Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25
  1. #1

    EXIM Bank investon $1,9 miliardë për një stacion gazi dhe një TEC në Fier

    EXIM Bank investon 1,9 miliardë dollarë për një stacion gazi dhe një TEC në Fier
    Ilirjan Agolli
    21-04-2006


    Qeveria e Shqipërisë i hapi dje rrugën investimit më të madh që është bërë ndonjëherë në vend, duke nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e një termocentrali dhe një stacioni gazi në afërsi të Fierit.

    Projekti parashikon një investim afro 1,9 miliard USD, falë një bashkëpunimi tashmë të filluar midis investitorëve amerikanë dhe atyre europianë. Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Marsi Ris, tha në ceremoninë e rastit, se pjesëmarrja e EXIM Bank në këtë nismë hap mundësi të reja për investime të tjera amerikan.

    Qeveria e Shqipërisë nënshkroi sot një memorandum bashkëpunimi me një kompani europiano-amerikane për ndërtimin në rajonin e Fierit të një stacioni gazi dhe një termocentrali, të cilët do të përmirëojnë ndjeshëm furnizimin e vendit me gaz dhe energji elektrike. Nga ky investim prej 1,9 miliardë USD Shqipëria do të plotësojë brenda 18 muajsh gjithë kërkesën e brendshme për energji dhe gaz, ndërsa pjesa tjetër e prodhimit do të transportohet drejt tregjeve europiane.

    Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Marsi Ris, tha se ky projekt është një mbështetje e rëndësishme për ekonominë shqiptare. "Ky projekt është investimi më i madh që është bërë ndonjëherë në Shqipëri. - tha amb. Ris. - Ky investim do ta bëjë Shqipërinë një faktor të rëndësishëm për energjitikën në Europë dhe do të mbështesë investime të tjera që do të vijnë këtu".

    Ambasadorja Ris tha se qeveria amerikane rithekson me këtë rast mbështetjen e saj për rritjen e ekonomisë shqiptare. "Kjo është gjithashtu një dicka e mirë për biznesin amerikan, i cili po merr pjesë në këtë projekt me afro 600 milionë USD. Pjesëmarrja e US EXIM Bank (Banka e Eksport-Importit e SHBA hap mundësi të tjera për investime të reja të kompanive amerikane" - tha ambasadorja amerikane.

    Ndërsa kryeministri Sali Berisha u shpreh se Shqipëria është e angazhuar të mirëpresë dhe të mbrojë më mirë investimet e huaja. "Qeveria shqiptare do të mbështesë fuqishëm për pjeket për të realizuar këtë projekt të madh. Ky është një nga investimet më të mirëpritura dhe më të rëndësishme që bëhet në Shqipëri, dhe jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin në tërësi" - tha zoti Berisha.

    Sipas projektit, stacioni i rigazifikimit ka një kapacitet vjetor prej 10 miliard metër kub gaz, ndërsa termocentrali do të ndërtohet me tre faza prej 400 Megavat secila. Teknologjia e standarteve bashkëkohore është siguruar nga kompania italo-amerikane "SAIPEM and Black&Veatch", duke përfshirë këtu edhe tubacionet nëndetare të gazit dhe linjat e reja kabllore nënujore që do të lidhin Shqipërinë me Italinë.

    Zeri i Amerikes

  2. #2
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Lajmi eshte i shkelqyer nqs i vertete. Sidoqofte ne websitin e EXIM Bank s'paska gje (akoma?)
    http://www.exim.gov/
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  3. #3
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Shifrat jane normale, tjeter gje qe ne kohen e Hoxhes kan punu si qena shqiptaret me bo ato vepra ujesjellesa e hidrocentrale qe sot edhe te mblidhen pese bankat me te medhaja ne bote nuk do arrinin dot ti mblidhnin parate qe duheshin, kjo per faktoret e rriskut te rrajonit.
    Megjithate mbetet pyetja se kush perfiton nga ky investim se me duket pak sa e cuditshme qe te ndertohet tafti bafti. Ka pasur dhe nje projekt per te kaluar AMBO-n nga Fieri por vec te ken lujt menc Amerikanet me dorezu kushedi sa miliarde para per tekat e qeverise tone, apo per frymen antizhvillim me propaganden se ndotet ambienti qe pensionistat e Vlores dhe rrethinave qe marrin pension si vorioepirotas perhapin.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga D@mian
    Lajmi eshte i shkelqyer nqs i vertete. Sidoqofte ne websitin e EXIM Bank s'paska gje (akoma?)
    http://www.exim.gov/

    ExImBank wants to help fund new thermo power plant in Albania

    20-04-05

    The US Export-Import Bank, the official export credit agency of the United States, wants to help fund the construction in Albania of a new thermo power plant and a trans-Balkan oil pipeline. ExImBank's senior managers sent a letter to Albania's Prime Minister Fatos Nano saying US exporters had contacted the bank about the new thermo power plant in Vlora, 140 km (87 miles) southwest of capital, Tirana, and an oil pipeline passing through the country.
    "ExImBank is most interested in pursuing both of these projects," the letter says, according to Albania's government.

    Albania will build the new oil- and gas-powered thermal power plant at a cost of $ 112 mm (EUR 86 mm). Funding is being provided by the World Bank, the European Bank for Reconstruction and Development, the European Investment Bank and Albanian Electro-Energy.
    Albania, Bulgaria and Macedonia also have approved the construction of an oil pipeline across the three Balkan countries. The 913 km (567-mile) pipeline will ship 750,000bpd of oil, or 35 mm tons (38.6 mm US tons) per year, from the Caspian Sea to the West.

    The long-delayed pipeline project, which will cost $ 1.2 bn (EUR 922 mm), has already secured about $ 900 mm (EUR 692.5 mm) in funding from international banks.
    "Albania is a very important country for us, and we recognize the tremendous progress the country has made over the past several years," said ExImBank, which helps finance projects for the export of US goods and services to international markets.

    http://www.gasandoil.com/goc/news/nte51992.htm

  5. #5
    AMBO eshte interes strategjik i SHBA-se dhe si i tille ai do te realizohet patjeter.

    The US-registered Albanian Macedonian Bulgarian Oil Corporation (Ambo) is currently building a vast pipeline 890 kilometres long. Beginning in Burgas it will pass through Bulgaria and Macedonia until it reaches Vlore in Albania, where the oil will be loaded onto US petrol tankers which will carry it from there to Rotterdam, and then to New York/New Jersey. Until recently, the ambitious project had run into problems due to costs and the delicate Balkan and Caucasian political situation. But now, after the recent natural disasters and as the dollar has become less competitive, there's every reason for construction of the pipeline to be speeded up.

    http://www.cafebabel.com/en/article.asp?T=T&Id=5165

  6. #6
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Lajm shume i mire ky dhe uroj te kemi sa me shume lajme si ky. Kurum ne nje gazete Steelweek, tha qe do investojne 65 milione euro ne fabriken e hekurit qe kane ne Elbasan. Alferoni, kishte paguar 33 milion euro per privatizimin e Ferronikelit ne Drenice.

    Po pse nuk e hape ne forumin e Biznesit kete teme?
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #7
    Me një investim prej 1.9 miliard USD, në Fier do të ngrihet një impiant gazi dhe energjie elektrike

    Shqipëria, në 2009 qendra energjetike e Ballkanit

    ASG Power do të ndërtojë impiant gazifikimi me kapacitet 10 miliard metër kub në vit dhe TEC 1200 mega

    Florian Papadhimitri

    TIRANË-Vendi ynë, së shpejti mund të jetë një ndër qendrat më të rëndësishme të energjisë në Ballkan dhe rajon. Pas disa kohësh “përfolje nën zë”, dje është konfirmuar zbatimi i një projekti prej rreth 1.9 miliardë dollarësh, që ka si qëllim ndërtimin e një TEC-i me kapacitet 1 mijë e 200 mega vat, si dhe të një stacion rigazifikimi të gazit të lëngshëm. Dje, kryeministri i vendit Sali Berisha, si dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Marsi Ris kanë përshëndetur projektin i cili parashikohet të përfundojë brenda 18 muajsh. Vetë Ris, ka organizuar një pritje për të bërë publike marrëveshjen e fillimit të punimeve për projektin e huaj, me vlerën më të lartë në vend. Nëse projekti zbatohet, vendi ynë do të jetë një ndër qendrat më të fuqishme të përpunimit të gazit në rajon, si dhe ndër prodhuesit e energjisë elektrike. Gjatë prezantimit të projektit me vlerë 1.9 miliardë dollarë, që do të shtrihet në zonën e Fierit, është bërë e ditur se kapaciteti i përpunimit të gazit, do të jetë 10 miliard metër kub gaz në vit.

    Deklaratat

    Ambasadorja amerikane në Tiranë, e ka vlerësuar shumë projektin, jo vetëm për vendet e punës që do të hapë dhe rritjen e sigurisë për investimet e huaja, por për faktin se me ndërtimin e këtij impianti, mund të plotësohen shumë mirë nevojat vendase për energji elektrike dhe gaz të lëngët. “Ky është projekti më i madh i ndërtimeve të huaja të bëra në Shqipëri, i cili do të arrijë në vlerën 1.9 miliardë dollarë. Ky projekt, parashikon që brenda 18 muajve të ardhshëm nga data e fillimit të punës të projektit, të mund të ofrojë energji me kosto të ulët gjatë natës, që vjen nga Evropa Perëndimore për Shqipërinë. Gjatë periudhës së ndërtimit të projektit, do të hapen 4 mijë vende pune dhe rreth 400 vende pune të përhershme, pas ndërtimit të projekti. Çka është e rëndësishme, është fakti që në përfundimin e këtij projekti mund të ofrohet energji e mjaftueshme, për të gjitha nevojat që Shqipëria ka për energji dhe për gaz”, tha dje ambasadorja Ris. Më tej, ajo ka shtuar se me ndërtimin e impiantit ku do të financohen 1.9 miliard dollarë, Shqipëria do të shihet si një vend i mirë për investimet e huaja. Pas deklaratave të Ris, kryeministri Berisha, duke falënderuar konsorciumin që ka marrë përsipër investimin, ka garantuar mbështetjen e qeverisë. “Unë siguroj përfaqësuesit e këtij konsorciumi, se qeveria do të mbështesë fuqishëm përpjekjet për të realizuar këtë projekt të madh. Unë gjithashtu i falënderoj ata, edhe për mirëkuptimin e shpejtë që gjetën me qeverinë, për vendin e ndërtimit të këtij termocentrali me gaz. Unë i siguroj se do t’i mbështesim fuqimisht, që këtë ëndërr të tyre të madhe ta bëjnë sa më shpejt realitet, duke dhënë kontribut për Shqipërinë”, tha dje Berisha.

    Projekti

    Impianti që do të përpunojë rreth 10 miliard metër kub gaz në vit dhe do të prodhojë 1200 mega vat energji, do të vendoset në zonën e Fierit. Parashikohet ndërtimi brenda një periudhe 18 mujore, që nga momenti i fillimit të punimeve. Për ndërtimin e këtij impianti duhet të angazhohen 3500 punonjës, ndërsa pas përfundimit parashikohet punësimi i 350 personave. Ky është një investim i fuqishëm privat prej 1.9 miliardë eurosh, një pjesë e së cilës është mbështetur nga Ex-Im Bank, dhe rreth 600 milion dollarë janë dhënë nga pala amerikane. Investimi është tërësisht privat dhe nuk ka patur nevojën e ndonjë kredie apo financimi shtetëror për t’u hedhur në zbatim. Kompania që do të zbatojë projektin, është ASG Power SA, kompani e ndërtuar posaçëm dhe e zotëruar nga një kompani zvicerane si dhe investitorë të tjerë europianë dhe amerikanë. Impianti do të ndërtohet në Fier dhe sipas specialistëve, koha më e gjatë e përfundimit të tij, do të jetë 2009. Rreth 8 miliard metra kub gaz do të transportohet nëpërmjet një tubacioni nëndetar dhe pjesa tjetër e elektro-energjisë, do të transportohet përmes një linje të rinovuar të tensionit të lartë brenda vendit, si dhe një linje të re kabllore nënujore në Itali, me kapacitet transmetimi prej 1000 mega vat.

    22/04/2006
    Gazeta Shekulli

  8. #8
    Tiranë- A.S.G. Power, konsorciumi amerikano-zviceriano-italian do të investojë në gjirin e Semanit në Fier 1.9 miliardë euro për ndërtimin e një stacioni gazi dhe parku energjitik. Ceremonia e prezantimit të këtij projekti gjigand u zhvillua dje me praninë e përfaqësuesve të këtij konsorciumi, Ambasadores së SHBA në Tiranë Marsi Ris, Kryeministrit Sali Berisha dhe zyrtarëve të tjerë.

    Ky projekt gjigand parashikon të punësojë 4000 mijë persona. Parku energjitik parashikon ndërtimin e një stacioni gazi që do të bëjë të mundur shfrytëzimin e tij në Shqipëri dhe tranzitimin e tij drejt Italisë nëpërmjet ndërtimit të një tubacioni në det. Gjithashtu, ky investim parashikon ndërtimin e një parku energjitik me praninë e një TEC gjigand për prodhimin e energjisë elektrike. Energjia e prodhuar do t'i ofrohet konsumatorit shqiptar me cmim më të ulët dhe pjesa tjetër do të eksportohet drejt Italisë nëpërmjet një linje nëndetare që do të ndërtohet për lidhjen e Shqipërisë me Italinë. Sipas deklaratave të të pranishmëve punimet e këtij konsorciumi për ndërtimin e këtij parku energjitik do të fillojnë pas një viti e gjysëm deri në mbarimin e të gjithë projekteve të ndërtimit dhe kryerjes së procedurave përkatëse. Punimet për ndërtimin e këtij parku energjitik janë parashikuar që të zgjasin 18 muaj.

    Projekti i "ASG Power" parashikon ndërtimin e një stacioni për ri-gazifikimin e gazit të lëngshëm natyror (LNG), me kapacitet vjetor prej 10 miliardë metrash kub si dhe një TEC-i me cikël të kombinuar prej 1200 MG, i ndërtuar në tre faza, nga 400 MW seicila. Sipas përfaqësuesit të "ASG Power", Alban Bala, "shteti Shqiptar do të ketë të drejtën që të blejë gaz dhe energji me emim më të ulët se ato të tregut, për të plotësuar të gjitha nevojat e veta te brendshme me energji". Pjesa tjetër e prodhimit, rreth 8 miliardë merta kub gaz do të transportohet në tregjet europiane përmes Italisë, apo Ballkanit përmes një tubacioni nëndetar dhe pjesa tjeter e elektro-energjisë, përmes një Linje të rinovuar të tensionit të lartë brenda vendit, si dhe një linje të re kabllore nënujore për në Itali, me kapacitet transmetimi prej 1.000 MW. Teknologjia që do të instalohet në Shqipëri plotëson standartet e BE-së në fushën e energjisë, gjë që do të krijojë mundësinë për lidhjen e vendit me tregun Europian. "ASG Power" sh.a ka nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e stacionit te ri-gazifikimit të LNG-se, TEC-in dhe tubacionin nëndetar me kompaninë italo-amerikane "SAIPEM and Black and Veatch". Një marreveshje është arritur edhe me ABB për të gjitha inter-konjeksionet elektrike dhe ndërtimin e linjave të tensionit të lartë. Projekti parashikohet te realizohet brenda vitit 2009, tha përfaqësuesi i "ASG Power", Alban Bala.

    Ambasadorja e SHBA në përshëndetjen e saj ishte shumë entuziaste për këtë investim gjigand dhe theksoi se ky do të jetë projekti më i madh investues amerikan në Ballkan. Ndërsa Kryeministrei Berisha pasi falenderoi qeverinë amerikane për të gjithë kontributin e dhënë për të ndihmuar Shqipërinë shprehu mbështetjen maksimale të qeverisë shqiptare për realizimin e këtij projekti. Berisha theksoi se aktualisht është nënshkruar një memorandum mirëkuptimi mes qeverisë shqiptare dhe A.S.D Poëer për fillimin e punës për ndërtimin e këtij parku energjitik. Fati e desh që për herë të parë që nga ardhja në pushtet, Kryeministri Berisha të mbështesë një investim amerikan.

    22 Prill 2006
    Zeri i Popullit

  9. #9
    Detajet e projektit gjigand me TEC-e dhe impiante gazifikimi ne Seman të Fierit


    “Shqipëria eksportuese energjie”

    ASG Power: Investimi është 1.9 miliardë USD


    Investimi i promovuar pak ditë më parë ngë kryeministri Berisha dhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Ries veç të tjerash synon që ta kthejë Shqipërinë në një eksportues të energjisë. Impiantet e prodhimit të energjisë elektrike dhe të gazifikimit në Seman të Fierit do të ndërtohen nga kompania ASG Power e cila prej disa vjetësh është në kërkim të një vendi të përshtatshëm për zbatimin e këtij porjekti gjigand dhe ndërtimin e impianteve të prodhimit të energjisë që do të zgjidhin përfundimisht edhe vështirësitë që kalon Shqipëria, vështirësi që rriten dita ditës.
    “Të jesh vend në zhvillim është një shans i mirë që të arrish gjithnjë direkt tek teknologjitë e fundit. Por gjëja që u duhet më tepër vendeve që kanë ende një industri kombëtare për të ndërtuar është energjia, pavarësimi i tyre në rrafshin energjitik. Këtë synon pikë së pari projekti ynë”- shpjegon për mediat inxhineri Gjinali, drejtor projekti pranë ASG Power. Kompania ASG Power SA nënshkroi disa javë më parë me Ministrinë e Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës një Memorandum Mirëkuptimi, për realizimin e një investimi total prej 1,9 miliardë dollarëve, më i madhi investim i huaj në Shqipëri. ASG Power thotë se i nënshtrohet përmes zgjidhjeve teknike qoftë strategjive kombëtare si asaj të energjisë, ashtu edhe standarteve më të larta të mbrojtjes së mjedisit. Disa muaj më herët Banka Botërore bëri me dije se në tërësi Europa Juglindore do të përballet me një krizë të theksuar të energjisë dhe mungesë të saj për shkak të shpejtesisë së lartë të rritjes së investimeve në këto vende.
    “Nevoja në rritje për burime të reja energjie në Shqipëri, Greqi, Kosovë dhe vecanërisht Itali, ka nxitur ASG Power SA të zhvillojë Kompleksin e Termocentralit të Adriatikut që do të përfshijë Terminalin LNG, Impiantin e Rigazifikimit dhe Tubacionin e Ekportit si dhe Termocentralin me Cikël të Kombinuar me Kabllin e Eksportit HVDC”- tha Agim Gjinali. “Falë pozitës së favorshme gjeografike midis Italisë dhe Ballkanit, termocentrali i ri do të plotësojë kërkesën për energji elektrike në Italinë Jugore, Greqi dhe Kosovë. Gjithashtu ai do të sigurojë energji shtesë për tregun shqiptar dhe do të prodhojë të ardhura të rëndësishme nga shkëmbimi i huaj për qeverinë shqiptare”.

    Elementet e projektit.

    “Projekti përbëhet nga një stacion i rigazifikimit të gazit të lëngshëm natyror me një kapacitet vjetor prej 10 miliard metrash kub dhe një TEC-i me cikël të kombinuar, të ndërtuar në tre faza nga 400MË secila. Po ashtu në projekt bën pjesë një tubacion nëndetar për transportin e gazit që do të lidhë Shqipërinë me Italinë e Jugut si dhe një linje nëndetare e interkonjeksionit”.
    Sipas Gjinali gazi do të sillet në stacionin e rigazifikimit me anije-tankera duke u përpunuar në një platforme lundruese ose mol të posaçëm. Investimi është parashikuar të vendoset në zonën pranë lumit Seman, ku aktualisht derdhen edhe ujrat e sektorit naftënxjerrës të Marinzës. Rreth 2 miliardë metra kub gaz natyror do të shfrytëzohen në ciklin e prodhimit për vendin, ndërsa pjesa tjetër e prodhimit do të transportohet në tregjet europiane përmes Italisë apo Ballkanit. Afërsisht 8 miliardë metra kub gaz do të transportohen nëpërmjet tubacionit nëndetar dhe pjesa tjetër e elektro-energjisë do të transportohet përmes një linje të rinovuar të tensionit të lartë brenda vendit si dhe një linje të re kabllore nënujore për në Itali, me kapacitet transmetimi prej 1000 MW.

    Gazeta Shqiptare

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    E shkëlqyeshme nëse realizohet ky projekt, por a do të realizohet?! Fare lehtë, pikërisht që të mos realizohet ky Projeklt, që Shqipëria të mos rimëkëmbët, që të mos bëhet faktor i barabart dhe konkurrues me grekët e serbët, mund të ndodhë një dëstabilizim i saj, sic ndodhi në vitin 1997. Ka aq shumë forca aq të mbrapshta, antishqiptare në Shqipëri sa që mund të vëhen në lëvizje kurdoherë që shqipëria zë nga e mbara.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Umberto Eco
    Nga Pedro në forumin Shkrimtarë të huaj
    Përgjigje: 122
    Postimi i Fundit: 07-10-2013, 21:13
  2. SHBA kërkon 300 miliardë $ nga vendet arabe
    Nga Drini_i_Zi në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 22-11-2008, 05:47
  3. Biografi Bosash..
    Nga Brari në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-12-2006, 13:20
  4. 45,5mld lek per Tiranen evropiane
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-03-2005, 12:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •