perSHENDETje
Nuk ka dyshim qe renja e sistemit diktatorial enverian ndryshoi jeten dhe realitetin e perditshem te Shqiptarit ne nje menyre te pakthyeshme... Nje profesor universiteti i Tiranes punon ne nje supermarket te Frankfurtit, nje agronom nga Gjirokastra sot eshte kthyer ne biznesmen i Athines me te ardhura vjetore 90 milione euro (kur e lexova lajmin ne nje gazete greke me iku truri !), nje gjeneral i ushtrise shqiptare u shkarkua nga detyra... Jane keto disa nuanca te kesaj epokes te re shqiptare qe na bejne me te vertet te besojme se jeta jone do ishte krejt ndryshe nese ata muajt e pare te viteve 90 nuk binte ai sistemi komunist. Sepse pervec jetes se filanit apo fistekut ajo qe ndryshoi ishte brumi mbi te cilin u ngrinte nje shoqeri, nje popull, nje shtet dhe nje komb!
Sot duke dashur te kthej pak mbrapsht ate kaseten e historise shqiptare ftoj anetaret te na tregojne sesi e fantazojne jeten e tyre nese sot akoma jetonim nen sistemin komunist.
Ajo qe me intereson me teper eshte pak fantazi apo pak realitet mbi ate kohe e jo thjesht cfryrje!
pres pergjigjet tuaja
falemiNDERit
Krijoni Kontakt