Nje djale i ri, emri i te cilit ishte David, digjoi rreth kesaj historie, dhe vendosi te shkoje te mbreti Saul, dhe ti kerkoje atij qe te ndeshet me Goliathin e tmershem. Kur mbreti dhe komandatet e luftes e digjuan djalin e ri David, nenqeshen dhe i thane se lufta nuk eshte loje femijesh. Por Davidi i cili ishte nje besetar i fuqishem ne Zotin, nguli kembe duke ju thene se, ai ishte gati qe te vdiste per Izraelin. Me pas mbreti i izraelit i tha: Ti nuk ke bere asnje here luftime dhe nuk di te luftosh, si mendon se do ta mundesh Goliathin e tmershem, i cili eshte nje supernjeri por edhe luftetar i sprovuar? Davidi i tha se, ai e mbeshtete fitoren e tij ne fuqine e Perendise Jehovah. Keshtu mbreti urdheroi qe Davidi te ndeshej me Goliathin duke luftuar per Izraelin. Davidi u nis drejt fushes se betejes, vendi ne te cilin do te zhvillohej dyluftimi. Kur luftetaret pane nje djale te ri reth 23 vjec , i cili nuk dinte te mbante shpaten pasi ishte thjesht nje bari, filluan te qeshin me te madhe dhe ta quajne nje marrezi. Po keshtu Goliathi kur pa Davidin e vogel filloi te qeshte dhe te tallej me mbare luftetaret e Izraelit. Goliathi pasi e talli Davidin i tha se, ti nuk je gje tjeter vecse nje njomezak, dhe mishin tend do tja u jap shpendeve te qiellit dhe kafsheve te fushave. Por Davidi i tha: Ti po me vjen me shpate shtize dhe mburoje, ndersa une po te dal ne emer te Zotit te ushtrive, Perendise se Izraelit qe ti ke feyer. Zoti te ka dorezuar ne doren time, dhe une do te te rrezoj per toke duke te prere koken tende, pasi i gjithe dheu duhet te mesojne se, ka nje Perendi ne Izrael, dhe Ai percakton fitoren e popullit te tij.
Dhe keshtu Goliathu u sul drejt Davidit, por Davidi nxori hobene e tij te vogel dhe vendosi nje gur ne te, pasi e rutulloi tri here e gjuajti Goliathin mu ne lule te ballit dhe Goliathi ra pertoke. Ateher Davidi rembimthi u sul mbi te dhe i preu koken. I gjithe Izraeli u hodh mbi filistejte dhe i vrau. Kjo betej u fitua nga Izraeli.
Ky ishte pak a shume fundi i kesaj historie, dhe tani ju i nderuar mysliman do te me thoni, cfare lidhje ka kjo histori me ate cka ne po diskutojme? Permes kesaj historie ne ne simbol shohim me konkretisht ate qe beri Clirimtari dhe Shpetimtari yne Zoti Jezus Krisht. Ne pame se njeriu perballe MEKATIT dhe VDEKJES, ishte i pafuqishem te ndeshej dhe te fitonte. Pra ne simbol ky eshte "Goliathi" , te cilin Njeriu nuk mund ta munde dhe nuk guxon te ndeshet me te. Ateher cfare duhet te beje njeriu per te mundur "Goliathin"? Perendia dergoi Birin e tij Zotin Krisht, i cili edhi te ndeshej me MEKATIN dhe VDEKJEN, me kete "goliath" te tmershem. Vendi i betejs ku do te kryhej dyluftimi, ishte KRYQI. Tani ju mund te thoni perse kryqi? Po ja u shpjegoj une pak me poshte. Betja e Jezusit dhe dyluftimi i tij ishte, midis mekati dhe vdekjes. Pak me siper ju pyetet: si ka mundesi qe Jezusi te ishte dhe Zot dhe Njeri? Digjo me vemndje kete qe po te them:Perendia e veshi Njeriun ne menyre qe ta nxjere ate FITIMTAR. Shiko Davidin, i cili ishte nje bari dhe jo luftetar. Ai shkoi te ndeshej me Goliathin jo per veten e tij, pasi ai nuk ishte luftetar dhe nuk ishte detyra e tij. Ai vendosi te ndihmoje PAAFTESINE e luftetareve te Izraelit, per ti NXJERE ata FITMTARE. Por qe ai te mund te ndeshej per Izraelin ne kete dyluftim, patjeter qe i duhej te XHVISHEJ prej "BARIUT" dhe te vishej me "luftetarin", pasi ky ishte regulli i luftimit. Shiko cfare thote Pali ne letren drejtuar Filipjaneve:
"Jezusi edhe pse ishte ne forme Perendie( pasi ai ishte Fjala Perendi, Personi i dyte i Trinise se Shenjte), nuk e cmoi veten ku te mbahej fort per te qene barabar me Perendine. Ai e ZBRAZI VETEN e Tij, duke mare formen e sherbetorit e duke u bere i ngjashem me NJERIUN, duke u gjetur nga pamja e JASHTME si NJERIU, duke e PERULUR veten e duke u bere i bindur deri ne vdekje te kryqit."
Pra Jezusi e VESHI Njeriun, ne menyre qe ta NXJERE ate FITMITAR ne dyluftim me MEAKTIN dhe VDEKJEN, pasi njeriu vete ishte i PAFTE te ndeshej me "Goliathin" dhe ta mundte ate. Fakti vendimtar eshte se, meqense MAKTI banon ne MISH te njeriut, natyrisht qe vendi i betejs ishte pikerisht MISHI i njerut, i cili duhej te shkonte drejt VDEKJES. A mund te bente nje luftim ndaj mekti dhe vdekjes Zoti Jezus, nese ai nuk do te vishte TRUPIN NJERZOR? Eshte njesoj sikur te pyesesh dhe te thuash: A mund te ndeshej Davidi me Goliathin, nese Davidi nuk SHKONTE ne FUSHEN ku do te zhvillohej BETEJA? Meqense betja e njeriut ishte pikerisht ndaj mekatit dhe vdekjes, natyrisht qe Jezusi duhej te vishte trupin njerzor, ne menyre qe te luftonte dhe te fitonte luften me mekatin dhe vdekjen.
Jezusi FITOI BETEJEN.
Fitorja e Jezusit ndaj mekatit dhe vdekjes, eshte fitorja e NJERIUT ndaj mekatit dhe vdekjes. Nese do te shohim deshmite rreth Jezusit, arrijme ne konkluzionin se, Ai nuk mekatoi asnjehere. Pra ai nuk ishte mekatar, ashtu sic eshte e gjithe pasardhja e Adamit tokesor. Fakti qe Jezusi lindi prej Frymes se Shenjte dhe te VIRGJERES Mari, eshte deshmija me fondamentale ne besimin e krishtere, pasi kjo lindje nuk ishte thjesht per te treguar fuqine e Perendise, si kurani thote. Kjo lindje kishte si qellim ardhjen e Adamit qiellor, ne te cilin mekati dhe vdekja nuk kishin vend. Ai nuk lindi prej burrit dhe gruas, ashtu si e gjithe raca njerzore, ne menyre qe te mos trashegonte mekatin dhe vdekjen prej Adamit dhe Eves, te cilet jane "pema tokesore" prej ku rodhi e gjithe raca njerzore. Tashme Perendia dergoi Adamin qiellor, ne menyre qe te gjithe qe do te lindin prej tij, te jene si Ai , ku meakti dhe vdekja nuk kane me pushtet.
Le te shohim nje shembeull nga jeta e Adamit ne Eden dhe Jezusit ne shkretetire.
Adami ne Eden u vu para proves, ne menyre qe ai te perzgjidhte lirisht dhe te vetvendoste per te ardhmen e gjithe pasardhejs qe do te vinte pas tij. Keshtu ne Eden perballe gjarpreit Satana, Adami dhe Eva mekatuan duke shkelur urdherin e Perendise. Por me Adamin qiellor, i cili erdhi mijera vjet me vone cfare ndodhi? A u vu ne prove dhe Ai? Po. Jezusi kishte nje pergjegjesi per te gjithe pasardhjen e tij, ashtu sic kishte dhe Adami tokesor ne Eden. Jezusi edhe pse agjeroi per dyzet dite dhe nuk vuri gje ne goje, perballe proves me satanin, ai FITOI. Perse? Sepse erdhi nga Qiejt, nga Perendia. Mekati nuk kishte vend ne te, ndaj dhe Ai nuk mekatoi, por ne cdo cast ju BIND fjales dhe urdherit te Perendise. Pasi ai erdhi si nje SHERBETOR me pamje te njeriut, ne menyre qe te MBANTE NJERIUN te PASTER, dhe ta NXIRTE ate FITIMTAR. Ja cfare tha JEzusi:
" te gjithe ata qe do te besojne tek une, nuk do te vdesin, por do te KALOJNE nga VDEKJA ne Jete."
Perse JEzusi deshmo nje fakt te tille? Cili njeri deri me sot ka bere nje deshmi te tille rreth vetes se tij? Te besosh ne JEzusin, nuk do te thote te pranosh thjesht kush ai eshte, si dhe cfare ai beri ne kete bote. Te besosh ne Krisht do te thote:te VESHESH KRISHTIN. Dhe te VESHESH Krishtin do te thote, te VESHESH Jeten e perjetshme. Vetem me ane te Tij ne arritem perfundimisht te xhveshim njeriun mekatar, ( Adamin tokesosr) dhe te VESHIM NJERIUN e perjetshem, ADAMIN Qiellor.
Jezusi ne kryq
Shpeshs here njerzit mendojne gabim dhe thone, meqense Jezusi ishte edhe njeri edhe Perendi, ateher si ka mundesi qe ai te kryqezohej dhe te vdiste? Mbase dhe ti i nderuar mysliman keshtu mendon.
Krijoni Kontakt