Close
Faqja 8 prej 19 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 189
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488

    Lightbulb

    Citim Postuar mė parė nga Kreksi
    Prit sa te kthehemi ne pensioneret nga vendet e ndryshme te botes qe te punojmi pa nderprere ne ruajtjen e ambientit ose me mire te themi; ta pastrojmi vendin ! Na duhet nje buxhet krejte i vogel duke filluar me antarsimin e vullnetarve te pjekur e qe keta ti nxisin te rinjet qe gjate pushimeve verore nxensit e shkollave te marrin aksione, kuptohet pas 30 dite pune ne psatrimin e natyres keta nxenes duhet shperblyer me 7 dite pushime te merituara ne pllazhet tona te bukura e te pasterta. Aty do vrehet puna e tyre, do e shofish se keto inciativa do kene sukses !
    Po ato kimike e shimike ,industriale??? kush do ti pastron ? keto jan pjes e shtetit !
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Me frigojne vetem ato pesticidet e huaja, prodhimet shqiptare te gjitha do i riciklojmi se jane tonat, normal...
    Por edhe do vemi parulla; ndalohet hedhja e levoreve te bostanit, hedhja e kalaveshit te rrushit etj, mbi te gjitha do gjobiten aat qe pshtyjne ne vende publike !besa denohen edhe ata qe kruhen....mos thoni se do vejm nje regjim tiranikė por ndryshe si do mbajmi shtet moj Doruntina e dashur ?

  3. #73
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Nga Shekulli

    Mjedisi dhe Politika e Re

    Ėshtė pėr t'u pėrshėndetur fakti qė, nė kuadėr tė pėrgatitjes sė programit tė ardhshėm qeverisės dhe tė dialogut me Shqipėrinė, njė forcė politike vlerėson ēėshtjet mjedisore si njė nga prioritetet e saj. Pėrkundėr disa zėrave mosvlerėsues, mbrojtja e mjedisit ėshtė sot njė ēėshtje mjaft e rėndėsishme qė lidhet me jetėn e gjithsecilit prej nesh.

    Shpesh krenohemi se Shqipėria ėshtė njė vend i pasur me burime e bukuri natyrore, por ende jemi vendi mė i varfėr nė Europė, dhe kjo edhe si pasojė e marrėdhėnieve tė gabuara qė kemi vendosur, veēanėrisht ata qė na kanė qeverisur deri mė sot, me mjedisin dhe burimet natyrore. Pėr kėtė qėllim, trajtimi i ēėshtjeve mjedisore qė nė krye tė debatit tė njė force politike me zgjedhėsit duhet vlerėsuar si njė ogur i mirė, pėr njė qėndrim ndryshe tė politikės ndaj ēėshtjeve mjedisore dhe pėr njė tė ardhme mė tė mirė pėr mjedisin nė Shqipėri.

    Enciklika e Dytė, e pėrgatitur si pėrmbledhje e "Dialogut me Shqipėrinė pėr ēėshtjet e mjedisit", organizuar nga PS, pėrmbledh gati tė gjitha shqetėsimet e ngritura nga qytetarėt e Shqipėrisė lidhur me cilėsinė e mjedisit qė i rrethon dhe me shfrytėzimin e pakontrolluar qė po i bėhet pasurive tona natyrore. Materiali paraqet me shifra konkrete, edhe pse rrėqethėse, gjendjen e rėndė tė mjedisit dhe burimeve natyrore nė Shqipėri. Ndotja e ajrit nė qytetet kryesore, keqmenaxhimi i mbetjeve tė ngurta e tė lėngėta, shfrytėzimi barbar i shtretėrve tė lumenjve, prerja pa kriter e pyjeve, shkatėrrimi i faunės sė egėr, janė vetėm disa nga shqetėsimet mjedisore nė Shqipėri.

    Enciklika mbi mjedisin jo vetėm evidenton, por edhe analizon pothuajse tė gjitha problemet mė shqetėsuese qė ndikojnė nė ndotjen e mjedisit dhe shkatėrrimin e burimeve natyrore. Ajo tenton tė identifikojė shkaqet kryesore tė degradimit tė mjedisit nė Shqipėri, dhe jep edhe disa orientime pėr diskutime tė mėtejshme, lidhur me masat qė duhen ndėrmarrė pėr tė kapėrcyer kėtė situatė tė vėshtirė dhe pėr tė pėrmirėsuar gjendjen e mjedisit dhe burimeve natyrore nė vend.

    Dokumenti me tė drejtė vė nė dukje faktin se, politika dhe politikanėt duhet t'i kushtojnė njė vėmendje mė tė madhe ruajtjes sė mjedisit dhe miradministrimit tė burimeve natyrore dhe vėmendje mė e madhe nuk do tė thotė vetėm mė shumė hapėsirė nė fjalimet dhe konferencat e shtypit, por vullnet politik pėr tė ndryshuar gjendjen dhe raportin me mjedisin dhe natyrėn, angazhim real nė zgjidhjen e problemeve mjedisore, shtim tė burimeve buxhetore pėr ruajtjen e mjedisit, dhe forcimin e institucioneve qe merren me ruajtjen e mjedisit dhe menaxhimin e burimeve natyrore.

    Natyrisht qė dokumenti i pėrgatitur ėshtė njė material mbi tė cilin duhet punuar dhe diskutuar nė fazat pasardhėse, nė mėnyrė qė ai tė pėrfshijė sa mė mirė opinionet dhe sugjerimet e tė gjithė atyre qė mendojnė se duhet bėrė diēka pėr tė ndryshuar sjelljen tonė ndaj mjedisit dhe natyrės, se duhet bėrė diēka pėr tė ndalur babėzinė dhe makutėrinė e qeveritarėve gjithfarėsh nė shfrytėzimin e burimeve natyrore, duhet bėrė diēka pėr tė pėrmirėsuar mjedisin ku jetojmė sot dhe ku do tė rriten brezat e ardhshėm. Nė kuadėr tė masave pėr pėrmirėsimin e gjendjes sė mjedisit nė Shqipėri, Enciklika mund tė pėrfshijė nė tė ardhmen hapat konkretė qė duhen ndėrmarrė nė kėtė drejtim duke filluar qė nga pėrmirėsimi i legjislacionit, tek pėrfshirja e problemeve mjedisore nė tė gjitha strategjitė e zhvillimit tė sektorėve tė ndryshėm tė ekonomisė, ristrukturimin e institucioneve ekzistuese dhe forcimin e kapaciteteve tė tyre, fushatat e ndėrgjegjėsimit dhe edukimit mjedisor, etj. Nė kuadėr tė promovimit tė zhvillimit tė qėndrueshėm, Enciklika mund tė shtojė edhe ēėshtjet e lidhura me problemet e zhvillimit tė turizmit natyror.

    Edhe pse, shpesh, theksohet qė zhvillimi i turizmit ėshtė njė nga pėrparėsitė e zhvillimit ekonomik tė Shqipėrisė, pothuajse e vetmja fushė ku Shqipėria ende mund tė konkurrojė me vendet e tjera tė rajonit ėshtė turizmi natyror, apo turizmi ekologjik, i cili bazohet nė ruajtjen, vlerėsimin dhe miradministrimin e vlerave natyrore, tė cilat fatmirėsisht natyra na i ka falur me bollėk, por qė fatkeqėsisht po keqpėrdoren e shfrytėzohen barbarisht.

    Nė fund, mund tė themi se ky dokument arrin tė pėrmbledhė problemet kryesore tė vendit, trajton me vėrtetėsi dhe shifra ēėshtjet kryesore qė shqetėsojnė komunitetin sot dhe pėrbėn njė dokument bazė pėr diskutimin e mėtejshėm tė problematikave tė tjera mjedisore dhe identifikimin e politikave pėr zgjidhjen e tyre. Le tė shpresojmė se mjedisi do tė jetė edhe nė vazhdim njė prioritet i politikės sė re shqiptare, qė ndonjėherė nuk njeh ngjyrime tė ndryshme, por kėrkon zgjidhje dhe kujdes tė pėrbashkėt.

  4. #74
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    kush i merr persiper?!

    Prej dhjetė vjetėsh duke ndjekur gjurmėt e njė mallkimi tė pathėnė jetojnė nėn ajrin e rėndė tė qiellit qė mbulon Porto Romanon. Janė mbi 15 mijė banorė qė nuk e njohin tė vėrtetėn e tokės sė ndotur me lėndė vdekjeprurėse. Nuk e kuptojnė prej nga iu vjen e keqja, bėjnė zhurmė vetėm e vetėm qė Fabrika e Lėkurėve tė mos rihapet. Ndėrkohė ēdo ditė thithin me hundė, pijnė me ujė ose nėpėrmjet qumėshtit helmin vdekjeprurės qė nuk do vonojė shumė pėr t'u kthyer nė kancer.

    Analizat
    Ka qenė njė organizatė UNEP (Programi i Kombeve tė Bashkuara pėr Ambientin) ajo qė ka bėrė analizat dhe ka publikuar shifrat alarmante tė ndotjes nė Porto Romano. Ish-ndėrmarrja Kimike nė Durrės, ėshtė mbyllur nė vitin 1990. Deri nė momentin qė ėshtė mbyllur ajo ka prodhuar Bikromat Natriumi pėr pėrpunimin e lėkurės si edhe pesticide si Lindan dhe Tiram. Duke iu referuar kėtyre analizave tė UNEP-it, kėrkohet urgjent ndėrhyrja e shtetit me qėllim qė tė mbrohet shėndeti dhe siguria e fėmijve dhe tė rriturve. Si pasojė e kėtyre proceseve, zonat mė tė ndotura, janė ato ku ka qenė ish-ndėrmarrja si edhe njė depo e braktisur kimikatesh. Si pasojė e kimikateve ėshtė ndotur rėndė edhe uji qė banorėt e pėrdorin pėr t'u larė. Studimi tregon se zona mė e ndotur ėshtė ajo ku ndodhej ndėrmarrja. Aktualisht ngjitur me murin e saj banojnė disa familje. UNEP ka marrė disa monstra ujė nga puset e ujit qė fshatarėt e pėrdorin pėr larje, ujitje dhe shumė veprimtari tė tjera. Njė monstėr ujė nėntokėsorė e marrė prej njė pusi uji pėrmbante 4,4 miligram pėr litėr klorbenzen, qė ėshtė 4 mijė herė mė tepėr se niveli i pranueshėm pėr ujin e pijshėm nė disa vende tė Bashkimit Europian. Ekspozimi i vazhdueshėm ndaj sasive tė mėdha tė klorobenzenit mund tė shkaktojė pasoja negative nė sistemin nervor, palcėn e kockave, mėlēi, veshka, gjak dhe nė organet riprodhuese. Analizat e hollėsishme tė UNEP-it janė shtrirė edhe mbi kafshėt shtėpiake qė banorėt e ardhur nga zonat e skajshme tė Shqipėrisė i pėrdorin pėr qumėsht. Kėshu njė monstėr qumėshti e marrė nga njė lopė shtėpiake ka rezultuar me pėrqėndrim tė izomerit beta HCH 100 herė mė tė lartė se nė disa vende tė Bashkimit Europian. Monstrat e marra nga toka kanė rezultuar me pėrqėndrime jashtėzakonisht tė larta tė izomerit HCH nė shkallėn 1 290 miligram pėr kilogramė deri nė 3 140 miligram pėr kilogramė.

    Kimikatet kancerogjene
    Lindani nė pėrgjithėsi konsiderohet si njė nga kimikatet mė tė rrezikshme. Ai ėshtė njė substancė kancerogjene qė shkakton kancer tė mėlēisė. Po kėshtu ekspozimi nė nivelet mesatare ka shkaktuar kancer tė mėlēisė, tė veshkave dhe sistemit imunitar. Lindani gjithashtu ėshtė i qėndrueshėm nė mjedis dhe i bioakumulueshėm nė zinxhirin ushqimor. Kromi 6 valent ėshtė njė tjetėr burim serioz shqetėsimi. Sipas analizave tė UNEP, monstrat e marra nuk kanė teguar nivele tė larta tė kromit, njė kancerogjen ky i njohur. Megjithatė sipas UNEP-it, nevjiten urgjentisht kėrkime tė mėtejshme pėr kėtė formė si edhe format e tjera. Veē kėsaj janė pėrdorur pėr shtrimin e rrugėve lokale dhe mbetje tė pasura me krom tė ndėrmarrjes. Tė gjitha kėto kushte paraqesin rrezikshmėri tė lartė pėr shėndetin e njerėzve. Ndėrkohė qė masa mė e mirė mbrojtje pėr jetėn e 15 mijė qytetarėve tė Porto Romanos ėshtė evakuimi nga zona mė e ndotur e gjithė Ballkanit, po merren thjesht masa pėr tė pėrmirėsuar infrastrukturėn e kėsaj zone qė ata tė mos largohen nga aty. Po pėr kėtė ėshtė Banka Botėrore qė ka dhėnė 250 milionė dollarė pėr pastrimin e kėsaj zone nga mbetjet kimike. Nė tė vėrtetė Lindani vdekjeprurės, kromi dhe squfuri kanė depėrtuar thellė tokės, dhe qė Lindani tė bėhet i padėmshėm duhet tė kalojnė shumė dekada.

    Ps. Pergjigjia?! Heshtje......
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  5. #75
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ate letren e Enciklikes e kam marre disa here ne email por nje gje nuk kuptoj une-kunder kujt duhet te protestojme? Se per pastrimin e Tiranes ne japim leke por bashkia nuk pastron gje, prandaj Rama na kerkon te protestojme; mos duhet te fillojme nga ai ne fillim?

  6. #76
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Qendi
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    2,102
    Edhe ne Kosovė shėnohet Dita Ndėrkombėtare e Mjedisit

    Me rastin e Ditės Ndėrkombėtare tė Mjedisit, pėrpara Shtėpisė sė Sporteve, Ministri Gjini bashkė mė sportistėt kosovarė dhe afėr 200 fėmijė mbollėn pisha si dhe morėn pjesė nė pastrimin e hapėsirave tė blerta nė rrugėn " Nėna Terezė" dhe pėrpara Sallės sė Sporteve " 1 Tetori ".

    Ministri Gjini tha se MMPH-ja katėr vitet e fundit ka punuar pėr tė qenė sa mė efektive nė fushėn e mbrojtjes se mjedisit. " Kosova shumė shpejt do tė kalojė nė planin e zbatimit tė legjislacionit mjedisor dhe veprimet simbolike do tė jenė vetėm mbėshtetje nė atė drejtim", tha Gjini.

    Nga ana tjetėr drejtuesi i Komitetit Olimpik tė Kosovės, Besim Hasani tha se ky organizim ka pėr qėllim vetėdijesimin e njerėzve pėr rėndėsinė e mbrojtjes sė ambientit. " Qėllimi i Komitetit Olimpik tė Kosovės ėshtė qė tė kontribuojė nė ndėrtimin e paqes dhe tė njė bote mė tė mirė pėrmes tė rinjve tė cilėt praktikojnė sportin duke respektuar parimet themelore tė olimpizmit nė ambiente tė pastra", tha ai.
    Frode Mauring, koordinator i Agjencisė sė Kombeve tė Bashkuara pėr Zhvillim nė Kosovė, shprehu kėnaqėsinė e tij qė ishte i pranishėm nė njė ditė si kjo, ditė e cila festohet nė tėrė botėn.

    Shqipe Zogiani, kryetare e Komisionit Olimpik tha se ka marrė kėtė iniciativė pėr tė ndikuar sadopak nė ndėrgjegjen e qytetarėve pėr mbrojtjen e ambientit. " Mendoj qė edhe institucionet tjera tė marrin sa me shpesh iniciativa tė tjera dhe ta ruajmė ambientin tonė, sepse ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr secilin njeri", tha ajo, duke shtuar se megjithatė mungon vetėdijesimi pėr mbrojtje tė ambientit.

  7. #77
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ne si qytetare te Tiranes duhet te shprehim protesten tone ndaj organeve qeveritare (qendrore e lokale) duke dalur neper rruge apo protesta me maska te bardha qe jane kunder pluhurit. Ne kete menyre mbrojme mushkerite tona nga pluhuri dhe shprehim protesten tone ndaj moskokecarjes se atyre qe na marrin parate per pastrimin e qytetit.
    Une do te jem i pari qe do te shkoj kudo duke mbajtur nje maske te bardhe antipluhur para gojes time.

  8. #78
    DR-GR Maska e oliver55
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    Ta mbrojmė ambientin tonė, tė financuar nga OSBE-ja


    Nė kuadėr tė projektit tė Asamblesė Rinore , u mbajt edhe njė debat pėr vetėdijesimin se si mundemi ta mbrojmė ambientin ku jetojmė. Ky debat u mbajt nė Qendrėn Rinore “ Shtėpia e Felbahut” ku hapjen e kėtij debati e bėri kryetarja e Asamblesė Rinore Znj Artina Hamitaga, e cila i pėrshėndeti tė pranishmit dhe tha se Asambleja Rinore nė Suharekė po mundohet qė nėpėr mes kėtij projekti tė arri deri te njė vetėdijesim i qytetarėve, qė nė kėtė rast njė kontribut sa mė tė madh ta japin Institucionet relevante tė cilat merren me kėtė ēėshtje dhe tė gjithė qytetarėt tjerė qė ne vet tė mundohemi ta mbrojmė ambientin tone. Ku mes tjerash tha se mė mirė asht secili prej nesh ta qet nga njė pikė uji nė oqean, pra tė kontribuojmė secili nga ne e sidomos tė rinjtė qė ta mbrojmė ambientin. Debati pati njė efekshmėri dhe ishte shumė frytdhėnės pasi qė shumė pyetje u bėnė nga ana e tė rinjve , andaj nė hollėsi dha informacione Drejtori i Ambientit Z. Sadri Amerllahu, i cili tha se ambienti nė tėrėsi nuk ėshtė nė gjendje tė keqe nė komunėn tonė, ka ndryshime pozitive, mirėpo pėr ta poseduar njė ambient tė mirė atėherė duhet tė punojmė tė gjithė sė bashku pėr ta mbrojtur ambientin nė komunėn tonė. Mendime dhe komente tė ndryshme rreth ndotjes , dhe si mund ta mbrojmė ambientin pati edhe nga ana e pjesėmarrėsve nė kėtė debat.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  9. #79
    AdIdAs Maska e DoLpHiN
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Hono Lulu
    Postime
    1,453
    Nje nga pyetjet e provimit final qe kisha sot ishte edhe pyetja per NGO-te ( non-governmental organizations ) dhe mu kujtua Greenpeace. Mendoj se kjo organizate meriton me shume se gjithcka tjeter te jete pjese e kesaj teme.
    Fillimisht ishin nje grup aktivistesh qe kundershtonin testet nukleare te Amerikes ne nje ishull afer Alaskes qe themeluan Greenpeace (ne 1971) . Zona ne te cilen do beheshin testet nukleare mbante ne gji rreth 3000 specie te rralla.
    Aktivistet ne fjale u nisen me nje varke nga Kanadaja drejt Amchitkas (ishulli qe do beheshin testet). Megjithese varka u ndal pa arritur ngjarja beri buje te madhe ne publik.
    Ne ditet e sotme zyrat qendrore te Greenpeace jane ne Amsterdam , megjithese ka zyra ne 42 vende te ndryshme te botes. Organizata financohet nga rreth 2,8 milione vullnetare si dhe nga fondacione te ndryshme.
    Qellimi i Greenpeace eshte te mbroje ambjentin. Nder aktivitetet me te rendesishme mbrojtese jane : Mbrojtja e oqeaneve (kryesisht balenat) , mbrojtja e pyjeve , mbrojtja nga mbetjet toksike , kundershtimi i testeve nukleare , parandalimi i ndryshimit te klimes ( kjo eshte e pergjithshme qe ndikohet pak nga te gjitha ) etj.
    Midis sukseseve te tjera vihet re sensibilizimi i OKB per te ndaluar testet nukleare ( megjithese kjo ka ngelur vetem teori ) dhe detyrimi i kompanise "Shell" te hiqte disa impiante nafte qe kishte vendosur neper oqeane.
    Keto ishin vetem pak informacione per Greenpeace , organizaten me te madhe ne bote per mbrojtjen e ambjentit.
    `That` is good and `that` is funny...but it costs a lot of money...

  10. #80
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Nevojė pėr teknologji tė pastra

    (Nga Jeffrey D.Sachs*)

    Bota bėri njė hap tė rėndėsishėm nė kontrollin mbi ndryshimin e klimės, pasi arriti marrėveshje pėr Planin e Veprimit, nė Bali tė Indonezisė, gjatė negociatave globale para pak kohėsh. Plani mund tė mos duket arritje e madhe, pėrderisa ai detyron botėn pėr bisedime tė mėtejshme dhe jo pėr veprime konkrete, por jam optimist pėr tri arsye. Sė pari, vendet e botės demonstruan unitet, gjė qė detyroi Shtetet e Bashkuara tė Amerikės t'i jepnin fund intransigjencės sė tyre. Sė dyti, plani pėrmban njė balancė tė arsyeshme konsideratash. Dhe, sė treti, ekzistojnė zgjidhje realiste, tė cilat i lejojnė botės tė kombinojė zhvillimin ekonomik dhe kontrollin mbi shkarkimet e gazrave serė.

    Hapi i parė nė Bali, ishte thyerja e bllokimit qė kishte dėmtuar reagimin global ndaj ndryshimit tė klimės qysh nga nėnshkrimi i Protokollit tė Kiotos, 10 vjet mė parė. Kėsaj here bota u bashkua, madje, duke fishkėllyer negociatoren kryesore tė SHBA-ve, derisa e detyruan tė ndėrronte shpejt pozicionin e saj dhe tė ishte dakord tė nėnshkruante Planin e Veprimit tė Balit. Po ashtu, edhe mungesės sė dėshirės sė vendeve tė mėdha nė zhvillim si Kina e India pėr tė nėnshkruar kėtė plan, me sa duket, gjithashtu do t'i jepet fund, ndonėse, natyrisht, mbetet tė bėhet shumė punė pėr tė arritur nė njė marrėveshje globale, tė pranuar si nga vendet e pasura, ashtu dhe nga ato tė varfra.

    Sfida mė e rėndėsishme ėshtė ulja, dhe pashmangshmėrisht pothuajse eliminimi i shkarkimeve tė dioksidit tė karbonit qė formohet nga djegia e naftės, gazit natyror dhe qymyrit. Kėto lėndė djegėse janė palca e ekonomisė botėrore moderne, duke furnizuar rreth 4/5 e burimeve energjitike komerciale tė botės. Kėto shkarkime mund tė eliminohen ose me rifutjen e formave tė rinovueshme tė energjisė, ose me uljen e shkarkimeve nga djegia e lėndėve djegėse.

    Kemi nevojė pėr teknologji tė pastra ekologjikisht. Pėr shembull, centralet elektrike, por edhe uzinat e mėdha, mund tė pėrdorin energji diellore ose tė marrin masa sigurie pėr shmangien e dioksidit tė karbonit, qė del nga djegia e hidrokarbureve. Automjetet mund tė projektohen pėr njė kilometrazh shumė mė tė madh me anėn e teknologjisė hibride, qė kombinon pėrdorimin e baterive dhe benzinės. Banesat mund tė ulin nevojat e tyre pėr ngrohje nėpėrmjet materialeve termoizoluese mė tė mira ose nėpėrmjet kalimit nga ngrohja me naftė nė atė elektrike, tė pėrftuar me anė tė teknologjive tė pastra.

    Sipas vlerėsimeve mė tė mira ekonomike dhe inxhinierike, nėse sektorėt kyē tė ekonomisė zhvillojnė dhe fusin teknologji tė pastra ekologjikisht nė dekadat qė po vijnė, bota, do tė jetė e aftė tė ulė dukshėm shkarkimet e karbonit jo mė pak se 1 pėr qind tė tė ardhurės vjetore globale, duke shmangur kėsisoj dėmin afatgjatė, i cili do tė kushtonte shumė mė tepėr. Dhe vendet e pasura do tė jenė nė gjendje t'i lejojnė vetes tė ndihmojnė vendet e varfra pėr tė paguar teknologjitė e reja, mė tė pastra.

    Me kaq shumė kriza qė kanė prekur botėn tonė, mbase, ėshtė i pashmangshėm cinizmi pėr njė tjetėr konferencė globale, e cila nuk solli gjė tjetėr, pėrveē premtimit pėr tė vazhduar bisedimet. Por le ta shohim nga njė aspekt pozitiv: 190 vende u morėn vesh pėr njė plan tė arsyeshėm, meqenėse shkenca dhe teknologjia, qė qėndrojnė nė themel tė planit, na japin shpresa tė reja pėr arritjen e tij. Pėrpara na pret njė punė e konsiderueshme dhe e vėshtirė, por situata ėshtė mė e mirė si rezultat i diskutimeve nė Bali. Tani ėshtė koha tė pėrveshim mėngėt dhe tė mbajmė premtimet tona.

    *Xhefri D.Saks (Jeffrey D.Sachs) ėshtė Profesor i Ekonomiksit dhe Drejtor i "The Earth Institute" pranė Universitetit tė Kolumbias (Columbia)

    Shėn.Red. Botohet me shkurtime. Titulli ėshtė i redaksisė. Titulli nė origjinal: "Shpresė e re pėr zgjidhjen e problemit tė ndryshimit tė klimės"

Faqja 8 prej 19 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shpetoni Akademine Marubi
    Nga kino nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 23-02-2009, 19:51
  2. Reforma e sistemit politik nė ambientin shqiptar
    Nga Davius nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-04-2006, 13:35
  3. Shpetoni mbretereshen nga Al-Kaida!
    Nga Alket123 nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-12-2005, 06:44
  4. Shpetoni shqipen
    Nga Kryeplaku nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 05-03-2003, 16:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •