Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Kryeministri Çeku viziton Tiranën

    Kryeministri i Kosovës Agim Çeku mbërriti sot në Tiranë për një vizitë zyrtare me ftesë të kryeministrit Sali Berisha. Kjo është vizita e tij e parë në kryeqytetin shqiptar që nga marrja e postit të drejtuesit të qeverisë së Kosovës.

    Zoti Çeku do të takohet me autoritetet më të larta shtetërore dhe politike të Shqipërisë, që nga presidenti Alfred Moisiu deri te udhëheqësit e partive kryesore në vend.

    Tema kryesore e bisedimeve pritet të jenë zhvillimet në Kosovë dhe ecuria e negociatave për përcaktimin e statusit përfundimtar. Në të vërtetë Tirana ka mbështetur pa mëdyshje pavarësinë e Kosovës, pavarësisht debateve që shkaktuan muajt e kaluara disa deklarata të ministrit të jashtëm të saj Besnik Mustafaj.

    Megjithatë qeveria shqiptare ka përsëritur disa herë se ajo nxit dialogun Prishtinë Beograd por se vetë nuk do të merrte asnjëherë pozitat e aktorit në këtë proces. Por në takimet në Tiranë pritet të flitet dhe për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin dypalësh vecanërisht në fushën ekonomike dhe atë të turizmit.

    Me afrimin e sezonit të verës pushuesit nga Kosova përbëjnë një numër të konsiderueshëm në totalin e turistëve që frekuentojnë Shqipërinë. Nga ana tjetër për t’I dhënë një shtysë marërdhënieve dhe shkëmbimeve tregtare qeveria shqiptare ka vendosur si prioritet të saj ndërtimin e rrugës që do të lidhte portin e Durrësit me Kosovën.

    VOA
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Do jete shume interesante mbas shpalljes se panvaresise se Kosoves . OKB-ja do percaktoje dhe do njohi nje lloj patronazhi apo kujdesje te Shqiperise mbi Kosoven?
    Kosova do te jete shtet i ri dhe pa pervoje dhe mendoj (qofsha gabuar !!) se do kete nevoje per ndihmen morale,psikollogjike,administrative etj te nje shteti fqinje me me pervoje,pervec ndihmes euro-atlantike qe besoj se nuk do ti mungoje.

Tema të Ngjashme

  1. Tifozat e Super Kampiones TIRONA <3>
    Nga BlueBaron në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 274
    Postimi i Fundit: 15-10-2005, 01:39
  2. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-05-2005, 11:16
  3. Nikolas Gejxh viziton serrisht Tiranen
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 27-02-2004, 14:30
  4. Sekretari i shtetit amerikan Powell viziton Tiranen
    Nga ganoid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 78
    Postimi i Fundit: 17-06-2003, 03:29
  5. Sekretari i mbrojtjes amerikane viziton Tiranen
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 11-06-2003, 09:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •