Jezusi thote se, Djali plangprishes ndoqi rrugen e meshires dhe te dashurise qe Ati kishte per birin e tij. Pikerisht ketu Jezusi kerkon te na tregoje se, e vetmja rruge e njeriut per tu kthyer tek Perendia, eshte ajo permes meshires dhe dashurise se Perendise. Ky eshte thelbi i gjithe besimit te krishtere. Te gjitha besimet fetare ne bote, nuk e njohin dhe nuk e pranojne kete rruge shpetimi, prandaj dhe mbeshteten ne veprat e tyre, te cilat simbas llogjikes se tyre i quajne te mira. Pra ketu shohim se pervec krishterizmit, asjne lloj tjeter feje, nuk mund te deshmoje hapur dhe qarte rrugen e vetme per shpetim.
Ndersa flisja, vereja se myslimani dic deshironte te thoshte, dhe natyrisht qe e ftova te fliste hapur mendimin e tij. Ai me tha: E kam shume te veshtire qe te bej nje krahasim apo lidhje mdis besimit te krishtere dhe besimit tone ne islam. Shpesh here kam digjuar qe te flitet per besimin e krishtere dhe ate mysliamn, se jane pothuajse te njejte me disa ndryshime , por tani shoh dhe pranoj se, krishterizmi nuk ka asnje lidhje dhe ngjashmeri me islamin. Ketu nuk dua te them se besimi im eshte i pavlere, por arrij ne perfundimin se, me keto gjera qe po digjoj rreth besimit ne Krishtin, vertet shoh se nuk ka asgje te perbashket me islamin.
Atehere une nderhyra dhe i thashe: Besimin e krishtere, nga te gjitha llojet besimevet te tjera, e ndan Krishti. Pra qe te njohesh rrugen per shpetim dhe te marresh shpetimin, duhet te pranosh dhe besosh plotesisht tek Krishti. Ai eshte i Verteti dhe i perjetshme. Ai eshte Rruga, e Verteta dhe Jeta, dhe askush nuk mund te vije tek Ati Perendi, pervecse me ane te tij.
Teksa i deshmova keto fjale te Krishtit, myslimani me tha: Ketu jam pak konfuz dhe jo i qarte. Pra do te deshiroja te me shpjegoje se: perse vetem besa ne Krisht, eshte shpetimi dhe jeta e perjetshme ne Perendine?
Ateher i thashe: Me digjo me vemendje, dhe do te perpiqem te ti zbuloj gjerat, gjithmone duke u nisur nga shembelltyra e djalit plangprishes.
Ju me te drejte pyesni dhe thoni: perse vetem Krishti te jep shpetimin dhe jeten e perjetshme?
Pak me perpara te thashe se, djali plangprishes perzgjodhi te ece ne rrugen e meshires dhe dashurise qe Ati i tij kishte per birin. Pra ai asnjehere nuk mendoi dhe nuk u mbeshtet ne aftesite e veta, si nje mjet per te shpetuar nga situata vdekjeprurese ne te cilen ndodhej. Jezusi thote se, djali planggprishes u mbeshtet totalisht ne dashurine e Atit te tij. Pra e vetmja rruge ku ai u mbeshtet dhe fitoi, ishte mbeshtetja jo ne veten dhe aftesite e tij, por tek Ati i tij i dashur.
Cfare ndodhi me pas?
Djali shkoi tek Ati i tij dhe rrefeu para Atit te tij MEKATIN, dhe jo vetem kaq. Ai pranoi se ishte i KEQ, se kishte MEKATUAR para Qiellit dhe para Atit te tij, si dhe pranonte plotesisht se ishte i PAFTE dhe i DOBET per te qene BIRI i Atit. Pra ketu kemi nje ndergjegjesim dhe njohje te pozites ne te cilen kishte rene biri. Pikerisht ketu fillon dhe rruga drejt shpetimit. Te gjitha fete pranojne se njeriu eshte mekatar, por ato nuk shpjegojne se si njeriu arin te njohe mekatin. Jezusi permes kesaj shembelltyre na tregon plotesisht se si biri arriti te njohe mekatin sepse jetoi ne mekat, por jo vetem kaq. Ai e pranoi faktin e te qenit mekatar para atit te tij, prej ku mori dhe faljen. Pra falja e Perendise tek ne, vjen permes asaj cka ne deshmojme para Atit tone qiellor. Por ketu kam nje pyetje te vogel: A ka mundesi njeriu te komunikoje me Perendine ? Dhe myslimani menjehere tha: Po. Mjafton te ulesh para Zotit dhe ti lutsh, dhe ai te digjon. Ne ne islam lutjen e kemi disahere ne dite, si dhe plot regulla te tjera fetare, te cilat duhet ti beje cdo mysliman.
Pyetja ime kete radhe eshte me thelbesore: A ka njeriu komunikim me Zotin Perendi, ne menyre qe Zoti ta digjoje dhe ta ndihmoje ate? Ketu fillon njohuria ndaj Perendise. Bilbla profetike na deshmon se, midis njeriut dhe Perendise ka nje "Humnere", e cila eshte e pakalueshme prej njeriun, por jo prej Perendise. Kjo "humnere" ndarese para njeriut erdhi qysh ne Eden, kur ai mekatoi duke mos ju bindur urdherit dhe fjales se Zotit. Pra me kete dua te te them se, ulu sa te duash dhe lutu sa te duash, "Humnera" te pengon te vish ne mardhenie dhe komunikim me Perendine. Pra problemi per njeriun eshte "humnera" , e cila thebesisht eshte MEKATI. Detyra qe shtrohet para njerut eshte: te "THYEJE HUMNEREN".
Tani pyes: Mendon se ka ndonje fuqi apo aftesi njerezore, me ane te se ciles njeriu mund te fitoje ndaj kesaj "HUMNERE"? Fjala e Perendise ne biblen profetike na deshmon se, cdo orvatje njerzore per te mundur "Erresiren" dmth "HUMNEREN", eshte vecse nje deshtim dhe zhginjim. Ateher nga mbetet te vije kjo ndihme? Pikerisht detyra per ta zgjidhur kete problem te njeriut, i mbetet Perendise, pasi Ai eshte Krijuesi i cili kujdeset me nje kujdesje prinderore ndaj krijeses se tij. Ishte Ati ai qe zgjidhi problemin ne te cilen ndodhej biri i tij plangprishes. Dhe kjo zgjidhje prej tij erdhi permes meshires dhe dashurise qe ai kishte per birin.
Ketu mendoj se kemi hyre ne thelbin e gjithe bisedes sone, dhe dua te me digjosh me vemendje.
Krijoni Kontakt