Perse e perzien moshen me garat?Postuar mė parė nga Macho
Gjyko mbi bazen e rezultateve. Ka shume ish-kampione e ish-pretendente te F1 qe kane hy ne ket gare mbas Schumit dhe po ashtu e kane lane qyshkur F1.
Nji shembull tjeter asht edhe Hakinen, i cili mbasi fitoi nji vit u stresue kaq shume sa mori 1 vit pushim mbrapa...
Ndersa Schumi i ka nervat celikut, ka 12 vjet kampion o pretendent, e si i tille asht edhe ne qender te konkurrences e luftes psikologjike por edhe fizike e rreziqeve (kujto Kulthard qe e goditi ne garen finale e ja hoqi titullin ne Australi etj).
Me kene ne vendet e para dhe gjithmone pretendent asht kryesorja sepse ne ket lloj gare nuk mjafton vetem talenti por edhe kualiteti i makines, dhe te gjith e dime se konkurrentat e Ferrarit jane shum ma te fuqishem financiarisht.
Asht merita e Schumit qe ka kompensue shpesh problemet e makines me KLASIn e tij dhe TALENTIN e lindun qe si u pa edhe dje ende nuk e ka braktise.
Pra Schumi i jep nder F1, dhe pa te ky eveniment do te kishte humbe shum nga interesi.
Per shumicen e specialistave e tifozave, Michael Schumaker asht piloti ma i madhi i te gjitha kohnave te F1, dhe i pa-arritshem per shume dekada qe vijne.
Krijoni Kontakt