Fishta në një poezi të veten e satirizon rëndë "caktimin e kufijve shqiptarë" në krijim te njerzesë.Ai thotë se u ndanë të gjithë kombet dhe kur i ardhi radha kombit tonë,mbaroi litari matës........Atëherë me "lekurën e një djalli" u mat toka jonë dhe kështu na hyri Djalli.
Të gjithë shqiptarët e ditur, me zemër te plasur janë e munduare tu bëjnë thirrje vëllezërve të tyre të përmbahen dhe ta flakin "djallin" tutje për të qenë të bashkuare dhe të fortë që kufijtë e shtetit të tyre të mos mateshin më me "lëkurën e Djallit" por me metrin e tyre....dhe sa e veshtirë që ka qenë!
Djalli u ka fryrë në vesh për ditë:

Vrani! Preni! Varni!
Përhapni ligësinë marrëzinë e pabesinë!
Nadjini,përcani! Mos i lini dy gurë bashkë!
Mbillni nakar e zili,ua mbytëni dashurinë,ua mësoni paudhesinë!
Ua zhdukeni miqësinë,ua mbillni pabesinë,nakarin e zilinë!
Të mos kenë më një gjak,një gjuhë,një fe,ëje komb!
Njeri tjetrin të mos e njohin,të mos e njohin Zotin!
Le të punojnë për dhe të huaj,veten të mos ta njohin kurre!
Vrajini!Rrahini!Varini! Vritini!

Duke ditur fuqinë e shqiptarit të bashkuare Naimi do të vdiste duke kënduarë:

Selanik e tatëpjetë
Si ka qenë do të jetë,
vend i tërë Shqipërisë
me ndihmë të Perendisë.
O ju fqinjët e pabesë !
Mos binië me atë shpresë,
Shqiperia s'coptohet,
shqiptari nuk ndërrohet.

Dhe vërtetë shqiptari nuk ndërrohet.Kur e shikon se e ka shkelur rëndë vellaun e vet,ndalet dhe merr fuqi të dhjetefishte në dashuri...dhe përpara armikut këndon me zë te lartë:

Gjithë c'jemi shqiptarë,
jemi një fis e një farë,
kemi të tërë një shpresë,
një gjak,një gjuhë,një besë,
besë kemi Perëndinë,
dhe ligje vllazërine.
Jemi gjithë shqiptarë
S'jemi të car' e të ndarë....

Le të jemi përherë të bashkuare ashtu sic na porosit Drita e Diturise sone, dhe me Perëndine në zemër të bëjmë Shqipërine e tëre,ashtu sic ka qenë Selanik e tatëpjete....të bukur,të mirë dhe një vend të lirë pa djall-njerinë.

Zoti bekoftë Shqiperine!

"Mr Dituria"alias Sabri Selmani