Mbrėmjen e sė enjtes u hap nė Palm Beach, Festivali Ndėrkombėtar i Filmit. Pėr herė tė parė konkurron njė film kosovar
Etjet e Kosovės, flet shqip nė Florida
Kosova, prezantohet si shteti i origjinės sė filmit, i cili rrėfen tragjedinė gjatė dhe pas luftės
Pandi Gjata,Palm Beach, Florida
Ndėrsa nė Vjenė vijojnė bisedimet pėr statusin final, Kosova prezantohet si shtet nė njė nga festivalet mė tė rėndėsishėm tė filmit nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Vetėm njė klikim nė faqen e internetit tė Palm Beach International Film Festival (ėėė.pbifilmfest.org) dhe shikon qė artistėt ia dolėn mbanė tė prezantojnė ndėrkombėtarisht Kosovėn si shtet.
Etjet e Kosovės (Kosova Desperate Search) i regjisorit Sunaj Raēa, njė film qė rrėfen tragjedinė e vitit 1999 ėshtė i pari prodhim kinematografik qė flet shqip nė Palm Beach. Festivali u hap tė enjten nė mbrėmje me prezencėn e artistėve, regjisorėve dhe producentėve tė filmave konkurrues nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, si dhe nga shumė vende tė tjera tė botės. Pėr kėtė festival konkurrojnė rreth 2500 filma dhe nė kategorinė International Cinema janė pėrzgjedhur vetėm 30, ndėr tė cilėt edhe Etjet e Kosovės. Nė ceremoninė e hapjes sė Festivalit, mori pjesė aktori kryesor Blerim Destani, producenti Sali Limani dhe skenaristi dhe regjisor i filmit Sunaj Raēa. Premiera e filmit Etjet e Kosovės ėshtė sot nė mbrėmje e ndėrkohė ndihet interesi i madh i pjesėmarrėsve, por edhe i medias pėr prodhimin qė vjen nga Ballkani dhe qė flet shqip pėr herė tė parė nė Florida.
Filmi, njė produksion i kompanisė gjermane LARA Entertainment rrėfen dramėn e Kosovės. Por jo vetėm kaq. Personazhet tregojnė se tmerret vijojnė edhe pas luftės. Personazhet janė tė etur pėr jetė, janė tė etur pėr shpresė, janė tė etur pėr tė ardhmen. Filmi duke ndjekur vijėn jetėsore tė katėr protagonistėve, pėrcjell emocione tė fuqishme tė njerėzve qė mundohen tė ndėrtojnė jetėn e tyre nga rrėnojat, tė gjejnė forcė brenda vetes pėr tė ecur pėrpara, pėr tė shuar etjen e tyre pėr jetė. Pėr tė gjetur mė tė dashurit e tyre,- thonė producentėt. Etjet e Kosovės gėrsheton lojėn e njė trupe tė pėrzgjedhur aktorėsh nga Kosova, Maqedonia e Shqipėria, si Sheqerie Buēaj, Blerim Destani, Rajmonda Bulku, Faruk Begolli, Ermela Teli, Tinka Kurti, Bislim Muēaj dhe Meto Jovanovski. Producentė tė filmit janė Sali Limani, Blerim Destani dhe Sunaj Raēa.
Etjet e Kosovės (Kosova Desperate Search)
Vendi i origjinės: Kosova
Gjuha: Shqip
Zhanri: Dramatik
Koha: 82 min
Regjisor: Sunaj Raca
Producentė: Sali Limani, Blerim Destani, Sunaj Raca
Skenarist: Sunaj Raēa
Muzika: Marijan Neēak
Aktorėt: Sheqerie Buēaj, Rajmonda Bulku, Blerim Destani, Faruk Begolli, Tinka Kurti, Ermela Teli, Bislim Muqa, Meto Jovanovski
Me pak fjalė, filmi flet pėr pasluftėn. Vendi ėshtė i shkatėrruar. Jeta e fermeres sė re (Sheqerie Buēaj) dominohet nga dėshpėrimi dhe zija. Gjatė luftės u detyrua tė arratisej me fėmijėt e nga shtėpia, ndėrsa burri i saj (Blerim Destani) doli vullnetarisht luftėtar. Ushtarėt serbė kanė rrėmbyer fėmijėt dhe keqtrajtuar gruan. Tani e vetmja detyrė e saj nė jetė ėshtė tė rigjejė dy fėmijėt. I shoqi kthehet invalid nga lufta, i detyruar tė rrijė nė karrigen me rrota dhe i torturuar nga kujtimet e luftės. Tė dy jetojnė tani pranė njėri-tjetrit nė distancė dhe nė heshtje. Shumė gra dhe nėna tė dėshpėruara janė ende duke kėrkuar bashkėshortėt dhe fėmijėt e tyre tė zhdukur.
Festivali i Palm Beach-it
I themeluar nė vitin 1996, Festivali Ndėrkombėtar i Filmit nė Palm Beach ishte ide e bizneseve lokale dhe pėrfaqėsuesve tė shoqėrisė civile. Ata menduan se ky festival do ti ofronte komunitetit njė aktivitet kulturor mė shumė dhe nė tė njėjtėn kohė do mund tė bėhej burim i madh tė ardhurash nga industria kinematografike. Por nė vitin 2003 Festivali u bė njė konkurrues i denjė, duke qenė nė krah tė festivaleve tė suksesshėm si ai Torontos. Sot Festivali Ndėrkombėtar i filmit The Palm Beach renditet nė 25 festivalet mė tė mirė nė botė. Ndryshe nga shumė festivale tė ngjashme, ky i Palm Beach ka njė tjetėr dimension. Sipas organizatorėve, qėllimi i festivalit ėshtė tė arrijė tė ndryshojė jetėt e tė rinjve duke i ndihmuar ata tė realizojnė ėndrrat e tyre nėpėrmjet botės sė filmit. Nė edicionet e mėparshme, por edhe kėtė vit, pjesėmarės janė emra tė njohur tė kinematografisė botėrore. Madje edhe supermiliarderi Donald Trump, jo vetėm qė i kushton njė vemendje kėtij festivali, por pas ceremonisė sė hapjes sė aktivitetit, nė njė nga vilat e tij pėrrallore u organizua njė mbrėmje festive pėr gjithė tė pranishmit.
22/04/2006
marre nga Shekulli
Krijoni Kontakt