Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Thumbs up E Diela e II e Pashkeve!

    Liturgjia e Fjalės sė Zotit e dielės sė II-tė tė Pashkėve „B“
    ( Vap 4,32-35 ; 1Gjn 5,1-6; Gjn 20,19-31 )



    Komenti i leximeve biblike nga don Marjan Paloka

    Ja pėrsėri nė takimin tonė javor tė sė shtunės me Fjalėn e Zotit. Kėsaj radhe do tė dėgjojmė dhe meditojmė sė bashku mbi leximet biblike tė liturgjisė hyjnore tė dielės sė 2-tė tė Pashkėve „B“.

    Nė kėtė tė dielė na shoqėron e udhėheq Gjoni ungjilltar, ndoshta sepse duke jetuar mė shumė se apostujt e tjerė, ka qenė dėshmitar se si, dalėngadalė po nė mėnyrė tė qėndrueshme e tė vazhdueshme ėshtė pėrhapur nė botė feja nė Krishtin e Ngjallur Zot.

    Kėshtu pra, nė tė dielėn e dytė tė Pashkėve, liturgjia dėshiron tė na ndihmojė ta thellojmė misterin e Ngjalljes, ngjarjen qendrore, vendimtare, tė fesė sonė tė krishterė. Tė dielėn e kaluar, liturgjia na paraqiti kėtė ngjarje nė vete, ndėrsa kėtė herė synon tė na ndihmojė ta kuptojmė se ēfarė ėshtė NGJALLJA e KRISHTIT e si mund tė nxjerrim fryte prej saj nė jetėn e pėrditshme.

    Tekstet biblike qė liturgjia na propozon kėtė tė diele, janė tė pėrshkuara e tė mbushura me mahnitje, mrekullim dhe na thėrrasin tė gėzohemi. Po tani t’i dėgjojmė leximet biblike tė dielės sė dytė tė Pashkėve. Vėnė nė dukje temėn e fesė dhe rrjedhojat e saj.

    Leximi i parė i kėsaj sė diele, marrė nga Veprat e Apostujve na pėrshkruan jetėn e bashkėsisė sė parė kristiane, tė themeluar pas Ngjalljes sė Zotit tonė Jezu Krisht, e cila bashkėsi kremtonte sė bashku eukaristinė, lutej sė bashku e kėshtu ndėr besimtarė rritej atmosfera e vėllazėrimit dhe e bashkėndarjes tė tė mirave materiale e shpirtėrore. Kėshtu, nė bashkėsinė e parė kristiane kemi tri elemente apo shenja dalluese qė karakterizojnė nxėnėsit e Jezusit: „gjestet apostolike tė shoqėruara me simbole; forca e dėshmisė dhe shembulli i jetės“.

    Motivi i fesė e frymėzon edhe leximin e dytė, marrė nga letra e Shėn Gjonit apostull: „kushdo beson se Jezusi ėshtė Biri i Zotit, ka forcė pėr ta mbizotėruar botėn, pėr ta mundur botėn e pėr t’i mposhtur forcat e errėta tė sė keqės“.

    Pjesa e Ungjillit, sė fundi, ėshtė njė shpallje thelbėsore e fesė pashknore dhe na paraqet Jezusin, i cili nė mbrėmje tė ditės sė Pashkėve iu dėftua apostujve e atyre u bėri dhuratėn e madhe tė paqes sė vet.

    Kėshtu, Pashkėt, Ngjallja e Krishtit bėn thirrje pėr ta ndryshuar, ripėrtėrirė jetėn tonė duke marrė e pasur si pikė referimi dashurinė e Zotit.

    Pashkėt me siguri janė pikarritjeje, por gjithmonė mbetėn edhe pikėnisje e kthimit tonė qė duhet tė ripėrtėrihet vazhidimisht e qė na ndihmon tė rizbulojmė nė jetėn e pėrditshme veprat e mrekullueshme tė dashurisė sė Zotit.

    Me pak fjalė, nė kėto tė diele, liturgjia e Fjalės sė Zotit na propozon e nė tė njėjtėn kohė, na bėn t’i rijetojmė nė mėnyrė mė intensive dhe emocionuese takimet e para tė Jezu Krishtit tė Ngjallur me nxėnėsit e vet, pėrmes fesė e dashurisė. Pashkėt lindin fenė e feja lind dashurinė: kėtu qėndron e tėrė porosia ungjillore. Nė duart e Tomės apostull janė tė gjitha duart tona, ne qė kemi besuar pa i prekur plagėt e Krishtit, por kemi besuar sepse tė tjerėt i kanė prekur, para nesh.

    Kėshtu thotė poezia e njė autori anonim tė shek. XIII:
    „Kam ecur gjatė, o Zot, pėr tė kėrkuar: po ti nuk mė lejove tė tė gjej! Cka ėshtė njeriu, nėse nuk ecėn me Dikė? Atėherė u nisa nė kėrkim tė vetes sime: po ende jam me duar tė zbrazta. Sė fundi vendosa tė kėrkoja tė afėrmin tim. Dhe ja, duke u takuar me tė, kam gjetur qė tė tre“!



    PS. Dhe ne fund tė lexojmė personalisht leximet biblike tė dielės sė dytė tė Pashkėve.




    NoName

  2. #2
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    E DIELA E BARDHĖ -B-


    Mag. Don. Kolė Gjergji,
    kapelan nė famullinė
    Bruck a. d. Mur nė Austri


    L 1: Vap 4,32-35; L 2: 1 Gjn 5,1-6; Ungjilli sipas Gjonit, 20,19-31

    Kur gjindemi ende nė gėzimin shpirtėror tė festave tė mėdha tė Pashkėve, sot kremtojmė Tetėditėshin e tė Ringjallurit, Zotit tonė Jezu Krishtit, apo tė Bielėn e Bardhė.

    Nėse e kemi vėrejtur porosinė e kėsaj tė diele, atėherė ditėn e sotme nėpėrmes shėrbesės sė fjalės mund ta tematizonim me fjalėt e shėn Tomės apostul, i cili dėshmon kėshtu: „Zotėria im dhe Hyji im, unė besoj nė Ty“!

    Leximi i parė i Vepra te Apostujve na tregoi se si bashkėsia e parė e tė besuarve ishte njė zemėr e njė shpirt i vetėm, tė bashkuar nė emėr tė Krishtit tė Ringjallur. Kjo ngjau, sepse Krishti Jezus u ngjall, kurse kjo bashkėsi e gjallė ėshtė dhe do tė jetė kisha e tij. Besimi i bashkėsisė ėshtė i vėnė nė shprehjen e Apostujve: “Ata janė dėshmitarė tė Ringjalljes”. Shpirti i tė Ringjallurit ėshtė Besėlidhje dhe unitet i tė tė gjithė atyre qė besojnė nė tė dhe fuqia e tyre nė dashurinė e vėnė nė veprim.

    Leximi i dytė, letra e shėn Gjonit apostull, Hyjin e paraqet tė Gjithpushtetshėm dhe dashuria e tij mbi ne dhe pėr ne ėshtė e pa mbaruar. Dashuria qė rrjedh prej Zotit ėshtė njė formė e jetės nė kuptim-plotė, kuptim-dhėnės, ajo ėshtė fuqi hyjnore, e jo ndoshta vetėm njė senzibilitet. “Kush e donė Zotin, e donė njeriun, kush e donė njeriun e donė Zotin”.

    “Kush don, ai ėshtė njė njeri i liruar nga ankthet e jetės personale”. Dashuria mė e madhe qė ne e kemi ndaj Zotit do tė ishte mbajtja e urdhėrimeve tė tija.

    Ungjilli i kėsaj sė diele tė dytė tė Pashkėve ndahet nė dy pjesė: pjesa e parė mbanė titullin “dėftimi i Jezusit dhe takimi i tij me nxėnės”, kurse pjesa e dytė pėrmbanė mosbesimin e Tomės nė fillim dhe shėndrrimi i tij nė besim dhe dėshmia e tij nė dėshmi tė shenjt “Zotėria im dhe Hyji im”. Jezusi takohet me nxėnės dhe atyre ua dhuron “Paqėn”, qė ata tė jetojnė nė paqėn e vėrtetė tė tė Ringjallurit. Ai u dhuron atyre Shpirtin Shenjt, qė t’mund tė jetojnė nė kėtė porosi dhe me atė. Kėtu shifet dhurata e Shpirtit Shenjt nė falje tė mėkateve. Nė kėtė takim me Jezusin e kemi themelimin e sakramentit tė rrėfimit.

    Armiku mė i rrėzikshėm i fesė dhe i dashurisė ėshtė dyshimi nė Zotin. Tė tė pabesuarit Tomės, Jezusi ia tregon varrėt e veta, qė t’mund t’ia shėron atij varrėt e dyshimit. Por, Toma duke u shėndrruar nė shpirtin e vet, e pranon paqėn, pranon Shpirtin Shenjt dhe ai tash ėshtė i pėrforcuar nė fe, dhe dėshmon se Jezu Krishti ėshtė Zotėri dhe Hyj i tė gjithėve, qė dėshiron qė nė tė Ringjallurin tė besojnė tė gjithė.

    Tė dashur, vėllezėr e motra, nė fuqi tė Shpirtit, nxėnėsit do ta vazhdojnė veprimtarinė e Jezusit. Ata do ta predikojnė ungjillin nė tė gjithė popujt e mbarė botės dhe do t’ju falin mėkatet. Feja e tyre, e apostujve atėherė dhe sot e jona ėshtė njė jetė dhe takim me tė njėjtin Krisht nė ndėgjim tė Fjalės dhe ėshtė njė takim euharistik. Krishti ėshtė paqa jonė! Si e jetojmė ne sot kėtė paqė tė dhuruar prej Krishtit? A ėshtė jeta jonė nė mėnyre tė rregulltė nė besim nė Zotin, apo ndoshta na ka kapluar njė jetė skeptike? AMEN.

Tema tė Ngjashme

  1. Ēfarė gatuhet pėr festėn e Pashkėve
    Nga LAINA nė forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 02-05-2021, 10:28
  2. Qėndrimi zyrtar i shteteve tė huaja mbi pavarėsinė e Kosovės
    Nga MaDaBeR nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 456
    Postimi i Fundit: 13-08-2014, 22:23
  3. Kontraditat e Pashkeve ndermjet Biblave
    Nga Muslim nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-12-2012, 00:07
  4. E Diela e V e Pashkėve “B”
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-05-2006, 17:56
  5. Gezuar Pashket !!!
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 24-04-2003, 08:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •