Close
Faqja 3 prej 19 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 189
  1. #21
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar mė parė nga Toro
    Natyrisht, ti si majtist e urren kapitalizmin.....dhe kapitalistet. Por "harron" nje fakt! Qe kapitalizmi permireson nivelin e jeteses se njeriut ne cdo aspekt te jetes! Nuk ka vend ne bote qe ka kaluar ose nga feudalizmi ne kapitalizem, ose nga komunizmi ne kapitalizem ku standarti i jetes se njeriut te mos jete permiresuar. Dhe kur flasim per standart jetese nenkuptohet dhe ambienti ku jeton!
    Provojeni atje ne Greqi....zbatoni ligjet e kapitalizmit te lire dhe ekonomise se tregut te lire dhe mbase ju rikthehen dhe 2 stinet e tjera qe keni humbur!

    Sa per femijet tane....Mos u bej merak....Secili nga ne per veten( dhe femijet e tij), Zoti per te gjithe!

    Te fala Toro!
    JU po ngaterroni qellimin e temes, ne nuk po shkruajme kunder kapitalizimt apo teknologjise ketu. Nuk besoj qe shumica e ambientalisteve jane kunder kapitalizmit, po te shohim ne bote ishin sistemet komuniste qe shkaterruan ambientin ne BS apo ne vende tjera. Dhe perparimi teknologjik sjell mbrojtjen e ambientit, une dua te theksoj qe teknologjia duhet te anoje me teper nga "environmentally friendly" dhe te kemi nje perfeksionim te saj.
    Sa per ate shprehje " mos u bej merak per femijet dhe shiko vetem veten" eshte nje shprehje teper e ceket dhe johumane. Kur ti nuk i do femijet apo nuk interesohesh per ta mendoj se je nje qenie e kote qe nuk do te kesh kurre dashuri per asgje. Qellimi i jetes eshte vazhdimesia, qe arrihet nepermjet pasardhesve , me ane te atyre ti jeton dhe ne te ardhmen megjiithese ke vdekur fizikisht.

  2. #22
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Citim Postuar mė parė nga Edvin83

    Qe ti nuk beson se shumica e ambientalisteve jane kunder kapitalizmit, kjo eshte bindja jote personale dhe eshte e respektueshme. Por faktet ama thone ndryshe. Lexo me me kujdes postimin tim nr.12 per lidhjet e Greenpeace me sovjetiket.

    Nese mban mend nje nga aktivistet e Greenpeace qe "ra" ne krye te detyres per te ndaluar provat nukleare te Frances ne Oqeanin Paqesor, pas vdekjes u zbulua se ishte antar i bandes se Baader-Meinhof ( Brigadave te Kuqe), organizate terroriste majtiste.

    Mos te flasim ketu per fallsifikimet e fotografive dhe te filmave qe tregojne antare te organizatave ambientaliste me nje foke bebe PLASTIKE ne krah, gjoja per ta shpetuar nga gjahtaret qe duan ta vrasin. Thjesht per publicitet. Por qe krijoi nje urrejtje artificiale per gjahtaret e fokave nga opinioni publik!

    Teknologjia zhvillohet per te mbrojtur ne rradhe te pare njerezit! Edhe njerezit jane pjese e ambientit. Nese vihet dilema cili duhet te mbijetoje njeriu apo kafsha, jo rastesisht ambientalistet zgjedhin ...kafshen!!

    Po te kujtoj se nafta dhe perdorimi i saj ishte fillimisht per te ndricuar shtepite e njerezve ( nga nafta nxirrej kirozina) dhe zevendesoi vajin e balenave. Jo per te levizur automjetet. Ishin pikerisht ata qe sot akuzohen si "shkaterrues" te ambientit qe ne fakt shpetuan balenat nga zhdukja. Ishin ata qe sot akuzohen si "gjakpires" , "tirane" etj etj ( Rokfeleri me shoke) qe e bene te mundur per qytetarin amerikan te ndriconte shtepine me me pak te ardhura. Ishin pikerisht keta njerez qe i dhane ekonomise nje zhvillim nepermjet teknologjise se naftes dhe miliona njerez jo vetem mund te ndricon shtepite e tyre, por meqe nafta u fut ne perdorim te gjere ne ekonomi cdo gjee mire materiale u be me e lire.

    Por kete nuk e vendosi as ambientalistet me protesta e me fotografi fallco, as qeveria me legjislacion. E vendosi vete tregu dhe ekonomia e tregut! Vaji i balenes ishte shume me i kushtueshem se kirozina. Njerezit vendosen pra , jo qeveria.

    Kur Diesel-i shpiku motorin me nafte,ai donte qe te perdorte vaj misri si karburant!!!! Synimi i tij qe fermeret gjermane te perdorin kete teknologji te re, duke shfrytezuar burimet natyrore ( ato qe sot quhen biofuel). Por meqe para 100 vjetesh nafta ishte me e lire te prodhohej sesa vaji i misrit, ajo mbizoteroi. Sot kur cmimi i naftes po afron njesoj me ate te vajit te misrit apo te alkoolit, behet e mundur te futen ne perdorim te ashtuquajturat "enviroment friendly" karburantet. E vendosin njerezit dhe tregu, jo qeveria! Ky eshte ndryshimi midis kapitalistit dhe ambientalistit!

    Shprehjen time "mos u bej merak ....Secili per veten ( dhe per femijet e tij) " ti e ke nxjerre jashte kontekstit. Sepse ne kllapa kisha shenuar dhe FEMIJET E TIJ....Dhe po qe se beson se kjo eshte johumane, atehere beson se dhe te paret tane kane qene johumane....Nuk besoj se stergjyshi apo katragjyshi yt apo i imi, ne shekujt e XIV-XV-XVI e privuan veten e tyre nga ndonji llokme mish apo kur prisnin ndonji peme per tu ngrohur menduan " Mos ta pres kete pemen se Toro apo Edvin 83 ne 2006 nuk do te kene aq jeshillek sa kam une sot! Le te ngordh une se ftohti por ama ata te dy do kene nje cope hije te ulen ne mes te vapes pas 300 vjetesh!!!!"

    Sado qesharak te te duket ky argument...eshte mese i vertete!

  3. #23
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ju po dilni jashte teme, po tan shihni une e vura titullin shpetoni ambientin, dhe nuk e hapa kete teme per te share apo per te diskutuar se a jane komuniste WWF apo greenpeace, as per tu grindur me njerez per ideologjite e tyre. Une desha te diskutojme per problemet qe kane dale dhe se si mund te kontribuojme secili ne shpetimin e ambientit. NQS doni te grindeni per kapitalizmin dhe komunizmin ju ftoj te hapni nje teme per kete qellim.

  4. #24
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Toro,

    ti e di qe une nuk kam nevoje te me shpjegosh vlerat themelore te Kapitalizmit apo Liberalizmit ekonomik sepse i di shume mire ato dhe me thene te drejten i pranoj si domosdoshmerira te dobishme per njerezimin -deri ne nje fare pike. Nga andej e tutje hekurishtet nuk munden t'i zevendesojne femijes ajerin e paster e as shijen e frutave natyrale! Pra megjithese Kapitalizmi e coi njerezimin perpara, gje qe e kam pranuar edhe ne tema te tjera, i beri nje gje te keqe njeriut.... e ktheu ne materialist te pangopur (dhe aty fillojne problemet dhe keshtu e ka per detyre shteti te nderhyje me menyra te ndryshme).

    Persa i perket "fitimeve shteterore nga politika ambientaliste..." qe permende, ishte thjesht shprehje e pamenduar mire sepse te gjithe e dime qe cdo ndryshim ne politikat energjetike apo politikat mbi industrine e rende do perbenin goditje teper te madhe per ekonomine kapitaliste perendimore (per shkaqe te vetkuptueshme). Megjithate une jam i mendimit me mire te vuajme njecik sot qe te jetojme neser, ne dhe femijet tane!

    Persa i perket faktorit njeri mbi natyren.... nuk eshte e nevojshme te lexosh "sharlatanet" e mi (megjithese une ta shpjegova se kush jane sharlatanet e vertete) shko hap biologjine e klases se 6 dhe te 7 te shkolles fillore se ekziston mundesia qe duke u kapur me hollesirat ke harruar bazat.

    Aty ne biologjine e fillores pershkruhet qarte dhe pa luhatje mendimesh se ky rruzull qe kishim fatin te shijojme eshte ngritur dhe persosur mbi balancime strukturale dhe mbi zinxhire jetesore (ekosistem). Cdo gje mbi planetin Toke, sidhe mbi trupin tim e trupin tend, eshte e persosur dhe nuk ekziston kot dhe cdo gje ekziston ne mase dhe kur prishet kjo mase/balance atehere ne semurremi, keshtu edhe Toka! Keshtu edhe ato qerpiket e vetullat qe na zbukurojne syte nuk u vendosen aty per zbukurim por qe te na lehtesojne shikimin, se nese kripa e djerses hynte ne syte tone dite per dite pa pengese atehere me kalimin e kohes njeriu do humbte aftesine e te shikuarit. Akoma edhe lesht e hundes kane historine edhe shkakun e vet, na pastrojne ajerin nga milionat e mikrobeve.

    Tani ju thoni cdo gje eshte bukur, fajin e kane komunistet (e vdekur). Ju mendoni se po te mos lejme pyll ne kembe (duhet ta dini mire se c'deme i jane bere Amazones, Amerikes Latine sidhe shume zonave te tjera ku urbanizimi dhe industrializimi ka sjellur c'pyjosje ne masa te paimagjinueshme) cdo gje do te jet si me pare. Ju kujtoni se ato 0.5 apo 1.2% qe shton veprimtaria njerezore mbi lendet e ndrsyhme atmsoferike jane gjera te parendesishme. Ju kerkoni peshqit e medhenje ne det megjithese keni zhdukur peshqit e vegjel. Ju harroni se jeta eshte zinxhir ne forme rethi (si ai zinxhiri ekonomik qe mban gjalle kapitalizmin).... e pra nuk ekziston asnje zinxhir jetesor apo atmosferik e as nje ekosistem ku njeriu nuk ka futur turinjte duke prishur keto balanca kaq te rendesishme per jeten mbi planetin Toke!

    Citim Postuar mė parė nga Toro
    Sa per femijet tane....Mos u bej merak....Secili nga ne per veten( dhe femijet e tij), Zoti per te gjithe!
    Mos ngatro punet e Zotit me te njeriut, Zoti i dha njeriut Parajsen dhe njeriu nuk diti ta ruaj (cudi qe nuk po marrin ende shembull kristianet perendimore).... e pra edhe natyra nuk ishte krijim i njeriut, ashtu sic e gjeti duhet ta lej (nese deshiron te "shpetoje")!

  5. #25
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Alternativa o ne o kafshet (pra natyra ne pergjithesi) eshte fallco!
    Cdokush me 2 pare mend ne koke e kupton qe jane vetem dy alternativa:
    1) Edhe ne edhe kafshet (cdo qyteterim e ka ditur kete pervec "liberizmit kapitalist" qe sillet thjesht si infeksion viral)!
    2) As ne as kafshet (zhdukje e jetes ne toke)! Me mbeshtetes nje grusht plutokratesh per te cilet paraja eshte alfa dhe omega e jetes! Keta kane krijuar edhe nje klase apologjetesh (qe i genjen mendja se do shtrohen ne truezen e zoterinjve) qe papagallosin si nje figure fort e nderuar ketu!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  6. #26
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Citim Postuar mė parė nga Kryeplaku
    Toro,

    ti e di qe une nuk kam nevoje te me shpjegosh vlerat themelore te Kapitalizmit apo Liberalizmit ekonomik sepse i di shume mire ato dhe me thene te drejten i pranoj si domosdoshmerira te dobishme per njerezimin -deri ne nje fare pike. Nga andej e tutje hekurishtet nuk munden t'i zevendesojne femijes ajerin e paster e as shijen e frutave natyrale! Pra megjithese Kapitalizmi e coi njerezimin perpara, gje qe e kam pranuar edhe ne tema te tjera, i beri nje gje te keqe njeriut.... e ktheu ne materialist te pangopur (dhe aty fillojne problemet dhe keshtu e ka per detyre shteti te nderhyje me menyra te ndryshme).
    Atehere per hir te ajrit te paster, duhet te kalojme ne epoken e gurit....Njerezit atehere kishin ajer te paster me bollek...natyrisht ata qe nuk vdisnin nga uria!
    Cdo te thote kjo "kapitalizmi e ktheu njeriun ne materialist te pangopur?" Mos valle ne sisteme te tjera si skllavopronaria, feudalizmi e komunizmi njerezit ishin ...te ngopur? Problemi me ty ( ideologjine tende) eshte se ti konsideron pangopesi , perpjekjet e te tjereve per te permiresuar nivelin e tyre te jeteses. Dhe kerkon qe te nderhyje shteti per kete!
    Cili eshte kriteri ( sipas botekuptimit tend) qe percakton ngopjen e njeriut me te mirat materiale? Se vertet ti mund ta konsiderosh veten tende te ngopur me nje cope buke e nje pale shapka...Perse duhet te ma imponosh mua qe nuk dua te jetoj ashtu por kerkoj me teper? Perse pra duhet te kete kufi se sa duhet te fitoje tjetri, sa duhet te harxhoje etj?
    Persa i perket "fitimeve shteterore nga politika ambientaliste..." qe permende, ishte thjesht shprehje e pamenduar mire sepse te gjithe e dime qe cdo ndryshim ne politikat energjetike apo politikat mbi industrine e rende do perbenin goditje teper te madhe per ekonomine kapitaliste perendimore (per shkaqe te vetkuptueshme). Megjithate une jam i mendimit me mire te vuajme njecik sot qe te jetojme neser, ne dhe femijet tane!
    Te vuajme sot ? Perse? Fakti eshte se ne po jetojme me mire sesa jetuan prinderit tane....Prinderit tane jetonin shume me mire sesa jetonin prinderit e tyre.....Femijet tane do te jetojne me mire ( do te kene standart me te lart jetese) sesa ne!
    Ti mund te na pergjigjesh me klishete e tipit "Po prinderit tane na e lane keshtu ambientin, keshtu do ta leme dhe ne tek femijet tane!"....por fakti eshte se te ishin aq te interesuar prinderit tane per ambientin e femijeve te tyre, nuk do benin nga 5-6 femije, por vetem 2 sa per te zevendesuar veten e tyre....Ne 1945 Shqiperia ishte 1 milion banore, ne 1991 kishte 3,5 milione banore....Ku e shikon ti interesimin e prinderve tane per ambientin, kur me fakte ata shtuan popullsine 3,5 here....Pra nevojiten 3,5 here me teper te mira materiale, 3,5 here me teper te marresh nga ambienti per te ushqyer popullaten!
    Persa i perket faktorit njeri mbi natyren.... nuk eshte e nevojshme te lexosh "sharlatanet" e mi (megjithese une ta shpjegova se kush jane sharlatanet e vertete) shko hap biologjine e klases se 6 dhe te 7 te shkolles fillore se ekziston mundesia qe duke u kapur me hollesirat ke harruar bazat.

    Aty ne biologjine e fillores pershkruhet qarte dhe pa luhatje mendimesh se ky rruzull qe kishim fatin te shijojme eshte ngritur dhe persosur mbi balancime strukturale dhe mbi zinxhire jetesore (ekosistem). Cdo gje mbi planetin Toke, sidhe mbi trupin tim e trupin tend, eshte e persosur dhe nuk ekziston kot dhe cdo gje ekziston ne mase dhe kur prishet kjo mase/balance atehere ne semurremi, keshtu edhe Toka! Keshtu edhe ato qerpiket e vetullat qe na zbukurojne syte nuk u vendosen aty per zbukurim por qe te na lehtesojne shikimin, se nese kripa e djerses hynte ne syte tone dite per dite pa pengese atehere me kalimin e kohes njeriu do humbte aftesine e te shikuarit. Akoma edhe lesht e hundes kane historine edhe shkakun e vet, na pastrojne ajerin nga milionat e mikrobeve.
    Blla -blla-blla pa kuptim....Dikur ne vend te njerezve, ishin dinosauret mbizoterues ne planet...Ajo "natyra" qe mban ballancen perfekte i zhduku te gjithe. Vertet cdo kafshe , shpend apo insekt ka vendin e vet ne ballancen natyrore qe quhet "ekosistem"....Po ato specie qe zhduken si pasoje natyrore ? Po neser pasneser nese na godet nje asteroid apo meteor si ai qe zhduku dinosauret....cfare do bejme? Na rrofte vuajtja e sotme! Personalisht, nuk mendoj se natyra na vuri ne "top of the food chain" per te ngrene karrota e barishte!
    Tani ju thoni cdo gje eshte bukur, fajin e kane komunistet (e vdekur). Ju mendoni se po te mos lejme pyll ne kembe (duhet ta dini mire se c'deme i jane bere Amazones, Amerikes Latine sidhe shume zonave te tjera ku urbanizimi dhe industrializimi ka sjellur c'pyjosje ne masa te paimagjinueshme) cdo gje do te jet si me pare. Ju kujtoni se ato 0.5 apo 1.2% qe shton veprimtaria njerezore mbi lendet e ndrsyhme atmsoferike jane gjera te parendesishme. Ju kerkoni peshqit e medhenje ne det megjithese keni zhdukur peshqit e vegjel. Ju harroni se jeta eshte zinxhir ne forme rethi (si ai zinxhiri ekonomik qe mban gjalle kapitalizmin).... e pra nuk ekziston asnje zinxhir jetesor apo atmosferik e as nje ekosistem ku njeriu nuk ka futur turinjte duke prishur keto balanca kaq te rendesishme per jeten mbi planetin Toke!
    Tani e nxorre komplet fytyren e "humanistit"...Askush nuk foli per te mos lene pyll ne kembe...Madje ne SHBA e vende te tjera perendimore sot po shtohen pyjet, nuk po pakesohen! Nuk po flas vetem per pyjet artificiale qe perdoren per lenden e pare te drurit, por flas per pyjezimet per te qene parqe e zona te ruajtura... Vetem nje ekonomi qe siguron ushqimin e popullates se vet mund te mendoje te kujdeset per ambientin! Ato pyjet e Amazones qe po u pritkan...e qe iu prish qederi dhe moti"ambientalistit" ne France, SHBA e pjese te tjera te Evropes po mbajne me buke popullaten e atyre vendeve...Ti thua per hir te pyllit ti leme njerezit te vdesin....Une nuk jam kaq human sa ti...Te me falesh po nuk jam...

    Po pse shkon aq larg sa Brazili e Amazona ti...Aty je ne Shqiperi ( ose te pakten e ke me afer)...perse duhet te kemi hidrocentrale e te prishim ambientin ( te demtojme ekosistemet e zones) kur fare mire mund te rrijme pa drite...Imagjino qe kemi deprivuar kafshe te rralla si ujku e ariu nga ambienti i tyre natyral!
    .A nuk mendon se jemi bere te pangopshem e kemi perbytur mijera hektare toke me uje vetem e vetem qe te kemi privilegjin e energjise elektrike? Po kenetat pse i thame....Ato ishin pjese e ekosistemit , me qindra lloje speciesh e kafshesh ujore jetonin ne to ( psh keneta e Maliqit)....A nuk do te ishte me mire ta pinim kafen pa sheqer...por ama femijet tane do te gezonin mocalin! Kjo eshte llogjika jote!

    Mos ngatro punet e Zotit me te njeriut, Zoti i dha njeriut Parajsen dhe njeriu nuk diti ta ruaj (cudi qe nuk po marrin ende shembull kristianet perendimore).... e pra edhe natyra nuk ishte krijim i njeriut, ashtu sic e gjeti duhet ta lej (nese deshiron te "shpetoje")!
    Vertet natyra nuk ishte krijim i njeriut...Por ama natyra i dha aftesite njeriut te dominoje mbi speciet e tjera....Sic thashe dhe me siper....Nuk jemi ne krye te tabeles se specieve per te ngrene karrota! Natyra e beri njeriun gjahtar , natyra e beri njeriu te mendoje e te krijoje....Te ishin gjerat ashtu si thua ti...do te ishte majmuni qenia me e sofistikuar ne kete planet!

  7. #27
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anėtarėsuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    se o i kshu situata si thote antares ene kena ngrohje globale uragane termete qamete. dikush do venosi rregull. po kush se. burra shteti ska mo. ekuilibrat kon marr fun. balanca o prish.

  8. #28
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Njerezimi ne arrogancen, injorancen dhe egoizmin qe tregon duke shkaterruar ekuilibra delikate do ndeshet me ca gjera te cilat nuk i politizon dot!
    Ligjet e hekurta dhe te pameshirshme te Natytres!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  9. #29
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Po shoh qe kjo teme po kthehet ne nje vend sharjesh e fyerjesh pa shkak. Ju po e ktheni ne nje konflikt virtual duke bere stereotype te secilit. Ambientalistet nuk jane komuniste apo pro-ruse Toro. Nuk e di si e ke krijuar kete ide. Ambientalistet nuk jan ca njerez qe thone "Long life to the animals and f*** the people!"
    Une dua te disktuojme rreth permiresimit te jetes tone dhe si te arrijme nje sustainable development(Zhvillim te qendrueshem). Toka eshte balance, ato ndryshime qe ti i permend kane ndodhur ne miliona vjet, ne njerezit po i bejme per disa dhjete vjecare, bile tani i kemi pershpejtuar deri edhe ne disa vjet periudhe kohore. Ne thjesht jemi nje fraksion teper i vogel me historine tokesore dhe prishja e balances ne nje kohe kaq te vogel mund te sjelle pasoje te paparashikueshme. Ndryshimi ne kete planet ndodh ngadale dhe jo kaq shpejt sa po e pershpejton njeriu. Cfare beri qeveria jote e fuqishme kur ndodhi Katrina?Ku ishte tere ajo fuqi e teknologji?Ku eshte fuqia e njeriut perballe permbytjeve ne Serbi, Rumani e Bullgari?
    Une po te them nje fakt qe e pashe dje ne Shqiperi. Po shkoja nga Tirana ne Kosove dhe ne Qafe te Malit ( rrethi i Pukes) me male te tera ishin zhveshur dhe pemet ishin pertoke sikur te kishte rene bomba atomike. Mbaj mend se ato male ishin tere pyje para 10 vjeteve, dhe pyje aq te dendur sa mezi hynte drita e diellit. Tani ne ato male kishte vetem toke te thate se as bari nuk rritet ngaqe mbulesa bimore eshte prere. Tamam si ground zero. Kot nuk thote populli-"Dora e njeriut ben cudira!"Ishte tamam si skene lufte atomike. Tani ti Toro ke do te shash apo te pergezosh ne kete rast? Apo thjesht per ty ishin ca peme te teperta qe komunistet apo kaptialistet i prene? Tere ato km 2 tani jane toke e shkrete. Livi, historian romak , shkruante se mund ti bije tere Saharase ne kohen e tij ne kembe dhe te mos gjeje nje vend pa peme. Si eshte sot Saharaja? Mos do qe edhe shkrimet e mia te lexohen pas nja 100 vjeteve dhe femijet tane te lexojne nje tabele ne hyrje te Shqiperise-"Dikur ketu kishte pyje me pisha e ahe" dhe para tyre te shihin vetem nje toke te shkrete e djerre.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Edvin83 : 29-04-2006 mė 05:37

  10. #30

    I nderuar zoteri!

    1) Kerkoj ndjese qe pjese te temes kaluan ne argumentime personale me persona te tjere.

    2)Nese une kam bindjet se motivet e pjeses me te madhe te ambientalisteve jane te tjera nga ato qe promovojne ( pra ndersa promovojne mbrojtjen e ambientit e bejne per te demtuar sistemin kapitalist) kjo eshte bindja ime. Ty mbase nuk te pelqen, por kjo eshte bindja ime. Dhe mendoj se eshte e drejta ime te kem nje bindje te tille.Njerez te ndryshem kane bindje te ndryshme. Disa besojne ne Zot, disa jo. Une nuk po te argumentoj me bindje te verber, po te sjell fakte. Faktet te cilat i postova me lart.

    3) Vertet kemi pare ndryshime te medha keto kohet e fundit....Por keto ndryshime mund te kene ndodhur gjate gjithe kohes. Thjesht ne ne Shqiperi kemi qene shume te izoluar se cfare behej jashte shtetit, jo me te njihnim ndryshimet klimatistike te vendeve te ndryshme. Mos harro se sot jetojme ne epoken e informacionit....Per cdo gjene me te vogel ke nje person me kamera qe ta fotografoje , filmoje etj. Kjo nuk ndodhte 20 vjet me pare...Ti thua se ndryshimet i sjell njeriu....Une s'jam i bindur per kete.

    4)Cfare beri qeveria amerikane per Katrinen? Kjo ceshtje eshte shume e komplikuar qe ta sqaroj ne nje pergjigje te vetme. Thjesht po te them se Katrina apo nje uragan si Katrina pritej te bente permbytje ne Nju Orlean...Shkencetaret kishin paralajmeruar para 40 vjetesh muret mbrojtese te qytetit ( i cili eshte poshte nivelit te detit 7-8 metra) nuk do te perballonin nje uragan F3...Katrina ishte F4! Pse nuk u evakuuan njerezit? Kete pyetje mund tia besh kryetarit te bashkise se Nju Orleanit se perse la mbi 1000 autobuza shkollash pa perdorur nderkohe qe ishte paralajmeruar dhe nga FEMA ( organizata e ndihmes federale) dhe nga ARMY Corps of Engineers ( Korpusi i Inxhinjereve Civile).
    Katrina pritej, madje 1000 vete te vdekur ishin pak....Ashtu sic pritet dhe nje uragan i madh te godase Nju-Jorkun ne 3-4 vitet e ardhshme.

    5)Ti vertet mund te kesh pare shkaterrimin e pyjeve ne Shqiperi....Mos harro vesh se Shqiperia ka 38% te territorit me pyje!! Mos harro qe ka dendesine e popullsise me te madhe ne Ballkan dhe nga me te medhate ne Evrope dhe 75% te territorit me male....Ne Shqiperi e ashtuquajtura toke buke ze 15% te territorit, e cila eshte shume pak...Krahasoje kete me Serbine psh qe ka 55% te territorit toke buke dhe pastaj flasim.
    Shqiperia ishte deri dje shtet komunist. Ku shteti te garantonte cdo gje...Madje dhe drute per tu ngrohur....Por shteti falimentoi dhe i la qytetaret ne meshire te fatit....Cfare duhet te bejne njerezit sipas teje? Te vdesin se ftohti? Jo! Gjeten pyllin me te aferm dhe e rrafshuan...Natyrisht kane gjetur nje pyll afer rruges, ne menyre qe ti transportojne me lehte drute....Ata nuk mund te shkojne me larg se rreth e rrotull rruges nga ke kaluar ti!
    Qeveria komuniste deri dje ka rrafshuar me mijera kilometra katrore pyje afer kufirit, per ta spastruar zonen thjesht qe te kishin me mire zone shikimi ne kufi ( shko ne piken e Kakavijes dhe do ta shohesh me syte e tu....Nga ana e Shqiperise djerre, nga ana e Greqise pyll i dendur....E kur kete e beri qeveria "legjitime" per 50 vjet rrjesht, cfare pret nga qytetaret te cilet nuk po kerkojne lluksin e zones se shikimit te kufirit te paster, por nevojen jetike te ngrohjes!

    6) Dhe se fundit....Nuk e di nga i ke lexuar te dhenat per Livin...por te kane genjyer....
    The me siper " Livi, historian romak , shkruante se mund ti bije tere Saharase ne kohen e tij ne kembe dhe te mos gjeje nje vend pa peme. Si eshte sot Saharaja? "

    Pergjigjja ime:"Humans have lived on the edge of the desert for almost 500,000 years. During the last ice age, the Sahara was a much wetter place than it is today. Over 30,000 petroglyphs of river animals such as crocodiles survive in total with half found in the Tassili n'Ajjer in southeast Algeria. Fossils of dinosaurs, like Afrovenator, have also been found here. The modern Sahara, though, is not as lush in vegetation, except in the Nile Valley, at a few oases, and in the northern highlands, where Mediterranean plants such as the olive tree grow. It has been this way since about 3000 BCE." Marre nga faqja e Wikipedias!

    Pra Saharaja ka qene shkretetire ne formen qe eshte sot qysh 3000 para eres sone!

    Nga ana tjeter Livi, historiani romak ka jetuar sipas faqes se Internetit per nder te tij www.livius.org:
    "Titus Livius or Livy (59 BCE - 17 CE): Roman historian, author of the authorized version of the history of the Roman republic. "( Lindur ne vitin 59 para eres sone, vdekur ne vitin 17 pas eres sone)

    Pra Sahara ka qene shkretetire te pakten 2941 vjet perpara lindjes se Livit....Eshte e pamundur qe Livi te kete pershkruar Sahara si vend me peme!

    Meqe jemi pra tek ambienti dhe tek Saharaja, na e thuaj pra cili eshte versioni yt, se perse u kthyer Saharaja ne shkretetire? Mos valle kishin dhe dinosauret Hummer , Cadillac , Ford e llak flokesh me sperkates CFC ?

Faqja 3 prej 19 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shpetoni Akademine Marubi
    Nga kino nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 23-02-2009, 19:51
  2. Reforma e sistemit politik nė ambientin shqiptar
    Nga Davius nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-04-2006, 13:35
  3. Shpetoni mbretereshen nga Al-Kaida!
    Nga Alket123 nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-12-2005, 06:44
  4. Shpetoni shqipen
    Nga Kryeplaku nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 05-03-2003, 16:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •