Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    KQM kërkon qeveri gjithëpërfshirëse deri në zgjedhjet e ardhshme

    Prishtinë, 19 Prill 2006 (Kosovapress) Koha 15:17




    Kabineti i Qeverisjes së Mirë i Partisë Demokratike të Kosovës ka vlerësuar se Kosova është duke kaluar në një krizë të rëndë të keqqeverisjes, ku korrupsioni dhe paaftësia e kabinetit qeveritar aktual rrezikojnë të fundosin vendin në një kaos ekonomik-social me pasoja politike në momentet e vendimeve të mëdha historike për të ardhmen e Kosovës si shtet pavarur, sovran dhe demokratik.





    Gjatë një mbledhje të mërkurën anëtarët e KQM-së thanë se kriza e thellë ekonomike dhe sociale, shtimi i varfërisë ekstreme, mungesa e reformave në arsim dhe shëndetësi, gjendja e rëndë e pensionistëve, invalidëve të luftës dhe punës, spastrimet politike në administratën publike, papunësia enorme, privatizimi i dështuar dhe i korruptuar, janë pasojë e mungesës totale e një programi qeveritar që ofron zgjidhje të problemeve.



    Papërgjegjësia e luksit, korrupsionit dhe krimit të organizuar që zhvillojnë qeveritarët aktualë, sipas KQM-së po e rrezikojnë jo vetëm stabilitetin ekonomik, paqen sociale, por edhe vetë procesin e përmbushjes së kritereve demokratike për shtetin e Kosovës. Zyrtarët e KQM-së vlerësuan po ashtu se qeveria aktuale, me veprimet e saj, është duke rrezikuar dhe mbajtur peng të ardhmen demokratike të Kosovës.


    Kabineti i Qeverisjes së Mirë të PDK-së ka kërkuar që për daljen nga kjo gjendje duhet krijuar urgjentisht një qeveri e re e gjithëpërfshirjes politike, intelektuale dhe qytetare, me baza profesionalizmi deri në zgjedhjet e reja, pastaj hartimi i politikave ekonomike me qëllim të rritjes të të ardhurave për kohë banori dhe uljes së papunësisë nga një grup profesionistësh të ekonomisë, vendorë dhe ndërkombëtarë nën patronatin e qeverisë së re, përfshirja profesionale dhe direkte e Qeverisë së Kosovës në ndryshimin e praktikave të gjertanishme negative të privatizimit, duke e riprogramuar atë si proces privatizimi dhe zhvillimi ekonomik dhe jo privatizim pronësimi dhe bllokade kapitali dhe zhvillimi.



    Po ashtu KQM kërkon që reformimi i thellë në sistemin arsimor dhe shëndetësor të bëhet nga njerëz profesionistë në të gjitha nivelet arsimore, pastaj që të bëhet një shfrytëzim racional i buxhetit të Kosovë dhe të

    shkurtohen menjëherë shpenzimeve marramendëse luksoze të qeveritarëve aktual si dhe të zbutet kriza sociale e kategorive të rrezikuara sociale familjeve të dëshmorëve, të të pagjeturve, pensionistëve dhe kategorive tjera të rrezikuara.



    Sipas KQM-së duhet ndërtuar një ofertë për një shtet qytetar dhe unik, ku roli qendror i qytetarit si individ do të shmangte tendencat e ndarjeve në baza etnike, që prodhojnë vetëm kriza dhe konflikte të vazhdueshme, si dhe
    përfshirje më të gjerë dhe transparente të spektrit politik dhe qytetar në procesin politik për implementimin e vullnetit te qytetareve për shtetin sovran të Kosovës.



    KQM në vazhdim ka vlerësuar se çdo opsion tjetër, që ka si qëllim ripozicinimin e klaneve brenda strukturave aktuale të partnerëve qeverisës, vetëm sa do ta reciklonte dhe thellonte krizën aktuale në vend duke tentuar ta implikojë në një pandershmëri të tillë edhe vetë shoqërinë kosovare.



    KQM shpreh domosdoshmërinë e unitetit dhe bashkëpunimit në momentet aktuale dhe thërret forcat tjera politike t’i bashkohen kësaj oferte për të mirën e vendit dhe qytetarëve, në të kundërtën përgjegjësinë do ta marrin vetë bartësit e tyre, partnerët e koalicionit aktual, por edhe UNMIK-u./K.Krasniqi/

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    KQM e PDSH e ka Kabineti i Qeverisjes së Mirë te Partisë Demokratike të Kosovës

    Ca e do qeverine e perbashket????kur ka nje.

    Madje kjo qe ka PDSH eshte dhe Qeveri e Mire sic e thone dhe vete[apo nuk eshte?].
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

Tema të Ngjashme

  1. Godo: Zgjedhjet, përgjegjësi e Berishës
    Nga Albmaster në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-11-2008, 15:55
  2. Rezultatet e zgjedhjeve vendore, 18 shkurt 2007
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 12-06-2007, 18:16
  3. Çfare ndodh nese zgjedhjet i fiton mazhoranca?
    Nga Humdinger në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 14-02-2007, 16:16
  4. Nano: Nëse humb zgjedhjet, iki nga PS
    Nga Kryeplaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 12:56
  5. Fjala e Berishes
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 26-01-2003, 09:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •