Close
Faqja 13 prej 19 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 189
  1. #121
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar mė parė nga Meriamun Lexo Postimin
    Kur u ktheva ne vendlindje u tmerrova. Pyjet ishin rralluar. Ah si i mbaj mend un ato vende. Cfare ahesh ka pasur atje. Kur ishim te vegjel, u benim 5-6 vete e mezi e mberthenim nje prej tyre. I kishin prere krejt. Kishin lene vetem me te shtremberit dhe ahishtet e holla. Se kuptoj se cfare bene shteti.

    Vetem kush ka qene ne vende te tilla mund ta perfytyroj se cfare krimi eshte te presesh druret ne ate zone. Se cfare bukurie i japin vendit.

    Imagjino, je njemije e dyqint metra mbi nivelin e detit. Eshte dite pranvere me diell. Rreth e rrotull livadheve ka ahe. Per te kaluar nga njeri livadh ne tjetrin, kalon neper rruge me gure stralli, nen hijen mrekulluese te aheve. Te mahnisin gurgullimat e ujit kristal.

    Sot ahet e bukur skane ngelur me. I kane prere pa kriter. I kan shkaterruar livadhet duke bere rruge makine mbi to. Kullat nuk e kane ate bukurine e meparshme. Duket sikur dicka u mungon. Kjo gje s'do te ndodhte sikur njerezit te ishin aty, por nje pjese jan shperngulur. Dhe njerez te pandergjegjshem kane hyre ne zabele e toka pa ndroje. Shteti nuk ka bere asgje. Kam degjuar qe jan informuar shume here organet perkatese per kete dhe asnje reagim.

    Me rastisi qe te takoj tre italian. Kishin ardhur te gjuanin per kapronj dhe dhi te egra. Me than qe ketu qenka bukur fare se tek ne nuk te len kush te gjuash kapronjt dhe dhite egra. Kishin vrare nje, ishte mbarsur, dhe i kishin gjetur dy kapronj te vegjel ne bark. Me erdh inat, c'tu thoja. I porosita qe mos te qellonin ne zonat e banuara se mund te ngaterroheshin me njerezit, se e marrin per ofendim te qellojne te huajit ktej. Hiken por mbas disa ditesh erdhen nje grup kroatesh..edhe keta per te gjuajtur.

    Tek ne mepare i kan pas lene bagetite edhe ne livadhe tere naten. Sot vijn edhe cuba shqiptar qe gjoja per te gjuajtur, shikojn te vjedhin qingja e keca.

    Ambienti po prishet me ritme marramendese. Drure qe natyra i ka rritur me dashuri, per qindra vjet, motorrsharra i hedh ne toke per dy minuta. Sa vite i duhen atij vendi te behet sikur ka qene..
    Po te duash te vrasesh kafshe ne Shqiperi thjesht duhet te paguash nje leje (agjencia qe organizon vrasjet) ne ministri te mjedisit, dhe pastaj vrit sa te duash e sill me mijera gjuetare per te vrare. Oe, menyra tjeter (qe ndodh rendom), thjesht hajde e vrit ca te duash...
    Ja pra sa e mbron shteti jone natyren...!!!

  2. #122
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Studimi i ISHP-se: Tirana rrezik per te jetuar
    Gazeta Shqiptare

    Tirana eshte problem kryesor per permbajtjen e grimcave ne ajer, por verehet se edhe dioksidi i azotit, NO2 ka tashme vlera te konsiderueshme ne shumicen e pikave te monitoruara ne kryeqytet. Keto jane perfundime nga studimi i Institutit te Shendetit Publik, ISHP, per monitorimin e cilesise se ajrit per periudhen janar - dhjetor 2008. Sipas studimit te ISHP-se, vazhdon predominimi i permbajtjes se larte mbi normat e lejuara te grimcave totale (LNP) dhe atyre te respirueshme (PM10) ne atmosferat urbane te qyteteve te monitoruar, ku ne top-liste eshte Tirana, per sa i perket ndotjes me te larte. Sipas specialisteve, nuk verehet ndonje ulje statistikisht e besueshme e permbajtjes se ketyre elementeve, gje qe flet per vemendje te ulet ndaj rrezikut te tyre shendetesor. Sipas studimit te ISHP-se, per vitin 2008, te dhenat e elementeve jane ne 2-4.5 here me te larta se sa normat e lejuara te vendeve te BE-se. "Keto vlera jane nder me te lartat absolute ne krejt vendet e BE-se, duke na klasifikuar ne zonen e rrezikut shendetesor", - kane sqaruar specialistet. Sipas te dhenave te raportit te ISHP-se, po rritet ne menyre te qendrueshme edhe permbajtja e NO2 ne ajrin urban, jo vetem te Tiranes, por edhe te Korces dhe Vlores, si rezultat i shtimit te trafikut automobilistik. Duke qene se ecuria rritese e automjeteve do te shtohet me tej, pritet qe per 4-5 vjet, NO2 te kaperceje normen e vendeve te BE-se. Ne kete kuader, gjate muajve janar-shkurt 2008 nga ana e ISHP-se u krye edhe monitorimi dymujor i permbajtjes se dyoksidit te azotit, NO2 e te benzenit, C6H6 ne krejt territorin e republikes se Shqiperise, qe perfaqesojne edhe ndotesit kryesore me te rrezikshem te krijuar nga trafiku. Nga rezultatet e perftuara ne mbi 50 pika matjeje, u duk qarte se ekziston nje rrezik potencial i tejkalimit te vlerave kufi per dioksidin e azotit, NO2 dhe benzenin, C6H6 ne shume qytete, me popullsi te madhe ose te mesme. Te vetmit elemente qe rezultojne brenda normave te lejuara jane ozoni, O3 dhe plumbi, Pb.

  3. #123
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ndot ambientin, u jep 200 USD banorėve qė tė heshtin

    "Fiks Fare" zbulon skandalin e marrėveshjes sekrete tė firmės sė prodhimit tė ēimentos nė Fushė-Krujė

    Banorėt rreth fabrikės sė ēimentos nė Fushė-Krujė kanė marrė njė vit rrogė mujore pėr tymin qė thithin. Banorėt ankohen se gjatė natės fabrika punon, ndėrsa gjatė ditės e ndėrpret punėn dhe tymi qė nxjerr oxhaku i saj mund tė dallohet vetėm nė orėt e para tė mėngjesit. Kėtė tym e thithin banorėt e fshatit Zall, tė cilėt deri para pak muajsh nuk ankoheshin, sepse merrnin njė rrogė mujore nga fabrika. Fillimisht nuk e besuam qė njė fabrikė serioze si ajo e ēimentos nė Fushė-Krujė tė bėnte gjėra tė tilla. Shkuam tė kėrkonim njė takim me drejtuesit e saj. Por qė prej dy muajsh ata ndodhen jashtė Shqipėrisė. Tymin e shohin tė gjithė, tani qė fabrika ka filluar pėrsėri tė punojė. A i dėmton banorėt e zonės rreth saj ky tym? A ndikon nė cilėsinė e ajrit procesi i prodhimit tė ēimentos? A shkakton probleme te banorėt zhurma qė shkakton kjo fabrikė?

    Shkuam tė merrnim njė pėrgjigje nė Ministrinė e Mjedisit, e cila miraton edhe lejen mjedisore. Zėdhėnėsi i kėsaj ministrie, Tom Therēaj, na konfirmoi se Ministria e Mjedisit nuk i bėn asnjėherė analizat e ajrit. Ato, sipas zėdhėnėsit, i bėn vetė fabrika nė njė institucion tė specializuar dhe ua ēon vetėm pėrgjigjen.

    Pra, fabrika e mat vetė ndotjen dhe i del gjithmonė brenda parametrave normale. Tymi nuk qenka tym, por thjesht avull dhe fshatarėt kot qė ankohen.

    "Fiks Fare" zbuloi dje njė kontratė tė fshehtė, qė menaxheri i fabrikės sė ēimentos, Leon Hooper, dhe pėrfaqėsuesi i familjeve qė banojnė afėr portės kryesore tė fabrikės, Shkėlqim Ismaili, kishin firmosur me njėri-tjetrin.

    Nė kėtė marrėveshje theksohet se tė dyja palėt kanė rėnė dakord qė 15 familjet tė cilat merrnin nga njė pagesė prej 200 dollarėsh ēdo muaj tė bien dakord tė zhvendosen.

    Njė pikė e rėndėsishme e kėsaj marrėveshjeje ishte fshehtėsia.

    Palėt binin dakord qė marrėveshja tė mbahej e fshehtė dhe asnjė prej familjeve nuk do tė shkaktonte probleme ndaj fabrikės. Pagesa mujore qė ka filluar qė nė muajin maj 2008, do tė tėrhiqej pranė arkės sė fabrikės sė ēimentos vetėm nga pėrfaqėsuesi i familjeve, i cili duhet tė paraqiste certifikatat familjare tė atyre qė banonin pranė portės sė fabrikės.

    Pra, nėse fabrika nuk e ndot ambientin, pėrse duhet tė paguajė banorėt qė ndodhen pranė saj qė ata tė mos ankohen?

    Banorėt pa e ditur dėmin qė shkaktohet nė shėndetin e tyre pranojnė qė tė marrin nga 200 dollarė vetėm qė tė mos hapin gojėn dhe tė shpėrngulen. Ndonėse fėmijėt e tyre kanė filluar tė vuajnė nga astma, ata kėrkojnė qė drejtuesit e fabrikės tė respektojnė marrėveshjen qė kanė nėnshkruar nė fshehtėsi me ta.

    Banorėt u ankuan pikėrisht nė momentin kur drejtuesit e fabrikės ndėrprenė shpėrblimin e tyre pėr heshtjen. Ndėrkohė qė shteti mjaftohet me analizat qė firma i bėn vetė nė laboratorėt privatė qė ajo zgjedh.
    Gazeta Shqip 8 maj 2008


    Ja se si vritet populli shqiptar ne heshtje...

  4. #124
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Citim Postuar mė parė nga Edvin83 Lexo Postimin
    Gazeta Shqip 8 maj 2008


    Ja se si vritet populli shqiptar ne heshtje...
    Po! Po vritet, madje me deshiren e tij. Ketu eshte ceshtja, mos nuk duhej te pranoheshin keto investime me anen tjeter te medaljes, sepse do te mbeteshin njerez pa pune ne vendin me te varfer te Evropes?
    Makuteria e kapitalizmit nuk ka kufi (nuk ka lidhje me marksizmin). Qellimi i fitimit maksimal i ben keta njerez te mos vleresojne agje. Njeriu per ta eshte thjesht nje mjet per te rritur fitimet e tyre. Bashkepunetore me ta eshte edhe politika. Jeta njerezore nuk vlen as per ta sepse qellimi i politikes eshte thjesht pasurimi personal dhe i familjes se tyre. Ata e kane marre pjesen e tyre ne keto krime ndaj shqiptareve.
    Vete e kemi fajin kur i votojme ata dhe nuk gjejme alternativa me te pershtacme dhe nuk ngreme zerin. Kur te na vije e keqja tek porta do te jete shume vone.
    Personalisht do te isha me mire te mos beheshin keto investime te huaja, por te investonte shteti me fonde te FMN, etj., se sa te vijne kriminele te tille te cileve vetem armet ju mungojne, gjoja ne emer te inisiatives se lire. Inisiative e cila vret cdo dite shqiptare.
    Po, vete e kemi fajin kur kemi votuar Kushtetuten, e cila e nxjerr ekonomine e tregut (te pazarit), si celes te zhvillimit ekonomik. Ekonomi e tregut = fitim maksimal. Dhe ne emer te ketij fitimi nuk kursehet asgje. As jeta.
    Mendoj qe duhet reagim paqesor per keto probleme, perndryshe, jo vetem Kruja por edhe Tirana nuk e ka te gjate.


    Pershendetje te gjitheve
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ilia..
    vrasesi me i madhi i gjelberimit eshte edvini.. mirpo ti ngordh per ate..

    isha ne athin parvjet..

    nje tmerr i vertete..
    athina e pireu ishin shum prapa me gjelberimin..
    nje denduri ndertesash si atje skam pare kurre..
    Pra greket nuk duhen marre shembull per mbrotje ambjenti..
    Kopshtet shkollat nuk kishin vec pak oborre betoni..e asnje fije bari e lule e peme..
    Kte model po ben edvini yt.. vetem se greket ..pra kryetaret e bashkive athin pire nuk ishin mafiozuar aq sa edvini..pra ata nuk kishin lejuar qe mbi ato pak metra lulishte ne athin-pire me ngrit gjigande betoni.. ose pallate te trasha sic i kam quajtur une ..si ky qe po ben edvini mbi nje lulishte historike te zemres se tiranes..

    ilia.. jo cdo cun kristaqi e spirollaqi ..duhet perkrahur.. edhe kur u ben muuuu.. poshtersia..

    mundet dhe ndonje kamber a sefer te jete me i mire.. mo e harro kete..

    Po sa miliona euro thoni ju o milet.. rruan edvini per kte super ndertesen ne foto qe kini nxjerre..ne form koni me b.ith terpjete?

  6. #126
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Korēė, ajri tri herė mė i ndotur nga normalja

    Qyteti i Korēės rezulton tė ketė njė nivel tė lartė tė ndotjes sė ajrit. Sipas specialistėve, gjatė viteve tė fundit, cilėsia e ajrit dhe niveli i ndotjes ka qenė nė rritje. Sipas njė studimi tė Drejtorisė sė Shėndetit Publik, janė konstatuar ngarkesa tė larta nga grimcat e imta tė pluhurit dhe, nga ana tjetėr, njė shtim tė elementėve tė dėmshėm pėr shėndetin si: dioksidi i azotit dhe benzenit, gjė qė mendohet tė ketė ardhur pėr shkak tė numrit nė rritje tė automjeteve nė qarkullim dhe ēlirimit tė gazrave. Qyteti i Korēės ėshtė futur kėshtu nė hartėn e qyteteve me nivel tė lartė tė ndotjes sė ajrit. Nga njė krahasim qė ėshtė kryer me raportet dhe analizat e kryera nė tre vitet e fundit, ėshtė vėnė re se ka njė rritje tri herė mė tė madhe tė ngarkesės sė ajrit nga grimcat e imta tė pluhurit. Sipas specialistėve, kjo ngarkesė ka efekte mjaft tė dėmshme nė shėndetin e banorėve dhe ka rritur nivelin e sėmundshmėrisė, sidomos ato tė aparatit respirator. "Cilėsia e ajrit nė qytet ka ndryshuar nė mėnyrė tė ndjeshme. Sė fundmi vihet re se ka njė rritje tė nivelit tė dioksidit tė azotit dhe benzenit, pėr shkak tė rritjes sė numrit tė automjeteve", shprehet specialisti Jani Bukuroshi. Por, sipas specialistėve tė higjienės, veē numrit tė lartė tė automjeteve, rritja e ndotjes sė ajrit ka ardhur si rrjedhojė e ndėrtimeve nė rrugė. "Ka njė rritje tė nivelit tė ndotjes me tri herė mė shumė se normalja. Grimcat e imta tė pluhurit janė tė rrezikshme pėr shėndetin, pasi depėrtojnė nė mushkėri dhe qėndrojnė aty duke bllokuar funksionimin e rregullt tė mushkėrisė dhe frymėmarrjen. Pėr shkak tė ndotjes sė ajrit dhe frekuentimit tė mjediseve jo tė pastra dhe tė pasura me oksigjen, por edhe pėr faktin se nga rrugėt nė ndėrtim ka shtim tė grimcave tė pluhurit, ka ndikuar negativisht dhe ka njė rritje edhe tė sėmundshmėrisė kryesisht te moshat e treta", shprehet mė tej Bukuroshi. Ndėrkohė, burime pranė sanatoriumit tė qytetit, ku trajtohen problemet e mushkėrisė dhe tė aparatit respirator, thonė se numri i tė sėmurėve shtohet nga viti nė vit dhe kontingjenti mė i rrezikuar pėr tė shfaqur probleme janė moshat e treta.

    Gazeta Shqip, 10 maj 2009

  7. #127
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Kontrabanda dhe ligji antiduhan
    Eduard Zaloshnja | 27/05/2009

    Cili ėshtė shkaku numėr njė i vdekjeve tė parakohshme nė Shqipėri? Kėsaj pyetjeje, shumė shqiptarė do t'i pėrgjigjeshin: "Aksidentet automobilistike".


    Por, pėrgjigjja e tyre do tė ishte e gabuar. Krahasimisht me aksidentet automobilistike, njė tjetėr vrasės bėn kėrdinė nė atdheun tonė.


    Ėshtė shumė mė pak i zhurmshėm se aksidentet - lajmet televizive nuk japin ēdo natė kronika pėr tė - por, ashtu pa u ndjerė, ai e bėn punėn e vet. Quhet duhan!


    Sipas njė studimi tė financuar nga Shoqata Amerikane e Kancerit, 3800 vdekje tė parakohshme nė Shqipėri i atribuohen ēdo vit duhanpirjes, ose tymit qė thithet nga ata qė nuk e pinė duhanin, por qė janė tė ekspozuar ndaj tij.


    Krahasimisht, aksidentet automobilistike shkaktojnė rreth 400 vdekje tė parakohshme nė vit.Duke qenė njė nga pjesėtarėt e studimit tė financuar nga Shoqata Amerikane e Kancerit, po ndaj me lexuesit edhe disa rezultate tė tjera tė tij.


    Bazuar nė njė sondazh me kampion statistikor prej 4000 tė intervistuarish, tė zgjedhur me rastėsi nė zonat urbane dhe rurale tė tė gjithė vendit, studimi gjeti se, nė maj 2009, rreth 720 mijė shqiptarė pinin mesatarisht nga 1.1 paketė cigare nė ditė, ndėrsa rreth 140 mijė tė tjerė pinin afėrsisht njė paketė nė javė (marzhi i gabimit statistikor +/- 1.5%).


    Kėto rezultate janė shumė tė ngjashme me ato tė njė studimi tė financuar po nga Shoqata Amerikane e Kancerit nė prill 2007, para se ligji antiduhan tė hynte nė fuqi.


    Rezultatet e studimit tė financuar nga Shoqata Amerikane e Kancerit na tregojnė se konsumi i cigareve industriale nė Shqipėri ėshtė rreth 5900 tonė nė vit.


    Ndėrkohė, Drejtoria e Doganave raporton nė faqen e saj tė internetit se vetėm 4100 tonė cigare tė importit kanė kaluar nėpėr filtrin fiskal tė shtetit gjatė 12 muajve tė fundit. Ndėrsa Ministria e Financės raporton njė shifėr prej 200 tonėsh pėr prodhimin nė fabrikat e vendit.


    Pra, i bie qė tė mos jetė paguar as akcizė e as TVSH pėr 27% tė sasisė sė cigareve industriale qė konsumohen gjatė njė viti nė Shqipėri. Ose mė konkretisht, i bie qė buxhetit tė shtetit t'i mohohen rreth 30 milionė euro nė vit.


    Por ē'do tė ndodhte nė qoftė se akciza e cigareve industriale do tė vilej e gjitha? Rreth 100 vdekje tė parakohshme nė vit do tė evitoheshin nga ngritja e ēmimit tė atyre paketave qė sot qarkullojnė nė treg 'pa pullė' - kur rritet ēmimi i cigareve, ulet konsumi i tyre, e pėr rrjedhojė, edhe numri i vdekjeve tė parakohshme.


    Nga ana tjetėr, shtetit do t'i futeshin aq para nė arkė sa do tė mjaftonin pėr tė financuar 30 kilometra rrugė tė reja nacionale nė vit.

    Dhe rrugėt e reja (d.m.th., pa gropa) gjithashtu kontribuojnė nė pakėsimin e vdekjeve tė parakohshme - jo prej duhanit, prej aksidenteve automobilistike...


    Si mund tė kursehen ndryshe jetėt e njerėzve? Rreth 130 vdekje tė parakohshme nė vit mund tė evitohen nėpėrmjet moslejimit tė pirjes sė duhanit nė vendet publike dhe ndalimit tė plotė tė reklamave pėr cigaret. Dhe si shpjegohet ky impakt?


    Pėr ēdo 6 cigare qė pihen nė njė tavolinė kafeneje, restoranti, apo zyre, personit qė s'e pi duhanin i shkaktohet njė efekt negativ i barabartė me atė tė pirjes sė njė cigareje prej tij vetė.


    Gjithashtu, si rezultat i efektit dekurajues tė ligjit antiduhan (nė qoftė se ai zbatohet rigorozisht), mund tė pakėsohet numri i cigareve qė pinė nė ditė duhanxhinjtė.
    Ndėrkohė, ata qė pėrpiqen ta lėnė duhanin, ose qė nuk duan ta fillojnė, e kanė mė tė lehtė ta bėjnė kėtė gjė, kur nuk ngacmohen nga reklamat dhe kur njerėzit pėrreth tyre nė kafene, restorante apo zyra, nuk tymosin.


    Pra, pakėsohet kėshtu edhe numri i atyre qė pinė duhan. Dhe paratė qė do tė shkonin pėr blerjen e cigareve mund tė shkojnė pėr tė blerė produkte mė me vlerė pėr shėndetin....
    Shekulli

  8. #128
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Solidarizohem me ty Edvin 83, por fatkeqesisht ne Shqiperi nuk ka shtet. Dhe nuk ka as ndjeshmeri shoqerore per faktin se ambjenti po shkaterrohet. Ne Korce po, po me keq situata me ajrin eshte ne Tirane dhe Elbasan, ku normat jane me disa here mbi normat e BE-se. Lidhur me duhanin duhet te sensibilizohet shoqeria per rrezikun. Por edhe ketu ndjeshmeria shoqerore eshte e ulet (njerezit mezi shtyjne muajin e ku ta kene mendjen me pare).

    Zoti na ruajte!
    Duaje te afermin tend si veten

  9. #129
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    14 Qershor 2008 - Dita e 5 qershorit ishte dita nderkombetare e mjedisit. "Te paksojme emetimet e gazrave dhe te dioksidit te karbonit qe shkaktojne efektet e ngrohjes globale”; kjo ishte motoja e saj. Ne jemi nje vend ku fale perpjekjeve tona dhe nje kompleksi rethanash ndodhemi ne nje pozicionim te lakmueshem nga shume vende te tjera.

    Le te kujtojme Shkodren e demokracise. Pervec qendres, ne pjesen me te madhe te lagjeve ka ende mbeturina qe ndodhen aty prej kohesh, rruge plot gropa, te prishura.

    Lumi Buna dhe liqeni i Shkodres jane prekur aq shume nga fenomenet e ngrohjes globale saqe siperfaqe te tera jane kthyer ne livadhe me barishte dhe askush nuk shqetesohet per te. Lumi Buna ka nevoje per tu thelluar ndersa liqeni duhet pastruar.

    Nese Ministria e Mjedisit ka ndonje projekt per te, atehere pse nuk merr masa per te sistemuar gjithe kete anomali? Cfare standartesh eshte duke mbrojtur Ministria e Mjedisit, kur mjedisi eshte me shume se cdo gje i lidhur me jeten tone? Pse nuk punohet me intensitet ne kete drejtim? A ka ndonje te dhene ministria , apo drejtoria perkatese per situaten e krijuar nga fenomenet e reja, sic jane permbajtja e lendeve toksike ne ajrin e qyteteve kryesore te vendit? Sa eshte permbajtja e bioksidit te karbonit CO2, te bioksidit te azotit NO2 , te oksidit te squfurit, te pluhurave dhe te tymrave? A kemi aparaturat te nevojshme per te kryer matjet dhe per te caktuar nivelet e qendrueshme konform te gjitha konventave nderkombetare si ajo e Vienes, e Montrealit, e Londres si dhe protokollit te Kyotos?

    Sot ne te gjitha vendet e botes fill mbas problemeve ekonomike renditen problemet e mbrojtjes se natyres dhe mjedisit. Por asnjehere nuk eshte ngritur si problem ose faktor determinues ne ndikimin e ndotjes, rritja e numrit te makinave ne qytetet kryesore, bile ne nje interviste, z. Xhuveli i’a vinte fajin pluhurave te rrugeve te shkaktuara nga firmat e ndertimit, ndersa puna qendron ndryshe.

    Rritja e numrit te makinave jo vetem ka renduar trafikun por, ka ndikuar keq ne cilesine e mjedisit. Si? Shumica e makinave, duke qene te vjetra, qarkullojne pa patur aktivatorin katalitik, dhe per kete nuk behet asnje kontroll, as per t’i ndaluar as per t’i hequr nga qarkullimi.

    Ndotjet qe shkaktohen nga keto makina jane pervec tymrave edhe sasira te oksideve te azotit dhe te bioksidit te karbonit. Pervec kesaj , cilesia e keqe e karburanteve, ka pjesen e vet jo te vogel, ne efektin negativ per mjedisin ku jetojme.

    Nuk ndodh askund nje fenomen i tille, vetem tek ne, sepse organet perkatese nuk kontrollojne ashtu sic duhet.

    Matjet e ajrit duhet te behen ne cdo qytet me parametrat qe njihen si demtues te mjedisit. Eshte e vertete qe ne Tirane ,ISHP me analizat e bera ka nxjerre nje ndotje rreth 8-9 here me te larte se normat e lejuara, nje gje e tille vlen dhe per ujin e pijshem.

    Dita e 5 qershorit eshte shenuar edhe si dite e paksimit te emetimit te gazrave te efektit sere. Eshte e qarte, sot nuk kemi nevose per llafe e mendime kontraverse. Shqiperia eshte e prekur nga fenomeni i ngrohjes globale, dhe me kete pune duhet te merret nje ministri e tere, duhet te percaktoje e te vleresoje situatat dhe faktoret qe shkaktojne ato fenomene negative, jo vetem ne toke por edhe ne ajer, lumenjt, liqenet dhe ne bregdetin tone.

    Krijimi i nje qendre studimore prane akademise se shkencave per ndryshimet e klimes dhe matjet ne kete fushe te rendesishme eshte nje hap i domosdoshem qe duhet ndermarre.

    Sigurisht, cdo gje, per nje pune te sukseseshme,varet nga aftesia drejtuese e kuadrove, drejtorive perkatese dhe e qendrave shkencore apo edhe vete institutit te mjedisit, mbrojtjes se natyres.

    Te pakten ato nd/je qe punojne duhet te kene nje program te ministrise mjedisit dhe te kene kushtet per te kryer e per te ndjekur kontrollet cdo dite.

    Ne cdo industri, ndotja e ajrit tek vendi i punes, repartet, varet nga niveli i teknologjise se prodhimit, lloji i kimikateve dhe vecorite e tyre. Koncentrimi maksimal i vendit te punes (kmv) eshte vlera maksimale e koncentrimit te materialit te perpunuar, ne forme gazrash, avujsh ose te ndonje substance suspension, qe sipas normave per sektore te vecante, nuk demtojne shendetin e punonjesve.

    Ka norma te caktuara qe duhen ndjekur dhe kontrolluar me anen e aparaturave moderne nga laboratoret e nd/jeve dhe te institucioneve shkencore-kerkimore. Prandaj kete duhet ta udheheqe shkencerisht instituti i mjedisit dhe i mbrojtjes se natyres bashke me qendrat studimore te universiteteve ne bashkpunim me laboratoret e nd/jeve. Alternative tjeter nuk besoj se ka.

    Alarmante jane bere edhe aksidentet ne minierat e vdekjes ne Bulqize per kushte pune shume te keqija dhe mungese sigurie ne pune. Jane keto arsyet qe minierat po i marrin jeten minatoreve tane dhe askush nuk shqetesohet. As vete ministri Ruli qe eshte pergjegjesi kryesor per ndjekjen e kontrollimin e kushteve e punes se minatoreve, duhet te beje me teper per t’i permiresuar ato sipas standarteve te sigurimit teknik, ose te mos lejoje vazhdimin e punes ne miniere.

    Per pakesimin e emetimit te gazrave te efektit sere dhe te ngrohjes globale eshte nenshkruar edhe nje mareveshje nderkombetare. Kjo mareveshje si rjedhim eshte bere edhe per te gjitha ndryshimet e klimes ne Protokollin e Kyotos 1997 dhe parashikon paksimin e jo vetem te bioksidit te karbonit CO2, por edhe te metanit CH4, te bioksidit te azotit NO2 si dhe te tre komponenteve tjere me baze fluor-karbon.

    Faktoret e ngrohjes globale kane ndikuar edhe ne klimen e vendit tone duke sjelle ndryshime te saj, rritjen e temperaturave, paksimin reshjeve dhe dimra te bute qe prej 10-12 vjet me pare.

    Degradimi ekologjik pra ndodh kur faktoret e mjedisit humbasin cilesine e vet ne krahasim me nevojat e mjedisit. Shkaterrimi ekologjik ndodh edhe nga veprimi i natyres dhe konsiderohet global ne rastin e rritjes se nivelit te ujrave nga shkrirja e akujve.

    Per ngrohjen globale njerezit duhet te punojne te gjithe duke krijuar nje qendrim krejtesisht tjeter, te ri ndaj ketij problemi te madh. Nuk duhet pritur, te bejme cfare duhet te bejme sa nuk eshte vone per te evituar situata te renda qe mund te ndodhin. Prandaj ministria perkatese dhe qeveria duhet t’i konsiderojne keto probleme si me kryesoret e punes se tyre.

    Shtresa mbrojtese e ozonit nga prania e koncentrimeve te larta te bioksidit te karbonit dhe e gazrave tjere te efektit sere, modifikohet dhe nuk e ka me aftesine mbrojtese duke ndikuar keshtu ne ndryshimet klimatike te pashmangeshme.

    Edhe pse Protokolli i Kyotos (aneksi B) nuk e perfshine vendin tone, qeveria dhe ministria e mjedisit duhet te zbatojne detyrat per uljen e sasive te bioksidit te karbonit dhe te gazrave tjere sa te jete e mundur.

    Detyra e vjetshme ishte 5% por nuk ka sesi te dihet sesa e kemi nivelin e CO2, CH4, NO2 etj qe te dihet se si eshte zbatuar kjo detyre. Prandaj duhet qe shkenca ti paraprije ketyre problemeve kaq te rendesishme pervec angazhimit ne biologjine molekulare, higjenen industriale, toksikologjine dhe ndotjen.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ilia spiro : 27-05-2009 mė 07:26
    Duaje te afermin tend si veten

  10. #130
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Pakėsimi i tokės bujqėsore rrit nivelin e ndotjes sė mjedisit
    Sot, jo vetėm ne vendin tonė, por kudo nė botė, e sidomos nė vendet e industrializuara, ka probleme tė mėdha qė lidhen me mjedisin. Kjo gjendje nė thelb ėshtė pasojė e zhvillimit industrial dhe urban. Por tek ne, pėr dallim nga vendet e zhvilluara, jo vetėm nuk dihet nė ēfarė shkalle dhe ēfarė efektesh e pasojash ka ndotja e mjedisit nė jetėn e njerėzve, por nuk ka as sensibilizim tė opinionit pėr kėto probleme.
    Nga kjo natyrshėm vjen pyetja se cili ėshtė mjedisi ku jetojmė dhe si do ta dėshironim tė ishte? Pyetja nė dukje ėshtė e lehtė, por pėrgjigjja ėshtė pak sa e vėshtirė dhe komplekse. Ajo qė dihet me siguri ėshtė fakti se ēdo njeri e ndjen se problemet me mjedisin janė tė pranishme dhe se tė njėjtat nuk janė pa pasoja edhe pėr shėndetin e tij. Kėto probleme qytetari i ndesh nė ēdo moment, qė nga gazrat qė emetojnė automjetet, hedhurinat, apo mbeturinat e grumbulluara vend e pavend, problemet e ujit qė lidhen me ndotjen e burimeve e kėshtu me radhė. Ajo qė vėshtirėson gjendjen edhe mė shumė ėshtė edhe mospasja e strategjive pėr mėnjanimin e burimeve tė ndotjes, ose minimizimin e tyre.
    Ēdonjėri prej nesh dėshiron qė tre komponentėt kryesor te jetės ajri,uji dhe ushqimi, tė jenė tė pastėr. Por ėshtė fakt se tek ne opinioni nuk ėshtė mjaftueshėm i sensibilizuar pėr rreziqet qė i kanosen nga ndotja e mjedisit. Prandaj kėto probleme duhet tė jenė nė qendėr tė vėmendjes dhe kėrkojnė ndėrhyrje tė gjithanshme si ligjore, ashtu edhe administrative, duke mos harruar edhe nevojėn pėr rritjen e pėrgjegjshmėrisė sė qytetarėve tė cilėt duhet tė mėsohen me rregullat e normat pėr ta mbrojtur mjedisin tė pastėr.
    Ne bazė tė tė dhėnave studimore del se ndotja e mjedisit provokon dėme nė shėndetin e njerėzve. Kėtu mund tė theksohen problemet si shtimi i tė sėmurėve nga alergjitė, steriliteti, kanceri e tė tjerė. Nė disa vende ėshtė rritur numri i fėmijėve tė prekur nga astma, ndjeshmėria ndaj zhurmės e kėshtu me radhė. Nga kjo del se mbrojtja e mjedisit lidhet me mbrojtjen e shėndetit tė njerėzve jo vetėm nga sėmundjet, por edhe si njė mundėsi pėr tė pasur njė gjendje tė mirė fizike, mendore e sociale. Shkatėrrimi i mjedisit, pėrveē ndikimit nė shėndetin e njerėzve, ka ndikim negativ edhe nė mė shumė elementė tė tjerė tė rėndėsishėm pėr shoqėrinė nė pėrgjithėsi. Kėtu mund tė nėnvizohen edhe dukuritė si:
    Humbja progresive e tokave bujqėsore. Ky fenomen ka marrė hov kohėve tė fundit. Mjafton t'u hedhim njė sy tokave tė fushės se Pollogut dhe do tė vėreni njė shpėrdorim tė theksuar tė tokave bujqėsore dhe zėnien e tyre me ndėrtime, tė cilat as nuk janė tė sistemuara e as qė kanė kanalizime. Shpėrdorimi i tokės bujqėsore ėshtė me pasoja, jo vetėm se pakėson resurset e prodhimit, por shpie direkt ne degradimin e mjedisit e veēanėrisht botėn bimore. Nė tė njėjtėn kohė shpėrdorimi i tokave bujqėsore ndodh edhe pėrreth qyteteve nėpėrmjet ndėrtimit tė objekteve tė banimit e sidomos nga ndėrtimi pa kriter i fabrikave dhe punishteve tė ndryshme, tė cilat mund tė ndėrtohen edhe nė tokat jo bujqėsore. Pakėsimi progresiv i tokės bujqėsore do te thotė pakėsim i resurseve prodhuese tė vendit.
    Shtimi i sasisė sė mbeturinave si pasojė e rritjes sė konsumit nga ana e shoqėrisė dhe mospasja e sistemeve pėr pastrimin dhe riciklimin e tyre. Edhe pse nė disa qytete ka filluar tė bėhet njė gjė e tillė, megjithatė jemi shumė larg tė qenit i padėmshėm pėr mjedisin. Njė nga problemet qė duhet zgjidhur krahas largimit te mbeturinave nga qytetet ėshtė riciklimi i tyre. Nė vendet e zhvilluara mbeturinat kompostohen dhe pastaj pėrdoren si lėndė organike pėr plehėrimin e bimėve, gjegjėsisht si burim pėr lėndė organike. Megjithatė kėtu kėrkohen impiante pastrimi pėr tė mėnjanuar nga ato pėrbėrės tė mbeturinave qė pėrmbajnė lėndė toksike (helmuese).
    Pėrdorimi pa kriter i kimikaleve, siē janė plehrat dhe pesticidet. Dihet se kėto materie janė tė dobishme sepse lidhen me intensifikimin e prodhimit, por me qė fermerėt, duke mos e njohur nė bazė pėrdorimin e tyre, shpesh e abuzojnė, duke i pėrdorur pa masė, duke rrezikuar ndotjen e ujėrave dhe bimėve tė cilėt mund tė kthehen nė produkte tė dėmshme pėr vetė njerėzit. Andaj ėshtė i nevojshėm organizimi i seminareve dhe informimi i fermerėve nė lidhje me pėrdorimin e plehrave kimike dhe pesticideve.
    Kėto ishin disa probleme qė lidhen me mjedisin ne vendin tonė dhe pėr tė cilat ėshtė i nevojshėm informimi permanent i publikut, sepse kėto janė probleme qė nuk lidhen vetėm me administratėn shtetėrore, institucionet pėrgjegjėse, por qė kėrkojnė ndėrgjegjėsim edhe tė qytetarėve, tė cilėt pa dyshim janė tė interesuar tė kenė mjedis tė pastėr dhe tė pėrshtatshėm pėr veten dhe fėmijėt e tyre.
    Duaje te afermin tend si veten

Faqja 13 prej 19 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shpetoni Akademine Marubi
    Nga kino nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 23-02-2009, 19:51
  2. Reforma e sistemit politik nė ambientin shqiptar
    Nga Davius nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-04-2006, 13:35
  3. Shpetoni mbretereshen nga Al-Kaida!
    Nga Alket123 nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-12-2005, 06:44
  4. Shpetoni shqipen
    Nga Kryeplaku nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 05-03-2003, 16:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •