Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565

    Kokalari: Berisha ishte informuar për punësimin e baxhanakut të tij

    Kokalari: Berisha ishte informuar për punësimin e baxhanakut të tij


    Wednesday, 30 April 2008-Geri Kokalari/Gazeta Sot


    Image Geri Kokalari i shkruan një letër presidentit të Republikës së Shqipërisë, zt. Bamir Topi. Në letrën e tij dërguar Topit, lëshon akuza ndaj Berishës, për faktin se ai ka mohuar ekzistencën e fabrikës së demontimit në Gërdec dhe të punësuarit Muhamet Hoxha, baxhanakut të kryeministrit në këtë fabrikë. Ndër të tjera ai shkruan për kontratën që është kryer mes SAC dhe MEICO-s, leje kjo e dhënë nga Ministria e Mbrojtjes. Ne kontaktuam me zt. Geri Kokalari dhe na dha të drejtën ekskluzive për botimin e letrës.

    Ja se çfarë i shkruan në lëtër Geri Kokalari presidentit Bamir Topi:

    29 Prill 2008
    Shkëlqesisë së tij Bamir Topi
    President i Republikës së Shqipërisë
    Tiranë , Shqipëri

    Shkëlqesia Juaj
    Së pari dua t’ju lëvdoj që ndoqët deri në fund reformën mbi zgjedhjet presidenciale, që zgjedhja e presidentit të bëhet me referendum, pasi kjo është një nga reformat demokratike më kritike për Shqipërinë. Pa dyshim, që do të ketë një përmirësim dramatik ne këtë sistem bizantin, me të cilin është abuzuar dhe manipuluar nga politikanët shqiptarë. Nuk është për t’u çuditur fakti që Berisha bëri ç’ishte e mundur me orvatjet e tij parlamentare për të ndaluar këtë lëvizje, sepse ai është fajtori dhe përftuesi kryesor i manipulimit të zgjedhjeve presidenciale në Shqipëri. Shqiptarët duhet të jenë plotësisht të vetëdijshëm, që sistemi aktual punon vetëm në avantazh të një grupi politikanësh egoistë, të pamoralshëm dhe dritëshkurtër, si Sali Berisha. Është e qartë se qëllimi i tyre është që të vazhdojnë t’i privojnë nga zgjedhjet e hapura, të lira dhe të drejta për postin e presidentit. Të jeni të sigurt se, vetëm ata deputetë që janë kundër demokracisë së vërtetë i qëndrojnë kundër zgjedhjes së presidentit me referendum. Për të mirën e shqiptarëve dhe ecjen përpara të demokracisë në Shqipëri, të nxis që të këmbëngulësh në zgjedhjen e presidentit me referendum, gjithashtu të kërkosh dhe ndihmën e SHBA dhe BE të ushtrojnë presion mbi Berishën për të rishikuar këtë reformë të rëndësishme zgjedhore.
    Duke respektuar hetimet mbi tragjedinë e Gërdecit, kam komunikuar me një përfaqësues të SAC, i cili ka qenë i lidhur ngushtë me procesin e demontimit nga SAC në Gërdec. Më 15 Mars 2008, burimi i këtij informacioni ishte në Shqipëri, në dhomën e tij të hotelit, rreth 1.5 km larg Gërdecit, dhe fuqia e shpërthimit i kishte thyer xhamat e dritareve dhe e kishte përplasur në tokë. Përfaqësuesi i SAC më informoi se në Gërdec bëheshin dy lloje demontimesh, një për municione të kalibrit të vogël dhe një tjetër për kalibra më të mëdhenj. Me sa duket, SAC ishte e përfshirë vetëm në demontimin e municioneve të kalibrit të vogël, dhe ajo kontratë kishte përfunduar në dhjetor. Personi në fjalë, u kthye në Shqipëri në shkurt pasi makineritë e SAC, pas përfundimit të kontratës kishin mbetur në impiantin e Gërdecit, dhe ai pohon se, në kohën kur ndodhi shpërthimi, SAC ishte në procesin e çmontimit të makinerive për t’i dërguar më pas në SHBA. Me kanë informuar se makineritë e SAC, ishin të një vlerë të konsiderueshme por u shkatërruan nga shpërthimi.

    Burimi im, më tha se ai kish patur rastin të vizitonte impiantin e Gërdecit disa herë pas dhjetorit, dhe kish vënë re që shumë, në mos të gjitha, procedura sigurie të vëna nga SAC, ishin braktisur nga Albademil pas tërheqjes së SAC. Marrim një shembull, SAC kishte vendosur procedurën e sigurisë “dysheme e lagur”, rregull që kërkonte nga ana e punëtorëve të lagnin me ujë dyshemenë vazhdimisht, në mënyrë që të minimizonin mundësinë e ndonjë zjarri apo shpërthimi në rast se krijoheshin shkëndija nga procesi demontues. Pasi SAC mbaroi punë në impiant, sipas përfaqësuesit të SAC, rregulli “dysheme e lagur” kishte mbaruar gjithashtu, dhe kur më pas kish vizituar impiantin kish parë se procesi i demontimit bëhej në “dysheme të thatë”. Duke ju referuar shkakut të shpërthimit në Gërdec, sipas artikullit kryesor në raportin ndërkombëtar të datës 19 Prill 2008 të NYT, “një zjarr u përhap na sasia e tepërt e barutit që ndodhej në tokë”

    Bashkangjitur do të gjeni një diagramë të impiantit të Gërdecit, që iu dha me qira Albademil (Delijorgjit) nga Ministria e Mbrojtjes. Sipas një tjetër burimi, që ishte familjar me këtë impiant, shpërthimi i parë mund të ketë ndodhur në seksionin e quajtur “vendi i punës”, pranë hyrjes kryesore. I njëjti burim më tha se në kohën e shpërthimit dyshemetë ishin të thata. Nga kjo, spekulohet se zjarri dhe/ose seritë e shpërthimeve të vogla, u përhapën në të gjithë impiantin deri kur mbërritën në konteinerët e barutit, të cilët, dukë qenë se ishte grumbulluar një sasi e madhe baruti, ka shumë mundësi të ishin shkaku i shpërthimit më të madh që prodhoi kërpudhën e tymit. Vini re që në seksionin e poshtëm nga ana e majte e diagramës, është përfshirë “vendi i pirjes se duhanit” që tregon se Albademil dhe Ministria e Mbrojtjes kanë lejuar dhe pirjen e duhanit në këtë impiant, provë e idiotësisë, moskokëçarjes dhe natyrës së papërgjegjshme të administrimit të këtij projekti nga ana e qeverisë shqiptare, me një shpërfillje totale për jetë njerëzore.

    Tre fotot e videos
    Nëse informacioni mbi braktisjen e procedurës “dysheme e lagur” nga Albademil është i saktë, dhe nëse NYT ka të drejtë mbi shkëndijën e ndezur në dysheme, atëherë personat përgjegjës për këtë moskokëçarje dhe sjellje neglizhente duhet të dënohen për krime në masë. Kjo përfshin zyrtarët më të lartë të qeverisë që i dhanë kontratat e demontimit Albademil, që ishin në dijeni të plotë të kushteve në impiantin e Gërdecit, të cilët duhet të kishin zbatuar një lloj mbikëqyrje qeveritare mbi kushtet e sigurisë, të cilët duhet dhe mund të parandalonin këtë tragjedi. Deri tani, ajo që është diskutuar më shumë nga shqiptarët, është intervista patetike e Sali Berishës në BBC, në të cilën ai mohoi të ishte në dijeni të ekzistencës së projektit të demontimit në Gërdec dhe të kushteve të rrezikshme. Me këtë sjellje, Berisha, për më tepër pranon neglizhencën e tij ose ai gënjen. Në çdo rast, natyra e rëndë e tragjedisë së Gërdecit dhe mashtrimet e Berishës mbi këtë krizë, kërkojnë të merret seriozisht në konsideratë nisja e një procesi gjyqësor ndaj Sali Berishës.

    Foto Hoxha
    Bashkangjitur është fotografia e një individi i cili është identifikuar si Muhamet Hoxha, kunati i Sali Berishës, i cili ishte punësuar në Gërdec dhe u vra gjatë shpërthimit. Burimi im nga SAC, e identifikoi këtë person, si të njëjtin person që ai kish parë në raste të ndryshme në impiantin e Gërdecit. Burimi im më tha se Hoxha u prezantua si “kunati i Sali Berishës” dhe atij i ish thënë se kjo ishte dhe arsyeja e punësimit të tij. Gjithashtu, u informova se Hoxha punonte në të njëjtën zyrë me ata që dihej që kishin lidhje të ngushta me Ylli Pinarin, ish drejtorin e Meicos, i cili tani ndodhet në burg. Duke mos e ditur shqipen, informatori im nuk mundi ta kuptonte se cila ishte puna e Hoxhës në Gërdec, por ai tha se nuk ishte një punëtor i thjeshtë siç pohoi Berisha në intervistën e tij në BBC.

    Kam biseduar gjithashtu me një shqiptar që punonte në Gërdec, dhe ai gjithashtu konfirmoi se Muhamet Hoxha punonte në Gërdec, dhe kish qene dëshmitar i takimeve të tij me Pinarin dhe Delijorgjin. Ai më informoi gjithashtu se punëtorëve u kërkohej të firmosnin dokumente ku pohonin se nuk kishte thyerje të rregullave të sigurisë, dhe nëse nuk firmosnin, u bëhej presion dhe u thuhej se s’do t’u jepej paga. Kjo sjellje abuzive nuk duhet të çudisë asnjë që është në dijeni të detajeve në lidhje me këtë çështje, veçanërisht pasi të rishohësh videot e bashkangjitura, që tregojnë fëmijë që punojnë në mjedisin e rrezikshëm në Gërdec. Arsyeja më thotë, që kur ndodhi aksidenti, përveç faktit se mohoi të kishte dijeni për operacionet e demontimit në Gërdec, Sali Berisha mohoi dhe faktin se atje punonin gra e fëmijë. Burimi i dytë gjithashtu pretendoi që vonë një natë, nëntorin e kaluar, ai ishte në kompleksin e Gërdecit kur Milhal Delijogji thërriti Dritan Minxhollin, menaxherit të kompleksit të Gërdecit, që ti sillte një kamion me kutitë bosh me shenja kineze të automatikëve AK-47 që kishin ardhur nga aeroporti i Rinasit. Ky burim pohon që kamioni shoqërohej nga një burrë me benz të zi me targa Gjirokastre. Ai gjithashtu pohon se automjete diplomatike janë përdorur për punët e Delijorgjit, dhe unë kam dërguar informacione përshkruese rreth këtyre automjeteve, duke përfshirë numrat e patentave përkatëse të autoriteteve të qeverisë amerikane. Ai gjithashtu më informoi, me ç’kam dëgjuar nga një burim tjetër, se municione kineze të cilësisë së ulët do ti dërgoheshin qeverisë amerikane për operacione në Afganistan ndërsa municionet me veshje tunxhi, që kushtojnë më shumë, do të grumbulloheshin sepse ky metal aktualisht kushton shumë në tregjet botërore. Siç shihet, kjo tregon një lidhje direkte ndërmjet Gërdecit dhe transaksioneve të AEY me MEICO-n dhe Milhal Delijorgjin në qëndër të kësaj. Nëse është kështu, kjo tregon se qeveria shqiptare po i dërgonte municione me cilësi të ulët qeverisë amerikane ndërsa lejonte Delijorgjin të përfitonte diferencën e çmimit të municioneve me mbështjellje tunxhi. Për këtë arsye, është e domosdoshme që lidhjet ndërmjet AEY dhe Gërdecit të hetohen për të gjetur nëse qeveria shqiptare ka përfituar nga qeveria amerikane, aleati më i rëndësishëm i shqiptarëve, shpenzime të marra nga taksapaguesit amerikanë. Veprimi i Ina Ramës për ti hequr imunitetin Fatmir Mediut është inkurajues, por është vetëm një hap. Nëse Mediut i hiqet imuniteti, Znj. Rama duhet ta ndjeki atë ashpër penalisht, gjë që me sa duket, nuk e ka bërë me Ministrin e Jashtëm Basha. Për më tepër, ajo duhet të kishte bërë më shumë në lidhje me hetimin e Gërdecit dhe AEY. Për shembull, kontaktet e mia në SAC më informojnë se zyra e Ina Ramës nuk është përpjekur ta pyesë atë ose pjesën tjetër të personelit të SAC rreth fakteve dhe rrethanave mbi punën çmilitarizuese në Gërdec. Gjithashtu kuptoj që ka shumë shqiptarë që i njohin procedurat dhe veprimet që janë bërë në Gërdec dhe nuk janë marrë në pyetje. Nëse kjo gjë është e vërtetë, atëherë Ina Rama ka neglizhuar në detyrën e saj, dhe nëse neglizhenca është e qëllimshme ajo mund të jetë fajtore për pengim të drejtësisë. Nëse është kështu, ajo duhet të shkarkohet nga detyra dhe të zëvendësohet urgjentisht nga një prokuror i aftë dhe i pavarur. Me ç’kuptoj unë, zyra e prokurores së përgjithshme ka bashkëpunuar me FBI-në, të paktën mbi disa pjesë të hetimit mbi Gërdecin. Unë nuk jam akoma i informuar mbi natyrën e hetimit të FBI ose mbi përfundimet e saj, por jam i sigurt që të gjitha burimet e FBI-së duhen shfrytëzuar për hetimin e kësaj çështjeje, dhe në fakt unë hapur e mbështes dhe nxis këtë gjë. Megjithatë, nëse hetimi i FBI-së kufizohet vetëm në gjetjen e shkaqeve të shpërthimit dhe përfshirjes së mundshme të ndonjë kompanie amerikane apo të qeverisë amerikane në Gërdec, atëherë përfshirja e FBI mund të jetë në nivelin e duhur nga këndvështrimi i qeverisë amerikane por do të jetë shumë e papërshtatshme për qeverinë shqiptare. Gjithashtu është e mundur që agjentët e FBI mund të mos e konsiderojnë përgjegjësi të tyre hetimin apo ndihmën që mund të japin për të ndjekur penalisht zyrtarë të qeverisë shqiptare apo qytetarë shqiptarë, gjithashtu është e mundur që atyre tu jetë dhënë një direktivë politike për të evituar një hetime të tilla. Prandaj, nuk është çudi që me largimin e agjentëve të FBI-së mund të mbyllet ndonjë pjesë hetimit nga ana e prokurorisë. Për më tepër, konkluzionet e hetimit të FBI-së duhet të zbardhen për të përcaktuar nëse ky zbulim është i përshtatshëm për të mbështetur një ndjekje penale agresive dhe të kuptueshme të kësaj çështje nga ana e popullit shqiptar. Për mendimin tim, për shkak se Gërdeci dhe AEY lënë të kuptohet se ka pasur afera korruptive, shpërdorime detyre nga ana e qeveritarëve, trafiqe të paligjshme armësh që përfshijnë dhe interesat amerikane, FBI duhet të sigurohet se ç’do aspekt i kësaj çështje do të hetohet plotësisht. Javën e kaluar kam marrë një mesazh që më informonte se bashkia e Gërdecit ishte e mbyllur. Dikush duhet të mendojë se tragjedia e Gërdecit duhet të ishte në nivelin një gjendjeje të jashtëzakonshme kombëtare dhe se qeveria duhet të punonte pa pushim për të ndihmuar viktimat e tragjedisë dhe familjet e tyre për t’ju siguruar asistencë ekonomike, asistence me shërbime sociale dhe me lloje të tjera ndihme që janë tipike në raste të tilla. Unë e mbaj mend si tashti përpjekjet heroike të Rudi Xhulianit pas sulmeve të 11 shtatorit. Ai ishte në detyre 24 orë në ditë dhe qëndronte pranë vendit ku ranë 2 kullat, ai vizitonte të plagosurit, vizitonte familjet e viktimave, drejtonte operacionet e kërkim shpëtimit, pa përmendur këtu procesin e kthimit të Nju Jorkut (qendra kryesore ekonomike e botës) në gjendjen e tij të mëparshme. Përkundrazi, viktimat e Gërdecit kërcënohen që të ruajnë heshtjen e tyre mbi gjendjen në Gërdec, dhe ka zëra që thonë se ndihma e huaj që jepet për Gërdecin përdoret për të tjera qëllime. Për më tepër, qindra vetë që janë plagosur dhe ata që kanë pasur dëmtim prone nuk merren parasysh. Në këto rrethana, ka shumë akuza që duhet të hetohen. Nëse ka qoftë edhe një gjë të vërtetë nga këto gjëra që thuhen, kryeprokurorja duhet të ndjekë penalisht secilin nga zyrtarët që kanë vepruar me papërgjegjshmëri, përfshirë dhe majorin Fiqiri Ismaili. Po ju kërkoj që zyra e juaj të sigurohet që zyra e kryeprokurores ti shikojë të gjitha rrugët e mundshme për të hetuar deklaratat e bëra këtu, dhe që zyra juaj gjithashtu të bëjë të pamundurën për tu bindur që asnjë zyrtar shqiptar të mos pengojë drejtësinë për këto hetime apo ti shmanget ndjekjes penale.

    Faliminderit,
    Sinqerisht,

    Gary Q. Kokalari

    Albademil është kompania e kontrolluar nga Mihal Delijorgji, e cila mori të gjitha kontratat e demontimit nga Meico. Delijorgji është gjithashtu personi të cilin Ministria e Mbrojtjes detyroi AEY të përdort në vend të Kosta Trebickës për riambalazhimin e municioneve kineze që qeveria shqiptare ja shiti qeverisë së SHBA për përdorim në Afganistan. Pas shpërthimit në Gërdec, Delijorgji u arrestua dhe është tani në një burg shqiptar

  2. #2
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Pa dyshim, ne menyre absolute, pa diskutim, jam i sigurt 101 %, kam bindjen e patundur, natyrisht ... qe ato qe thuhen me siper mund te jene shpifje mediatike leter higjienike per te njollosur ne menyre te pakrahasueshme figuren e shokut sali, ashtu siç jane perpjekur perhere armiqte e kllases te njollosin figuren e udheheqesit historik te se majtes, shokut fatos ...

    i ka mledhur kasollja e galigatit ... o kasolle, si i mblodhe?

  3. #3
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Kokalari: Berisha ishte informuar për punësimin e baxhanakut të tij
    [U] Po ju kërkoj që zyra e juaj të sigurohet që zyra e kryeprokurores ti shikojë të gjitha rrugët e mundshme për të hetuar deklaratat e bëra këtu, dhe që zyra juaj gjithashtu të bëjë të pamundurën për tu bindur që asnjë zyrtar shqiptar të mos pengojë drejtësinë për këto hetime apo ti shmanget ndjekjes penale.

    Faliminderit,
    Sinqerisht,

    Gary Q. Kokalari




    Kush eshte ky Gari (e shqiperuar), pse mendon ky qe Kryeministri shqiptar duhet ti plotesoj ketij fare gari deshirat dhe kerkesat???
    A mos do ky gari qe te marre kredite qe dikure E Shejteruara Nene Tereza merrte per dashurine dhe perpjekjet e pafundme per Njerzit??!!
    Pse duhet nje gazete shqiptare te shkruaj per interesa direkte te nje emigranti te brezit te trete, dhe te mos shkruaj dhe per interesat dhe merakosjet reale te 1000000 emigranteve qe i shkon djersa ne ulluk e syte i kane tek atdheu i tyre.....???!!!!!
    Asnje kryeminister nuk duhet ti pergjigjet gari-t dhe gara-ve te tjere qe mendojne te trampolojne me fatkeqesite e shqiptarve.
    gari mund ti drejtohet erion velise per shpjegime, ne fund te fundit te dy mendojne njelloj per kryeministrin shqiptar.....
    ahh gari gari...................

  4. #4
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Kush eshte ky Gari (e shqiperuar), pse mendon ky qe Kryeministri shqiptar duhet ti plotesoj ketij fare gari deshirat dhe kerkesat???
    N'asnje absolutisht menyre! Çfare duhet te jete ky fare "gary" qe te mendoje se kryeministri tia plotesoje deshirat e kerkesat, perndryshe ti drejtohet faqes elektronike te kryeministrise ... ???

    A mos do ky gari qe te marre kredite qe dikure E Shejteruara Nene Tereza merrte per dashurine dhe perpjekjet e pafundme per Njerzit??!!
    perse nuk ka dijeni ky geri se kredite qe dikur e Shejteruara Nene Tereza merrte per dashurine dhe perpjekjet e pafundme per njerezit i takojne kryeministrit, qe ka qene sekretar byroje puniste, mjek personal i nomenklatures, tani i ngarkuar per te çuar ne vend amanetin e hysni-enverit ...

    Pse duhet nje gazete shqiptare te shkruaj per interesa direkte te nje emigranti te brezit te trete, dhe te mos shkruaj dhe per interesat dhe merakosjet reale te 1000000 emigranteve qe i shkon djersa ne ulluk e syte i kane tek atdheu i tyre.....???!!!!!
    edhe shtypi, rekomanduar nga kryeministri per nevoja higjienike, perse nuk ka marre vesh ende se emigrantet e çfardo brezi qofshin, e kane per detyre qe tu shkoje djersa ulluk, dhe ti dergojne parate ne Shqiperi qe te kujdeset kryeministri, ashtu siç u kujdes 12 vjet me pare, kur ishte president ... (he collapsed pyramids !!! uh, uh, uh!)

    Asnje kryeminister nuk duhet ti pergjigjet gari-t dhe gara-ve te tjere qe mendojne te trampolojne me fatkeqesite e shqiptarve.
    jo vetem gari, por te gjithe Shqiptaret, ku jane e ku s'jane, ta marrin vesh se ata duhet jo vetem te pajtohen, por te gezojne me "fishekzjarre gerdecare" per mashtrimet, genjeshtrat dhe deshtimet e njepasnjeshme te kryeministrit ...

    gari mund ti drejtohet erion velise per shpjegime, ne fund te fundit te dy mendojne njelloj per kryeministrin shqiptar..... ahh gari gari...................
    jo vetem erion velise, por edhe fatos salise, sepse qysh se ka hikur fatosi, nuk po i ecen fort mbare kryeministrit - marveshja me edverin nuk po duket se do te kete po ato karakteristika fitorjesh si me fatos thanas nanon ...

Tema të Ngjashme

  1. Musine Kokalari
    Nga gentius në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 15-02-2023, 20:17
  2. Finalizohet shitja e Albtelekom kompanisë turke
    Nga ganoid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 132
    Postimi i Fundit: 18-12-2009, 00:20
  3. Kokalari kryeministrit: "Heto pasurinë e Lulzim Bashës"
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-11-2005, 04:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •