Edhe një ‘triumf’, studentja Merita Krasniqi nuk do të kthehet në Kosovë
Prishtinë/Glasgow, 20 Prill- Është liruar nga parabirgimi studentja Merita Hazizi (21), e cila u prangos para dy ditësh nga zyrtarët e imigrimit të Skocisë, pas një intervenimi dramatik që kishin bërë udhëheqësit e universitetit ku ajo prej vitesh studionte matematikën dhe fizikën.
”Merita së bashku me babain dhe dy vëllezërit më të rinj të saj u paraburgosën të martën pasi që kërkesa për azil iu kishte refuzuar, dhe po të mos kishte ardhur deri tek lirimi i tyre ata do të deportoheshin sot për në vendlindje”, ka bërë të ditur UKAlbanians.
Lirimi i saj është mundësuar pasi që universiteti ku ajo realizonte studimet, Strathclyde University, premtoi që të paguaj për qiranë e Meritës dhe harxhimet e tjera jetësore të saja deri në nëntor të këtij viti, në mënyrë që t’i mundësohet asaj përfundimi i studimeve të matematikës dhe fizikës.
Pas këtij lirimi avokati i tyre, Paul Chen, ka paraqitur një apel të ri legal që t’i mundësohet kësaj familje qëndrimi në Britani, duke thënë së kërkesa për apel po bëhet me evidencë të freskët që ka të bëj me pengesat e mundshme që mund të shkaktoj deportimi në edukimin e Meritës dhe jetës familjare të vëllait të saj 19 vjeçar Ganiut. Gjithashtu pati brengosje edhe në lidhje me vëllain tjetër 14 vjeçar, Davidin, i cili po mëson në një shkollë të mesme të Glasgow-it.
Arrestime të tilla ndodhin edhe pse ministri i imigracionit, Tony McNulty, kohë më parë pat deklaruar se duhet shmangur arrestimeve të azilkërkuesve fëmijët e të cilëve janë duke studiuar në Skoci.
UKAlbanians citon të ketë thënë Rosie Kane, deputete socialiste e parlamentit të Skocisë, se “Kjo është hera e tretë në dy javët e fundit që familjet janë liruar sepse u kuptua se rastet e tyre nuk kanë përfunduar, thjeshtë ata janë kapur sepse rastet e tyre nuk janë ekzaminuar si duhet”.
Arrestimi i Meritës dhe familjarëve të saj shkaktoj demonstrime të rrepta jashtë selisë së imigrimit në Glasgow gjatë të cilit rast një azilkërkues shqiptar preu fytin e tij me xham të thyer para syve të gruas dhe fëmijëve të tij si dhe protestuesve të tjerë. Personi në fjalë para se ta priste veten në qafë dhe gjoks kishte thënë se ai më parë do të vdiste se sa të kthehej në vendin e tij. Ai u dërgua menjëherë në spitalin Southern General por thuhet se lëndimet e tija nuk janë serioze.
Shqiptarët po përdorin mënyra nga më të ndryshmet vetëm që të mos deportohen për në vendlindje. Dhjetë ditë më parë Emine Krasniqi (54) për të cilën thuhej se është shqiptare nga Serbia ka fituar gjyqin kundër deportimit në Gjyqin e Apeleve të Britanisë, në bazë të ligjit 8 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Zonja Krasniqi pat deklaruar se ka partnere 24 vjeçaren Albana Lamaj nga Kosova me të cilën ka marrëdhënie homoseksuale, dhe të cilat jetojnë në Brimingham të Anglisë.
Rasti i Emines dhe ai i Meritës por edhe raste të tjera po i shkaktojnë debakël legjislacionit të Mbretërisë së Bashkuar, që kishte për qëllim deportimin e azilkërkuesve për në vendet nga ku emigrojnë.
Krijoni Kontakt