Filloi rastesisht kur postova nja dy poezi te vjetra te Kadarese veres qe kaloi tek letersia dhe mu hoqen sepse ishin te nje periudhe kohore kur Kadareja kishte mendime te tjera nga tani (eufemizem kjo). Shigjeta sugjeroi t'i postoja tek nenforumi "Per Ideal te Partise," dhe e bera, pa u kujtuar qe ai nenforum pastrohet cdo disa dite. Very funny. Une s'kam nder mend te luaj Sizifin e te shkruaj 100 rreshta qe te mi hidhni ne kosh javes tjeter. Te ishin krijimet e mia personale e kuptoj arsyen pse duhen postuar atje, por une s'po bej propagande komuniste ne forum, e as kam nder mend te bej sepse s'jam i atij brezi. Me pak fjale, s'me perket.
Po ju shkruaj qe te merrni parasysh kerkesen time. C'te keqe kane shkrimet e "asaj kohe?" Nuk jane propagande, perkundrazi. Jane shkrimet e tij. Ku keni pare ju te censorizohet nje pjese e punimeve te nje shkrimtari dhe jo pjesa tjeter? S'eshte e llogjikshme, eshte krejt irracionale nga ana juaj si moderatore te forumit. Ju po luani nje rol demtues per publikun duke i mbajtur injorante per te kaluren e dikujt. E pse nuk qenkan letersi poezite e vjetra te Kadarese? Deri para disa vitesh e mbanit per artist te kombit. Kur u be artist Kadareja? Pas '90-ave? C'do veper qe ka dale nga ai pas kesaj periudhe u be (magjikisht) art? Mos harroni qe edhe propaganda eshte art ne vete tani. Ne Amerike sot e kesaj dite i shesin posterat e luftave me "Uncle Sam Wants YOU!" Ata vazhdojne t'i quajne art keto postera sepse nuk ndihen te kercenuar nga to. Pra, arti qenka te mos ndihesh i kercenuar nga ajo si veper? Ndoshta ky eshte celesi; Shqiptaret jane popull paranojak. Jane apo s'jane? Me tregoni ju mua.
Te vetmet libra qe kam blere te Kadarese (dhe plot shkrimtareve te tjere) jane te vjeterit. Ato jane ne rrezik per t'u harruar. Nuk po luftoj ndo nje kauze kunder Kadarese, pasi ne shkrime te tjera ne forum e kam mbrojtur dhe kam deshiruar (dhe akoma vazhdoj te deshiroj) qe ai te fitoje Nobel prize. Por juve sikur ju paguan Kadareja qe te mirembani forumin, mer jahu! Iku koha (dhe moda) e xhandareve. Kadareja s'po humb as edhe nje lek sepse gjithe poezite e bukura i jane postuar ne cdo forum Shqiptar ne internet. Une thjesht po kerkoj leje te postoj edhe ato te shemtuarat dhe te vjetrat fare, qe nuk i lexon dhe nuk i blen njeri. Nuk e shoh "kercenimin" e madh ndaj karrieres se tij ose vete tij si person. Fundja, nuk jane fjalet e mia, nuk jane damkosje e karakterit, nuk jane genjeshter, nuk jane propagande kunder Kadarese... por jane fjalet e vete Kadarese. Kot nuk thone, fjalen sa e ke ne goje e ke robin tend, e kur e nxjerr jashte te ze ajo rob ty. Nqs e ndjeni se kjo eshte ceshtja me Kadarene, ju kujtoj qe cdo person ne bote (perfshi edhe ju) dite per dite perjeton te njejtin rrezik kur marrin vendimin qe te leshojne fjalen... e askush nuk pret qe t'u dali dikush Zot atyre, e as ju. Sepse merret parasysh fakti qe kushdo qe e nxjerr fjalen eshte PERGJEGJES per ato qe thote. Pse ia hiqni kete pergjegjesi Kadarese? Ne nuk po mbani qendrim te njeanshem ndaj Kadarese, kjo "mbrojta" me fanatizem me duket shume patronizing si te ishte femije qe s'di se c'thote. Qendrim i njeanshem nga ana ime eshte te deklaroj qe mos postohen me punimet e reja te Kadarese por vetem te vjetrat. Pra, po ju kerkoj qe te balanconi situaten dhe te lejoni qe te paraqiten te dyja anet e historise.
Kjo eshte te vije Hitleri (ta zeme se nuk vdiq) ne vitet '70 i maskuar dhe shteti Gjerman te fshehe identitetin dhe te kaluren e tij per arsyen e thjeshte se tashme Hitleri eshte njeri tjeter dhe ka mendime te tjera. Kush nuk do ishte i revoltuar? Nqs nje anetar eshte pergjegjes te zbatoje rregulloren e forumit, te mos shaje vend e pa vend, pra... pak a shume te zbatoje regullore qe zbatohen ne jeten reale por kane tendencine qe te "harrohen" ne forum sepse pas ekranit eshte shume e lehte te behesh trim, atehere edhe Kadareja duhet te jete pergjegjes per aktet e veta. Pse jo?
Krijoni Kontakt