E Marte, 18 Prill 2006
KRYEMINISTRI DHUNOI TEMPULLIN E KATOLIKEVE
Ne kisha dhe xhami nuk lejohet qe te behet propagande politike. Fyhen ndjenjat e besimtareve .Veprimi i pardjeshem nuk ka ndodhur asnjehere ne keto 15 vite ku nje politikan te perdore gjuhen e persekutimit ndaj drejtuesve te organeve kryesore te shtetit.
Pardje, ne diten e Pashkeve katolike, ne Katedralen Katolike te Tiranes, ngjitur me Arqipeshkvine e Durres Tiranes, monsinjor Rrok Mirdites e nje morie besimtaresh katolike, kryeministri Berisha sulmoi me gjuhen me te eger dhe fyese per tempullin fetar kryeprokurorin e Republikes.
Problemi nuk eshte ketu qe te mbrojme zotin Sollaku, pasi di dhe duhet te mbrohet vete. Edhe kryeministri mund ta sulmonte me ate fjalor apo edhe me te eger ne ndonje vend tjeter, por kurrsesi ne vendet e shenjta, sic jane kishat dhe xhamite. Pavaresisht urrejtjes se zotit Berisha kundrejt zotit Sollaku nuk duhej te fliste ne ate menyre ne katedralen katolike.
As ne xhami nuk duhej te shperdorohej vendi i shenjte per te sulmuar dike tjeter, sado inat ta kesh. Aq me teper ne nje dite te tille si ringjallja e Krishtit, ku vetem falet dhe flitet mire per paqe sociale e progres per popullin.
Pritem dje se mos ndoshta selia e Arqipeshkvise Katolike ne Tirane apo nga zyra e shtypit te kryeministrit te vendit te dilte ne njefare sqarimi ne forme kerkese pendese per kete shperdorim te vendit te shenjte dhe dites se shenjte ku u ringjall Jezu Krishti, por asgje nuk doli.
Te gjitha fete ne Shqiperi jane ne harmoni perfekte me njera tjetren dhe nuk jane perdorur asnjehere nga politika per te akuzuar tjetrin. Natyrisht qe monsinjor Rrok Mirdita nuk kishte se cfare t'i thoshte kryeministrit ish komunist 62 vjecar qe mu ne zemren e katedrales, para besimtareve dhe medias, nxirrte duf e urrejtje kundrejt kryeprokurorit. Monsinjor Rrok Mirdites nuk i mbetet gje tjeter pervecse te lutet per zotin Berisha qe Zoti t'i sjelle mendjen ne vend dhe te respektoje vendin e shenjte.
Edhe nese e provokuan gazetaret ne lidhje me ceshtjen "Sollaku", perseri nuk mund e nuk duhej qe kryeministri te binte ne kurthin e tyre. Prandaj eshte politikan me karriere, ish President Republike dhe tani kryeminister. Te ndodhur shume besimtare katolike ne katedrale apo dhe mijera e mijera qe e degjuan jane zemeruar per keqperdorimin e Katedrales Katolike per te nxjerre urrejtje.
Natyrisht qe nje pjese e besimtareve, duke qene ndoshta edhe demokrate si anetaresi, edhe jane kenaqur me sulmin ndaj Sollakut, por jo ne tempullin e besimit te tyre. Nuk mundet te ndodhe nje gje e tille ne nje vend normal e nga nje njeri qe quhet kryeministri i vendit. Nuk ka ndodhur ne Shqiperi qekur jane rihapur kishat e xhamite. Ka pasur pyetje provokuese perhere kundrejt politikaneve qe kane vizituar keta tempuj ne ditet e shenjta te tyre, por perhere ka patur rreshqitje nga sulmi apo fyerja.
Perkundrazi me shume finese ka kaluar tek "jemi ne feste sot. Gezuar dhe mbaresi per te gjithe". Nje nga analistet e shumepaguar te shtypit shqiptar tha dje se Berisha duke e nenvleftesuar komunitetin katolik e ka bere me paramendim nje gje te tille ne tempullin katolik.
Dhe si per te vazhduar, ai insistonte se zoti Berisha eshte ne thelb nje antikatolik. Pervec Jozefina Topallit, se ciles nuk ka se cfare t'i beje, pasi ka force ne PD e ne komunitetin nderkombetar, te tjeret politikane apo intelektuale katolike i ka persekutuar gjate ketyre viteve, sikur kur ishte ne pushtet, ne opozite dhe tani perseri ne pushtet.
Ose edhe kur ka zgjedhur perfaqesues prej komunitetit katolik ka marre per t'i bere persona publike pikerisht disa emra jo potenciale ose me mangesi kulturore e njerezore ne menyre te djallezuar per t'i thene indirekt opinionit se "nuk kane emra VIP katoliket". Nje perversitet jashtezakonisht i rrezikshem.
Po te marresh edhe emerimet qe nga shtatori 2005. Shume shume pak intelektuale katolike te emeruar prej Berishes. Edhe partine qe perfaqeson filozofine qe mbreteron ne Europe, e cila quhet Partia Demokristiane, zoti kryeminister e ka lene pa zyra te selise qendrore. Nderkohe qe me ligj e ka te detyruar qe cdo partie e cila ka kaluar pragun 2.5 per qind, qeveria i jep zyra.
Demokristianeve, me nje qellim diabolik, nuk iu jep zyra, nderkohe qe jane parti 15 vjecare ne demokraci. Asnje emer katolik te propozuar nga demokristianet zoti kryeminister nuk e emeron. I permendem keto fakte per te treguar se busulla e tij orientuese nuk eshte Europa kristiane, por nje pjese e Azise se fondamentalizmit.
Ajo cka ndodhi pardje ne Katedralen Katolike nuk duhet lejuar me te perseritet nga asnje politikan.
Duhet qe ne kisha e xhami te respektohen ritet e tyre fetare dhe asnjanesia e tyre nga shteti dhe politika.
Zoti fal, por edhe ndeshkon! Kete duhet ta dije kryeministri yne qe e futi Shqiperine edhe ne Konferencen e Vendeve Islamike ne vitin 1993.
Krijoni Kontakt