Close
Faqja 14 prej 19 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 189
  1. #131
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Prerjet e paligjshme, Shqipėria mbetet pa pyje



    Gjatė viteve tė fundit, malet thuajse janė zhveshur nga pyjet dhe kullotat. Kėto zona kėrcėnohen ēdo ditė nga prerja nga erozioni. Ligjet qė ndalojnė prerjet pa kriter, nuk zbatohen



    Shkatėrrimi i pyjeve nė vendin tonė ėshtė njė kėrcėnim serioz pėr mjedisin. Gjatė viteve tė fundit shumė nga pyjet janė dėmtuar, jo vetėm nga zjarret qė kanė djegur me mijėra hektarė pyje, por edhe nga dora e njeriut. Shumė njerėz i kanė shkatėrruar pyjet, duke i pėrdorur drutė pėr shumė gjėra. Kjo ka sjellė njė gjendje katastrofike nė malet tona qė tani janė tė zhveshura.

    Sipas tė dhėnave nga Drejtoria e Pyjeve dhe Kullotave, gjatė vitit 2007 ka pasur 39 554 pemė tė prera, 2307 raste tė proceduara tė kundravajtjes nė pyje dhe kullota, ndėrsa dėmi i shkaktuar nė pyje arrin njė vlerė prej 113 milionė lekė. Specialistėt e mjedisit shprehen se gjatė kėtij viti janė vendosur rreth 12 milionė lekė gjoba, ndėrkohė qė pėr dėmet nė pyje dhe gjoba janė vjelė vetėm 497 mijė lekė. "Prerja pa kriter dhe shkatėrrimi i filizave tė rinj janė dėme, tė cilat do tė ndjehen kryesisht nė tė ardhmen. Fondi pyjor dhe kullotat duhen mbrojtur tani pėr tė "vjelė" tė mirat nė tė ardhmen", shprehen specialistėt e mjedisit. Gjatė viteve tė fundit po vihet re njė shtim i rasteve tė zjarrit nė pyje dhe kullota. Vetėm gjatė kėtij viti ka pasur 342 raste zjarri, ndėrkohė qė njė vit me parė ka pasur 120 raste. Sipėrfaqja pyjore e djegur nga zjarret ėshtė 34 ha pyje dhe 290 ha kullota, ndėrkohė qė njė vit mė parė janė djegur 74 ha pyje dhe 12 ha kullota. Numri mė i lartė i rasteve tė zjarrit ka qenė nė zonat e Malėsisė sė Madhe me 37 raste, Tiranės me 26 raste, Tropojės me 23 raste, etj.

    Nė rrethin e Matit janė identifikuar prerje masive tė pyjeve

    Prerja pa kriter e pyjeve nė rrethin e Matit po synohet tė parandalohet pėrmes kontrolleve tė policisė nė akset nacionale tė kėsaj zone, nė vėzhgimin e masiveve pyjorė dhe nė firmat qė si lėndė tė parė pėr prodhim kanė drurin. Pėr kėtė qėllim, policia pyjore dhe ajo e rendit kanė bashkėrenduar punėn pėr tė evidentuar shkelėsit. Vetėm pak ditė mė parė nė kėtė rreth u bllokuan 35 metėr kub lėndė drusore, dėrrasė dhe trup. Problem janė prerjet nė pyjet e rrethit tė Matit, por policia pyjore dhe e rendit nė kėtė zonė, janė duke marrė masa pėr parandalimin e shkatėrrimit tė pyjeve.

    Pylli i Sodės kėrcėnohet nga zhdukja

    Pylli i kumeve, i njohur ndryshe si pylli i sodės, shtrihet nė perėndim dhe nė veri tė qytetit tė Vlorės, me sipėrfaqe 600 ha, duke formuar njė vazhdimėsi me brezin bregdetar Dalan - derdhje e Vjosės me sipėrfaqe 2050 ha; nė tė cilėn pėrfshihen 1000 ha pyll natyral i Pish Poros, 400 ha sipėrfaqe pyjore e kultivuar; 600 ha sipėrfaqe ujore dhe 50 ha brez me rėrė. Nė kėto 17 vjet tranzicioni ekologjia ka pėsuar dėme tė mėdha. Kjo kryesisht pėr faj tė mos zbatimit tė ligjit. Nė pyllin e Sodės,150-200 ha janė prishur nga ndėrtimet pa leje. Kurora e ullinjve shekullor nė lindje tė qytetit ėshtė prerė, ndėrsa njė tjetėr problem madhor ėshtė dhe hedhja e mbeturinave pa vend apo dhe djegia e tyre, me rrezik pėr gjithė sipėrfaqet e gjelbėrta..Sipas ekspertėve te mjedisit, ndonėse ka dėme tė pallogaritshme, pėrsėri nuk ėshtė vonė qė organet shtetėrore tė ndėrhyjnė me forcėn e ligjit pėr tė ruajtur atė qė ka mbetur. Nga ana tjetėr, kėrkohet njė ndėrgjegjėsim i qytetarėve nė mbrojtjen e sistemit ekologjik.

    Erozioni, kėrcėnimi qė vjen nga prerja e pyjeve

    Prerja e pyjeve ka pasoja fatale pėr tokėn. Njė nga pasojat kryesore ėshtė edhe ajo e erozionit. "Sipėrfaqja pyjore e vendit tonė qė llogaritet rreth 1 milion hektarė, po kėrcėnohet seriozisht nga erozioni, si pasojė e shfrytėzimit pa kriter tė kėsaj pasurie", shpjegojnė specialistėt e Ministrisė sė Mjedisit. Gjithashtu, ata shtojnė se pyjet e vendit tonė janė nė njė situatė tė mjeruar. Nėse shkatėrrimi i kėtij fondi vazhdon me tė njėjtat ritme, ai do tė shkojė drejt shkatėrrimit pėrfundimtar. Ata e vlerėsojnė gjendjen qė ka pėrfshirė fondin pyjor si "tejet tė rėnduar". Fondi pyjor gjatė viteve tė fundit ka pėsuar dėme tė rėnda pėr shkak tė prerjes pa kriter tė drurėve si dhe rritjes sė rasteve tė zjarrit. Gjatė kėtyre dhjetė viteve tė fundit Dumreja e Elbasanit ka filluar tė duket si njė vend i shkretė dhe pothuajse ėshtė zhdukur plotėsisht, vetėm si pasojė e ndikimit tė njeriut nė tė. Banorė e zonave tė ndryshme kanė filluar tė pėrdorin pėr dru zjarri rrėnjėt pemėve ashtu siē bėjnė edhe nė zonėn e ish pyllit tė Dushkut. Njė pjesė e madhe e kodrave tė Matit, Dibrės e Bulqizės janė zhveshur plotėsisht. Sipas specialistėve, nėse kjo situatė do tė vazhdojė pa e ndalur dhe me kėto ritme, shpatet e kodrave do tė humbasin pėrmes erozionit edhe tokėn, e nė tė do mbetej vetėm shkėmbi.
    Duaje te afermin tend si veten

  2. #132
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Shko pyet ministrine e mjedisit qe thote qe cuditerisht siperfaqja pyjore na eshte rritur me me nja 10% keto vitet e fundit????!!!!! Per cfare e mbajne fondin prej miliona eurosh qe kane per pyllezime?

  3. #133
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Shkatėrrimi i pyjeve rrezikon ekzistencėn e Lurės


    Citim:
    Mėrgata e njė Parku Kombėtar
    Ekolėzvizja / 5 shkurt 2007 / Argetina Tanushi

    Me njė sipėrfaqje prej 1.280 hektarė, parku ndodhet nė pjesėn lindore tė masivit malor tė “Kunorės sė Lurės”. Me liqenet e saj akullnajore, Lura ofronte dikur njė ambjent piktoresk dhe tėrheqės nė njė lartėsi nga 1.350-1.720 m, por qė tashmė ėshtė zbehur bukuria e asaj kohe. Ndėrkohė nė ditėt e sotme, i ashtuquajturi “Parku Kombėtar i Lurės” ėshtė mjerisht i rrėnuar. Nė vend tė cicėrimave tė zogjve, muzika qė shoqėron shushurimat tek-tuk tė gjetheve tė rėna, ėshtė ajo e sopatave dhe motorsharrave. Njė masakėr qė i ka ndryshuar pamjen Lurės. Askush nuk ka kthyer kokėn pėr tė parė Lurėn e adhuruar nga Lin Preht e shumė e shumė personalitete tė tjera ndėrkombėtare. Grupe tė ndryshme tė huajsh kanė vizituar Lurėn e shkatėrruar tė pas viteve ’90.

    I vetmi burim fitimi pėr banorėt e rrethinave tė Lurės janė drurėt e pyllit. Tė zhytur nė situatė tė vėshtirė ekonomike komuniteti ėshtė i detyruar tė presė pyjet pėr tė bėrė tė mundur fitimin e minimumit jetik. Nė njė situatė, ku pėr hir tė ekzistencės priten pyjet, kush mban pėrgjegjėsi pėr kėtė? Nga ana tjetėr kemi organet pėrgjegjėse, tė cilat kanė funksionin e ruajtjes sė pasurive kombėtare. Por, qė nė realitet prej vitesh kanė rėnė nė ‘gjumin liturgjik’, dhe qė pėr hir tė interesave tė ngrushta pėrfitimi ata lejojnė kėtė masakėr tė Parkut Kombėtar. Dikur liqenet unike, tani tė mbuluara nga drurėt e kalbur, apo degėt e pemėve disavjeqarė tė prera pa kriter. Makina tė ngarkuara me trupat e pemėve krijojnė ēdo natė karvanin pėr nė Tiranė e Durrės, ku shiten kundrejt njė shume qesharake.

    Asnjėherė policia pyjore nuk ka kryer operacione pėr tė inspektuar dhe ndaluar kėtė trafik, qė pėr nga dėmet ekologjike, ecėn nė pothuajse tė njėjtin paralel me atė tė trafiqeve tė tjera tė paligjshme nė Shqipėri. Nė njė kohė kur kryeministri Berisha shprehet nė fushatėn elektorale se ‘do tė mbėshtesim ministrin e Mjedisit Lufter Xhuveli nė projektet e tij’, harron se ‘i dashuri’ ministėr nuk ka denjuar as tė shikojė ndonjėherė nė Parkun Kombėtar tė Lurės, pale mė tė hartojė ndonjė projekt pėr kėtė vend ‘mjerisht’ tė konturuar “Pasuri Kombėtare”.

    Sė fundmi ka qėnė njė grup turistėsh tė ardhur nga shteti i largėt Amerikan qė kanė shėnuar vizitorėt e radhės nė kėtė vend. Panorama qė u ofron tani vendi dikur piktoresk, nuk i pėrngjan aspak asaj ēfarė kishin dėgjuar kohė mė parė. Kudo trungje tė prerė. Vrapin e erės nuk ka asgjė qė ta ndalojė. Pyjet e zonės janė zhveshur nga manteli jeshil, ndėrkohė qė e prekshme ėshtė vetėm lakuriqsia e tokės sė shkretė.

    Si shumė e shumė probleme tė tjera mjedisore edhe problemi i Lurės do tė kalojė shumė kohė dhe do tė endet si i tillė nėpėr faqet e gazetave. Duke ditur se njė pjesė e mirė e komunitetit kanė braktisur krahinėn e Lurės, pas viteve ’90, duke u shpengulur nė vende si Durrėsi dhe Tirana, problemi i pyjeve tashmė ka humbur ekskluzivitetin pėr tė qėnė edhe pjesė e premtimeve boshe tė politikanėve tanė. Kjo, pasi politika nuk ka as interes votash nė atė zonė, sepse pjesa e mbetur e banorėve ėshtė e papėrfillshme. Tashmė ka humbur edhe emocioni i tė ndjerit tė aromės sė shumėllojshmėrisė sė bimėve dhe simfonisė sė zogjve, janė zhdukur nė mėrgatėn e gjatė.
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #134
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Po c'na duhen pemet? Me mire t'i zhdukim ato peme te mallkuara qe na e ndoten ajrin me oksigjenin e ndyre! Te derdhim beton kudo dhe te shkarkojme kudo dioksid karboni e squfuri qe t'i vrasim keto gjallesa te poshtra qe po na ndyjne me O2 ajrin tone te pasur me gazra karbomi, squfuri e metani qe te hap mushkerite kur e thith!

  5. #135
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Sa po investohet pėr mjedisin nė Shqipėri?

    NGA EDVIN PACARA



    Maqedonia bėri 19 nėntorin pushim pėr tė mbjellė 6 milionė pemė nė zonat e shkrumbuara nga zjarret e vitit 2007 dhe u bėri thirrje shteteve fqinje ballkanike qė tė ndjekin nismėn e saj pėr tė mbjellė miliona pemė nė rajon. Ky aksion u quajt “Dita e pemės - mbill tė ardhmen tėnde”, njė nismė qė synon tė ripyllėzojė 35 000 hektarėt e shkrumbuar nga zjarret e 2007-ės dhe tė rrisė ndėrgjegjėsimin rreth mjedisit tek qytetarėt. Aksioni nė Maqedoni rezultoi suksesshėm, duke sjellė sė bashku me qindra mijėra qytetarė qė vullnetarisht mbollėn 6 milionė pemė nė njė ditė tė vetme.

    Po nė Shqipėri, ēfarė po bėhet pėr ripyllėzimin e sipėrfaqeve tė djegura? Sipas faqes sė internetit tė Ministrisė sė Mjedisit, rezulton se kemi pasur 780 hektarė tė pyllėzuar gjatė viteve 2005-2007, dhe 1 milion fidanė tė mbjellė nė 2008-ėn. Kjo sipėrfaqe e pyllėzuar nė 3 vjet ėshtė shumė e vogėl, po ta krahasosh me sipėrfaqen qė nė Maqedoni vullnetarėt mbollėn nė njė ditė tė vetme.

    Nė Shqipėri investimet publike nė mjedis janė minimale. Duhet tė theksojmė se buxheti i 2009-ės parashikon qė buxheti pėr mjedisin tė kapė rreth 0.2% tė prodhimit tė Produktit tė Brendshėm Bruto (PBB), njė nivel investimesh publike mjedisore i vogėl po tė krahasohen me mesataren e investimeve mjedisore si pėrqindje e PBB e vendeve tė BE-sė. Sipas Eurostatit (Zyra Statistikore e BE-sė), mesatarja e investimeve publike nė mjedis e 10 vendeve tė reja qė u futen nė BE, nė 2004-ėn ishte rreth 0.61% e PBB-sė sė tyre. Duhet tė theksojmė se Bullgaria pati investime publike rreth 0.75% tė PBB-sė pėr 2004. 0.2% e PBB-sė qė shkon pėr mjedisin ėshtė njė nivel investimesh publike nė mjedis shumė i ulėt nė krahasim me 10 vendet e reja tė BE-sė, duke pasur parasysh qė Shqipėria synon tė aplikojė sė shpejti pėr vend kandidat nė BE. Raporti i progresit tė Shqipėrisė pėr 2008-ėn i pėrgatitur nga Komisioni Evropian tregon (f. 41) se Shqipėria ka bėrė pėrparim tė papėrfillshėm drejt energjisė sė rinovueshme.

    Pėrse duhet t’i japim rėndėsi mjedisit dhe pėrse ne duhet tė investojmė mė tepėr nė mjedis, mos vallė do tė ishte mė mirė qė tė mos investohet aspak pėr mjedisin?

    Ka njė sėrė arsyesh se pse duhet dhėnė mė tepėr pėr mjedisin nė vendin tonė.

    Sė pari, kujdesi pėr mjedisin dhe investimet nė mjedis kanė qenė minimale si gjatė periudhės sė diktaturės ashtu dhe gjatė tranzicionit. Ndėrsa gjatė diktaturės industria shkatėrroi njė pjesė tė mjedisit nė Shqipėri, gjatė tranzicionit ishte moszbatimi i ligjit ai qė bėri qė pyje tė tėra tė zhduken dhe tė kemi ndotje nga vetė qytetarėt. Duke qenė nė prag tė njė aplikimi tė mundshėm tė Shqipėrisė pėr vend kandidat nė BE, progresi qė ne kemi bėrė nė fushėn e mjedisit ėshtė minimal, gjė qė theksohet dhe nė raportin e Komisionit Evropian tė 2008-ės (f. 37-38). Komisioni vlerėson se Shqipėria po ecėn shumė ngadalė nė fushėn e mjedisit dhe zbatimi i ligjeve nė mbrojtjen e mjedisit ėshtė minimal.

    Sė dyti, mbjellja e pemėve nė zona urbane ose rreth tyre, sjell pėrfitimet pėr vetė banorėt e Shqipėrisė. Sipas njė studimi tė fundit tė kėrkuesve dr. Riēard Miēėll nga Universiteti i Glasgout dhe dr. Frenk Pofam nga Universiteti St. Endrjus, rezultoi se rritja e pėrqindjes sė gjelbėrimit nė lagjet e qyteteve kishte njė korrelacion negativ me numrin e rasteve tė sėmundjeve nė zonė. Kjo do tė thotė qė sa mė shumė gjelbėrim, aq mė pak raste sėmundje. Nė studim tregohet se ndikimi ėshtė aq i madh, saqė ulja e numrit tė rasteve tė sėmundjeve ėshtė me 50%. Lidhja e gjelbėrimit me uljen e numrit tė sėmundjeve ėshtė vėrejtur edhe nė studime tė tjera tė zhvilluara nė Holandė nga J. Mas et al.

    Nė rastin tonė, duke investuar nė shtimin e zonave tė gjelbra, ne nė tė vėrtetė po investojmė edhe nė shėndetin publik, pasi dihet shumė mirė qė pemėt dhe bimėt nė pėrgjithėsi janė thelbėsore nė cilėsinė e ajrit nė qytete. Ajri ėshtė njė e mirė publike qė na pėrket tė gjithėve dhe njė cilėsi e dobėt e ajrit na prek tė gjithėve pa marrė parasysh. Prandaj, nė Shqipėri nevojiten investime mė tė mėdha nė gjelbėrim, duke ulur kėshtu shpenzimet nė shėndetėsi. Ne nuk duhet tė mjaftohemi vetėm me disa qindra hektarė pyje tė mbjella.

    Sė treti, investimi nė mbrojtjen e mjedisit ėshtė njė investim i vėrtetė jo vetėm nė shėndet, por edhe nė ekonomi. Shkatėrrimi i njė pylli pėr lėndė drusore apo i njė mali pėr ta bėrė materiale ndėrtimi, mund tė duket si fitim, por nė fakt kostot dhe dėmi ekonomik qė nuk paraqiten nė bilanc janė mė tė mėdha sesa fitimet monetare tė perceptuara nga ne.

    Kosto si humbja e oksigjenit qė pemėt prodhonin, humbja e mbrojtjes nga erozioni, humbja e rezervave ujore qė mali sė bashku me ekosistemet pėrmban, biodiversiteti i humbur (sė bashku me bimė mjekėsore qė shėrbejnė pėr farmaceutikė), humbja e filtrimit qė ky ekosistem i bėn ajrit dhe ujit etj., janė kosto qė asnjėherė nuk deklarohen, por qė nė fakt janė kosto tė vėrteta financiare.

    Po sjell njė shembull pėr ta ilustruar se sa e madhe ėshtė humbja financiare nga dėmi nė mjedis. Njė studim i financuar nga Komisioni Evropian ka pėrllogaritur se kjo humbje financiare qė rezulton nga humbja e kapitalit natyror, shkon nga 2-5 triliardė dollarė amerikanė nė vit, njė shumė disa herė mė e madhe sesa humbja prej 1.5 triliardė dollarėsh qė llogaritet nga kriza e fundit financiare qė ka prekur botėn.

    Ndėrsa investimet nė energjinė e rinovueshme nė Shqipėri mund tė duken si disa investime thjesht pėr tė kėnaqur kėrkesat e ambientalistėve dhe BE-nė, nė fakt ato janė investime strategjike pėr ekonominė dhe mirėqenien e popullatės, sidomos nė prag tė njė rritjeje tė temperaturave si shkak i ngrohjes globale kur uji nuk mund tė shihet mė si njė burim i sigurt energjie ku Shqipėria tė mbėshtetet nė tė ardhmen. Siguria energjitike ėshtė edhe siguri pėr biznesin dhe rritjen ekonomike, prandaj Shqipėria duhet tė investojė mė shumė nė kėtė fushė.

    Tė dielėn e kaluar, Obama bėri komentin e tij mė thelbėsor rreth mjedisit, duke deklaruar qė do ta bėnte ēėshtjen e mjedisit parėsore nė planin e tij ekonomik pėr tė shpėtuar SHBA-nė nga kriza ekonomike qė e ka prekur. Obama deklaroi gjithashtu se do tė krijonte 2.5 milionė vende pune tė reja nė fushėn e energjive alternative tė rinovueshme.

    Shqipėria duhet tė marrė shembull nga vendet e tjera dhe nuk duhet tė mbesė mbrapa nė fushėn e mjedisit; investimet nė kėtė fushė duhet tė rriten dhe ēėshtja e mjedisit tė merret seriozisht nga tė gjithė, sepse ėshtė njė ēėshtje qė prek ēdokėnd, pa dallime partiake, etnike apo fetare, prandaj duhet vepruar sa nuk ėshtė tepėr vonė pėr tė.

    10/12/2008
    Duaje te afermin tend si veten

  6. #136
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Gjuetia e paligjshme, po zhduket kaprolli
    E Premte, 06 Mars 2009


    Filmime makabėr teksa dy persona vrasin dhe mė pas lėnė qentė tė shqyejnė specien e rrallė

    Vendorėt, ende asnjė ndėrhyrje nė mbrojtjen dhe ruajtjen e pasurive natyrore

    ELBASAN- Gjuetia e paligjshme po zhduk kaprollin, kafshėn e rrallė tė pyjeve tė Librazhdit. Alarmi ėshtė dhėnė prej kohėsh, ndėrsa gjuetia pa kriter e me mjete shfarosėse si me elektricitet e mjete tė tjera kanė ēuar nė prag tė zhdukjes tė kafshėve tė tilla si tė kaprollit, derrit tė egėr, lepurit tė egėr etj.

    Argėtim me shfarosjen

    Shembulli mė klasik ėshtė ai i disa gjuetarėve nė malet e Librazhdit qė kanė vrarė gjatė kėtyre ditėve tė dėborės dy kaproj, tė cilėt konsiderohen ndėr kafshėt tė rralla qė ruhen me ligj tė posaēėm. Dimri me dėborė e i tejzgjatur e ka bėrė tė vėshtirė mbijetesėn pėr kafshėt e egra. Kėtė rast po e shfrytėzojnė gjuetarė tė papėrgjegjshėm, tė cilėt kėto ditė po bėjnė kėrdinė nė pyje. Mjaft tronditėse ka qenė kėto ditė vrasja e dy kaprolleve nė kufi me malet e Dibrės. Ka qenė e tmerrshme jo vetėm vrasja e kafshėve, por edhe forma sesi zagarėt kanė nisur t’i shqyejnė. Por skena rrėqethėse ka pasur efektin e kundėrt tek gjuetarėt, tė cilėt madje janė argėtuar nga zagarėt deri sa kafshėt kanė ngordhur. Njė bukuroshe e tillė kishte shumė vite qė nuk ishte parė nė kėto anė. Veē kaprojve, kafshėt qė janė dėmtuar mė shumė nga gjuetia e shėmtuar kanė qenė derrat e egėr, arinjtė dhe lepujt edhe nė pyjet e thella tė Librazhdit nė kufi me Peshkopinė dhe Maqedoninė, nė malėsitė e Gramshit dhe nė fshatrat e thellė malorė tė Elbasanit si nė Funar, Zavalinė, Labinot Mal etj. Sipas Drejtorisė sė Pyjeve, situata tani ėshtė shumė e vėshtirė pasi me inspektorėt nė dispozicion ėshtė i vėshtirė kontrolli i tė gjithė territorit. Dėmi qė i shkaktohet faunės nė kėtė periudhė ėshtė mjaft i madh aq sa lepuri i egėr, thėllėza e kaprolli nė masivėt pyjorė tė qarkut tė Elbasanit janė nė zhdukje. Shqetėsim pėrbėn fakti se edhe pushteti vendor vazhdon tė jetė indiferent nė mbrojtje tė pasurisė pyjore. Nė rrethet e Librazhdit e tė Elbasanit funksionojnė edhe shoqatat e gjuetarėve, drejtuesit e sė cilave pranojnė se pėr mbrojtjen e faunės mund tė ndikojnė pak. Shoqatat kanė kėrkuar takim me gjithė pėrfaqėsuesit e pushtetit lokal nė prefekturėn e Elbasanit. Qėllimi ėshtė sensibilizimi i njėsive vendore dhe komunitetit pėr tė mbrojtur kafshėt nga vrasja. Shoqata e gjuetarėve ka kėrkuar edhe ndihmėn e Policisė sė Rendit dhe Policisė sė Pyjeve.

    Fenomeni nė vite

    Kaprolli ashtu si shumė kafshė tė tjera tė egra qė mbushnin pyjet shqiptare para fillimit tė viteve ’90 nisi tė zhdukej pak nga pak deri sa tani ėshtė e vėshtirė qė tė gjesh edhe njė tė vetėm. Shkak i kėtij fenomeni ėshtė dalja tėrėsisht jashtė kontrolli i menaxhimit tė pyjeve dhe tė parqeve natyrore, tė cilat gjithsesi gjatė kohės sė regjimit komunist ishin tė mbrojtur pėr shkak tė kontrollit shumė tė rreptė mbi armėt e gjahut apo edhe gjuetinė. Pas rėnies sė komunizmit ky kontroll u zhduk duke u dhenė mundėsi gjuetarėve amatorė tė marrin mbarė tė gjitha pyjet nė kėrkim tė kafshėve tė egra. Jo vetėm shqiptare, por edhe tė huaj. Pėr vite tė tera nuk u respektua asnjė rregull nė lidhje me gjuetinė edhe pse u krijuan shoqata tė gjuetarėve, por pjesa mė e madhe e tyre ishin jashtė kontrollit. Gjithkush nė fshatrat e thella apo afėr pyjeve mund tė mbajė njė armė gjahu, sė fundmi pėrdoren edhe armėt luftarake, pėr tė bėrė gjueti. Por shkatėrrimi i vėrtetė pėr kafshėt e egra qė jetonin nė pyjet shqiptare ishte shkatėrrimi i pyjeve.
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #137
    DR-GR Maska e oliver55
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    Pastrimi i bregdetit, kthimi i tij ne identitet,[[/B]
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  8. #138
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Ēfarė Mjedisi?

    Dilema e Mjedisorėve

    Nėse ekziston ndonje dilemė nė pėrpjekjet vizionare tė mjedisoreve sot, padyshim mė kryesorja ėshtė ajo e pėrzgjedhjes midis zhvillimit dhe ruajtjes. Ėshtė pėrqasja ndaj kėsaj dileme ajo qė i kushtėzon edhe modelet, qofshin kėto tė huazuara apo tė improvizuara, qė u jep aktorėve mundėsinė pėr tė negociuar apo mosnegociuar, dhe qė vlerėsohen nga publiku pikėrisht nė varėsi tė zgjidhjes sė kėsaj dileme. Duhet pohuar qė nė fillim se problemet, si ato tė mjedisit ashtu edhe ato tė zhvillimit, nė Shqipėri hasen mjaft tė mprehta dhe emergjente, dhe rrallė lėnė kohė pėr tė reflektuar pėr zgjidhjet mė tė mira. Ndaj ato janė shpesh tė destinuara tė instrumentalizohen pėr interesa qė nuk kanė tė bėjnė as me zhvillimin dhe as me mbrojtjen e mjedisit.

    Ato qė instrumentalizohen tė parat sigurisht janė interesat e pushtetit tė ndikuara nga grupet e interesit. Dhe nėse i referohemi njė rasti konkret si ai Petroliferės, aty ku edhe janė pėrqėndruar energjitė e mjedisorėve sot nė Shqipėri, refuzimi i financimit tė projektit nga Banka Europiane pėr Rindėrtim e Zhvillim (njė institucion qė financon projekte private me fonde publike tė vėndeve anėtare pėr njė seri vėndesh tė Europės Lindore, pėr t’i ndihmuar zhvillimit tė kėtyre tė fundit), nxjerr nė pah mė sė miri kėtė instrumentalizim. Ndėrsa projekti i ėshtė prezantuar mė parė publikut si jetik pėr zhvillimin e vendit, vetė refuzimi flet qartė pėr tė kundėrtėn. I parė kėshtu, pra i vlerėsuar nėn besueshmėrinė e kėtij institucioni, ky rast pėrforcon shqetėsimin se nė mungesė tė mekanizmave tė kontrollit, tė politikave tė qarta planifikuese dhe tė demokracisė nė vendimarrje ėshtė korrupsioni ai qė dominon proēeset e zhvillimit. Nėn kėtė presion qė krijohet nga vakumi demokratik, politikat shtetėrore, tė orientuara si pragmatiste, nuk i nėnshtrohen interesave tė shoqėrisė dhe elektoratit (tė anashkaluar tashmė nga proēesi i vendimarrjes), dhe as nuk i frigohen votės sė tyre apo presionit qytetar, por shndėrrohen nė zgjatime tė grupimeve qė dominojnė gjithnjė e mė shumė interesat e zhvillimit.

    E megjithatė, nėsė do flisnim pėr rolin hipotetik tė shtetit nė lidhje me dilemėn mjedisore, nuk lė shumė shteg pėr tė hamendėsuar: ai (shteti) ėshtė aty pėr tė promovuar zhvillimin! Shteti (koncepti) ashtu siē e njohim – pėr shkaqe edhe historike duke ditur se shqetėsimet mjedisore janė relativisht tė reja – tenton t’i shohė ato nė kuadrin e stabilitetit social, dhe i ofron zhvillimit apo aktorėve pėr zhvillim, edhe ‘karrotėn’ pėr ta stimuluar, por edhe shkopin aq tė nevojshėm pėr ta kontrolluar.

    Por a mund tė thuhet e njėjta gjė pėr lėvizjen mjedisore, aq mė tepėr qė duke qėnė e lirė nga pikėpamja strukturore tėrheq rreth vetes njerėz qė i pėrkasin njė spektri shumė tė gjėrė individėsh dhe grupesh shoqėrore me formime tė ndryshme ideologjike por tė interesuar pėr mjedisin, duke filluar nga: natyralistėt, besimtarėt, individualistėt, anarkistėt, marksistėt, sociologėt, filozofėt, inxhinierėt, urbanistėt; sa pėr tė pėrmendur disa nga mė tė interesuarit? Sa e ndryshme ėshtė pėrqasja e shtetit (hipotetike) ndaj ēėshtjeve mjedisore nė krahasim me ato tė vetė lėvizjes? A nuk janė: stabiliteti social i synuar nga shteti, dhe interesat e njė mase tė konsiderueshme tė shoqėrisė tė pėrfaqsuara nga njė lėvizje, dy anė tė se njėjtės medalje?

    Pa pasur nevojė t’i japi drejtim dilemės aq tė nevojshme midis ‘zhvillimit’ dhe ‘ruajtjes’, lėvizja mjedisore nuk mund ta injoroj ‘zhvillimin’ nėse e ka misionin e vet tė pahamendėsuar dhe seriozisht. Pėrqasjet mjedisore qė nuk pėrmbajnė nė vetevete alternativėn e zhvillimit bėhen tė pakonsumueshme pėr opinionin gjersa nuk pėrkthehen nė realitete ekonomike, apo vizione zhvillimi. Mjetet si: protestat, mosbindja civile, apo manifestimet gjithfarėshe nė formė fushatash ndėrgjegjėsimi tė pashoqėruara me alternativa dhe platforma racionale gjithėpėrfshirėse tė zgjidhjes sė problemeve shndėrrohen nė pėrqasje emocionale dhe pėr pasojė joefikase. Ndėrsa pushteti nė Shqipėri i largohet gjithnjė e mė shumė modelit tė vet demokratik, pra edhe misionit tė vet, shoqėrisė civile, rrjedhimisht edhe lėvizjes mjedisore, i lind detyra tė plotėsoj kėtė vakuum demokratik. Dhe e vetmja mėnyrė pėr ta bėrė kėtė ėshtė nėpėrmjet alternativave dhe modeleve reale tė zhvillimit, pėr tė pėrballuar presionin e grupeve okulte tė interesit tė cilat janė tė prirura ta shfrytėzojnė kėtė vakum me mė shumė efikasitet.

    Kush janė modelet e zhvillimit?

    Nėse mund tė pėrmendet nje filozof i vetėm qė ka ndikuar posaēėrisht nė lėvizjet moderne mjedisore dhe civile ai patjetėr ėshtė Henry David Thoreau natyralist dhe filozof amerkikan i shekullit te 19-tė, formulues i nocioneve tė rezistencės civile paqėsore, dhe partizan i individualizmit dhe tė drejtės sė tij pėr t’i rezistuar abuzimit tė pushtetit. Njė nga thėniet e tij qė ngjall debat edhe sot ėshtė: “In wildness is the preservation of the world” (Ruajtja e botės ėshtė nė tė pakultivuarėn) qė shpreh njėkohėsisht nocionin e tij i mbi natyrėn dhe mardhėniet e saj me njeriun. Pėr tė “wildness” – pėrkundėr fjalės tjetėr “wilderness” qė nė anglisht ka kuptimin e natyrės nė gjėndje tė egėr e pa ndikuar nga civilizimi – ishte natyra e pasur e pakultivuar pėrkrah njė civilizimi tė pasur nė bashkekzistencė, si dy nocione qė nuk pėrjashtojnė njėra tjetrėn. Por ajo qė ėshtė e rėndėsishme ėshtė ndikimi qė ky mendimtar ka pasur tek aktivistė tė tillė si Gandi, nė lėvizjen e tė cilit mendimet e Thoreau gjejnė aplikim tė plotė. Dy nga shtyllat e lėvisjes Gandiste, lėvizja e “Kripes” dhe ajo e “Tjerrjes” janė nė vetvete lėvizje qė sė pari synonin rregullimin e mardhėnieve njerzore me mjedisin. Kėto lėvizje sa ē’ishin antikoloniale dhe synonin t’i vinin kufi shfrytėzimit tė burimeve natyrore nga Perandoria Britanike, aq ishin edhe zhvilluese dhe synonin rritjen e ekonomisė vendase. Rrallė mund tė jetė njohur ndonjė lėvizje me njė koherencė tė tillė politike, sociale, kulturore, zhvilluese dhe integruese, qė tė adresontė njėherėsh njė gamė kaq tė gjėrė problemesh me njė ndikim nė njė numėr kaq tė madh njėrzish, dhe mbi tė gjitha paqėsore. Ėshtė kjo e fundit, si dhe programi thellėsisht kulturor dhe lidhja me mjedisin, qė e dallon atė thellėsisht nga lėvizjet Marksiste, dhe qė e bėn atė njė ofertė tė lėvizjeve civile me karakter thellėsisht demokratik. Nė thelb tė lėvizjes ėshtė transferta paqėsore e kontrollit mbi rendin social. P.sh. vetė lėvizja e “kripės” e cila synonte t’i kundėrvihej njė ligji Britanik qė i njihte vetes monopolin mbi prodhimin e kripės, kishte njėkohėsisht si qėllim tė tregonte se Britanikėt e kishin humbur kontrollin mbi territorin dhe burimet materiale dhe njerzore. Mbi tė njėjtat shtylla mbėshtetej edhe lėvizja tjetėr e “tjerrjes” (spining) e cila kėrkonte t’i vinte fre importimit te veshjeve nga Britania, si dhe tė ringjallte traditat e pėrpunimit dhe prodhimit vendas dhe vetėqėndrueshmėrinė ekonomike. Nga ana tjetėr lėvizja Gandiste, karakterizohej nga besimi nė domokraci dhe nė ligj, pasojė e profilit prej juristi tė Gandit, e reflektuar nė kėmbugljen e tij pėr tė realizuar transferimin paqėsor, pėrkundėr marrjes me dhunė tė kontrollit mbi shoqėrinė; duke besuar gjithashtu tek ndėrgjegjėsimi, sidomos i kundėrshtarit, dhe tek nocionet e lirisė dhe tė pėrgjegjėsisė si baza tė zhvillimit.

    Ēfarė modelesh ofron sot mendimi dhe lėvizja mjedisore nė Shqipėri?

    Ato pak alternativa reale qė i ofrohen opinionit sot – siē janė edhe alternativat e njė Shqipėrie turistike – nė kushtet kur mungojnė infrastruktura, dritat, uji, por edhe tradita, duken mė shumė si shmangie ndaj sfidave zhvilluese, sasa njė lloj ‘prerje e artė’ midis problematikės sė mjedisit dhe asaj tė zhvillimit. Pėrqasjet emotive shpesh marrin pėrparėsi ndaj pėrqasjeve racionale. Pėr shembull, t’ia paraqesėsh si emergjente rrezikun e humbjes sė perspektivės turistike, njė popullate qė sot pėr sot nuk fiton dhe as jeton nga turizmi, pėr shumicėn e saj ėshtė njėsoj sikur t’i thuash njė endacaku se “po i digjet shtėpia”.

    Nga ana tjetėr kėto lloj pėrqasjesh kanė bėrė lėvizjen mjedisore tė paraqitet mė shumė si “grupi i interesit” i radhės sesa njė lėvizje qė transmeton vlerat e njė spekrti tė gjėrė shoqėror. Lėnia e platformave tė zhvillimit si ekskluzivitet i grupeve tė interesit nga njėra anė dhe politikės nga ana tjetėr, pa bėrė tė mundur angazhimin e komuniteteve, individėve qė promovojnė ēėshtjet mjedisore por qė pėrndryshe, pa mbėshtetjen e komunitetit nuk do e kishin tė mundur dėgjimin e zėrit tė tyre, i ka hapur rrugė jo vetėm instrumentalizimit tė zhvillimit por njė shkatėrrimi tė pashmbullt tė mjedisit. Rastet janė pa tė panumėrta, por ai mė i fundit i publikuar – i masakrės mbi Syrin e Kaltėr nė Kėlcyrė – pėrbėn ndoshta edhe mė flagrantin. Sipas gazetės Tema, biznesmeni Hari Lena midis tė tjerash u kishte premtuar fshatarėve tė zonės edhe shtrimin e rrugės nė shkėmbim tė lejes pėr tė shfrytėzuar inertet e zonės, me tė cilat mė vonė do betononte edhe vetė Syrin e Kaltėr. Po sipas gazetės Tema pėr kėtė ai duket se kishte pėrdorur si pasaportė nė “negocimet” e tij me pushtetarėt e zonės mbėshtetjen nga pushteti qėndror dhe bisedat e hamendėsuara me kryeministrin.

    Ajo qė ky rast ilustron mė sė miri ėshtė pikėrisht fakti se komunitetet janė lėnė pa alternativa zhvillimi dhe pa mbrojtje ndaj presionit tė binomit pushtet – grup interesi. Ndėrsa fushatat ndėrgjegjėsuese, megjithėse shumė tė nevojshme, e fokusojnė vėmendjen e tyre tek ndėrgjegjesimi, ky i fundit nuk duket tė jetė problemi kryesor i tė ashtėquajturės apati tė publikut. Publiku dhe komunitetet duket se janė pėrpara mungesės sė alternativave; qoftė lokale; qoftė qėndrore, apo qoftė ligjore.

    Nėse mund tė flisja sė pari pėr alternativėn ligjore, mė ėshtė dukur mė shume se ironike fakti qė askush nga pėrfaqsuesit e lėvizjes mjedisore nuk ėshtė angazhuar nė ndonjė bėtejė tė tillė (ligjore) pėr t’iu dhėnė komuniteteve tė drejtėn e vendimmarrjes pėr projektet e zhvillimit tė zonave tė tyre. Ndėrsa Ministria e Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacioneve ka pėrfunduar njė draft ligjor tė ligjit tė ri tė planifikimit, qė besoj pritet tė miratohet dhe hyjė nė fuqi vitin tjetėr, asnjė fjalė nuk thuhet pėr tė nė shtyp, megjithėse ligji ėshtė i publikuar nė faqen zyrtare tė Ministirsė. Dhe aq pak sa jam i informuar: nė dėgjimet publike pėr kėtė ligj nuk ka pasur asnjė oponencė nga aktivistėt e interesuar pėr mjedisin. Siē mund tė imagjinojė shumėkush – pėrveē tė qėnit njė ligj qė fokusohet nė sofistikimin dhe kontrollin e metodave tė planifikimit dhe zhvillimit – roli i komunitetit (publikut) nė vendimmarrje ėshtė vetėm dekorativ.

    Ndėrkohė, nėse do t’i kthehemi edhe njėherė diskutimit mbi alternativėn turistike, qė me sa duket ėshtė oferta e pranuar gjerėsisht pėr shumė nga zonat tė cilat sot rrezikohen nga shfrytėzimi pa kriter apo shkatėrrimi i pakthyeshėm, duhet thėnė se ajo ka ngelur nė nivelet e njė alternative utopike. E vėrteta ėshtė se vendet e tjera tė rajonit me tė cilat ne pretendojme tė konkurrojmė, pėrveē karakteristikave tė pėrbashkėta natyrore me ne, problemet e zhvillimit siē janė: infrastruktura; shėrbimet hoteliere; shėrbimet urbane; kontrollin mbi tregun; instrumentat e marketingut; promovimin e kulturės vendase dhe pėrshtatjen e saj me shijet e kulturės globale; stabilitetin social, ekonomik, politik; i kanė shumė mė tė zgjidhura sesa ne. Dhe si pėr ironi sa herė flitet pėr turizmin nė Shqipėri ėshtė pikėrisht kjo listė e gjatė ajo qė harrohet e para, por qė ėshtė njėkohėsisht lista qė garanton afrimin e turistit “dembel”, i cili pėrbėn masėn mė tė madhe tė turistėvė, dhe nė tė njėjtėn kohė bazėn e asaj ekonomie qė quhet: “e mbėshtetur mbi turizmin”.

    Pra me sa duket ajo qė kemi nevojė mė shumė sot nuk ėshtė thjesht paraqitja e njė alternative turistike, por e njė alternative zhvillimi, i cili duhet tė perfshijė nė diskutim qė nga alternativat makroekonomike deri tek zhvillimet komunitare pėr t’i integruar nė njė vizion tė vetėm. Nė njė ekonomi tė drejtuar nga Banka Botėrore dhe Fondi Monetar Ndėrkombėtar, nė Shqipėri nuk dėgjon tė flitet dhe debatohet pėr modelet e zhvillimit. Pėrshembull a duhet Shqipėria tė ndjek modele tė tipit ISI, njė politikė ekonomike qė bazohet nė premisėn qė vėndi duhet tė zbusė varėsinė e vet nėpėrmjet stimulimit tė prodhimit vėndas, apo duhet tė ndjek politika dhe reforma liberale tė orientuara drejt tė tregut tė jashtėm dhe ekonomisė globale? Pra a ka kuptim qė nėse nė Shqipėri do tė zgjidhnim alternativėn turistike tė zhvillimit tė vazhdonim me politikat e hapura tė tregut ku importet dominojnė exportet dhe prodhimin vendas apo subvencionimi i prodhimit vendas dhe i eksporteve qė do tė shėrbenin si pėr tė forcuar aftėsitė prodhuese dhe shėrbyese aq tė nevojshme pėr turizmin sikurse edhe njė reklamė e vėrtetė pėr turizmin shqipėtar qē i drejtohet konsumatorit tė huaj mė mirė se c’do reklamė televizive? Nė tė njėjtėn mėnyrė; a ka kuptim qė monedha vendase tė vazhdojė pafundesisht tė forcohet kundrejt monedhave kryesore apo duhet tė dobėsohet kundrejt tyre pėr tė bėrė tė mundur uljen e ēmimeve dhe tėrheqjen e turistėve nėpėrmjet politikave monetare? Ndėrkohė si duhet tė trajtohen prurjet e emigrantėve qė pėrbėjnė edhe burimin kryesor tė tė ardhurave tė ekonomisė sė sotme nė kuadėr tė pėrgatitjes sė bazave tė njė ekonomie turistike? A mund tė shėrbejnė kėto tė ardhura pėr tė realizuar njė integrim tė politikave makroekonomike dhe ekonomise komunitare? Pra a duhet tė ketė pėrparėsi zhvillimi i turizmit lokal mbėshtetur nė ekonominė familjare dhe tė grupit (komunitetit) pėrkunder gjigandėvė tė zhvillimit tė siē janė Club Med? Nė planifikimin dhe politikat urbane a duhet tė marrin pėrparėsi ndėrtimet e reja, apo restaurimet dhe ruajtja?

    Kėto lloj pyetjesh thėrrasin pėr nevojėn e ndėrgjegjėsimit me problematikėn qė has zhvillimi shqiptar sot, por ėshtė njė nevojė pėr ndėrgjegjėsim qė nuk u drejtohet qytetarėve qė janė tė ndėrgjegjėsuar deri nė dėshpėrim pėr situatėn, por i drejtohet elitės se tij, qoftė kjo politike, ekonomike apo kulturore.
    Duaje te afermin tend si veten

  9. #139
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ndotet me solar plazhi i Vlorės, policia shoqėron 6 persona tė dyshuar
    ANILA PEĒI | 03/06/2009
    VLORĖ- Mėngjesin e sotėm deti i Vlorės ėshtė gdhirė i ndotur. Denoncimi ėshtė bėrė nga banorėt e qytetit, pranė Plazhit tė Vjetėr, tė cilėt kanė ndjerė erėn shumė tė rėndė qė vinte nga deti. Ata i janė drejtuar policisė, pasi kanė konstatuar nė ujėrat e detit gjurmė, nafte. Policia e mbėrritur nė vendin e ngjarjes ka nisur hetimet dhe njofton se ujėrat e detit janė ndotur me solar. Pas hetimeve tė para, njoftohet se janė shoqėruar 6 persona, tė cilat po merren nė pyetje lidhur me ngjarjen. Dyshohet se ndotja e detit ėshtė e qėllimshme, pasi autobotet me lėndėn ndotėse janė zbrazur ne Kanalin e Motorit, i cili ka derdhje nė det. Qė nga kjo zonė, ku sipas policisė ėshtė pėrqendruar ndotja, lėnda ka depėrtuar nėpėr det, duke shkaktuar ndotje edhe nė zonėn e Plazhit tė Vjetėr. Nga sipėrfaqja e ndotjes, qė ėshtė e madhe dyshohet se sasia e lėndės ndotėse qė mund tė jetė hedhur nė det duhet tė jetė gjithashtu e konsiderueshme. Me sy tė lirė nė kėtė anė tė detit duket qartė ndotja e madhe qė ka shkaktuar solari.
    Bėhet fjalė edhe pėr disa autobote tė sekuestruar, por ende policia e Vlorės nuk ka dalė me njė deklaratė zyrtare, pasi mėsohet se hetimet po ndiqen nga Tirana, prej nga pritet edhe njė komunikim zyrtar pėr ngjarjen dhe pėr shkaktarėt.
    Ja dhe atentati me i fundit ndaj jetes ne Shqiperi!

  10. #140
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Kjo ishte goditja e rradhes ndaj mjedisit ne Shqiperi! Mafia mjedisore ka planifikuar sulme te shumta ne shume qendra te Shqiperise deri ne shfarosjen e mjedisit dhe jetes ne Shqiperi.

Faqja 14 prej 19 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shpetoni Akademine Marubi
    Nga kino nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 23-02-2009, 19:51
  2. Reforma e sistemit politik nė ambientin shqiptar
    Nga Davius nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-04-2006, 13:35
  3. Shpetoni mbretereshen nga Al-Kaida!
    Nga Alket123 nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-12-2005, 06:44
  4. Shpetoni shqipen
    Nga Kryeplaku nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 05-03-2003, 16:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •