Mbyllen 120 shkolla, njė mijė mėsues pa punė
Shqetėsimi: Rritja e distancave nga vendbanimet do tė ulė interesin pėr arsimim
Olsi Kolami
Njė vendim i fundit i Ministrisė sė Arsimit, pritet tė shtojė ndjeshėm numrn e tė papunėve nė radhėt e arsimtarėve. Njė mijė mėsues tė zonave tė thella malore janė kontigjenti mė i afėrt i tė papunėve, pas njė projekti pėr "pėrqėndrimin e shkollave". Projekti synon tė zvogėlojė numrin e shkollave qė nuk funksionojnė me kapacitet tė plotė, pas viteve '90.
Numri i nxėnėsve pėr klasė nė zonat rurale ėshtė shumė i vogėl, deri nė 5-6 nxėnės pėr klasė, ndėrkohė qė norma ėshtė me e lartė. Ministria e Arsimit dhe Shkencės, pasi e ka studiuar nė fillim planin strategjik pėr pėrqėndrimin e shkollave nė rang vendi, ka vendosur tė mbyllė 120 shkolla. Nga mbyllja e tyre pritet tė ngelen pa punė 1 mijė arsimtarė. Specialistėt e dikasterit tė edukimit, pohojnė se planstudimi ka filluar pa pėrfunduar ende viti shkollor 2001-2002 dhe kėtė shtator ėshtė rėnė dakord qė tė mos hapen 120 shkollat tė deklaruara nga MASH-i, si joefiēente. Ndėrkohė qė zgjidhja e sugjeruar nga Ministria e Arsimit, ėshtė kalimi i nxėnėsve tė shkollave tė mbyllura nė shkollat mė tė afėrta tė zonės. Nga tė dhėnat e deritanishme rezulton se pjesa mė e madhe e shkollave tė mbyllura nga reforma e nisur i pėrket Veriut, ndėrkohė qė edhe zona tė tilla si Jugu dhe Shqipėria e mesme tė rezultojnė me shkolla joefiēente.
Specialistė tė dikasterit tė edukimit shpjegojnė se mbyllja e kėtyre shkollave do tė ulė ndjeshėm koston e arsimimit pėr njė fėmijė nė kėto rrethe. Funksionimi i deritanishėm i kėtyre shkollave i ka shkaktuar shtetit njė dėm tė konsiderueshėm ekonomik. Nė kėtė vendim pėrfshihen edhe 80 pėr qind e godinave tė cilat kėrkonin rikonstruksione urgjente. Ndėrsa pėr pjesėn tjetėr tė shkollave, tė cilat janė ndėrtuar vitet e fundit nga shoqatat e shumta, ėshtė menduar qė tė lėshohen me qira, pasi mjediset e tyre nuk e justifikojnė numrin e nxėnėsve. Zonat e cilėsuara nga specialistėt e MASH-it, si zona tė vdekura, kanė nevojė edhe pėr automjete dhe infrastrukturė rrugore, tė cilat mungojnė. Linjat e autobusėve pėr arsimtarėt nuk funksionojnė prej vitesh, ndėrkohė qė fondet e ministrisė pėr automjete nė kėtė drejtim janė pothuajse zero. Kėshtu qė zgjidhja ideale, mbeti mbyllja pėrfundimtare e tyre.
Pėr tė zgjidhur kėtė problem nė fillim ėshtė kėrkuar nga Drejtoritė Arsimore nė rrethe numri i shkollave dhe dorėzimi i tyre ėshtė bėrė nė gusht. Pas verifikimeve mbi frekuentimin e kėtyre shkollave ėshtė marrė vendimi pėr mbylljen e tyre. Nė muajin qershor drejtorėt e drejtorive arsimore i kanė kėrkuar nė Ministrinė e Arsimit fonde pėr rikonstruksionin e kėtyre shkollave, por kanė marrė si pėrgjigje, mbylljen e tyre.
Pritet qė vendimi, vec papunėsisė nė rradhėt e arsimtarėve, tė shtojė edhe problemet e fėmijėve tė cilėve do tu duhet tė udhėtojnė shumė mė gjatė pėr tė arritur nė shkollat e reja. Duke patur parasysh distancat e largėta dhe motin e keq qė i karakterizon kėto zona, mund tė rritet numri i fėmijėve qė do ta braktisin tėrėsisht shkollėn.
Gazeta shkeulli !
Nje gje e pabesueshme ....per popullin shqiptar.........sos!
Faliminderit per mirkuptimin!
Krijoni Kontakt