Close
Faqja 7 prej 19 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 189
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061

    “GJENERALĖT E INDUSTRISĖ” qė vrasin edhe pas vdekjes

    Qarku i Beratit noton mbi helme

    Ndėrsa “Gjenerali i Ushtrisė sė Vdekur”, pasi dha shpirt u fut nėn tokė, “Gjeneralėt e Industrisė sė Vdekur” tė prefekturės sė Beratit vazhdojnė tė vrasin ēdo ditė nė mėnyrė tė heshtur qindra qytetarė tė kėtyre zonave. E pra, kėta “gjeneralė” vrasin edhe pas vdekjes. Miliona substanca helm ēlirohen ēdo ditė nga vendodhjet e industrisė sė vdekur, tė cilat mė pas pėrfundojnė nė mushkėritė dhe gjakun e qytetarėve . Janė tonelata tė tėra kimikate qė qėndrojnė nė qiell tė hapur duke kėrcėnuar nė mėnyrė tė pandėrprerė jetėn e banorėve, tė zonave pėr rreth tyre dhe mė gjerė. Pas vitetve ’90 nė territorin ku ka hedhur rrenjėt kjo industri, dhjetėra qytetarė duke mos e ditur rrezikun, kanė ngritur shtėpi, vazhdojnė tė mbjellin perime dhe ushqejnė kafshė pėr qumėsht dhe mish pa e ditur se keto territore ēlirojnė nė mėnyrė tė pandėrprerė substancėn e vdekjes nė vend tė oksigjenit tė pastėr. Plot 12 mijė ton mbetje kimike ndodhen nė ish-Kombinatin e Prodhimit tė Armėve nė qytetin e Poliēanit. Kėto mbetje shpėrndajnė nė mėnyrė tė vazhdueshme rrezatim radioaktiv, substancat e sė cilės vrasin ēdo ditė njerėzit, bimėsinė dhe tė gjitha gjallesat e kėtij qyteti. Pas shkatėrrimit tė uzinės nė vitin ’97, pjesa mė e madhe e kėtyre helmeve gjenden nė sipėrfaqen e tokės dhe nė qiell tė hapur. Vetėm njė pjesė e vogėl e tyre ndodhet nė depo ose mjedise tė tjera tė mbyllura, por edhe ketu ato janė si mall pa zot, pasi pėr to nuk kujdeset askush. Kėtė e tregon edhe fakti qė kėto depo janė me dyer tė shqyera ose pa dyer fare. Nga pjesa jug-lindore e prefekturės i quajtur ndryshe “Nagasaki i vogėl”, zbresim nė qėndėr tė saj, nė qytetin e Beratit. Nė lagjen Uznovė tė qytetit tė Beratit njė tjetėr zonė e helmatisur ose siē quhet nga banorėt e lagjes “Donika Kastrioti” dhe Uznovė, ku ka shtrirė kthetrat ngrehina e vdekjes “Hiroshima e vogėl”. 450 ton mbetje tė lėndėve kimike ndodhen nė mjedis tė hapur nė vendin ku shtrihej Uzina e Prodhimit tė Baterive. Kėto mbetje janė krijuar gjatė procesit teknologjik si dhe nga rrėnimi i uzinės nė vitet ’97. Qė nga viti ’90 mbetjet e kėsaj uzine “ushqejnė” pa ndėrprerje mjedisin, njerėzit, bimėsinė dhe kafshėt me lėndėt helmuese. 50 ton kimikate tė lėngshme ndodhen nė mjedis tė hapur nė ish- fabrikėn e prodhimit tė Dolomitit (lėndė plasėse pėr miniera). Edhe nė afėrsi tė vendit ku ka qėnė ndėrtuar uzina si dhe brenda territorit tė saj jetojnė njerėz, mbillen perime si dhe mbahen kafshė shtėpiake si: pula, lopė, dele etj, sidomos nga banorėt e lagjes Uznovė. Pėr ta plotėsuar dhe pasqyruar tė gjithė trekėmbėshin e vdekjes qė ka zėnė “pėr fyti” prefekturėn e Beratit vazhdojmė me “plagėn” tjetėr kancerogjene qė ka zaptuar jo pak, por 180 mijė metra katror tė cilat shtrihen brenda zonės urbane tė qytetit tė Kuēovės. E gjitha kjo zonė ėshtė e ndotur nga produktet e papėrpunuara tė naftės. Janė dhjetėra puse nafte qė mė mirė se sa ata askush nuk mund tė flasė pėr ndotjen e kėtij qyteti.Nga sipėrfaqa prej 180 mijė metėr katror, rreth 30 mijė metėr katrore ndodhen brenda nė qytetin e Kuēovės, i cili ėshtė qyteti i dytė mė i ndotur nė vend nga industria e naftės, pas atij tė Ballshit.Edhe pse pėr vite me radhe kėto mbetje kimike kėrcėnojnė dhe vrasin nė mėnyrė tė heshtur njerėzit, ndotin mjedisin dhe ajrin ku jetojnė kėta njerėz, askush nga pushtetarėt vendorė apo qėndrorė nuk shqetėsohet pėr kėtė gjendje katastrofike nė prefekturėn e Beratit. Le tė shpresojmė se viti i ri 2007 do t’i zgjojė nga gjumi letargjik ku janė futur kėto institucione dhe strukturat pėrkatėse tė shtetit tonė.

    Abedin Kaja
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ATMAN : 09-03-2007 mė 18:11

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061

    Gazi helmues qė vjen nga deti

    Nė gjithė boten punohet me miliona ‘Container’ qe mbartin helme. Njė rrezik pėr punonjėsit dhe pėr konsumatorėt. Politika dhe ndėrmarrjet e injorojnė kėtė Problem.

    Containeri nga Shanghai mbante targėn Tolu-498244-3. Njė maune dėrgoi “kutinė” e kuqe ne mėngjesin e 25 Korrikut te vitit te kaluar, nga Porti i Hamburgut pėr ne magazinėn e fabrikės se makinave Beumer ne Beckum(Westfalen). Punonjėsit e firmės prisnin: pjesėt metalike te filialit te firmės nga Kina duhet te pėrpunoheshin pėr veshjen e mureve te ashensorėve.

    Katėr punonjės iu pėrveshen punės pėr c“paketimin: njeri drejtonte vinēin, tre te tjerėt lidhnin rripat mbajtės rreth pjesėve metalike, u ndihmonte edhe drejtuesi i vinēit.

    Papritur ky i fundit filloi te kishte njė ndjesi djegėse ne lėkurė.”Kam dhimbje koke” ankohej ai, por meqė puna ne njė fabrike makinerish ‘s“ėshtė pune pėr mimozat’, ata vazhduan te punonin derisa dhimbjet e kokės filluan tu bėheshin te padurueshme. Drejtuesi i vinēit, njė burrė i gjate dhe i bėshėm, filloi te ndjente mungese ajri, i vinte dhe pėr te vjelle. Krahėt filluan t“i dhembnin aq shume, saqė s’po mund te mbante me. Te katėr u dėrguan ne spital.

    Pronari dhe drejtuesi Christoph Beumer mblodhi urgjentisht shtabin e tij. Mjeku i firmės Andreas Poppe u ēudit: “kėtė lloj helmimi e njoh vetėm nga gazrat luftues”. Me parashikimin e tij i kishte ardhur pranė njė te vėrtete te hidhur. Mjeku i sėmundjeve profesionale ishte i bindur se mbetjet e gazit qe pėrdoreshin kundėr parazitėve, kishte helmuar punonjėsit. Kėto gazra te cilat duhej te luftonin parazitėt e containerave, kishin ndikim me pasoja te renda ne sistemin nervor te njerėzve. Dy nga punonjėsit i vuajtėn kėto pasoja me muaj te tere. Njeri nga ata ka filluar serish punėn, edhe pse pak ore ne dite, tjetri ėshtė shume i sėmurė dhe ka ngelur invalid.

    Incidenti ne Westfalen hedh drite mbi njė problem global. Biznesi botėror lulėzon, dhe “paketohet” mbi te gjitha me “kutitė” e mėdha metalike. Rreth 400 milion conteinera standard, 6 metra te gjate, 2.4 metra te gjere e 2.4 metra te larte, u gjeten ne gjithė boten ne vitin 2006. Kėto janė dyfishi ne krahasim me vitin 2000. Dhe pėr me tepėr se 30 perqind e kėtyre kutive metalike, sipas eksperteve trajtohen me gazra te rrezikshėm. Kėto kuti te mbyllura metalike janė ne udhėtim mbi oqeane. Biotope te vėrteta parazitė aziatike qe ngjasojnė me buburrecėt e drurit hyjnė ne bordin e drurit te anijeve. Kėto insekte mund te shkatėrrojnė mallin me vlere te madhe, dhe cfare ėshtė po aq e padėshirueshme,ato mund te jetojnė dhe ne territore te huaja.

    Pėr te evituar kėtė, firmat pėrdorin gazra helmues pėr parazitėt, madje edhe lende kimike te cilat gjeten pėrdorim ne luftėn e pare botėrore. Mbetjet e kėtyre gazrave nuk dėmtojnė vetėm punonjėsit e portit dhe ata qe kane te bėjnė direkt me kėto containera. Edhe konsumatorėt mund te preken nga kėto mbetje gazrash n.q.se c“paketojnė pėr shembull kėpucė nga Kina, dysheqe nga Vietnami apo lodra nga India.

    Sipas ne studimi te papublikuar te Institutit pėr Matjet Teknike te Universitetit Teknik te Hamburgut dhe dogana e portit te Hamburgut, 5 perqind e containerave te kontrolluara permbanin kaq shume gaz te tille saqe era ndjehej dhe ne ajrin pėrreth. Njėri prej tyre kishte aq koncentracion te madh saqė mund te shkaktonte edhe vdekjen e personave.
    Ne disa arka studiuesit gjeten dhe ‘Chlorpikrin’, i cili quhet edhe ‘kryqi i gjelbėr’. Nje nga gazet helmuese luftarake vdekjeprurėse te luftės se pare botėrore, prej te cilit vdiqėn plot vuajtje me mijėra ushtare.

    Ēdo jave, Xaver Baurit, drejtori i institutit qendror pėr mjekėsinė e punės ne Hamburg, raportojnė se ata ose pacientet e tyre kane ankesa te cilat mund te jene shkaktuar nga gazrat e containerave. Me tepėr ankohen te sėmuret pėr dhimbje te tmerrshme koke dhe te kapakėve te syrit, pagjumėsi dhe mungese ekuilibri, simptoma te cilat zhduken pas shume ditėsh prandaj dhe janė aq te ndėrlikuara pėr t“i diagnostikuar.

    “Rreziku kryesor nuk ėshtė rėnia pa ndjenja,- thotė Wim Veldman, Inspektori i Ministrisė Ekologjike te Roterdamit ne Hollande, -rreziku qėndron ne pasojat. Sa here qe njerėzit kane kontakt me kėto gazra, shkatėrrohet akoma me tepėr truri” paralajmėron Baur.

    Mjeku i punės nga Hamburgu mundohet gjithmonė te paralajmėrojė ministritė, ndėrmarrjet dhe shoqėritė pėr kėtė. Por si ne Berlin ashtu edhe ne Bruksel nuk ndėrmerren iniciativa serioze pėr te mėnjanuar ketė problem.”ata mbyllin sytė”ankohet profesori “sepse bėrtet industria”.

    Firma Beumer ėshtė atipike, thotė Baur, sepse u mundua aq shume te gjente shkakun e incidentit te gazit. Mjeku i firmės nuk ju nda kėtij problemi dhe kur siguracionet profesionale duhej te paguanin, nuk gjente me mbetje gazrash. Ne vend te kėsaj vėrtetoi me ndihmėn e laboratorit te Bauerit ne drurin paketues dhe njė cope litari te marre nga containeri Tolu-498244-3, helmin 1,2-dichloretan.
    Ky lloj helmi shkakton kancer, dėmtime te melcise dhe veshkave si dhe dėmtime te nervave e humbjen e kujtesės, dhe nuk ishte shume i njohur si mjet gazimi.

    Christoph Beumer pati pasoja. Filiale i firmės se tij ne Kine nuk e pėrdorėn me gazin , tani pėrdor pėr paketim dru te trajtuar me nxehtėsi pa parazitė. Gjithashtu ka ngarkuar njė firme speciale pėr shkarkimin e containerave, punonjėsit e se cilės pėrdorin maskat kundragaz dhe uniforme mbrojtėse.”sigurisht kjo metode ėshtė shume kushtuese dhe merr shume kohe”thotė Beumer. Per kete ai mendon se si ja bejne firmat e tjera te cilat nuk kane ne ngarkim 20 anije ne vit por 100 ne dite!”ne nuk jemi me siguri te vetmit qe e kemi kete Problem

    Ne portin e Hamburgut vijnė me tepėr se 250.000 Container te cilėt i janė nėnshtruar trajtimit me gaz. Mbi 60000 prej tyre pėrmbajnė ‘kryqin e gjelber’. Ky fenomen nuk ėshtė vetėm ne portin e Hamburgut.
    Eksperti pėr ekologjinė ne Hollande,Veldman thotė qe sipas eksperiencės se tij ne portin e Roterdamit:”Ne vitet e fundit numri i containerave te gazuar ėshtė pesėfishuar dhe koncentrati ėshtė gjithnjė e me i larte”.

    Veldman mendon qe njė zgjidhje e njėtrajtshme internacionale ėshtė me se urgjente. Kėshtu firmat e BE-se nuk lejohen zyrtarisht te pėrdorin Brommethanin, por ne disa prej kėtyre vendeve ka edhe pėrjashtime, pėrderisa ne te gjithė boten ėshtė gazi trajtues me i pėrhapur, futet rrjedhimisht edhe ne vendet evropiane. Ne portin e Hamburgut vazhdon te pėrdoret edhe pse ėshtė i ndaluar. Zyra e financės se atjeshme ndodhet ne njė gjendje”te paqarte drejtėsie”. Sipasr Christian Maass, zevendes Shef i Partisė se gjelbėr se Hamburgut, kjo ėshtė,”pa dyshim ne thyerje e ligjit. Ky mjet gazimi rrezikon punonjėsit dhe konsumatorėt, por pushtetarėt e kėtij vendi mundohen ta mbulojnė kėtė”, kritikon eksperti pėr ekologjinė.

    Teorikisht duhet qe ēdo Containeri te gazuar ti vihet njė shenje. Por praktikisht ne baze te te dhėnave te Veldman-it Hollandez ne 90 perqind te rasteve kjo gjė nuk zbatohet. Pasoja: punonjėsit nuk e dine nese ka rrezik. Edhe hunda nuk ndihmon, pasi gazrat helmues janė pa ere.
    Shoqėria e biznesit dhe tregtisė e di kėtė gjė, por ndėrmarrjet humbasin me miliona euro pėr arsye sėmundjesh te punonjėsve.

    Ne portin e Nelsonit ne Zelandėn e Re, ankohen shume gra te veja te cilave u kane vdekur burrat nga sėmundje te rralla nervore, pėr kėtė fajėsojnė brommethanit. Te gjithė burrat e vdekur punonin ne portin e Nelsonit afėr rajonit te gazimit.

    Por edhe ata qe nuk janė afėr kėtij rajoni apo containerave,nuk janė te sigurt prej helmeve. Eksperti nga Roterdami ,Veldman, ka analizuar oriz ose Chips, te cilat janė transportuar me kėto anije mbi det. Ne 17 perqind gjeti ai gjurme te brommethanit, te cilat shtriheshin pėrtej vlerės se limitit. Sepse ky gaz depėrton pa problem edhe qeset e paketimit.

    Instituti shtetėror Hollandez pėr mjekėsinė zbuloi se edhe lodrat plastike apo dysheqet “kishin absorbuar shume sasi te kėtij gazi i cili donte shume muaj qe te zhdukej nga to”.
    Kush fle mbi kėto dysheqe thith me muaj te tere brommethan ne organizėm.

    (Der Spiegel)

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061

    Toka po “sėmuret” ēdo vit

    Raporti mbi ‘shėndetin e tokės’, tregon njė rėnie te burimeve natyrore.

    Ekosistemet po degradojnė nė mėnyrė vėrtet tė ēmendur, dhe tė paprecedente nė gjithė historinė e njerėzimit. Ka kohe qe ka filluar humbja e biodiversitetit. Pasojat e kėtij procesi vetėm nė gjysmė, janė katastrofike: Brenda vitit 2050 burimet e tokės nuk do te mjaftojnė me, nėse do te vazhdojmė ti shfrytėzojnė me kėtė ritėm.

    Kėto konkluzione dha "Living Planet Report 2006", raporti i fundit i WWF, nė edicionin e saj tė gjashtė, prezantuar nė Kinė, vendi me zhvillim mė tė shpejtė nė botė. "Tė bėjmė ndryshime tė cilat do tė pėrmirėsojnė standardet tona te jetesės dhe ulin impaktin qė kemi nė natyre, nuk do tė jetė diēka e lehte- tha drejtori i pėrgjithshėm i Wwf International, James Leape – por, nėse nuk do te veprojmė menjėherė pasojat do te jene te tmerrshme ".

    Njeriu fajtor.

    Sipas raportit, qe u publikua pas dy vite studimesh, humbja e diversitetit e sinjalizuar dhe ne edicionet e mėparshme, po shihet gjithnjė e me shume.
    Konsumimi i ujit, tokave pjellore, burimet e pyjeve dhe speciet e kafshėve, kanė arritur njė nivel qė nuk tolerohet mė nga planeti.
    Raporti tregon se nė 33 vjet nga (1970-2003) popullata e vertebroreve ka pėsuar njė ‘rėnie’ prej 1/3, dhe nė tė njėjtėn kohė prekja ekologjike e njeriut ėshtė rritur kaq shumė saqė planeti ynė nuk ėshtė mė nė gjendje tė rigjenerojė atė qė konsumohet.


    Te bėjmė diēka sa me shpejt.

    "Kemi njė borxh ekologjik shumė shqetėsues. Po konsumojmė burime qe toka nuk na i jep dot. Kjo ēon ne pasoja ekstreme dhe te paparashikueshme. Ka ardhur koha tė marrim pėrgjegjėsi dhe te bėjmė zgjedhje radikale persa i pėrket modeleve tona te prodhimit dhe konsumit. E ardhmja jone varet sesi sot do te ndėrtojmė qytetet, si planifikojmė energjinė elektrike, si ndėrtojmė banesat tona dhe si kursejmė biodiversitetin tone”- Bejne te ditur shkencetaret


    Te dhėna.

    Raporti i Wwf ka analizuar gjithsej 695 specie tokėsore, 344 te ujerave te ėmbla, dhe 274 specie deti. Ne 30 vite speciet tokėsore, janė pakėsuar ne 31%, ato te ujerave te ėmbla 28%, ndėrsa te detit 27%.
    Indikatori i dytė,‘gjurmėt ekologjike’ tregon konsumin e burimeve natyrore nga njerėzit. ‘Pesha’ e impaktit njerėzor ne toke ėshtė trefishuar ne periudhėn ndėrmjet 1961 e 2003. Ky raport tregon se 'gjurma' jonė nė 2003 ka ulur ne 25% kapacitetit bioproduktiv te sistemeve natyrore te pėrdorura nga pėr jetese. Ne raportin paraardhės ishte 21%.

    Ne mėnyrė te veēante, ‘kontributi’ qe ne i japin CO2, ėshtė rritur nėnte herė nga 1961 deri nė 2003.

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Ta ruajm ambientin !
    Me duket qe ka ardhur koha, per mos te themi se jemi vonuar ne mbrojtjen e ambientit edhe ne shqiptaret.

    Qe te mos behet rendi pa fund para farmacive e te mos mbushen sallat e pritjes neper Spitale neve me lehte do na ishte qe te mbrojmi shendetin qe te mos shtrihemi ne spital e kjo vjen si pasoje e mos kujdesit te vetevehtes te secilit individe rrethe ruajtjes se ambientit.
    Perpara te gjelberit !
    ta ruajm shendetin tone !


  5. #65
    Not Interested ! Maska e Marijuana85
    Anėtarėsuar
    13-01-2007
    Vendndodhja
    Home for a while and soon back to U.K :)
    Postime
    683
    Citim Postuar mė parė nga Kreksi
    Ta ruajm ambientin !
    Me duket qe ka ardhur koha, per mos te themi se jemi vonuar ne mbrojtjen e ambientit edhe ne shqiptaret.

    Qe te mos behet rendi pa fund para farmacive e te mos mbushen sallat e pritjes neper Spitale neve me lehte do na ishte qe te mbrojmi shendetin qe te mos shtrihemi ne spital e kjo vjen si pasoje e mos kujdesit te vetevehtes te secilit individe rrethe ruajtjes se ambientit.
    Perpara te gjelberit !
    ta ruajm shendetin tone !

    po mir e ki bre !!! si shqiptaret si gjermant, si amerikant, si krejt bota kemi nevoj edhe detyr me mbrojt ambientin, edhe natyren, se pa natyren nuk kishim mujt me jetu !

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Citim Postuar mė parė nga Marijuana85
    po mir e ki bre !!! si shqiptaret si gjermant, si amerikant, si krejt bota kemi nevoj edhe detyr me mbrojt ambientin, edhe natyren, se pa natyren nuk kishim mujt me jetu !
    Ju pranoheni ne partine time te ruajtjes se ambientit menjehere....
    Do ta bejme boten shqiptare vendin me te kendshėm te europes, qe te mos them kopshte me lule....jo per te huajt por se pari per shendetin tone !

    Duhet filluar fjalimet qe ne shkollat fillore e deri tek tubimet publike qe ti kushtojmi rendesi mbrojtjes se natyres, mbrojtjes se gjelbrimit; poashtu dhe ndertimit te eger se edhe ky lloje ndertimi pa leje e deformon pejzazhin dhe natyren, mandej duhet bere hapa edhe ne zgjedhjen e krizes energjetike qe per kete pike kam nje plan(ma sjell nder mend tjeter here) po deshta me dal edhe tek ujesjellsi dhe kanalizimet qe jane ne gjendje te tmerrshme tek ne, e per plehrat mos pytni, si ne kosove e shqipri njesoje eshte=kata-strofale !

    Por edhe vete qytetaret duhet ti mesojne disa rregullare me te thjeshtat; te mos pshtyhet O njerez ne rruge e trtuare !
    Te mos urinohet kudo(per kete duhet ndertuar tualete wc gjithkund, ne ēdo qoshe...
    Mandej ndalimi i qarkullimit te veturave neper arterjet kryesore e neper qendra te qytetit sidomos te shtundeve e te dieleve te permbahen e meos te dalin me vetura po te hecin pakez edhe kemb se jane bere shume trashalluk njerzit pa ecur kembe kurre....se shifet se ka ndryshue shqiptari i sotit eshte bere si ndonje efendi trashalluk, me barkamdhenje qe mezi e mbajne kembet...
    Pasatje edhe zhurmen duhet reduktuar, sidomos te klaksonave(trompetave te veturave, vend e pa vend) por edhe ndalesen rreptesishte te shiteseve qe rekllamojne kasetat e tyre ne treg, te shtunen e te dielen duke i tmeruar banoret per rrethe ty, as qe i qojne mendet se aty ne ato shtepi ndoshta ka edhe femije qe duhen te gjejne qetesi per te fjetur; tmerr apo jo ?
    Ka shume per tu ve ne binare te ne por une angazhohem vetem per ate qe jam i zoti dhe kam energji se mund ta qes ne sjkaje kete perparim me nje rregullore te re duke shkulur edhe bjeshket po qe nevoja; pra votoni per mua !


    kreksi, qe ky qe jam, dru, po ekologjikė !

  7. #67
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Qytetet botėrore qė kontribuojnė nė afrimin e katastrofės

    Mėkatarėt mė tė mėdhenj tė klimės

    Sipas njė studimi, beteja pėr shpėtim do tė pėrqendrohet nė metropolet e mėdha tė globit

    Mbrojtja e mjedisit nėpėr qytete e metropole, sipas tė dhėnave tė "Raportit pėr gjendjen e botės", ėshtė vendimtar, pėr tė shmangur ngrohjen e mėtejshme tė klimės nė botė. Studimi i paraqitur tė enjten nė Berlin dėshmon se qysh nga viti 2007 po jetojnė nė qytete po aq njerėz, sa dhe nė fshatra nė mbarė botėn. Para 30 vjetėsh, nėpėr qytete e metropole tė mėdha ishin koncentruar vetėm njė e treta e njerėzve dhe raporti parashikon ndėr tė tjera se deri nė vitin 2050, nė qytete do tė jetojnė 2/3 e njerėzve qė jetojnė nė rruzull. Raporti nė fjalė ėshtė ndėrmarrė nga ana e "Worldwatch Institute" dhe fondacionit qė promovon politikat mjedisore e mbėshtet Partinė e Gjelbėr gjermane me emrin "Heinrich-Boell".

    Bashkautori i studimit tė sipėrpėrmendur, Gunther Hilliges, theksoi ndėrkohė se pa njė politikė tė re nė zonat me dendėsi tė madhe njerėzish, njė zhvillim i mėtejshėm nuk mund tė arrihej dot. Rreth 500 mijė qytete nė mbarė botėn, sipas tė dhėnave tė raportit, mbulojnė nė aspektin gjeografik, sigurisht, vetėm nja dy pėr qind tė sipėrfaqes sė rruzullit, porse shfrytėzojnė 80 pėr qind tė resurseve globale pėr pėrftimin e energjisė. Nga 33 qytetet, qė nė vitin 2015 mendohet se do tė kapin shifrėn e 8 milionė banorėve, sipas studimit, 21 prej tyre mendohet se janė seriozisht tė kėrcėnuar nga ngritja e nivelit tė detit, qė vjen si pasojė e ngrohjes globale. Molly O‘Meara Scheehan nga "Wordwatch Institute" nė Uashington, ka theksuar ndėrkohė se gjithnjė e mė shumė qytete tė mėdha do ta fusin tashmė e tutje nė axhendėn e tyre luftėn kundėr ndryshimeve klimaterike. E kjo do tė vlejė edhe pėr rreth 300 qytetet amerikane, qė kanė njohur protokollin e Kyoto-s, tė cilin administrata qendrore akoma nuk e ka njohur. Si njė sfidė globale shumė tė rėndėsishme pėr qytetet e metropolet nė mbarė botėn, ajo rendit edhe mungesėn nė vijimėsi tė burimeve tė ujit tė pijshėm. Shumė komunitete, pėr shkak tė resurseve tė mangėta, do tė duhet tė riciklojnė e tė pėrpunojnė rezervat ujore qė pėrdorin. Njė sfidė tjetėr e ngutshme ėshtė dhe eficenca nė pėrdorimin e energjisė. Po ashtu, nė raport theksohen gjithashtu edhe shkaqe e masa tė tjera dhe nė fund paraqitet nė mėnyrė tė detajuar njė listė shtetesh e qytetesh nė mbarė botėn, tė cilėt kontribuojnė negativisht nė ndotjen e ngrohjen e klimės globale.

    Ngrohja globale

    Cilėt janė "mėkatarėt" mė tė mėdhenj?

    1. SHBA: 5,778 miliardė tonė CO2

    2. Kinė: 4,497 miliardė tonė CO2

    3. BE: 4,003 miliardė tonė CO2

    4. Rusi: 1,581 miliardė tonė CO2

    5. Japoni: 1,258 miliardė tonė CO2

    6. Indi: 1,148 miliardė tonė CO2

    7. Gjermani: 865 miliardė tonė CO2

    8. Britani e Madhe: 553 miliardė tonė CO2

    9. Kanada: 544 miliardė tonė CO2

    10. Kore e Jugut: 489 miliardė tonė CO2

    Sa CO2 pėr kokė prodhon njė vend?


    1. Katari: 45 tonė CO2 pėr banor

    2. Kuvajti: 26 tonė CO2 pėr banor

    3. Emiratet B. Arabe: 24 tonė CO2 pėr banor

    4. Luksemburgu: 23 tonė CO2 pėr banor

    5. Bahreini: 23 tonė CO2 pėr banor

    6. SHBA: 20 tonė CO2 pėr banor

    7. Trinidad & Tobago: 20 tonė CO2 pėr banor

    8. Brunei: 18 tonė CO2 pėr banor

    9. Australia: 17 tonė CO2 pėr banor

    10. Finlanda: 14 tonė CO2 pėr banor


    Teknologjia pro mjedisit dhe prodhimet "made in Germany"

    Atmosfera po bėhet gjithnjė e mė e mirė. Ekonomia po rritet. Papunėsia po bie dhe zhvillimet e reja mbi mbrojtjen e klimės po e ēojnė dhe mė pėrpara kėtė zhvillim. Teknologjitė moderne, qė sė pari mbajnė parasysh mbrojtjen e mjedisit nga Gjermania, duket se kanė njohur njė rritje tė paparė. "Rotor ere" "Made in Germany" rrotullohen nė Indi, Argjentinė dhe SHBA. Pllaka solari nga Gjermania furnizojnė njerėzit nė Spanjė dhe Greqi me rrymė elektrike. Po ashtu, hidrocentrale tė firmave gjermane prodhojnė energji nė Kinė e Brazil. Ky ėshtė vlerėsimi qė haset nė njė nga shkrimet e njė tė pėrditshmeje gjermane e qė me nota tejet optimiste parasheh boom-in e sektorit tė teknologjisė "pro mjedisore" nė vendin leader tė BE-sė dhe pasojat afatgjata tė zhvillimit tė kėtij sektori, qė duket se pėr njė kohė tė gjatė do tė vijojė tė jetė domain i gjermanėve.

    Burimet alternative tė energjisė sė ripėrtėritshme ndėrkohė, vazhdon mė tej artikulli, nė Gjermani u kanė siguruar 215000 personave vende pune afatgjata. Deri nė 2030, sektori i automobilave do tė tejkalohet nga sektori mė i ri i industrisė, ai i teknologjive pėr mbrojtjen e mjedisit, vlerėson Claudia Kemfert e Institutit Gjerman pėr Kėrkime ekonomike (DIW) nė Berlin. Raportin e publikuar sė fundmi tė OKB-sė mbi ngrohjen globale dhe mbrojtjen e klimės, Kemfert e vlerėson si njė "sinjal pozitiv". Sigurisht qė harku kohor pėr tė vėnė nė zbatim masat radikale pėr mbrojtjen e klimės ėshtė disi i vogėl, kur mendon se brenda dhjetė vitesh tė gjithė kontribuuesit mė tė mėdhenj tė emisioneve tė dioksidit tė karbonit nė hapėsirė, duhet t‘u nėnshtrohen pėrfundimeve tė nxjerra nga forumi mbarėbotėror i klimės. Por teknologjitė e domosdoshme pėr zbutjen e emisioneve tė gazrave helmues mund tė prodhohen e eksportohen qysh tani, theksohet mė tej nė artikull, pasi ato ekzistojnė prej kohėsh. Dhe Kemfert thotė se industria gjermane edhe nė tė ardhme do tė japė impulse pozitive pėr rritje dhe njė valė mė tė madhe punėsimi. Investime nė industrinė e mbrojtjes mjedisore nė njė afat tė gjatė, janė ato ēka ajo parashikon.

    Megjithėse nė Shqipėri dijenitė e interesi rreth kėsaj teknologjie kufizohen vetėm nė importimin e disa paneleve diellore, aktualisht Gjermania renditet e para nė prodhimin dhe eksportimin e kėtyre teknologjive, duke pėrfshirė kėtu jo vetėm panelet diellore. Ndėrmarrjet gjermane pėrfitojnė tashmė nga masat e kėrkesat strikte rreth mbrojtjes sė mjedisit nė rang botėror, tė cilat dikur edhe ata vetė i kishin "mallkuar", duke menduar se kjo do sillte me vete shkurtimin e shumė vendeve tė punės e pasoja tė tjera tė ngjashme me karakter social. Furrat e djegies sė plehrave duhet tė pajisen me filtra, centralet duhet tė veēojnė gazrat e dėmshėm dhe fabrikat e industrisė kimike duhet tė pastrojnė derdhjet qė nxjerrin. Me hyrjen nė fuqi tė ligjit pėr energjinė e ripėrtėritshme (EEG), i cili u vlerėsua si njė hap shumė pozitiv i ndėrmarrė para disa vitesh nga administrata Shrėder, parashikohej qartėsisht ndėrmarrja e masave pėr ēuarjen pėrpara tė ideve inovative pėr pėrdorimin e energjisė solare, asaj tė erės dhe biomasės. Kazanėt e gjelbėr, apo dhe taksa mbi kanoēet, sollėn njė ndėrgjegjėsim mė tė madh tė popullsisė mbi masat pėr mbrojtjen e mjedisit. Kėshtu iu hap rruga asaj qė tashmė njihet si Eko-Industria. Sot Gjermania gėzon kuotėn mė tė lartė tė cilėsisė nė industrinė e paketimit, nė ambalazhimin e qelqtė e atė me karton, si dhe kapacitetin mė tė madh nė botė pėr energjinė e pėrftuar nga era. Ndėrmarrjet gjermane ndėrtojnė uzinat mė eficente dhe motorėt mė tė pastėr nė aspektin mjedisor. Ata gjithashtu po prodhojnė pajisjet shtėpiake, llambat dhe lavatriēet mė kursimtare. Dhe ky s‘ėshtė veēse hapi i parė i kėtij zhvillimi tė ri, vlerėsojnė specialistė tė kėtij sektori.

    Koncerni i madh energjetik gjerman "E.on", sipas gazetės "Die Welt", dėshiron qė deri nė vitin 2014 tė arrijė qė centrali i parė nė botė me qymyr tė ketė njė ēlirim apo ndikim nė masėn 50 pėr qind nė hapėsirė. Kjo do tė bėnte qė emisionet vjetore tė CO2-shit tė reduktoheshin deri nė masėn njė milion ton. "RWE Power AG" dėshiron qė deri nė 2014-ėn madje tė arrijė tė ndėrtojė njė termocentral me qymyr, qė nuk do tė ēlirojė fare emisione CO2, pasi ai bėn veēimin dhe konservimin e tij.

    "Industria gjermane duhet tė dėshmojė sė pari nė shtėpi se teknika e saj funksionon mė sė miri, nė mėnyrė qė jashtė vendit tė arrijė ta shesė kėtė teknologji pa e paragjykuar, apo pa sjellė dyshime", thotė Klaus Mittelbach, inxhinier mjedisi qė punon pėr Federatėn Gjermane tė Industrisė (BDI). Ai megjithatė nuk preferon ta pėrdorė ngushtėsisht nocionin "teknologji mjedisore". "Ēdo gjė qė ėshtė eficente ėshtė me pėrfitim". Makinat gjermane paraqiten si mė eficentet nė klasin e tyre. Materialet izoluese, xhamat dhe lėndėt qė pėrdoren nė prodhimin e ndėrtimin e tyre, sot vlerėsohen si produkte shumė eficente tė njė teknologjie tė lartė. Edhe industria kimike, sė fundmi po prodhon teknologji promjedisore, thotė Mittelbach. Sektori gjerman i industrisė sė ambientit jeton nga eksportet.

    Tregu i sotėm global pėr teknologjitė promjedisore vlerėsohet tė kapė shifrėn e rreth 1000 miliardė eurove.

    Roland Schwenker, duke folur ndėrkohė pėr njė tjetėr tė pėrditshme gjermane, sheh shanse tė mira qė tregu pėr teknologjitė e mjedisit nė gjashtėfishohet nė 15 apo 20 vitet e ardhshme. Para sė gjithash, Kina sheh aty njė potencial enorm. 16 nga 20 qytetet e mėdha me kualitetin mė tė keq tė ajrit nė botė, ndodhen nė Kinė. Atje mungojnė pajisjet apo furrat e djegies sė mbeturinave dhe ka shumė depozita me pėrmbajtje tė rrezikshme. Kėshtu, tė paktėn 10000 uzina filtruese janė ato ēka do tė duhej tė ngriheshin atje, sugjerojnė specialistėt gjermanė. Vetėm nė furnizimin me ujė tė pijshėm, deri nė vitin 2020, duhet tė investoheshin rreth 80 miliardė euro. Volumi i investimeve nė sektorin e energjisė sė ripėrtėritshme shkon nė 120 miliardė euro. Beteja pėr zotėrimin e tregjeve tė teknologjisė sė mjedisit tashmė ka filluar prej kohėsh, thotė ministri federal gjerman i Mjedisit, Sigmar Gabriel. Dhe Gjermania nė kėtė aspekt ka shanse tė mira pėr tė pretenduar pėr njė kohė sa mė tė gjatė vendin e parė nė eksportet e kėsaj fushe. Bumi i eksporteve nė sektorin e energjive tė pėrtėritshme do tė zgjasė, mendon ai. Deri nė vitin 2010, volumi do tė dyfishohet nė nivelin e 15 miliardė eurove. Por konkurrenca nuk fle. "SHBA aktualisht po shfaqet si tregu me rritjen mė tė madhe nė kėtė sektor", thotė nga ana tjetėr Milan Nitzschke nga Instituti Federal gjerman pėr Energjinė e ripėrtėritshme (BEE). Porse nga era, atje pėrftohet mė pak se njė pėr qind e energjisė qė prodhohet nė SHBA. Nga ana tjetėr, shtete federale amerikane si New Jersey, Arizona apo Florida, janė mė pėrpara nė kėtė drejtim dhe po e vlerėsojnė mė shumė pėrdorimin e shfrytėzimin e burimeve tė reja alternative tė energjisė. Vetėm Kalifornia investon ēdo vit mė shumė se tri miliardė dollarė nė ndėrtimin e shfrytėzimin e energjisė diellore.

    Gazeta Shqip
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #68
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anėtarėsuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704

    Nje lajm i mire per dashamiret e natyres

    Me ne fund u themelua edhe nje shoqate ekologjike,e inicuar nga qytetaret shqiptare te Shkupit: SH.E "EKO-AKSION"

    Shoqata Ekologjike "EKO-AKSION" Shkup, eshte e para e ketij lloji ne regjionin e Kryeqytetit, shpresojme qe mos te ngelet e vetmja.

    Ne vazhdim keni njoftimin oficial te organizates:


    Ecologic Society “ECO-ACTION” Saraj

    address: street.12 no.1 Saraj EDB :4030007637650 email: eco_a@hotmail.com account:300000002518544 phone: +389 75 587 388 Komercijalna Banka A.D
    __________________________________________________ __________________________________________________ ______________________________




    N J O F T I M


    Duke marre parasyshe ndotjen e vazhdueshme te ambientit, demtimin e natyres dhe biodiversitetit, dhe parasegjithash nevojes per mbrojtjen dhe kultivimin permanent te tyre, ne – nje grup qytetaresh nga komuna Saraj ngritem iniciativen dhe themeluam Shoqaten Ekologjike “EKO-AKSION” me qellim qe ne menyre te organizuar dhe vullnet te mire te kontribojme ne mbrojtjen dhe kultivimin e mjedisit ne territorin e Qytetit te Shkupit dhe rrethines, e gjithe kjo ne favor te nje jete te kualitetshme dhe te shendoshe per ne dhe gjeneratat qe do vijne pas.

    Te vetedijshem se aksioni yne eshte simbolik ne raport me sasine e ndotjes se vazhdueshme te mjedisit, dhe se rruga drejt arritjes se synimeve tona do te jete e mundimshme dhe me shume sfida, besojme dhe do mundohemi te jemi gjithmone te hapur per bashkepunim me te gjitha individet, organizatat dhe institucionet, deri ne arritjen e qellimit tone te vetem: mbrojtjes dhe kultivimit te mjedisit te paster dhe jetes se shendoshe.
    Ne kete drejtim, kemi nderin te ju informojme Juve, dhe te ju ftojme ne perkrahje !




    Me rrespekt!
    Keshilli iniciativ
    Shoqata Ekologjike “EKO-AKSION” Saraj





    Aksion I vogel, kunder pasojave te medha
    Punė, djersė, dashuri mes njerėzve dhe ndaj atėdheut.

  9. #69
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Kur shetiten neper Evropen Qendrore, te zene syte fusha e male plot me pyje, neper Shqiperi te zene syte fusha me plera e male te zhveshur.....
    Eshte per te ardhur keq si po katandiset natyra jone.

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Prit sa te kthehemi ne pensioneret nga vendet e ndryshme te botes qe te punojmi pa nderprere ne ruajtjen e ambientit ose me mire te themi; ta pastrojmi vendin ! Na duhet nje buxhet krejte i vogel duke filluar me antarsimin e vullnetarve te pjekur e qe keta ti nxisin te rinjet qe gjate pushimeve verore nxensit e shkollave te marrin aksione, kuptohet pas 30 dite pune ne psatrimin e natyres keta nxenes duhet shperblyer me 7 dite pushime te merituara ne pllazhet tona te bukura e te pasterta. Aty do vrehet puna e tyre, do e shofish se keto inciativa do kene sukses !

Faqja 7 prej 19 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shpetoni Akademine Marubi
    Nga kino nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 23-02-2009, 19:51
  2. Reforma e sistemit politik nė ambientin shqiptar
    Nga Davius nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-04-2006, 13:35
  3. Shpetoni mbretereshen nga Al-Kaida!
    Nga Alket123 nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-12-2005, 06:44
  4. Shpetoni shqipen
    Nga Kryeplaku nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 05-03-2003, 16:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •