Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028

    PERVJETORI -tregim

    PERVJETORI - Tregim


    Tė kish qenė vėrtet njė flutur budallaqe qė i ish afruar zjarrit mė shumė nga sa duhej ? A mund tė kish bėrė ndryshe vallė?
    Sidoqoftė ishte tepėr vonė pėr tė menduar gjėra tė tilla. Tani ajo ndodhej nė kėtė vagon tė errėt e tė pistė tė trenit tė mallrave qė lidhte dy qytetet sėbashku. Mė saktė, qytezėn ku ajo punonte me qytetin ku jetonte. Qytezėn ku nuk e priste askush vec orėve tė gjata e tė mėrzitshme tė punės me qytetin ku e priste ai, njeriu i ėndėrrave tė saja, i shoqi. Atė ditė kishin pėrvjetorin e parė tė martesės sė tyre.
    Prania e saj nė vagonin gjysėm tė errėt tė njė treni mallrash nuk e bėnte gruan e re dhe tė brishtė njė flutur dhe as vagonin e vjetėr zjarr.
    Zjarri ndodhej disa metra mė tutje nė trajtėn e njė djaloshi tė panjohur qė nė atė ecje tė zvarrė qė treni kish bėrė duke kaluar mes qytezės, i kish zgjatur dorėn rrėmbimthi gruas sė re qė priste anash shinave, duke e futur fluturimthi brenda asaj vjetėrsire tė hekurt.
    Atė gjė te cuditshme qė kish dalluar nė sytė e ndritshėm tė djaloshit nė castin fluturues , ndėrsa dora e saj e brishtė i ishte dorėzuar aq dėshirėplotė dorės sė fuqishme tė tij, ia kishin pėrforcuar qartė fjalėt e vetme qė ai kish pėshpėritur qetėsisht brenda gjysėmerrėsirės sė vagonit.
    "Si nuk pate frikė qė hype me mua kėtu? Ku e di ti qė unė nuk tė bėj asgjė? Kur tė vinė tunelet…"
    “Ti nuk do tė guxosh tė mė bėsh asgjė!” ish pėrgjigjur ajo e shokuar nga ajo mikpritje e zymtė qė po i premtonin minutat e ardhėshme tė udhėtimit.

    Treni i vjetėr gjarpėronte zvarritur shinave qė asaj i ishin dukur si gjithmonė tė ngjashme me udhėt e destinit. Njė destin qė domosdoshmėrisht do tė kalonte nėpėr tre tunelet qė do shfaqeshin pak minuta mė vonė…Mė tutje shtrihej lugina e zymtė mes malesh edhe mė tė zymtė…dhe pas tyre qyteti ku e priste pėrqafimi dhe krahėt e ngrohtė tė dashurisė…
    Vecse disa vjet me pare i kish pritur me padurim ato tunele…E sapo dashuruar me atė qė sot e priste tėrė gėzim tė festonin njėvjetorin e martesės…Sa e sa puthje tė ndaluara pėr sytė e tė tjerėve kishin fshehur ato tunele…Sa e sa pėshpėrima dhe rėnkime pasionante, tėrė ajo zhurmė dalldisėse e dashurisė sė konkretizuar…shurdhuar nėn kumbimin e rrotave tė hekurta qė pėrshkonin tej pėrtej ato tunele…
    Por sot gjithshka ishte aq ndryshe…Ideja se tunelet paskėtaj mund tė shndroheshin nė njė kujtim tė dhimbshėm. vrastar dhe aq tė padėshirueshėm papritmas i kish zhvendosur cdo mendim tjetėr…
    Ka momente nė jetė kur destini ėshtė aq afėr dhe aq konkret saqė pothuajse mund ta prekėsh me dorė.
    Nuk i kish shkuar kurrė ndėrmėnd qė ky djalosh i ri , flokegjate, nofullgjere dhe lekure piste tė cilin e kish njohur rastėsisht vec njė jave mė parė , ky djalosh tė cilit nuk i dinte as emrin, tė bėhej kaq papritur strumbullari i shumė mendimeve dhe ndjesive qė kishin tashmė mė shumė lidhje me pasigurinė se sa me kuriozitetin.

    "Si nuk pate frikė qė hype me mua kėtu? Ku e di ti qė unė nuk tė bėj asgjė? Kur tė vinė tunelet…"

    Tunelet donin edhe nja 5 minuta tė shfaqeshin…Dy te parėt ishin tė shkurtėr…E cmund t’i bėnte ai nė ato pak caste qė treni do hynte nėpėr to? I treti ishte i gjatė…tepėr i gjatė dhe mėse i favorshėm qė djaloshi tė mbante premtimin e tij torturues.

    Nė trurin e saj paniku i fillimit ia la vėndin njė qetesie nė dukje kapitulluese…Duhet tė mbronte veten nga krahėt e tij tė fuqishėm. Kish ngulur sytė nė trupin e djaloshit dhe pėr herė tė parė kish dalluar tiparet e tij, fytyrėn ku spikasnin nofullat e gjėra mashkullore dhe trupi i lidhur…Jo. Ajo nuk mund tė bėnte asgjė pėr tė pėrballuar mashkullin qė i mbėshtetur pas dritares sė vetme tė vagonit vazhdonte tė thithte cigaret qė i ndizte njėrėn nė bishtin e tjetrės.
    Mosperfillja e tij ndaj pranisė sė saj atje nė atė qosh tė vagonit e bente ne sytė e gruas tė re edhe mė tė sigurtė pėr atė qė pritej tė ndodhte…
    “ O zot…sa mendjelehtė ish treguar….Mund te kishte pritur nė stacion…ndonjė makinė e rastit do tė kalonte patjetėr…Fundja i dashuri i saj atje larg…mund tė kish pritur…sic e kish pritur sa e sa herė…O Zot…c’kish qenė tėrė ajo ngutje e pamenduar…Vallė…destini ? “

    Ideja se nga casti nė cast mund tė gjendej e pėrdhunuar e kish mpirė tė tėrėn. Mpirja i kish hequr fillimisht brishtėsinė e natyrshme tė qėnjes sė saj…pastaj ankthin…dhe nė fund …frikėn.
    Nuk ndjente frikė cuditėrisht. Ndjente vec mllef. Mė shumė pėr vetveten se sa pėr djaloshin ezmer…

    “O Zot…Mbromė…dhe mė jep forcė …” Ketu i ndėrpritej lutja…Forcė pėr cfarė ? Pėr tė pėrballuar atė trup tė fuqishėm qė edhe pse I kthyer me kurriz nga ajo pėrsėri dukej tepėr kėrcėnues …?
    “ O Zot…mbromė…mbromė dhe bėj qė ai tė ndryshojė mendjen e tij tė keqe…”…

    Nuk pati kohė tė conte deri nė fund lutjen e saj…Tėrė rrapėllimė treni hyri nė gojėn e tunelit e cila ishte shfaqur aq papritur pas njė kthese….
    Nė errėsirėn e plotė kish dalluar njė dritėz cigareje tė fluturonte jashtė dhe….e mbledhur nė qoshen e saj ish pėrpjekur tė mirrte me mend atė qė mesa duket kishte filluar tė ndodhte…Djaloshi tani duhet tė ishte fare pranė saj dhe nė tė qindėn e sekondės ajo do ndjente duart e tij mbi trupin e saj… Por…befas si njė feksje…gjithashtu rrapėlluese…u shfaq drita nė fund tė tunelit dhe njė cast mė vonė treni pėrsėri gjarpėronte mes luginės sė humbur….
    Djaloshi ishte akoma i palėvizur…aty…i mbeshtetur pas dritares sė vetme dhe po ndizte njė cigare tjetėr , si gjithmonė pa i hedhur as edhe njė vėshtrim presė sė tij …

    Gruaja e re kish lėshuar disi atė tendosje tė detyrueshme instinktive tė trupit qė i kish falur hyrja nė tunel…Asgjė nuk kish ndodhur…Zoti e kish dėgjuar lutjen e saj…Deri nė tunelin e dytė kishte akoma edhe shumė kilometra. Kėshtu qė ajo do kishte kohe jo vetem t’i lutej pėrsėri Mirėbėresit tė saj , por edhe tė mendonte mė me qetėsi situatėn e papritur nė tė cilėn e kish futur dėshira pėr tė qenė njė orė e mė parė nė krahėt e atij burri bjond qė e priste me njė tufė me lule nė duar diku nė vendin ku ai priste gjithmonė tė shtunave kthimin e saj nga qyteza e humbur…

    “Zemra ime, nesėr kemi njė vjetorin e martesės sonė! Do ta festojmė sic e meritojmė: me lule, qirinj, dashuri dhe sex!”…Fytyrėn e saj e kishte pėrshkruar njė tis i lehtė ngjyrė rozė dhe zemra i kish rrahur fort…Kish harruar ku ndodhej dhe padashur kujtimi i fjalėve tė tė shoqit i kish vizatuar njė buzėqeshje naļve nė buzėt e thara…Kishte mall…shumė mall…sikur tė kishte vite pa e parė…I mungonte butėsia e tij…zėri i tij i ngrohtė…sytė e paqtė me atė vėshtrim pothuajse fėminor edhe kur ishte i zemėruar…ndjeu shumė mall pėr atė dhomėz qė ishte bėrė streha e dashurisė sė tyre fiks njė vit mė parė…Ah sa do donte tė ishte nė kėto caste aty…ta zbukuronte me lulet qė i kish sjellė ai…tė vishej me fustanin qė i pėlqente atij…dhe pastaj..nėn dritėn e qirinjve tė premtuar tė bėnin dashuri si kurrė ndonjeherė mė parė…”

    Njė lėvizje e beftė e djaloshit e kish pėrmėndur nga ajo parajsė kujtimesh . I kish ardhur inat qė ai e kish parė tė buzėqeshur. Edhe ai kish buzeqeshur…mė saktė…sytė e tij nuk kishin ndricimin e verbėr tė fillimit…Kishin njė tjetėr ndricim…Mė njerėzor…Mė ftues…
    Por nėnqeshja qė kish pasuar atė buzėqeshje tė papritur e kish zhveshur pėrsėri kėtė imazh ndofta tė paqenė , thjeshtė pjellė tė dėshirės sė gruas sė re qė Zoti ta dėgjonte pėrsėri lutjen e saj…
    Kish nėnqeshur…pa folur asnje fjalė…

    Befas pėrsėri goja e errėt e malit u shfaq pėr tė dytėn herė dhe pėr tė dytėn herė rrapėllima kumboi nė tėrė qėnjen e saj duke e bėrė tė pėrjetonte atė qė nuk kish ndodhur mė parė..e qė do ndodhte tani…

    Tuneli i dytė ishte fare i vogėl…As edhe njė puthje nuk mund tė jepej tamam nė ato sekonda tė pakta errėsire…Kėtė gjė ai e dinte mirė, por mesa dukej e dinte edhe gruaja e re e cila cuditėrisht e kaloi qetėsisht kėtė shans tė dytė tė asaj qė e kish quajtur destin…

    Kish hedhur vėshtrimin nga dritarja…Lugina qe shtrihej nė dy anėt e shinave dhe dy kodra qė shfaqeshin diku larg nė tė dy anėt e tyre i kishin ngjasuar gruas sė re cuditėrisht me njė trup tė shtrirė femre…me kofshėt e hapura…me gjinjtė e bėshėm…mes sė ciles depėrtontė rėnkueshėm ai tren i vjetėr mallrash…Njė grua qė gjithsesi dukej e nėnshtruar dhe nė pritje…Silueta e djaloshit ezmer dukej sikur e ndihmonte nė kėtė pėrfytyrim…Pėrdhunues i dhunshėm…i ashper..i zhurmshėm…renkues si treni i hekurt…por jo i vjetėr si ai…
    Nė tė vėrtetė djaloshi nuk kish shfaqur asgjė tė dhunshme..asgjė tė ashpėr…asgjė tė frikshme vec atyre fjalive tronditėse tė atij fillim qė asaj i dukej sikur kish ndodhur shumė kohė mė parė…dikur nė njė tė kaluar tė largėt e tė parrezikshme tashmė…

    Pėr herė tė parė e kish parė djaloshin disa ditė mė parė kur kishin udhėtuar nė tė njėjtin autobus…Kjo kish ndodhur dy herė dhe nė tė dy rastet djaloshi kish qenė i qeshur dhe i sjellshėm nė ato pak fjalė qė kishin shkėmbyer…Madje nė mėndjen e saj ajo e kishte quajtur tė kėndshėm dhe simpatik…

    Por tani nė tėrė kėtė orė tė pafund udhėtimi ai nuk kish folur asnjė fjalė tė vetme. Do kish dashur tė fliste me tė. Tė pėrballej me atė qė nuk dinte…atė tė panjohurėn torturuese…Ideja se ai donte ta pėrdhunonte atė i deshifrohej nė disa caste si njė dėshirė normale e nje mashkulli pėr ta zotėruar gruan e re trupbrishtė. Pra…ai e dėshironte atė. E deshironte dhe…aty…mes atij vagoni tė pistė…
    Atė ditė..pikėrisht atė ditė ndjehej e dėshiruar nga dy pėrsonat mė tė skajshėm tė universit tė saj erotik, nga ai, bashkėshorti i saj, njeriu qė ajo njihte mė shumė se cdokėnd tjetėr,njeriu qė do ishte bashkėudhėtari i saj i pėrjetshėm dhe nga ky djalosh kėtu, njė i panjohur i parėndėsishėm nė jetėn e saj, njė njeri qė ndoshta nuk do e shihte mė kurrė nė jetė…
    Ajo kurrė nuk i ish dhėnė njė tė panjohuri…madje as edhe ndonjė tė njohuri…I shoqi kish qenė i vetmi mashkull i jetės sė saj tė deriatėhershme…
    Netėve tė vetmuara mes epshesh kish masturbuar me imazhe burrash tė panjohur, zakonisht tipa tė fuqishėm dhe muskulozė si ky djaloshi kėtu tė cilėt e kishin trajtuar ashtu sic nuk ishte traktuar kurrė nga i shoqi, si njė kurvė tė bindur , tė gatshme e tė nėnshtruar ndaj fuqisė mashkullore qė fantazia e saj e materializonte ne organe tė mėdhenj e tė fortė dhe nė gjokse tė dirsur leshatorė…

    Djaloshi vazhdonte cigarepirjen e tij me sytė ngulur pikėrisht andej nga do tė shfaqej goja e fundit e malit…Ajo gojė nga e cila gruaja e re do tė dilte nė mos e kafshuar, e ndryshuar pėrjetė…

    Cuditėrsht nuk i ish lutur mė Zotit…ndėrsa goja e betontė mes malit ish shfaqur me tėrė urinė e saj…Rrapėllima shurdhuese tashmė nuk e godiste nė stomak, por diku , nė fundbarkun e saj…Sytė i kish ngulur te dritėz e cigares sė djaloshit…Ajo akoma vazhdonte tė lėvizte sėbashku me dorėn e tij…ndėrsa treni ishte penetruar tėrėsisht nė atė vaginė malore qė kundėr tėrė strukturave anatomike udhėhiqte drejt trupit, nėn gjinjtė - kodra dhe mė pas drejt gojės sė asaj femre me tė cilėn i kishte pėrngjasuar lugina mes malesh gruas sė re….

    Dikur ajo levizi…bėri ca hapa mes errėsirės…ndaloi njė cast…por cigarja vazhdonte tė flakėzonte nė dorėn e atij tjetrit….U perpoq tė bėnte zhurmė, njė zhurmė sa pėr ti tėrhequr vėmėndjen djaloshit dhe cigares sė tij…por mė kot. Rapėllima kish marrė tonet rėnkimtare tė malit tė pėrdhunuar keqaz…
    Instinktivisht kish pėshpėritur “O Zot…mbromė….mbromė nga…”…Nuk e dinte tashmė se nga se duhet ta mbronte ai Zot qė e kish mbrojtur dy herė mė parė…
    E pashpresė gruaja e re ishte mbledhur nė qoshen e vagonit duke mallkuar zhurmėn e llahtarshme…Kish filluar ta urrente kėtė tunel tashmė…mė shumė se sa nė fillim, por jo pėr tė njėjtėn arėsye…

    Penetrimi i malit kish mbaruar…Kish qenė mė i dhimbshėm se penetrimi i njė virgjėreshe…Treni i kish mbaruar tre orgazmat e tij tė rutinės…Pėrtej shfaqej qyteti…

    Gruaja e re nuk donte ta besonte qė ai tunel i fundit kish mbaruar aq shpejt…Ashtu sic ishte…me kokėn e fshehur pas gjunjėve te saj tė mbledhur kish qėndruar edhe pėr disa minuta akoma nė atė ėndėrrmakth tė pazakontė….
    Papritur treni kish ndalur…
    “Zonje arritėm…Mirupafshim!”…
    Kur kish ngritur kokėn ai nuk ishte mė aty…Ish zhdukur si me magji…Perdhe dukej vetėm njė mbeturinė e cigares sė tij tė sapohedhur…Tymi qė akoma dilte prej saj ishte e vetmja gjurmė e tij…Ish ngritur e trullosur dhe akoma mė e trullosur ish vėrsulur mbi atė bisht cigareje dhe e kish thithur tėrė afsh…Pastaj kish shkruar te dritarja e vetme e vagonit…ish mbėshtetur ca caste aty ku ish mbėshtetur ai…kish flakur jashtė mbeturinėn e tij nė trajtė cigareje…dhe..kish zbritur e qetė shkallėt e hekurta…

    Diku…te vėndi i zakonshėm e priste i shoqi…U pėrqafuan mė fort se zakonisht…lulet ranė pėrdhe…u puthėn plot mall, por atė natė nė shtrat…nuk kishin bėrė dashuri…
    Ajo nuk kish dashur.


    -FUND-
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Anisela
    Anėtarėsuar
    20-01-2004
    Postime
    764
    Crazy old baby....Talent i pazevendesueshem....
    Dhe keshtu ne rruge te madhe eshitme zemren tone, njerzve qe vetem nje te perqeshun dhane per te e shkuen te kenaqun e tu u gezue- pse pane mfshetsinat intime te kesaj jetes tone.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Citim Postuar mė parė nga whisper
    -FUND-
    Po pse,keshtu i jepet fund kesaj historie Whisper?Bravo te qofte!
    Shuaje te pakten zjarrin qe ndeze,se keshtu te ndezur sic e le,ketu njerezit jane djersitur...lol

    p.s.do te doja qe te kishte dhe nje tunel me te gjate dhe te ndodhte ajo qe duhej te ndodhte me nje pershkrim kulminant qe vetem whisper di....
    ....aman,mos me thoni qe nuk do te donit dhe ju te tjeret te elektrizoheshit
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ard : 21-04-2006 mė 06:50

  4. #4
    Citim Postuar mė parė nga whisper
    PERVJETORI - Tregim
    Diku…te vėndi i zakonshėm e priste i shoqi…U pėrqafuan mė fort se zakonisht…lulet ranė pėrdhe…u puthėn plot mall, por atė natė nė shtrat…nuk kishin bėrė dashuri…
    Ajo nuk kish dashur.
    -FUND-
    Kishte qene e lodhur, por njehkohesisht e kenaqur...
    Nder mend pikturuar thithja e duhanit...puthja joshese...drita qe ndriconte tunelin...
    Ne mengjes, nuk donte te zgjohej dhe pse ishte nje vit e nje dite e lumtur...


    P.s Me pelqeu Whisper...madje shume

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    Whisper,

    Zakonisht nuk kam aq durim sa te lexoj tregime (jo se paku ne kompjuter), por kete tregim tendin e lexova menje fryme. Te falemnderit per kenaqesine e ofruar gjate leximit te tij.
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  6. #6
    Ulknir Maska e POthuajPOet
    Anėtarėsuar
    23-09-2005
    Vendndodhja
    Nė makthe!
    Postime
    156
    Whisper, urime per tregimin - sidomos per stilin.
    Sa i perket subjektit, nuk kuptoj pse vajza mendon se
    djali mund te vepronte vetem gjate tuneleve (vendi
    duket i shkrete, njerez nuk ka)...sepse nje perdhunues
    veshtire te heqe dore nga kenaqesia e te parit prene e tij.
    Por ndoshta, kjo shpjegohet thjesht me friken subjektive
    te vajzes... qe si kah tjeter te monedhes ka deshiren e
    saj erotike (paragrafi "thelb": "Neteve te vetmuara...").
    Vajza, sic duket, kishte nevoje te zoterohej,
    per "seks te eger dhe te piste" (dicka biologjike...apo
    shenje e mazohizmit te saj?!) ...

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Flora82
    Anėtarėsuar
    17-04-2006
    Vendndodhja
    afer detit
    Postime
    899
    e lexova te gjithen ashtu si neper gjemba rrija ahahaaa duke pritur qfar doti ndodh asaj gruje , por ndodhi mrekullija vetem frika i mbeti .

Tema tė Ngjashme

  1. pėrvjetori i vdekjes sė don Lekė Matrėngės
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-05-2009, 16:09
  2. Tregim - Fshati buzė detit
    Nga celyy nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-02-2009, 19:24
  3. Kole Kepi (Pordha): tregim
    Nga macia_blu nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-12-2008, 11:46
  4. Nje tregim me telefon
    Nga nitROSHI nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-03-2004, 15:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •