Runi, "Futbollisti i vitit" nė Angli
Sulmuesi i Manēester Junajtidit, Uejn Runi, arriti tė fitojė ēmimin si "Futbollisti i vitit" nė Angli, i cili iu dha gjatė njė ceremonie gala tė dielėn nė mbrėmje. Sulmuesi anglez, i cili njė vit mė parė fitoi ēmimin si "Futbollisti i ri mė i mirė i vitit", mundi njė rivalitet tė fortė.
Pretendentė tė tjerė pėr ta marrė ēmimin, ishin futbollistė si Xhon Terri, Xho Kol dhe Frenk Lampard tė Ēelsit, sulmuesi i Arsenalit, Tierri Henri, dhe mesfushori i Liverpulit, Stiven Xherrard. Shefi i Premier Ligės, Gordon Tejlor, tha pėr sulmuesin e ri anglez: "Ai ėshtė bėrė njė futbollist i jashtėzakonshėm nėn drejtimin e Aleks Fergusonit. Edhe pse i ri nė moshė, roli i tij nė njė ekip tė tillė ka qenė tepėr i rėndėsishėm, ndėrkohė qė kėtė vit dha njė kontribut shumė tė madh nė fitoren e Kupės sė Anglisė dhe rivalizimit tė Ēelsit pėr titullin kampion."
Duke parė edhe cilėsitė e tij, vlerėsuesit kishin mbledhur shumė faktorė te sulmuesi i ri, duke menduar se e meritonte ai ēmimin e rėndėsishėm. Me sa duket, Uejn Runi po arrin tė bėjė hapa shumė gjigantė nė botėn e futbollit, duke fituar besimin e tė gjithėve dhe duke mundur emra tė mėdhenj tė futbollit, tė cilėt kanė vite qė paraqiten mirė.
Fituesit e ēmimit ndėr vite...
1996 Les Ferdinand
1997 Alan Shirer
1998 Denis Bergkamp
1999 David Zhinola
2000 Roi Kin
2001 Tedi Sheringam
2002 Rud Van Nistėlroi
2003 Tierri Henri
2004 Tierri Henri
2005 Xhon Terri
2006 Uejn Runi
Krijoni Kontakt