Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 48
  1. #21
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Besa, fillon "dyndja" e te huajve
    22 Korrik


    Kavaje: Afro 500 shikues kane ndjekur dje pasdite seancen stervitore te Beses, ne te cilen eshte kryer edhe nje loje e vogel kontrolli. Edhe pse vetem ne nje gjysmefushe, te dukej se po shihje nje loje me format te madh, ku disa nga emrat spikates, qe kane mbushur tashme skuadren kavajase, "korrnin" duartrokitjet e para te fansave verdhezi. Futbollistet e huaj, qe kane mberritur ne mesnaten e se enjtes, dje paradite kane qene pushim. Ndersa pasdite ata kane "trokitur" te Besa. Presidenti Bizhdili ka qene vete prezent, pak caste para nisjes se seances stervitore te pasdites, dhe i ka prezantuar ata me skuadren. Ne katershen e te huajve, qe u "dynden" dje te skuadra verdhezi, dy futbolliste njiheshin mire, pikerisht kamerunasit, Bikoula Manuel Nana qe kampionatin e kaluar u aktivizua te Besa, dhe Pandog Roxher, i cili luajti per Skenderbeun. Kurse dy te tjeret shfaqeshin per here te pare ne Shqiperi, ne nje skuader te kategorise superiore.

    Mysafiret e rinj, te dy sulmues


    Pasi ishin perfolur prej ditesh, tanime jane bere pjesetare te Beses. Kamerunasi Alain Nikolou Richard, 24 vjec, shtatlarte 182 centimetra, vjen nga skuadra Atalanta, ndersa ka nje karriere dhe ne ligen e 2 te e 3 te franceze. Me skuadren e vendit te tij, ne 45 ndeshje ka realizuar 50 gola. Shifra vertet tunduese. Sulmuesi tjeter eeshte Marc Frederik Bastin, 31 vjec, me shtatlartesi 184 centimetra e nje konstrukt fizik per t'u admiruar, ai vjen nga Ishujt Karaibe. Si kulm te karrieres se tij ka aktivizimin me skuadren angleze Leicester. Duket se Besa e ka zgjidhur problemin e sulmit...

    Pritet ardhja e haitianit Herby Fortunat

    Ardhja e sulmuesit spikates te kampionatit te kaluar, "gjahtarit te golave" Herby Fortunat, do te jete konkretizimi me i mire i kompletimit te skuadres me lojtare te fuqishem potenciale. Pandog Roxher (34 ndeshje e 5 gola te shenuar) dhe Bikoula Manuel Nana (22 ndeshje, 2 gola te shenuar) ishin nder lojtaret me te dhena mjaft te mira e qe dhane nje kontribut te rendesishem ne skuadrat ku luajten. Por Fortunat eshte nje "specie" me e vecante, ndaj, ardhja e haitianit do te qetesonte perfundimisht te gjithe tifozerine, qe dje ka mbetur teper e kenaqur me kompletimin qe presidenti Bizhdili po i ben Beses.

    Te perqendruar per fazen speciale

    Me kompletimin hap pas hapi, ne keto njembedhjete dite stervitore qe ka kryer Besa, vemendja po perqendrohet te faza e dyte speciale pergatitore. Jane percaktuar disa pista dite me pare, si Sllovenia apo dhe Pogradeci. Megjithate, brenda kesaj jave do te percaktohet baza se ku Besa do te vazhdoje pergatitjet, ku ne vemendje te trajnerit Lika do te jene edhe disa ndeshje miqesore. "Kemi percaktuar deri me tani disa mundesi", shprehet sekretari i SK Beses, Ilirjan Berati. Sipas tij, sot dhe neser ky do te jete preokupimi i tyre kryesor. Nga ana e presidentit Bizhdili ka patur nje angazhim maksimal, qe kushtet per ekipin te jene sa me te mira edhe ne fazen me te rendesishme, ne te cilen ai do te hyje javen e ardhshme. "E rendesishme, - tha duke perfunduar sekretari Berati - eshte se etapa e deritanishme eshte karakterizuar nga pergjegjesia e perkushtimi i te gjitheve. Me te tille serizozitet duam te garantojme nje sezon te ri shume me te mire nga kampionati i kaluar".

    FATMIR EFICA
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  2. #22
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    E shikoni ca tifozash qe kemi apo jo, 500 veta per te pare stervitjen e ekipit
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    bravo besa bravo
    po ne elbasanllinjte ju kemi nje borxh juve dhe do ja u kthejme pa merak fare
    vetem tirana mos dali kampion

  4. #24
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Jam dakort
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    hej do bejme nje bashkepunim ne kete rradhe do ndihmojme kavajen si na ndihmoi ne vjet mos e cani koken hio vetem kupa mos shkoje ne tirane

  6. #26
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Bizhdili eshte shok i ngushte me Lazen, kishte shkuar ne Lituani per te pare ndeshjen me Ekranasin dhe nga njoftime te sigurta jane pare shpesh duke henger karkaleca te nje nga lokalet e Golemit.
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    e i madh po eshte e vertete qe jane miq
    dhe ka ardhur gjithmone BIZHDILI PER TE PARE ELBASANIN

  8. #28
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Kėshilli administrativ i "sh.a Besa" ka vendosur dje pasdite 24-07-2006

    Besa propozon Berishėn pėr president


    Kėshilli administrativ i "sh.a Besa" ėshtė mbledhur dje pasdite dhe ka vendosur unanimisht t'i propozojė kryeministrit Sali Berisha, deputet i zgjedhur me votat e popullit kavajas qė nga viti 1991 dhe deri mė sot, qė tė pranojė postin e presidentit tė nderit tė klubit kavajas. Ky propozim, sipas pėrfaqėsuesve tė bordit drejtues bėhet pėr faktin se kryeministri Berisha mbetet politikani mė i dashur dhe mė i votuar nė Kavajė.

    Pėr pasojė, edhe sportdashėsit e shumtė tė Besės do ta dėshironin atė president nderi tė skuadrės sė tyre tė futbollit. Njė faktor tjetėr qė e ka shtyrė kėshillin administrativ tė "sh.a Besa" pėr t'i bėrė kėtė propozim deputetit tė Kavajės, kryeministrit Sali Berisha, ėshtė se Besa kėtė sezon synon titullin e saj tė parė nė historinė 85 vjeēare tė futbollit kavajas. Nisur nga ky objektiv, do tė ishte nder dhe njė nxitje e madhe pėr vetė futbollistėt, stafin drejtues dhe tėrė tifozėrinė verdhezi, qė tė kishin nė krye njė figurė tejet tė dashur e tė respektuar pėr qytetarėt kavajas. Ky propozim do t'i bėhet zyrtarisht kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, javėn nė vazhdim
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #29
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anėtarėsuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    Besa ka tradite ne futboll .
    Edhe sezonin qe kaloi kishte ekip te mire , por nga fundi fillun manipulimet nga vete presidenti qe shkaterrun moralin e lojtarve.
    Si tifoz i tirones qe jom , ju uroj suksese ne te ardhmen .

    Ps..Tirona ,Beses 6 pike me gjithe shpirt ja jep vetem mos i lejne neshjen dylave

    kalofshi mire

  10. #30
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Shume flm lal per fjalet

    Me Arben Nuhiun kontaktet vijojne
    26 Korrik


    Neser do te jete ne Belgjike, ne ndeshjen e kthimit te kupes UEFA. Te paren Vardari e ka humbur 1 2 ne shtepi dhe ka pak gjasa se do te vijoje me tej. Keshtu qe Arben Nuhiu, sulmuesi me te dhena te spikatura, te premten pritet te kontaktoje me stafin e Beses, per te vendosur perfundimisht, nese do te vishet apo jo verdhezi, per te luajtur per here te pare ne kampionatin e kategorise superiore shqiptare. Menaxheri i futbollistit, qe eshte Ismet Munishi, tregon se Nuhiu ka shfaqur paraprakisht interesimin per te luajtur me Besen. Megjithate, sipas tij duhet pritur kjo fundjave, per te sqaruar nese Nuhiu mund te behet pjesetar i sulmit te Beses.

    F.E.
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Tifozat e Italisė!
    Nga Isomer937 nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 710
    Postimi i Fundit: 13-07-2006, 05:39
  2. Tifozat e Hollandės!
    Nga cunimartum nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 366
    Postimi i Fundit: 13-07-2006, 03:42
  3. Tifozat e Francės!
    Nga Juventini nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 09-07-2006, 22:16
  4. Tifozat e Anglise!
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 05-07-2006, 12:14
  5. Tifozat e te modhes ''TIRANA'' <2>
    Nga La_Lune nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 151
    Postimi i Fundit: 04-03-2005, 18:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •