Vatikani: Do tė keni mbėshtetjen tonė pėr nė BE
Shekulli
Shqipėria do tė ketė edhe mbėshtetjen e Vatikanit nė rrugėn e anėtarėsimit nė BE. Konfirmimi pėr kėtė mbėshtetje ėshtė dhėnė nga sekretari pėr marrėdhėniet me shtetet pranė Selisė sė Shenjtė, monsinjor Xhovani Lajolo, nė takimin qė ai zhvilloi dje me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Monsinjor Lajolo vlerėsoi marrėdhėniet mjaft tė mira mes Shqipėrisė dhe Selisė sė Shenjtė, ndėrsa i cilėsoi si shumė tė rėndėsishme arritjet e kohėve tė fundit nė Shqipėri nė rrugėn e saj pėr anėtarėsimin nė Bashkimin Evropian. Shqipėria, tha ai, ėshtė pjesė e Evropės, dhe si e tillė nuk mund veēse tė jetė edhe pjesė e BE-sė, dhe pėr kėtė keni mbėshtetjen tonė. Selia e Shenjtė do tė mbėshtesė gjithmonė integrimin evropian tė Shqipėrisė dhe nuk do tė kursejė kontributin pėr mirėqenien e shoqėrisė shqiptare. Ai dhe kryeparlamentarja Topalli ndanė mendimin se harmonia fetare nė Shqipėri ėshtė njė model i jashtėzakonshėm i bashkėjetesės dhe paqes mes komuniteteve fetare, njė shembull qė duhet vlerėsuar nė mėnyrė tė veēantė. Topalli falėnderoi monsinjor Lajolon pėr mbėshtetjen qė Selia e Shenjtė i ka dhėnė Shqipėrisė, duke vlerėsuar edhe kontributin e pakursyer tė Vatikanit nė fusha tė ndryshme tė zhvillimit tė vendit. Kryetarja e Kuvendit, Topalli, nėnvizoi vėmendjen e veēantė qė shteti shqiptar i kushton komuniteteve fetare. Mė tej kryetarja Topalli e njohu monsinjor Xhovani Lajolon me prioritetet e qeverisė, vullnetin dhe angazhimin serioz pėr vendosjen e shtetit ligjor dhe zhvillimin e vendit, duke theksuar se klima nė Shqipėri ka ndryshuar, falė edhe rezultateve pozitive tė dukshme nė drejtim tė luftės kundėr krimit dhe korrupsionit. Ndėrsa pas takimit, Topalli theksoi se ėshtė shumė e rėndėsishme qė nė luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit qė nuk njeh ngjyrė, tė ketė konsensus tė tė gjitha palėve. Pėr ēdo reformė tė institucioneve tė shtetit shqiptar duhet tė gjejmė konsensus dhe jo rezistencė, pasi ajo sjell probleme pėr tė gjithė Shqipėrinė.
Krijoni Kontakt