Cfare eshte energjia? Koncepti nuk eshte prim, si rrjedhim ka nje zberthim, problemi ndoshta ka te beje ne unifikimin e zberthimit, pra, dimensione te ndryshme analize, por qe si rezultat te japin te njejtin kuptim.
Ne nivel sinkronik (horizontal) energjise, i jane dhene kuptime te shumta, duke filluar qe nga energjia e terheqjes gravitacionale ndermjet dy trupave, energjia e aktivitetit human (Freud), energjia dhe antienergjia si dy koncepte te pandashme etj etj
Ne nivel diakronik (vertikal), peshen me te madhe, ka pasur interpretimi ndermjet njeriut dhe nje force hyjnore, gjeresisht te pranuar si Zot per fene e krishtere (Allah per fene islame). Interpretim te tille, e gjejme qe nga reminishenca platoniane, levizesi universal i Aquinit etj etj deri ne ditet e sotme
Nderkohe, ne nje moment historik, me saktesisht, Renne Descartes, ne thelb ve njeriun, duke kufizuar nivelin diakronik te energjise.
Krahas konceptit te energjise, evolucioni i marredhenieve njerezore, tregon edhe konceptin e sinergjise, si nje tejkalim i energjise individuale.
Une ne mendje, akoma nuk arrij te kuptoj: Cfare eshte energjia?
Krijoni Kontakt