Close
Faqja 16 prej 19 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 189
  1. #151
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Studimi, ndotja akustike, ne nivele te larta
    Gazeta Albania

    Ndotja akustike ne nje pjese te madhe te qyteteve tona eshte ende ne nivele te larta. Sipas nje studimi te bere nga specialistet e mjedisit rezulton se ndotja akustike eshte ende ne nivele te larta dhe behet shkaktare per disa probleme shendetesore. Nga monitorimi verehet nje tendence ne rritje e vlerave mesatare te nivelit te zhurmave naten per pjesen me te madhe te qyteteve te monitoruara, perjashtuar qytetet e Fierit dhe Elbasanit, qe paraqesin permiresim te ndotjes akustike, krahasuar me vitin 2007. Sipas raportit te fundit qe permbajne vezhgimet dhe analizat e kryera, monitorimi i zhurmave urbane eshte bere ne 8 qytetet kryesore te Shqiperise: Tirane, Durres, Shkoder, Korce, Vlore, Sarande, Fier dhe Elbasan. Gjithsej, ne studim jane perfshire rreth 32 stacione ose pika studimi. Sipas specialisteve te mjedisit, qellimi i monitorimit eshte njohja e nivelit te ndotjes akustike ne pika te ndryshme, me qellim qe te gjykohet mbi masen e ekspozimit te popullates ndaj zhurmave ne ditet e sotme, mbi ndertimin e banesave ne lidhje me rruget me trafik te madh dhe me qendrat industriale. Burimet kryesore te zhurmes se mjedisit perfshijne trafiqet ajrore, rrugore dhe hekurudhore, industrite, ndertimin dhe punet publike dhe rrethinat. Burimet kryesore te zhurmes se brendshme jane sistemet e ventilimit, aparaturat (makinat e zyrave), aparatet shtepiake etj. Efektet negative te zhurmes mbi shendetin jane deficiti auditiv, interferencat me transmetimin e fjales, prishja e gjumit dhe gjendjeve te pushimit, efektet psikofiziologjike, efektet mbi shendetin mendor, performancat, sjelljen me fqinjet, reagime patologjike, interferenca me aktivitetet e tjera. Specialistet konsiderojne si ndotje akustike hyrjen e zhurmes ne mjediset e banuara, zhurmat e jashtme, te cilat provokoje bezdi, shqetesim ndaj pushimit dhe aktiviteteve te tjera njerezore, rrezik per shendetin e njeriut, prishje te ekosistemit etj

  2. #152
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Eshte faji i ngrohjes globale qe ne shqiperi spo mban vere, apo si eshte puna?

    Erdh korriku edhe akoma skemi ber 2 dite plazh, shi gjith kohes!!
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  3. #153
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar mė parė nga Apollyon Lexo Postimin
    Eshte faji i ngrohjes globale qe ne shqiperi spo mban vere, apo si eshte puna?

    Erdh korriku edhe akoma skemi ber 2 dite plazh, shi gjith kohes!!
    Po, ngrohja globale eshte shkaku. Nxehtesi me teper do te thote edhe avullim me i fuqishem, dhe si pasoje reshje me intensive ne disa vende. Po ta kesh vene re, per here te pare ne Ballkan u formuan tornado kete vit. Keto jane pasoja direkte te ngrohjes globale. Nese do te kemi rritje te metejshme te temperaturave, do te kemi edhe uragane ne Ballkan e Mesdhe....

  4. #154
    Edhe ketej nga New York u be nja dy muaj vetem shi. S'po vje vera akoma.

  5. #155
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Drino, ne plazh mes lendesh kimike e mbetjeve spitalore
    Piro Nase, gazeta Panorama

    Drino, lumi i vetem qe pershkon qytetin e Gjirokastres, prej kohesh lengon nga tejngopja me mbeturina te cfaredollojshme, te cilat ne mjaft raste jane shnderruar ne burim infeksionesh. Rritja e temperaturave dhe shnderrimi i lumit ne plazh per banoret perkon dhe me dhenien e alarmit per ndotjen e tij. Vitin e kaluar specialistet dermatologe kane konstatuar 12 raste me semundje te ndryshme lekure, kryesisht femije te moshave nga 10-14 vjec. Sipas mjekeve, patologjia e hasur tek te prekurit me semundje te lekures ishte kryesisht e njejte, kruarje e trupit ne te gjithe vendet, skuqje e shoqeruar me shenja te ndryshme. Ne brezin horizontal te rrjedhes se Drinos me nje gjatesi gati 3 km, lumi i perngjan nje mocalishteje duke shnderruar vizualisht pamjen. Mbeturina te cdo lloji, duke filluar nga ato inerte, bujqesore, hekurishte, lendesh te ndryshme kimike e deri pak muaj me pare dhe mbetje spitalore, vrojtohen me sy te lire ne shtratin e lumit, duke demtuar seriozisht ekosistemin e lugines se Drinos pergjate gjithe rrjedhes se tij, deri ku mbaron zona urbane. Specialistet e epidemiologjise ne Drejtorine e Shendetit Publik te Qarkut te Gjirokastres te gjendur ne keto kushte, kane dhene alarmin pasi baseni i lumit Drino eshte teresisht ne graden e infektimit. Ata pohojne se disa here ky institucion ka kryer raporte te ndryshme rreth problematikes qe mbart lumi, kryesisht ne kete periudhe qe eshte favorizuese ndaj infeksioneve te ndryshme si pasoje e temperaturave te larta te ajrit. Sipas specialisteve, deri tani nuk ka pasur raste te infeksioneve, pasi fale kushteve te motit deri ditet e fundit nuk ka pasur fluks. Me te ekspozuar karshi infeksioneve te ndryshme jane femijet, te cilet nuk perzgjedhin zonen ku lahen. Megjithese shume here raportet kritike per gjendjen e trasheguar prej vitesh jane percjelle tek Inspektorati i Mjedisit apo ne Prefekture, keto te fundit kane qene te pafuqishme per te nderhyre. Evitimi i gjendjes se krijuar do te kerkonte nje fond te jashtezakonshem, cka eshte mision i pamundur ne kushtet aktuale dhe mungeses se kontrollit ne te gjithe basenin e rrjedhes se lumit. Ne vitin 2006 ish-prefekti i Qarkut te Gjirokastres, Spiro Ksera, ndermori nje hap mjaft te rendesishem per evadimin e mbetjeve inerte nga i gjithe baseni. Pothuajse te gjitha firmat e ndertimit iu pergjigjen apelit te Kseres per te cliruar Drinon nga "kthetrat" e bimesise dhjetera vjecare dhe e materialeve inerte te degdisura aty me shumice gjate viteve '90. Mirepo kjo iniciative ngeli pergjysme, pasi nuk u evaduan apo nuk u pastrua rrjedha e lumit nga mbetjet kimike mjaft te demshme. Stefan Rapi, ish-shefi i Inspektoratit te Mjedisit ne Gjirokaster, thote se ne Drino, gjate kater viteve te fundit jane hedhur aq shume mbetje te demshme kimike, saqe do te duhen miliona leke per te pastruar me durim te gjithe lumin ne zonen e infektuar.

  6. #156
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Nxehtėsi planetare, ngrirje shpirtėrore
    Nga Lorena Stroka

    Shoqėritė tradicionale gjithėmonė e shikojnė dashurinė me frikė dhe mėdyshje. Forca e papritur por dhe ēmenduria enigmatike e dashurisė mund tė shkaktojnė tronditje familjare dhe shoqėrore duke i drejtuar tė dashuruarit nė mosdėgjueshmėri, tradhėti, mosndershmėri, akoma dhe VDEKJE. Nė kohėn e lėvizjeve tė lira tė viteve 60-tė shoqėritė perėndimore njohėn dashurinė revolucionare, dhe dashuria hyri nė vend publik duke u shndėrruar nė tė drejtė personale, duke sharruar tradicionet shoqėrore, lidhjet pushtetare dhe ēdo TABU. Nėse vitet e mėparėshme dashuria me tensionin e pazėshėm tė pasionit trajtohej si sėmundje e rrezikshme pėr shoqėrinė tradicionale, sot kultura e lirė perėndimore e konsideron pasionin erotik te semure, sepse shkakton varėsi qė dėmton seriozisht shėndetin psikofizik.

    Nė kohėn qė jetojmė ėshtė pak e vėshtirė t’i pėrkushtohesh njė dashurie tė vėrtetė, pasi vetė ritmet e jetės janė tė tillė, ana financiare, diferencimi arsimor, ankthi i pasigurisė etj, nuk e lejojnė psikologjinė e njeriut tė pėrqėndrohet. Prandaj dhe jeta vetmitare ėshtė shndėrruar nė model modern, duke u mbizotėruar nga lidhjet e pėrkohėshme mujore akoma dhe ato javore. Deri diku kjo mėnyrė jetese pėrbėn ekstremizem, pasi anashkalon institucionin mė tė vjetėr jetėsor, FAMILJEN, qė do tė thotė jemi bashke, krijojmė dhe ndėrtojmė pėr tė njėjtin qėllim.
    Pėrkushtimi, pajtimi, kėmbėngulja, durimi dhe besnikėria strehohen vetėm nė laboratoret qė prodhojnė MREKULLITE MODERNE.
    Sipas filozofit tė madh Sokratit “qėllimi i dashurisė ėshtė pavdekshmėria, ndėrsa me ndėrmjetėsinė e saj njerėzit riprodhojnė dhe lindin fėmijė ose punime, fjalė dhe ide, qė trashėgojnė pasardhėsit”.
    Tani, dashuria ashtu si dhe vetė jeta njerėzore nuk ėshtė asgjė mė shumė veēse njė aventurė, pa njė destinacion tė qėndrueshėm. Sot, nuk planifikojmė pėr tė ardhmen pasi nuk e dime se ē’na pret. Nuk arrijmė sė ngopuri nga jeta artificiale qė bėjmė, premtimet boshe qė japim dhe marrim. Ndihemi vazhdimisht tė pakėnaqur me ndjesinė e dėshtimit dhe tė vetėbllokimit.
    E shkuara humbet mjegullisht, e ardhmja nuk ekziston pasi nuk dėshirojmė pasardhės por veē strategji personale mbijetese dhe kopje tė dėshtuara.
    Nuk mjaftohemi me tė zakonshmen, kėrkojmė perfektėsinė, punė tė mira, me potencė, vila moderne, automjete tė teknologjisė sė fundit, veshje firmato, bukuri ideale, mundohemi tė pasurojmė aparencėn e jashteme dhe vetėm atė. Pėr pasurimin psikologjik, shpirtėror, shkencor ēfarė kemi bėrė? ASGJĖ!!!
    I falemi kotėsisė, jetės sipėrfaqėsore, eksperiencave shumėngjyrėshe.
    KĖRKOJMĖ, KĖRKOJMĖ, KĖRKOJMĖ, por ēfarė japim? Thjeshtė shesim shpirtin tonė!

    Nuk ėshtė i ēuditėshėm ky paradoks ekzistence, ku nxehtėsia planetare troket, dhe ngrirja shpirtėrore pamėshirėsisht vret?!
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #157
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    http://www.youtube.com/watch?v=jqxEN...layer_embedded

    Filmi "Home", nje nder filmat me bindes dhe te mirerealizuar mbi ngrohjen globale dhe demin qe njeriu po shkakton ne planet. DUhet ta shihni me doemos, mos e humbisni kete rast!

  8. #158
    Į Я † ι $ † Maska e Homer
    Anėtarėsuar
    18-12-2008
    Vendndodhja
    Nιρρση
    Postime
    2,287
    Citim Postuar mė parė nga Edvin83 Lexo Postimin
    http://www.youtube.com/watch?v=jqxEN...layer_embedded

    Filmi "Home", nje nder filmat me bindes dhe te mirerealizuar mbi ngrohjen globale dhe demin qe njeriu po shkakton ne planet. DUhet ta shihni me doemos, mos e humbisni kete rast!
    E kam pa dhe m'ka pelqy shum, jan francez ata qe e kan ba kyt film-dokumentar dhe ka pas sukses te madh ne publik ngaqe doli ne nje koh ne shum TV dhe ne kinema per te sensibilizu popullaten mbi bukurit natyrore boterore qe po degradohen pak nga pak ..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Homer : 19-08-2009 mė 17:46
    D'Oh!

  9. #159
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Ndihmoni ne pastrimin e pastrimin e bregdetit te Vlores nga nafta!

    Ndihmoni ne pastrimin e pastrimin e bregdetit te Vlores nga nafta!

    Dhuroni tani pėr tė ndihmuar nė pastrimin e bregdetit tė Vlorės tė ndotur nga katastrofa mjedisore e 3 Qershorit 2009!

    http://iep-al.org/index.php?option=c...d=74&Itemid=76

    60 ton naftė bruto u derdhėn mė 3 qershor 2009, nė vendin e quajtur Kanali i Motorit, nė zonėn e Pyllit tė Sodės. Nafta bruto u derdh nė mėnyrė tė qėllimshme pėr tė shkaktuar njė dėm mjedisor nga persona qė tani ndodhen nėn arrest. Nga hetimet e policisė mėsohet se ka qenė firma "Arkan Junior" ajo qė hedhur naftėn nė det. Burime zyrtare nga policia bėjnė tė ditur se firma e ka marrė mbetjen e naftės nga anija "Guildo" qė transporton karburantin e papėrpunuar nga Shqipėria pėr nė Kanada dhe i ka shkarkuar nė mėnyrė tė paligjshme nė kanalin qė lidh hidrovorin me detin, duke shkaktuar njė dėm tė madh mjedisor.
    Mbetjet e naftės krijuan njė shtresė tė konsiderueshme mbi rėrėn e bregdetit, qė arriti njė trashėsi prej 4-5 centimetrash. Ndotja ndodhi fare pranė zonave tė banuara, pėr mė tepėr nė breg tė detit nafta ka shkatėrruar florėn dhe faunėn e kėsaj zone.
    Asnjė masė nuk ėshtė marrė pėr pastrimin e bregdetit tė "Pyllit tė Sodės", dhe ndotja ėshtė pėrhapur nė tė gjithė zonėn, duke arritur deri nė plazhin e Vlorės.

    Duke parė situatėn e krijuar, Instituti i Politikave Mjedisore (IPM) ka filluar fushatėn e mbledhjes sė fondeve pėr tė financuar njė aksion pėr pastrimin e rėrės dhe lagunave tė ndotura nė bregdetin e Vlorės nga nafta e derdhur mė 3 Qershor 2009.

    Aksioni ka si qėllim largimin e shtresės sė ndotur me naftė, duke e mbledhur nė thasė plastike dhe me pas duke e transportuar nė pikėn e grumbullimit nė bashkėpunim me autoritetet vendore. Rėra e ndotur do tė trajtohet duke pėrdorur riparimin biologjik nė pikėn e grumbullimit, duke u kujdesur qė mos tė ndotet mė tej mjedisi qė rrethon pikėn e grumbullimit.
    Pėr riparimin biologjik tė rėrės do tė pėrdoren metoda tė ndryshme si: shpėrndarja e lendes organike (tallash, ujė), dhe mbjellja e bimėve tė kėrpit dhe lakrės foragjere tė cilat ndihmojnė nė pėrthithjen dhe shpėrbėrjen e mėtejshme tė mbeturinave tė naftės. Pas riparimit biologjik, rėra mund tė pėrdoret si material ndėrtimi. Mbeturinat, kafshėt dhe bimėt e ngordhura tė ndotura nga nafta, do tė hiqen gjithashtu gjatė kėtij aksioni, dhe do tė ēohen nė pikat e grumbullimi tė mbeturinave.
    Pėrgjatė dhe pas mbarimit tė aksionit, do tė ndėrgjegjėsojmė banoret e zonės rreth rėndėsisė sė luftimit tė ndotjes sė detit dhe bregdetit, duke pėrdorur postera, shpėrndarje informacioni dhe pėrfshirjen e medias nė pasqyrimin e kėsaj fushate nė mėnyrė qė tė arrihet ndėrgjegjėsimi i publikut tė gjerė rreth kėsaj ēėshtjeje.

    Mė specifikisht, paratė e mbledhura nga kjo fushatė do tė pėrdoren pėr:

    * Transportimin e rėrės sė ndotur;
    * Mjetet pėr procesin pastrimit tė plazhit si p.sh. lopata, thasė plastikė, dorashka pune etj;
    * Ndėrgjegjėsimin e publikut mbi ēėshtjen duke pėrdorur postera, median dhe mjete tė tjera ndėrgjegjėsimi;
    * Pėrgatitjen e pikės sė grumbullimit ku do tė bėhet dhe procesi i riparimit biologjik tė rėrės sė ndotur.

    Ju lutem bėni transfertat e dhurimeve me shėnimin "dhurim pėr pastrimin e Gjirit tė Vlorės" nė llogaritė bankare tė mėposhtme:

    Intesa Sanpaolo Bank
    Adresa e bankės: Rruga Komuna e Parisit, 1019 Tirana, Albania
    Monedha e llogarisė rrjedhėse: LEK
    Mbajtėsi i llogarisė: Instituti i Politikave Mjedisore
    IBAN: AL49208110080000001053931801
    Swift: USALALTR


    Credins Bank
    Adresa e bankės: Rruga Komuna e Parisit, Tirana, Albania
    Monedha e llogarisė rrjedhėse: US Dollars (USD)
    Mbajtėsi i llogarisė: Instituti i Politikave Mjedisore
    IBAN: AL06CDIS0140176590
    Swift: CDISALTR

  10. #160
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Forumi i pare shqiptar i dedikuar teresisht mjedisit

    Per te gjithe ata qe jane te interesuar dhe te apasioniuar ne mjedis e ceshtjet mjedisore, ju lutem vizitoni dhe anetaresoni tek forumi i pare shqiptar ne shqip i dedikuar teresisht mjedisit. Ky forum do te jete nje medium qe synon te bashkoje te gjithe ambientalistet dhe mjedisdashesit shqipfoles ne menyre qe te permiresojme kushtet e mjedisit ku jetojme dhe ne kete menyre edhe jetet tona.

    Anetaresohuni ne forum te:

    http://www.iep-al.org/forum/

Faqja 16 prej 19 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shpetoni Akademine Marubi
    Nga kino nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 23-02-2009, 19:51
  2. Reforma e sistemit politik nė ambientin shqiptar
    Nga Davius nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-04-2006, 13:35
  3. Shpetoni mbretereshen nga Al-Kaida!
    Nga Alket123 nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-12-2005, 06:44
  4. Shpetoni shqipen
    Nga Kryeplaku nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 05-03-2003, 16:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •