Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1

    "Davidi dhe Bath-Sheba"

    Ky eshte titulli i librit qe sapo ka dale ne treg. Autorja jam une. Po ve disa fragmente nga libri te cilin kam deshire ta shperndaj ketu ne USA. Kush eshte i interesuar le te me dergoje mp.
    Libri eshte plotesisht i bazuar ne ngjarjen e Davidit dhe Bath-Shebes. Eshte liber artistik, por qe percjell filozofine dhe teologjine e vete ngjarjes. Kuptohet, kam shtuar personazhe dhe ngjarje per te zgjeruar ngjarjen, por ne asnje menyre per te humbur ate qe vete Zoti ka dashur te na mesoje nepermjet saj.
    Ju pershendes te gjitheve!

    "Kureshtja ia ktheu veshtrimin ne nje dritare pakez te hapur, prej ku dallohej ne gjysme erresire shtati i derdhur i nje gruaje te hijshme, fytyra e se ciles rrezellente embelsi ne ate perqafim te nates me shkelqimin gelues te henes. Iu duk sikur qerpiket e syve te tij po preknin cdo buleze uji qe kishte njomur trupin e saj, kurse lemimi dhe butesia e lekures qumeshtoer i mbushnin gjithe trupin me nje force te rrjedhshme gjaku. Floket e saj te arte, syte qe embelsonin naten, qafa e holle si e nje mjelme, shpatullat e drejta, gjoksi i ngrehur, barku si nje lendine bari te vesuar, beli si uje i rrjedhshem, kurse dy kembet si dy shtylla mermeri te lemuara me mjeshteri, e bene te kuptonte se asnjera nga grate qe kishte, s'ishte e persosur si ajo, s'ishte e deshiruar si ajo. Ai ishte shtangur dhe i perhumbur perpara gjithe c'shikonte dhe e ndiente veten te bente nje lufte ne te cilen humbte me deshire."

    "....Ishte hera e pare qe bente dicka vetem, pa i kerkuar ndihme Perendise se tij. E ndiente veten fajtor dhe nuk mund t'i dilte dot atij perpara. Ishte hera e pare qe ai harronte se njeriu s'mund ta shlyeje dot fajin duke u perpjekur te vendose vete drejtesi. Kjo mund te behet vetem me meshiren e Perendise."

    "...U largua perseri drejt tavolines se tij, u ul dhe qendroi aty derisa sherbetori i fundit mbaroi pastrimin e salles. Ne mendje kishte ende fjalet e dehura, por te vendosura te Uriahut, qe i kishin hequr shpresen e shpetimit te Bath-Shebes dhe te foshnjes se palindur. Me ne fund frika e tij ishte bere nje kuptim dhe nje veprim i pashmangshem.....Askush me mire se ai(Davidi) s'e dinte si eshte te luftosh, si eshte te perndiqesh, si eshte te jetosh ne meshiren e atyre qe s'kane zemer e qe dine vetem te vrasin. E megjithate ai tani po jepte nje njeri te pafajshem per te lare fajin e vet......Cdo mekat kerkon oferte per shlyerje dhe ai mund te jepte gjithcka, pervec jetes se tij te cilen donte ta fshihte bashke me ate cast mrekullie ne bindjen dhe vdekjen e nje trimi te perkushtuar. I mbytur nga nje sfilitje qe ia therrmonte kockat, i fundosur ne fajin e vet priste me ankth flijimin, kryerjen e nje sakrifice te pamerituar."
    Aida Bode

    Manulaki!
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  2. #2
    "Ajo u nis per ne shtepine e saj me kujtime ne mendje e ne shpirt, me kujtime qe i rridhnin si lot nga syte e saj te lengshem. Frike, trishtim dhe gezim e pershkonin te teren. "Oh, sikur te me ndodhe dicka?.. Po une jam e martuar, i perkas vetem burrit tim... Mbreti me deshiron!.."
    ..... "Mbreme, kur po me ndihmoje te lahesha, ndjeva se dicka me teper se uje i ngrohte me pershkoi te teren. Dicka me terhoqi veshtrimin dhe vura re me bisht te syrit se dikush ndodhej ne tarracen e pallatit. Ndjeva turp per lakuriqesine time, por nuk doja te jepja pershtypjen se e pashe ate dike, ndonese isha kurioze te dija kush ishte ai njeri. Qendronte i palevizur; megjithese s'mund t'ia dalloja syte, ndjeja veshtrimin e tyre te me preknin te teren. Me pas pashe hijen e tij te levizte ngadale drejt dhomes se mbretit. Ne ate cast ndjeva se dicka do te ndryshonte shpejt jeten time, por kjo me trembi dhe i debova gjithe sa perjetova ate cast duke sjelle prane Uriahun dhe dashurine e tij. Kur u shtriva per te fjetur, kisha nje lufte te cuditshme brenda vetes, e, megjithate, pas pak castesh me mori gjumi. Kur u zgjova, kuptova se kisha kaluar nje nga netet me te bukura te jetes sime. Endrra plot ngjyra dhe ylbere kishin qene vizitoret e nates sime. Oh, Azubah, kur u zgjova isha aq e lumtur!"

    ...."Azubahu (dadoja) u zbeh ne fytyre sikur te ndiente dhe ajo gjithe shqetesimin e Bath-Shebes dhe e pyeti me nje ze te frikesuar:
    -Bija ime, ti po pret femijen e mbretit dhe nuk me ke treguar?
    -Azubah, si mund te flas, si mund te mos hesht, kjo eshte frika dhe deshira e nje endrre, kjo nuk mund te jete e verteta qe dua te jetoj. E dua kete femije, e dua me nje lumturi te perjetshme, e dua me nje dashuri qe nuk e kam njohur kurre, e dua me nje frike qe me torturon sepse deshiroj qe ky femije te jetoje per mua dhe te jetoj dhe une per te. Kur dyshova ne fillim se mund te isha shtatzene, shpirti m'u medysh: ndjeva nje gezim te pamase, por edhe nje frike te tmerrshme. Cdo cast qe kalonte, me mbushte me dritherima per jeten qe po lindte brenda meje dhe me thirrje qe kjo jete te mos ishte e vertete, por thjesht nje gabim i trupit tim...."
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  3. #3
    forever hers Maska e Eagle
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    first of all: urime qe ke shkruar nje ROMAN. normalisht ky si lajm mund te qendronte tek letersia, por me sa kuptoj, natyra e kesaj vepre eshte fetare apo dicka e tille e perafert. nuk mund te gjykoj per nivelin vetem nga keto fragmente, por jam kurioz cfare ke pare ti tek kjo histori dicka me teper se c'na ofron bibla... uroj te mos jete thjesht nje ritregim.

    respekt
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  4. #4
    Citim Postuar mė parė nga Eagle
    first of all: urime qe ke shkruar nje ROMAN. normalisht ky si lajm mund te qendronte tek letersia, por me sa kuptoj, natyra e kesaj vepre eshte fetare apo dicka e tille e perafert. nuk mund te gjykoj per nivelin vetem nga keto fragmente, por jam kurioz cfare ke pare ti tek kjo histori dicka me teper se c'na ofron bibla... uroj te mos jete thjesht nje ritregim.

    respekt
    Faleminderit per urimin.
    OK, arsyeja pse nuk e vura tek letersia, ishte sepse ngjarja eshte bazuar ne kete moment te jetes se Davidit. Ajo qe une kam sjelle me librin tim, eshte ajo pjese e ngjarjes qe anashkalohet ne Bibel. Dhe kjo pjese e ngjarjes eshte Bath-Sheba. Ashtu si Davidi edhe ajo eshte pjesetare e te njejtit mekat, e te njejtes renie dhe se fundi e te njejtes falje. Libri ka it's own share of fiction stories (ngjarjet e trilluara nga une) per arsye te zgjerimit te ngjarjes dhe te kuptimit me thelle te gjithe sa ndodhi, por qe ne asnje menyre nuk dalin nga vija kryesore e ngjarjes. Ajo qe ne fund del eshte se tradhetia dhe dashuria, mekati dhe falja, varferia dhe pasuria, nuk jane aspak larg njera-tjetres.
    Shkurt po them se kam shkruar nje veper krejtesisht letrare, te bazuar plotesisht dhe besnikerisht ne kete ngjarje te Bibles.
    Neser do te ve nje parathenie te librit per te interesuarit.
    Faleminderit edhe nje here.
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  5. #5

    Post PARATHENIE-PARAFJALE nga Z. Niko Dako

    "Davidi dhe Bath-Sheba" eshte nje liber i shkruar me thjeshtesi, pa nderlikime, ku autorja i ka qendruar besnikerisht ngjarjes, ashtu sic eshte dhene edhe ne Bibel. Menyra se si eshte trajtuar kjo ngjarje, d.m.th. si jane interpretuar faktet, c'mjete jane perdorur per skalitjen e personazheve, c'filozofi eshte percuar dhe c'mjete artistike e gjuhesore kane arritur te japin te plote kete ngjarje; te gjitha keto me bejne te pohoj se trajtimi artistik i materialit jetesor eshte shume origjinal, i thelle, prekes dhe aty-ketu me detaje e momente poetike te mrekullueshme.
    Konflikti i romanit eshte shume i thelle dhe trondites. Ai i kapercen se tepermi kufijte e nje "dashuricke" te zakonshme apo te nje shkeljeje banale te kurores. Ne ate konflikt ka dicka nga perjetesia, dicka nga morali njerezor, qe i kalon kufijte e nje familjeje, madje edhe te nje kombi, doemos edhe te nje epoke.
    Gjithe filozofia e romanit (krejt ashtu si ne Bibel) vertitet rreth disa kolonave (a boshteve) qe kane (dhe fitojne nje-kohesisht) vlera te pamohueshme e universale, si: dashuria(me forcen, zigzaket e saj, me egoizmin, por edhe madheshtine, bukurine, triumfin e saj) mekati, ndeshkimi dhe falja. Te katra keto shtylla (te jetes njerezore) kane ne sfond nje force madhore, te perjetshme, te kudondodhur: forcen e Perendise. Ky koncept, Perendia me forcen e Tij, eshte dhene ne menyre te persosur, te thelle dhe te kapshme, njekohesisht. Perendia ne kete roman, nuk del si nje dirigjent i plotfuqishem qe, me shkop ne dore, drejton arbitrarisht njerezit qe nga lartesite qiellore. Perendia, ne kete roman, jepet si misherim i Ligjit te Jetes, te atij ligji qe mban, rregullon, dhe harmonizon boten, universin, jeten njerezore, gjithcka. Ketij Ligji madhor te jetes i nenshtrohet dhe duhet t'i nenshtrohet gjithcka dhe gjithkush, qofte edhe mbret. Perpara kesaj force edhe mbreti eshte i pafuqishem dhe duhet te bindet. Kjo jepet qarte ne momentin e ndeshkimit kur Davidi therret: "Ki meshire per mua o, Perendi!.." Ky moment eshte nga pikat me kulmore te romanit.
    Ne vazhdim te konceptit te ligjit te Perendise, romani nxjerr idene se gjykatesi dhe drejtesia universale, ne fund te fundit, nuk drejtohen kunder njeriut dhe jetes njerezore, perkunderazi. Ata jane baze dhe force e mbrojtjes se tyre, ndaj dhe falin mekatin, kete akt te pashmangshem qe bren krijesat njerezore, e falin per hir te jetes, te dashurise, te botes njerezore, te vazhdimesise se jetes.
    Lidhur me personazhet.
    Ata jane arritur te jepen ne menyre te persosur, secili me tiparet e veta, me boten dhe dramen e vet. Ata jane plotesisht te besueshem dhe, gjate leximit, te duket sikur i sheh te gjalle para teje. Keshtu:
    a-Sauli- misheron bukur nje tip kontradiktor, njeri i madh dhe egoist e i vogel, njekohesisht.
    b-Davidi- ze vendin qendror. Jepet realisht me uljet dhe ngritjet e tij, me shpirtin e madh, por edhe egoist ne lidhje me Bath-Sheben/Uriahun, me torturat shpirterore, me humanizmin dhe madheshtine e se mires qe mbart si njeri.
    c-Bath-Sheba- E lindur per dashuri (ne kuptimin e mire te fjales), me zemer te pasur, te ndare me dysh ne dashuri (per Uriahun dhe per Davidin) e etur per te qene jo vetem grua, por edhe nene.
    d-Azubahu- nje nga personazhet me te skalitura. E urte, e mencur, e matur, e gjere ne shpirt, misherim i meshires dhe shpreses.
    e-Uriahu- me vlerat e nje luftetari te perkushtuar ndaj atdheut dhe mbretit. I dhene bukur me ndjenjen e turbullt te dyshimit, i ndershem, i denje per Bath-Sheben.
    Disa ane te tjera
    Analizat psikologjike te personazheve jane shume te goditura, prekese, bindese, realiste, poetike, plot bote.
    Jepet bukur dhe me intimitet atmosfera e koheve biblike, me moralin e kohes, me primitivizmin e jetes.
    Formulimet e fjalive sipas frymes biblike e fetare, te dhena ne gojen e autores, apo personazheve jane shume te goditura. Ato i japin vlera te medha romanit. Jo kushdo, qofte edhe shkrimtar, mund t'i jape aq bukur.
    Dialoget jane koncize, te besueshem, ne pershtatje me tipin e personazhit.
    Disa detaje shume te bukura i japin nje domethenie te vecante librit:
    Dielli (i vizatuar me rreze apo me lot)
    zemra e drunjte
    qendisma e vogelushes
    letra e bardhe, e pashkruar, e Davidit....etj
    Psalmet jane gjetur me vend dhe jane perdorur aty ku duhet
    E pra, duke bere permbledhjen e gjithe ketyre qe shkrova me siper, mund te them se ky roman eshte nje realizim shume i goditur. Urimet me te mira Aides ne romane apo vepra poetike te ardhshme.
    Niko Dako - Mesues i Merituar
    Profesor i Gjuhes Shqipe dhe Letersise ne Universitetin e Korces.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Manulaki : 20-05-2005 mė 11:35
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  6. #6
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Manulke, "Davidi dhe Bath Sheba" eshte nje nga shkrimet me interesante ne bibel, dhe nje nga me kontroversialet do te thoja. Kur te kem kohe, dua te lexoj librin tend. Ka vite qe nuk kam lexuar libra te ketij karakteri, dhe duhet ta rifreskoj ca memorjen.

    Pergezime!
    Summertime, and the livin' is easy...

  7. #7
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Manulaki, ne rradhe te pare urime per librin.

    Jeta e Davidit ka terhequr gjithmone shkrimtare nga te gjitha koherat. Ai ishte nje personazh shume kompleks, prej nga ke se cfare te mesosh.

    Davidi kishte nje te mire te madhe. Ai e deshi fort Zotin e tij. Kjo dashuri e madhe e beri ate te kishte nje marredhenie shume te thjeshte dhe te bukur me Zotin. Nje marredhenie qe duhet marre si shembull nga te gjithe ne.

    Por ai, ashtu si te gjithe ne, kishte dhe anet e erreta te vetes. Shpeshhere ai u be objekt i thyerjeve dhe goditjeve nga ana e Zotit dhe keto ane negative te vetvetes (egoizmi, deshira per lavdi, ndjenja e hakmarrjes, dobesite e ndryshme, etj...) nuk u zhvilluan, ashtu sic ndodhi me Saulin.

    Davidi ngeli nje simbol i mbreterimit ideal per Izraelin, dhe ata luteshin qe dhe Krishti t'i perngjasonte Davidit. Por, sic duket qarte me vone, Mbreterimi i Krishtit ishte Mbreterimi i vertete dhe mbreterimi i Davidit ishte vetem hija e ketij Mbreterimi te perjetshem.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  8. #8
    Ajo qe mua me ben pershtypje me Davidin eshte shpirti i tij i lavderimit ne cdo situate. Them se Perendia ia njihte mire dobesite, por ashtu si me Abrahamin, Ai pa vetem besimin dhe perulesine ne te dy.
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  9. #9
    Ne mbreterine e Tij.. Maska e inscrite
    Anėtarėsuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    126
    Pershendetje moter Manulaki!

    Te uroj suksese ne punen qe ke nisur me shkrimin e librave, te uroj drite prej se Larti dhe frymezim prej Tij.

    Ne Krishtin,
    Inscrite
    Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...

  10. #10
    Faleminderit inscrite!
    Faleminderit te gjitheve!
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •