Drejtoria e Tatimeve kallezon penalisht ish-Ministrin e Financave Arben Malaj
Nga Daniela Bonollari
TIRANE (14 Prill)
Ish-Ministri Malaj reagon: Akuzat ndaj meje nuk kane baze ligjore. Berisha po tregon mentalitet komunist
Ora 14:45-Ish-Ministri i Financave, Arben Malaj hedh poshte akuzat e bera ne emer te tij nga Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve. Akuzat jane thellesisht politike, dhe nuk kane baze ligjore. Une nuk kam favorizuar asnje kompani dhe kam qene i qarte me administraten qe te zbatohet cdo gje sipas ligjit. Kryeministri Berisha po tregohet komunist, tha Malaj ne nje bisede telefonike per TV News24. Sipas tij, PD ecen me moton per te mbuluar zhurmat dhe paaftesite duhet te publikoje nje skandal. Qeverisja e PD nuk duhet te jete agresive, abuzime dhe te mos ece ne kahun e kundert, apo te mbuloje paaftesine qeverisese me bema korruptive, tha Malaj duke paralajmeruar luften politike qe sipas tij po vjen duke u acaruar ne Shqiperi.
Akuzat per Malaj, reagon Koci: Berisha po kthen luften antikorrupsion ne lufte politike
Ora 14:15-Nenkryetari i grupit te PS, Petro Koci eshte shprehur sot se kryeministri Berisha e ka kthyer luften antikorrupsion ne lufte politike. Komenti per mediat i Kocit ka qene sot reagimi ndaj kerkeses per padi penale qe ka kerkuar Drejtoria e Pergjithshme per Ish-ministrin e Financave, Arben Malaj. Sipas Kocit, lenia e imunitetit eshte ne dore te vete zotit Malaj.
Nenkryetari i grupit te PS, Koci ka reaguar dhe ndaj komisionit hetmor qe eshte shprehur se do te ngreje kryeministri Sali Berisha ndaj punes se Prokurorit te Pergjithshem, Theodhori Sollaku. Berisha e ka kthyer Kuvendin ne grup hetimor, u shpreh Koci.
Drejtoria e Tatimeve kallezon penalisht ish-Ministrin e Financave Arben Malaj
Ora 11:25- Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve kerkon nga Prokuroria fillimin e veprimeve per ndjekje penale ndaj ish-Ministrit te Financave Arben Malaj. Nepermjet nje njoftimi publik, Drejtoria ben te ditur se i eshte kerkuar organit te akuzes ne Tirane te filloje procedimin penal dhe kryerjen e veprimeve hetimore per ish- Ministrin Malaj, per shperdorim detyre. Sipas ketij njoftimi, Malaj ka favorizuar subjekte te vecanta, duke i shkaktuar shteti nje dem financiar prej rreth 44 milion lekesh.
Drejtoria e Tatimeve pas verifikimeve te bera, ka verejtur se ish-ministri ka favorizuar shoqerine Eurodrin me perfaqesues Fadil Durakun. Institucioni kryesor i tatimeve deklaron se eshte duke plotesuar demin qe i eshte shkaktuar nga ky rast ne buxhetin e shtetit. Kallezimi penal sipas ketij institucioni, eshte bere ne kuader te luftes kunder krimit ekonomik.
(BalkanWeb)
Krijoni Kontakt