Mbijetesa mes gjiganteve qe prodhojne dioksid karboni
Laureta Rryēi
Tiranė - Rreth 30 mijė banorė nga zona e Fushė-Krujės e deri nė qytezėn e Mamurrasit prej disa muajsh kanė nisur tė ndiejnė shqetėsimet e para qė u ka sjellė ndėrtimi i njė fabrike tė dytė ēimentoje. Mė shumė ndotje nga punimet pėr ndėrtimin e gjigantit qė ēliron pafund dioksid karboni dhe mė shumė zhurma prej lėvizjeve tė makinave me tonazh tė rėndė qė transportojnė materialet e ndėrtimit. Vendimi i vitit 2007 i qeverisė duket se ka shėnuar nė tė njėjtėn kohė orėn e zezė jo vetėm pėr kėta banorė por edhe pėr bimėt dhe kafshėt e kėsaj zone. Kėshilli i Ministrave por edhe Ministria e Mjedisit kanė gjykuar se kėsaj zone duhet ti shtohen edhe fabrika tė tjera ēimentoje pavarėsisht pasojave qė pritet tė sjellin ato. Pasoja tė cilat pranohen nga vetė firma e ndėrtimit nė raportet qė kanė bėrė pėr vlerėsimin e ndikimit mjedisor. Pėr fabrikėn qė e ka marrė pėrsipėr Antea cements nė bashkėpunim me firmėn Titan punimet kanė nisur bashkė me shqetėsimet.
Borizana
Fabrika e re dallohet qė nė autostradė. Oxhaku i fabrikės sė ēimentos ėshtė drejt pėrfundimit. Fshati Borizanė tashmė do tė jetė mes dy oxhaqesh qė ēlirojnė gaze tė ndryshme qė pėrbėjnė rrezik pėr jetėn e banorėve. Tė dhėnat e fundit nga qendra shėndetėsore tregojnė se njė pjesė e banorėve vuajnė nga problemet e frymėmarrjes pėr shkak tė fabrikės sė ēimentos nė Fushė-Krujė. Me ndėrtimin e njė fabrike tė dytė, askush sdi tė thotė me saktėsi se cilat do tė jenė pasojat, por pėr njė fakt janė tė sigurt se fshati do tė ketė mė shumė banorė tė sėmurė. Mjekėt e kėsaj qendre nuk pranojnė tė flasin me emėr pėr kėtė ēėshtje duke thėnė se nuk duan tė ngatėrrohen nė probleme qė nuk iu takojnė. Por, nėn zė si specialistė tė fushės shprehen se problemet me shėndetin do tė shfaqen pak vite mė vonė kur fabrikat tė kenė nisur punėn.
Thumana
Nė njė distancė po kaq e shkurtėr ėshtė edhe fshati Kodėr- Thumanė. Mes 6 mijė banorėve tė kėsaj komune nė qendrėn shėndetėsore nuk ka pasur asnjėherė tė sėmurė me problemet e frymėmarrjes qė mund tė merreshin nė konsideratė. Banorėt merren kryesisht me blegtorinė dhe janė tė kėnaqur me pėrfitimet qė marrin. Njė pjesė prej tyre merren dhe me pemė tė ndryshme si dhe me vreshta. Shumė prej familjeve si nė Thumanė ashtu edhe nė Borizanė jetojnė me pėrfitimet financiare qė marrin nga tregtimi i hurmės. Me nisjen punės pėr fabrikėn e dytė, shumė prej tyre i tremben faktin nėse vreshtat e tyre do tė prodhojnė sėrish rrush tė cilėsisė sė lartė qė kanė prodhuar deri mė tani apo nėse pemėt e tjera do tė kenė tė njėjtėn nivel prodhimtarie. Nė raportin fillestar tė Antea-s thuhet se janė pyetur nga dy banorė pėr ēdo fshat, njė mashkull dhe njė femėr. Po sipas kėtij raporti rezulton se banorėt mezi e paskan pritur ndėrtimin e kėsaj fabrike. Nė raport shkruhet se fabrika do iu zgjidhė shumė halle qė paskan banorėt e zonės. Njė nga kėto probleme qė do i jepej zgjidhje ėshtė dhe punėsimi nė fazėn e ndėrtimit dhe mė pas nė fazėn kur do tė nisė punė fabrika. Pasi pyetėm njė sėrė banorėsh na thanė se vetėm njė numėr i pakėt i tyre (mė pak se 50 punėtorė) janė punėsuar kryesisht si roje me turne pėr objektet qė po pėrdoren pėr ndėrtimin e rrugės nga fabrika deri nė autostradė. Madje, kishte disa prej tyre qė kishin punuar vetėm pėr pak kohė, pasi i kishin hequr nga puna pa pasur ndonjė motiv tė fortė. Ndėrsa pėr fazėn e punėsimit pėr periudhėn pasi tė ndėrtohet fabrika mėsuam se tė interesuarit kishin shėnuar emrin nė listė. Por, askush nuk kishte marrė njė pėrgjigje pozitive nėse do tė pranohej ose jo. Mėsuam gjithashtu se nė kėtė listė ndodheshin edhe emra tė punėtorėve qė janė aktualisht nė fabrikėn e ēimentos tė Fushė-Krujės. Ata nuk preferojnė tė flasin me emėr sepse shprehen se rrezikojnė vendin e punės. Tė pyetur se pėrse duan tė ikin nga kjo fabrikė pėr tu punuar nė njė tjetėr fabrikė ēimentoje, shprehen se kanė dėgjuar se fabrika e re do tė ketė kushte mė tė mira dhe pėr pasojė shėndeti i tyre ndoshta do tė jetė mė pak i rrezikuar se sa nė fabrikėn aktuale.
Studimi i Eden: Fėmijėt dhe gratė do tė preken mė tepėr
Koordinatorja pėr monitorimin e projekteve tė zhvillimit pranė qendrės EDEN, Anisa Xhitoni, tregon se prej disa muajsh ėshtė pjesė e njė studimi pėr tė parė pasojat qė do tė sjellė nė mjedis ngritja e fabrikės nga Antea. Sipas saj, nė raportin pėr vlerėsimin nė ndikimin e mjedisit nga ana e firmės ėshtė deklaruar se pėr ndėrtimin e fabrikės ėshtė shpyllėzuar njė pjesė toke e mbuluar vetėm me shkurre. Por, nga vizita nė terren ėshtė konstatuar se pre shpyllėzimit ka qenė njė pyll nė zhvillim. Pra ndonėse lartėsia e bimėsisė nuk ishte e lartė, arrihej tė dalloheshin filizat e bimėve si ato tė pishės, dushkut etj. Ajo shpjegon se duke u njohur dhe me zonėn kanė vėrejtur se kategoria qė do tė preken mė shumė nga ndėrtimi i kėsaj fabrike do tė jenė tė moshuarit, fėmijėt dhe nė veēanti gratė. Tė moshuarit dhe fėmijėt pėr shkak tė organizmit qė ėshtė i prirur tė preket nga sėmundjet. Ndėrsa pėr gratė jo vetėm qė do tė jenė personat qė do tė kujdesen pėr shėndetin e kėtyre dy kategorive por edhe pėr njė arsye tjetėr. Pjesa mė e madhe e tyre mblidhnin deri mė dje bimė shėndetėsore qė gjendeshin nė zonat ku po ndėrtohet fabrika, tani mė ose iu duhet tė ngjiten mė lart ose tė heqin dorė fare nga tė mirat financiare qė iu vinin nga mbledhja e kėtyre bimėve.
Qeveria sharroi pyjet pėr fabrikat e ēimentos
Vetėm pak kohė mė parė qeveria miratoi dy vendime qė i hapin rrugėn realizimit tė dy projekteve nė fushėn e prodhimit tė ēimentos, me vlerė prej 500 milionė euro. Kėto dy projekte janė realizuar nga kompania greke Antea Cement dhe nga kompania spanjolle Cementos Aguila dhe parashikojnė ndėrtimin e dy fabrikave tė ēimentos nė afėrsi tė zonės sė Fushė Krujės. Tė dy kompanitė kanė pėrcaktuar sheshet e ndėrtimeve pėr projektet e tyre. Kompania greke Antea Cement ka parashikuar pėr kėtė projekt njė investim prej rreth 250 milionė euro. Kjo fabrikė do tė ketė njė kapacitet prodhues fillimisht mbi 2 milionė ton e mė tej do tė vijė nė rritje. Edhe projekti i kompanisė spanjolle Cementos Aguila parashikon njė investim prej rreth 250 milionė euro dhe kapacitet prodhues tė fabrikės mbi 2 milionė ton si fillim. Pėr realizmin e projektit do tė bėhet heqja nga fondi pyjor kombėtar tė parcelave, nė ekonomitė pyjore Krastė Krujė dhe Shėmri Brret, qė do tė pėrdoren pėr ndėrtimin e fabrikės sė ēimentos e pėr kariera, nga Cementos Aguila, shpk. Si detyrim qeveria i ka vėnė kėsaj firme, brenda 5 vjetėve nga hyrja nė fuqi e kėtij ligji, Cementos Aguila, shpk, do tė pyllėzojė 150 ha pyje, nė parcelat e degraduara pyjore, sipas pėrcaktimit tė drejtorisė pėrkatėse tė shėrbimit pyjor. Po ashtu janė hequr nga fondi pyjor kombėtar tė parcelave, nė ekonomitė pyjore Krastė Krujė dhe Shėmri Brret, qė do tė pėrdoren pėr ndėrtimin e fabrikės sė ēimentos e pėr kariera, nga Antea Cement, sha. Parcelat pyjore, qė do tė pėrdoren nga Antea-Cement, sha, pėr ndėrtimin e fabrikės sė ēimentos, me sipėrfaqe 65.75 ha, dhe pėr karierė flyshi, me sipėrfaqe 58.95 ha, dhe kariere gėlqerorėsh, me sipėrfaqe prej 99.76 ha, qė ndodhen nė ekonomitė pyjore Krastė Krujė dhe Shėmri Brret.
Pasojat qė pranohen nga Antea gjatė fazės kur do tė nisė punėn fabrika
Ndikime nė cilėsinė e ajrit si rezultat procesit tė prodhimit tė ēimentos si dhe nga pluhuri shkaktuar nga aktivitetet e karierave dhe proceset e fraksionimit dhe bluarjes.
Gjithashtu ka edhe ndikime nė shkallė ndėrkombėtare si rezultat i ēlirimeve tė gazeve atmosferike nga procesi i prodhimit.
Ndikime lidhur me zhurmėn, veēanėrisht ndikimi i zhurmės pėrreth nė receptorėt njerėzorė.
Ndikime tė fabrikės dhe karierave nga ndryshimet peizazhore dhe ndikimet vizuale.
Ndikime nė ekologjinė vendore nga humbja e habitateve si pasojė e zhvillimit dhe ndikime tė fazės operacionale nė pėrbėrjen ekologjike pėrreth.
Ndikim nė rrjetin e ujėrave sipėrfaqeve (sistemi hidrologjik) nga ndryshimet nė sistemin e drenazhimit natyror tė peizazhit brenda zonės sė zhvillimit dhe pėrhapjes potenciale tė grimcave tė ngurta nė ujė si rezultat i aktiviteteve industriale. Shkarkim
potencial i mbetjeve tė lėngshme tė ndotura nė sistemin e drenazhimit tė ujėrave sipėrfaqėsore. Gjithashtu, ndikime nė ujėrat nėntokėsore, quajtur ndryshe ujėrat tokėsore (sistem hidrogjeologjik) si rezultat i nxjerrjes sė ujit pėr proceset industriale.
9 Prill 2009
Krijoni Kontakt