ka qenë serioz, sepse kanë munguara gjera elementare”, ka thënë për “Epokën e re”, Lushtaku. Ai ka theksuar se Rugova ka pasur mundësi të bëjë zgjedhje më të mirë. Sipas tij, Shtabi Teknik i përfaqësueses së Kosovës ka nevojë për ndryshime.

    “Rugova ka pasur zgjedhje më të mirë rreth ftesave që u ka bërë futbollistëve. Ai nuk e njeh formën aktuale të lojtarëve, sepse, sikur Rugova ta njihte formën e tyre, mendoj se ka pasur vend edhe për disa futbollistë të tjerë. Pikërisht tre futbollistët e skuadrës së ‘Drenicës’, Enes Shosholli (portier), Kushtrim Lushtaku e Taulant Dajaku (futbollist), mendoj se gëzojnë formë të mirë dhe se, meritojnë të jenë pjesë të përfaqësueses së Kosovës. Bazuar në ftesën e lojtarëve të ftuar, nuk kam pritur paraqitje më të mirë të përfaqësueses së Kosovës ndaj ‘Malmos’. Thjesht Rugova s’e meriton të jetë përzgjedhës i përfaqësueses së Kosovës”, ka thënë Lushtaku.

    Tovërlani: No coment!

    Ndryshe, i pari i bankinës së “Prishtinës”, Afrim Tovërlani, lidhur me miqësoren e përfaqësueses së Kosovës ndaj “Malmos”, është përgjigjur shumë shkurt: “No coment”.

    Sahiti: Duhet të punojmë më shumë

    Paraqitjen e përfaqësueses së Kosovës ndaj “Malmos” e ka vlerësuar të dobët edhe ish-përzgjedhësi i Kosovës, Muharrem Sahiti. Ai ka thënë se mungesa e takimeve ndërkombëtare ka ndikuar në humbjen e paraqitjes së dobët të skuadrës sonë. Sahiti pohon se duhet punuar shumë më shumë në këtë drejtim.

    “Ka qenë paraqitje e dobët. Mendoj se në këtë drejtim kanë ndikuar disa faktorë, në veçanti mungesa e ndeshjeve ndërkombëtare. Nuk duhet justifikuar paraqitjen e dobët të skuadrës sonë me mungesën e përgatitjes fizike apo taktike, por që të kemi skuadër më të mirë duhet punuar shumë më shumë në këtë drejtim. Të gjithë duhet të punojmë të krijojmë një përfaqësuese solide, në mënyrë që futbollin tonë në arenën ndërkombëtare ta përfaqësojmë sa më mirë”, ka thënë Sahiti.

    Albania-Sport

  6. #146
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Kosova U-20 në gjysmëfinale të Monthey 2009

    Përfaqësuesja e Kosovës, grupmosha 20-vjeçe ka shënuar fitore në ndeshjen e të premtes kundër skuadrës zvicerane, Sion, me rezultat prej 3-2, në kuadër të turneut ndërkombëtar "Monthey 2009", që po mbahet në Zvicër. Kjo është fitorja e parë për kosovarët në këtë turne, por që ka mjaftuar për t'u kualifikuar në gjysmëfinale.

    Në dy ndeshjet e para në grup, djelmoshat e drejtuar nga Rafet Prekazi kanë realizuar një barazim (ndaj Brondbit 1:1) dhe një humbje (ndaj Flamengos 0:2).

    Skuadra e Sionit kaloi e para në epërsi, me golin e Pereirës, në minutën e dytë. Mirëpo, vetëm dy minuta më vonë rezultatin e barazoi Argjend Mustafa.

    Kosovën e solli në epërsi Besnik Krasniqi, në minutën e 16-të, me golin e shënuar nga penalltia, pasi më parë brenda zonës u ndalua në mënyrë të palejueshme Genc Sermaxhaj. Ky i fundit përveç që fitoi penalltinë, në minutën e 20-të gjeti edhe rrugën e golit, duke e shtuar epërsinë në 3-1.

    Ndërkohë deri në fund të ndeshjes zviceranët nuk arritën më shumë se sa ta ngushtojnë epërsinë në 3-2, me golin e dytë të shënuar nga Pereira, në minutën e 50-të.

    Kosova U-20 e ka mbyllur fazën e grupeve në pozitën e dytë, me katër pikë, tri më pak se skuadra braziliane, Flamengo, ndërkohë që ka lënë pas vetës Sionin dhe Brondbin.

    Vizën për finale kosovarët do ta kërkojnë në takim me skuadrën kroate, Hajduk nga Spliti. Kjo ndeshje do të zhvillohet të shtunën, në ora 17:30. /rtk/telegrafi/
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  7. #147
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-02-2009
    Postime
    394

    Më 24 qershor, miqësorja Kalmari – Përfaqësuesja e Kosovës(Raiffeisen Superliga)

    2009-06-12
    Më 24 qershor, në orën 19:00, në Kalmar, Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë ndeshje miqësore ndaj skuadrës kampione të Suedisë, Kalmar. Komiteti Ekzekutiv i FFK-së për këtë ndeshje ka vendosur që përfaqësuesen ta drejtojë trajneri aktual i Besës së Pejës, Genc Hoxha.
    Ky i fundit së bashku me zyrtarët e FFK-së është duke i bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për këtë ndeshje, në mënyrë që futbolli kosovar të paraqitet sa më denjësisht. Kjo ndeshje pritet të zgjojë interesim të madh tek bashkatdhetarët tanë që jetojnë në shtetet skandinave. Nisja për në Suedi do të bëhet më 22 qershor, kurse në ditët e ardhshme pritet që Genc Hoxha të publikojë edhe emëroren e futbollistëve në të cilët llogarit për këtë ndeshje miqësore.

  8. #148
    Nacionalist Maska e Tosku
    Anëtarësuar
    12-06-2009
    Vendndodhja
    Toskeri
    Postime
    66
    A ka mundesi dikush te na sjelli perberjen e skuadres perfaqesuese te Kosoves?
    Sa vjec jane dhe ne cfare ekipesh luajn?

  9. #149
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoren e 24 qershorit ndaj kampionit te Suedise, Kalmarin.

    Trajneri i saj, Genc Hoxha, i cili do ta udhëheqë skuadrën ne ketë takim pas dorëheqjes se Edmond Rugoves, ka përpiluar listën e përfaqësueses kosovare, qe me pas e ka dorëzuar te hënën ne Federatën e Futbollit te Kosovës. Ne ketë liste janë emrat e 14 futbollisteve, pjesa me e madhe e te cilëve janë pjese e kampionatit kosovar, ndërsa mungojnë shume lojtare, për shkak te impenjimeve me skuadrat përkatëse. “Kam ftuar shume futbolliste, por ata, edhe pse kishin deshire te vinin, mungojnë për arsye te ndryshme, per shkak te statusit te tyre, e mbi te gjitha pasi kane obligime ndaj klubeve te tyre aktuale. Megjithate, jam munduar qe ta formuloj nje liste me futbollistet qe jane ne forme te mire”, deklaroi Hoxha. /kospress/
    Ndryshuar për herë të fundit nga strange : 17-06-2009 më 15:39
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  10. #150
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Citim Postuar më parë nga Tosku Lexo Postimin
    A ka mundesi dikush te na sjelli perberjen e skuadres perfaqesuese te Kosoves?
    Sa vjec jane dhe ne cfare ekipesh luajn?
    Nuk e di ne janë te sigurt por për momentin vetëm aty gjeta një Ekip te tere. http://www.transfermarkt.co.uk/en/na...tartseite.html
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

Faqja 15 prej 24 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •