Close
Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 79
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Po ne shqiptaret ca beme per t'u mbrojtur nga nderhyrja greke?
    Asgje..............
    i'u a hapem portat kat e kat...bujrum Janaqis deri ne Tepelenaqis sa s'eshte vonaqis o klysh pe gerkaqis...

  2. #62
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Citim Postuar mė parė nga Borix
    Ndersa analizat e Pedros dhe sugjerimet qe Pedro ben per teza PhD apo per botime te tjera jane perralla me mbret per te na vene ne gjume...
    Por syri vigjilent i Partise, bashke me kllasen punetore dhe fshataresine kooperativiste qe nuk flene (ose flene ne kembe), i ka kuptuar keto qellime armiqesore dhe nuku e ha ate kokrra te ulirit...


    Per sa i perket temes, eshte tashme shume e qarte qe, bazuar ne studimet e Harxhit dhe artikujt e Rimekebjes, faji per 97'-ten duhet kerkuar jashte kufijve te RSH. Po ore po, nuk e ka fajin klasa politike shqiptare e cila lejoi krijimin e firmave piramidale, bashkepunoi dhe i mbeshteti ato, si edhe injoroi paralajmerimet e institucioneve financiare nderkombetare per rrezikun qe ato paraqesnin. Fajin natyrisht nuk e ka mentaliteti pertac i popullit te lavdishem per te fituar sa me shume para pa punuar, idiotesia qe nuk i lejonte te shohin mashtrimin evident, kalbja morale qe justifikonte para qe vinin nga tregeti armesh, droge dhe femrash. Fajin nuk e kane p.sh. turmat qe dolen neper rruget e Lushnjes dhe qytetesh te tjera duke kerkuar mos-mbylljen e firmes Xhaferi dhe me vone firmave te tjera. Fajin pra nuk e ka shoqeria shqiptare, e cila ishte ne kompromis te plote me dukurine korruptive te firmave piramidale, kuptohet per sa kohe keto u jepnin interesa 300-400%. Jo jo, nuk e ka fajin ajo shoqeri qe nxorri nga gjiri i saj individed-monstra si dhe u be deshmitare e shtazerise se papare te periudhes 97'-98' dhe me pas, qe mbushi varrezat me djem dhe Evropen me droge dhe prostituta.
    Gjithcka ishte nje komplot i armikut te jashtem, ajo dihet tashme ketu e shume vjet...
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  3. #63
    ALBVIRTUALI Maska e The Dardha
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    439
    Mund te shikoje shume kendveshtrime analitike te:
    Real Politikes, Balances se Fuqive, Problemet Ekonomike qe destabilizuan shtetin, Mungesa e eksperteve per ceshtjet e Kompanive Rentiere, Idealizmin e disa qe shkruajne ketu, Realisteve qe e shikojne fajin tek vetja, por te gjitha gjerat jane ne kompleks dhe nderthuren me njera tjetren per te ndertuar ate kompleks mozaiku per 1997, Jam shume dakort me mendimet e tuaja por duke mare parasysh edhe faktin qe ne lexojme ate qe shkruani dhe jo ate qe ju keni ndermend por qe nuk e shprehni apo Ironizoni, Pedro me dashje apo pa dashje shkruan nje arsyetim qe spermbahet ne kete mozaik. Apo si permbahet asnje mendimi racional. Kete e them ne baze analizash te thella te bera nga shqiptaret qe studiuan 1997, faktor tjeter dhe shume i rendesishem ishte "Lirimi nga burgu i nje te faktuari politikan dhe ardhja e tij ne pushtet nepermjet grekeve" Kjo tregohet qarte ne artikullin qe i referohet edhe takimeve zyrtare.

    Gjithkush e ka te qarte qe ne asnje vend te botes nje lider politik i denuar per vjedhje jo vetem qe karriera politikanit mer fund por as qe behet fjale te jete edhe anetar partie... (Eksperienca Angli, US, France, Gjermani...)

    Ndoshta Harxhi eshte nje bllok i madh i atij mozaiku qe ne mundohemi te plotesojme sepse po smesuam nga gabimet tona nuk ecim perpara.

    Edvin 83 revolta do te vinte nga brenda dhe per arsye te parave jo se ne kemi perplasje fetar apo me minoritetin grek... (e kupton iden pas asaj)
    Skemi as perplasje ortodoksi-myslimanizem apo as minoritet grek me mazhoritet shqiptar, shqiptaret ne Lushnje , Vlore , Tepelen u revoltuan per firmat piramidale dhe jo per autonomin e Vorioepirit apo shkeputje te jugut.

    Qeveria e shpetimit kombetar admnistoi gjithe ata te burgosur qe nuk ishin as politik apo per arsye idealiste ata ishin te parat qe ne munges parash krijuan bandat dhe vodhen dogjen e gjobiten shume qytete. Politika greke luajti rolin me an te agjenteve pastaj u balancua me hyrjen e saj nga turqia. Llogjike e paster balancimi.

    Nese dikush shkruan nga nje shtet pro aleances shqiptare ne mardheniet nderkombetare ketu jemi vet ne qe i politizojme gjerat apo jo dp17. Sepse un apo kushdo tjeter smund te mohoj faktet e shkruajtura mire, ashtu sic nuk mund te lejoj ne intelektin tim te gjykoj se po shkruante filani nga Australia apo Zelanda e re e spaska te drejt te mbeshtes politiken e nje kombi, pjesa me e madhe jane shqiptare qe shkruajne studiojne jashte. Ka nacionaliste ka dhe moderniste (neoliberal) qe duan nje mardhenie te mire me fqinjet. Per kete po punohet ne procesin e madh te integrimit ne B.E.

    1) Ligji i pare ne diplomaci eshte ne nuk kemi mundesi te zgjedhim kundershtarin ai eshte faktik.
    C'ESHTJA SHQIPTARE MBI TE GJITHA

  4. #64
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Kundershtari ate pune ka, edhe ne rastin tone Greqia beri ate qe i takonte...
    Eshte si te akuzosh sulmuesin e skuadres kundershtare ne futboll se pse ai gjuajti ne porten tone e beri gol.....
    PO ne rastin tone ku ishte portieri????
    Pse ne e hapem porten dhe e ndihmuam bile te shenonte gol????????????

  5. #65
    viva voce
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Ti thua: Mungesa e eksperteve per ceshtjet e Kompanive Rentiere,
    [/I]
    Vertet beson se ne nuk kishim eksperte per ato? Sigurisht qe kishim, mjeshtra bile. Osenuk e njeh fare sistemin financiar, dhe ky s'eshte mekat, ose nuk do ta njohesh...ka ketu ne forum disa financiere dhe i lus qe te shkruajne dicka per kete. Vec kesaj ne kishim qindra, po, qindra specialiste financiere te bankave te ndryshme qe asistonin mjeshtrat tane. Te jesh i sigurt bankieret tane kane qene dhe jane shume te pregatitur per te dalluar keto lojra naive qe cdo shitese e MAPO-s i dallon.

    Ti thua: Lirimi nga burgu i nje te faktuari politikan dhe ardhja e tij ne pushtet nepermjet grekeve" [/I]
    Venja ne pushtet e tij u be, jo per te krijuar nje qeverri te forte, absolutisht jo. Ai ishte pjese e lojes dhe si i vetmi kundershtar i denje per Te parin. Deri sot une ve re qe ne nuk kemi pasur asnje qeverri te forte, por perpjekje per te qeverrisur fort, si mjet per te arritur qellime te caktuare(kjo eshte mjaft e gjere dhe jashte teme per tu analizuar). Pra Nano erdhi ne pushtet jo si i dashuri i dikujt, por si i pershtatshem... dhe jo i pershtatshem si qeverritar i mire por si kundershtar i mire i te parit.

    Ai u vu ne pushtet nga nje kompleks me i gjere, grek dhe ......gjithe ato te tjera copa te nje mozaiku gjigand i cili nuk ka perfunduar akoma se ndertuari...Ky mozaik qe i ngjet aq shume legjendes se Rozafes, por me permasa gjigande qe shtrihen ne kohe dhe hapesire me menyre te frikshme.
    Loja vazhdoi me mjaft manipulime te vogla brenda saj, qe nga "komitetet e shpetimit publik", presionet e vazhdueshme karshi policeve edhe kur "polici" nuk kishte fare, ortiqet e thashethemeve qe dilnin cdo dite nga zyra te caktuara dhe perhapeshin ne popull, i cili si ajo debora e sapo rene ishte nje teren i favorshem per ato ...dhe deri ne mobilizimin e rezervisteve.
    Ka shume ngjarje te vogla qe formojne nje sfond makaber.
    Ka shume ngjrje te medha per Shqiperine, kete skene kaq te ngushte.
    Barre shume e rende per nje popull aq te demtuar nga diktaturat e meparshme...
    Respekt
    DP
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dp17ego : 14-05-2006 mė 09:17
    sereno

  6. #66
    ALBVIRTUALI Maska e The Dardha
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    439
    Citim Postuar mė parė nga dp17ego
    Ti thua: Mungesa e eksperteve per ceshtjet e Kompanive Rentiere,
    [/I]
    Vertet beson se ne nuk kishim eksperte per ato? Sigurisht qe kishim, mjeshtra bile. Osenuk e njeh fare sistemin financiar, dhe ky s'eshte mekat, ose nuk do ta njohesh...ka ketu ne forum disa financiere dhe i lus qe te shkruajne dicka per kete. Vec kesaj ne kishim qindra, po, qindra specialiste financiere te bankave te ndryshme qe asistonin mjeshtrat tane. Te jesh i sigurt bankieret tane kane qene dhe jane shume te pregatitur per te dalluar keto lojra naive qe cdo shitese e MAPO-s i dallon.

    Ti thua: Lirimi nga burgu i nje te faktuari politikan dhe ardhja e tij ne pushtet nepermjet grekeve" [/I]
    Venja ne pushtet e tij u be, jo per te krijuar nje qeverri te forte, absolutisht jo. Ai ishte pjese e lojes dhe si i vetmi kundershtar i denje per Te parin. Deri sot une ve re qe ne nuk kemi pasur asnje qeverri te forte, por perpjekje per te qeverrisur fort, si mjet per te arritur qellime te caktuare(kjo eshte mjaft e gjere dhe jashte teme per tu analizuar). Pra Nano erdhi ne pushtet jo si i dashuri i dikujt, por si i pershtatshem... dhe jo i pershtatshem si qeverritar i mire por si kundershtar i mire i te parit.

    Ai u vu ne pushtet nga nje kompleks me i gjere, grek dhe ......gjithe ato te tjera copa te nje mozaiku gjigand i cili nuk ka perfunduar akoma se ndertuari...Ky mozaik qe i ngjet aq shume legjendes se Rozafes, por me permasa gjigande qe shtrihen ne kohe dhe hapesire me menyre te frikshme.
    Loja vazhdoi me mjaft manipulime te vogla brenda saj, qe nga "komitetet e shpetimit publik", presionet e vazhdueshme karshi policeve edhe kur "polici" nuk kishte fare, ortiqet e thashethemeve qe dilnin cdo dite nga zyra te caktuara dhe perhapeshin ne popull, i cili si ajo debora e sapo rene ishte nje teren i favorshem per ato ...dhe deri ne mobilizimin e rezervisteve.
    Ka shume ngjarje te vogla qe formojne nje sfond makaber.
    Ka shume ngjrje te medha per Shqiperine, kete skene kaq te ngushte.
    Barre shume e rende per nje popull aq te demtuar nga diktaturat e meparshme...
    Respekt
    DP
    Po te kishim eksperte te mire per kohen ateher variantet mund te ishin te shumta si licensimi i bankave private, kontrolli i perqindjeve. Nje kontroll administrativ ne financat e brendshme per kompani qe arin permasa makroekonomike. Ate qe beri deloiden toiche ta bente me perpara, ne periudhen e ekzistences se firmave nje plan afat gjat i kthimit te parave brenda kushteve te caktuara nga kotrolli i balaceve dhe qarkullimit te parase ne menyre te paster si cdo kompani e madhe... (keshtu flasim sot) por ajo qe dua te them qe edhe sot e kesaj dite analistet ekonomik kritik apo politik jane te kufizuar por jo ne ate mase si atehere...
    C'ESHTJA SHQIPTARE MBI TE GJITHA

  7. #67
    viva voce
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758

    replike

    Citim Postuar mė parė nga The Dardha
    Po te kishim eksperte te mire per kohen ateher variantet mund te ishin te shumta si licensimi i bankave private, kontrolli i perqindjeve. Nje kontroll administrativ ne financat e brendshme per kompani qe arin permasa makroekonomike. Ate qe beri deloiden toiche ta bente me perpara, ne periudhen e ekzistences se firmave nje plan afat gjat i kthimit te parave brenda kushteve te caktuara nga kotrolli i balaceve dhe qarkullimit te parase ne menyre te paster si cdo kompani e madhe... (keshtu flasim sot) por ajo qe dua te them qe edhe sot e kesaj dite analistet ekonomik kritik apo politik jane te kufizuar por jo ne ate mase si atehere...
    Lojrat e tipit te piramidave, por ne variante te ndryshme, paraqiten akoma ne te gjitha shtetet ku statusi politik eshte i manipulueshem.
    Keto lojra ne politike quhen "Tavolinat me tre kembe", duke ju referuar paqendrueshmerise se kesaj tavoline ne rast se i hiqet njera kembe. Menyrat si ndertohen keto "tavolina" jane te shumellojshme, duke filluar nga sistemi financiar i shtetit dhe deri tek mikroekonomia. Nje variant i saj eshte te themi sot statusi i Serbise, se ciles i kerkohet te dorezoje X gjeneral ne Hage ne kembim te hyrjes ne EU. Po ashtu nje variant i tille eshte filmi Siriana...keto shfaqen ne cdo fushe, art bile, kinematografi, politike(psh gjendja e veshtire ne te cilen u ndodh Greqia pas ndarjes se Pranveres Demokratike nga partia e Micotaqit). Ndarja e Pollos Nga PD po ashtu ngriti nje tavoline te tille etj, etj; po te kerkosh gjen gjithandej.
    Cdo profesor i Historise ne gjimnaz i di keto, cdo ekonomist e dinte qe ato, (Piramidat), nuk kishin asnje logjike ekonomike per te qendruar dhe cdo qytetar e dinte qe nuk jepet paraja per nje cope leter amballazhi. Pash zotin, te gjithe e dinin qe ishte nje bixhoz i thjeshte, por ne po flasim: kush i ngriti dhe Pse u ngriten dhe jo a e dinite njeri sa te rregullta ishin nga ana financiare.
    Bankieret tane nuk e mbyllnin zyren sikur kontabilizimi i fondit te cedonte edhe 1 Lek, jo me mijra dollare , ne rastin e Piramidave.
    DP
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dp17ego : 14-05-2006 mė 13:05
    sereno

  8. #68
    ALBVIRTUALI Maska e The Dardha
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    439
    Thjesht te ktheheshin parate ishte ideja sepse falimentimi ne menyre te kontrolluar do te ishte me ne menyre te mire ne kthimin e parave tek populli. Perderisa ato ishin skema te pastra piramidale dhe loje e thjesht bixhozi ateher ku ishin ekspertet qe te dilnin e te bertisnin publikisht me vjen keq por replika te sjell kundra asaj qe ju thoni me lart, kishte ekspert por qe sbene gje. (keshtu flasim ne 2006) por mungesa e nje kompanie qe kontrollon financat apo menyra per zigjdhje ka por se si u shfrytezuan politikisht ato mos te percjell shabllon qe u premtohen leket per fushat elektorale 100%...

    Menyrat si ndertohen keto "tavolina" jane te shumellojshme, duke filluar nga sistemi financiar i shtetit dhe deri tek mikroekonomia. Nje variant i saj eshte te themi sot statusi i Serbise, se ciles i kerkohet te dorezoje X gjeneral ne Hage ne kembim te hyrjes ne EU.
    ( ne mareveshjet e pagesat per fushata te partive politike u bene hapur ne zgjedhje por lobing behet gjithandej) legalizimi ishte pika kyce e kthimit ne bank
    por aferat ekzistojne por qeveria pati fajin duke kontrolluar ato ne fazat perfundimtare e jo me para pse? nga mungesa e eksperteve qe duhej te vepronin qe ti thua qe ishin shume por sfolen hapur, si FMN apo institucione nderkombetare apo Banka Boterore qe kane analiste te kualifikuar.

    Kot per kuriozitet nuk e di ke vene re batuten tek filmi Siriana, kur krahason ne menyr ofenduse GDP e vendit arab me ate te Shqiperis per te ofenduar te ardhurat e nje vendi prodhues nafte me nje vend si ky i yni.

    Qe ka 15 pa privatizuar Kesh apo Eksport 0-te produktit vendas sepse smund te konkuroj ne BE. Shqiperia shfrytezohet nga vendet e huaja vetem per krahun e lire te punes dhe mallrat dalin made in greece apo made in italy. Ngelen vetem ca firma ne forem te vogel zanati. Shqiperia ka ngelur mbrapa ne krahasim me vendet e Ballkanit, investitoret jane ne nivelin 0.
    C'ESHTJA SHQIPTARE MBI TE GJITHA

  9. #69
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Citim Postuar mė parė nga Borix
    Per tipat qe kane mendjen e Pedros bashke me Pedron, mund te thuhet se u mungon aftesia per gjykim dhe mendim kritik. Kjo vjen nga mungesa e te lexuarit dhe nuk eshte faji i Pedros qe eshte i manget nga ana analitike, aq me teper ne njohuri. Nje analize e tille qe ka bere Harxhi, eshte analitike sepse bazohet ne arsyetime faktike. Ndersa analizat e Pedros dhe sugjerimet qe Pedro ben per teza PhD apo per botime te tjera jane perralla me mbret per te na vene ne gjume...
    Jam shume dakort me ty.
    Mua me mungon aftesia per gjykim, thjesht prej faktit se nuk e gjykoj si fakt nje shkrim gazete, aq me teper kur gazetat i perkasin rrymave ultranacionaliste, dhe aq me teper kur sillen tituj dhe shkrime gazetash, te cilat as nuk hedhin dot as driten me te vogel mbi ndonje komplot te mundshem.
    Jam dokort me ty, kur thua, qe me mungon mendimi kritik.
    Mua me mungon mendimi kritik dhe kjo duket fare mire ne shkrimet e mia, sepse keshtu duhet te jete ne te vertete, apo jo, kur nuk e ha sapunin per djathe, atehere te mungon mendimi kritik.
    Jam dakort me ty kur thua, qe une jam i manget nga ana analitike dhe nuk kam njohuri, sepse une ne ate kohe kam jetuar mes bresherive te plumbave dhe gjemimit te bombave dhe nuk kam se nga te kem njohuri nga ajo kohe. Po te isha arratisur nga Shqiperia me nje cope pasaporte diplomatike, sic bene shume veta ne ate kohe, sot ndoshta do te isha duke u kolovitur ne kolltukun e zv.ministrit te Jashtem, pasi do te kisha shkruar ndonje master mbi komplotet e fqinjeve ndaj Shqiperise, dhe e gjitha pa e vene koken ne rrezik dhe pa u lodhur fare. Mjaftonte qe ne pushimin nga nje döner kebab ne tjetrin, te germoja pak arkivet per ndonje mbeturine gazete greke, te cilen do t“ja dergoja ndonje profesoreshe ne Edinburgh ose ne Honolulu per ta perkthyer.
    Por c“ti besh, ne ate kohe une bridhja sa ne Jug e ne Veri duke shoqeruar trupen e kanalit te lajmeve turk ntv, e prandaj nuk e kam idene fare se cfare ndodhte ne Shqiperi. Ndoshta do te kisha me teper njohuri sikur ne ate kohe te bridhja rrugeve te Parisit Ankarase apo Berlinit.
    Ma gavte la nata thone piemontezet.

    Gjithkush e ka te qarte qe ne asnje vend te botes nje lider politik i denuar per vjedhje jo vetem qe karriera politikanit mer fund por as qe behet fjale te jete edhe anetar partie... (Eksperienca Angli, US, France, Gjermani...)
    Jam shume dakort me arsyetimin tend. Ama duhet ti shkojme arsyetimit deri ne fund. Une personalisht jam mese i bindur qe Fatos Nano ka qene dhe eshte nje hajdut dhe halabak ordiner, i cili nuk meriton gje tjeter vecse te kalbet ne burg. Por kjo te behet ne baze te ligjit dhe me ane te nje procesi te rregullt gjyqesor, dhe jo me ane urdhrash lideresh partie, perndryshe rreshqasim perseri atje ku ishim. Sali Berisha i ka bere Nanos nderin me te madh qe mund t“ja kete bere atij ndonje njeri ndonjehere. Ne vend qe Nano te perfundonte burgjeve si nje hajdut ordiner, sic e meritonte, Berisha e rehabilitoi Nanon duke e bere ate viktime te diktatures berishiane, aq sa edhe ne Keshillin e Europes, Fatos Nano kishte statusin e te burgosurit politik. Kjo eshte edhe arsyeja perse Nano doli jo vetem pa lagur, por na u be edhe Kryeminister disa here me rradhe. Ishte Berisha ai, qe e solli Nanon ne pushtet dhe jo komploti i qeverise greke. Po per kete jeni te qarte?

    Per sa i perket te tjerave, keshtu sic eshte nisur ky diskutim nuk sjell dot ndonje gje te frytshme, sepse kam pershtypjen se njerezit nuk duan te shohin te verteten ne sy. Dhe kjo eshte dhe arsyeja perse shoqeria shqiptare nuk resocializohet dot, por gangrenizohet cdo dite e me teper.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pedro : 14-05-2006 mė 17:51
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  10. #70
    Perjashtuar Maska e fejer_nagy
    Anėtarėsuar
    18-08-2005
    Vendndodhja
    kėtu
    Postime
    231
    Po sikur te mos kene qene greket, por te kene qene turqit ata qe bene katrahuren ne Shqiperi dhe duke pare reagimin grek dilnin gjoja me deklarata se ishin gati te dergonin trupat per "te mbrojtur" Shqiperine?
    Nuk ka sikur ore Pedro, nuk ka sikur. E dime tashme qe ishin greqerit ata qe bene katrahuren ne Shqiperi, jo turqit, sado qe ti & co te perpiqeni ta mohoni te verteten. Ama sado qe te perpiqeni, diellin me shoshe nuk e zini dot ....

    Po, mor xhuku, ti i di te gjithe si vetja, qe orientohen pas shteteve sikur te ishin skuadra futbolli, njeri eshte tifoz grek, tjetri tifoz serb, tjetri tifoz amerikan e tjetri tifoz italian. Ne fund fare asnje nuk eshte tifoz me Shqiperine.
    Degjo Pedro, kur them qe ke orientim pro-grek, une nuk them vetem se dua te te akuzoj ty ashtu kot. Perkunderazi, orientimin tend pro-grek une e bazoj ne vete shkrimet e tua, dhe ato shkrimet e tua Pedro, i karakterizon nje fryme e theksuar anti-shqiptare.
    Je perbuzes ndaj shqiptareve, ndaj Shqiperise dhe ndaj shqiptarizmit Pedro. Tallesh dhe nencmon perpjekjet e shqiptareve per te perforcuar pozitat e tyre ne Ballkan, dhe e ke zakon te besh komente kunder shqiptareve te Kosoves.

    Megjithese kunder shqiptareve nuk ke lene gje pa thene, nuk te kam pare qofte edhe nje here te vetme te denosh pislleqet e fqinjeve ndaj shqiptareve. Madje edhe kur inkuadrohesh ne ato tema qe trajtojne aktet anti-shqiptare te fqinjeve, ti cdohere ben apologjistin, domethene perpiqesh te arsyetosh apo justifikosh anti-shqiptarizmin e fqinjeve sllavo-greke.

    Te gjitha keto veprimet e tua qe i permenda me siper, me bejne te mendoj qe ti Pedro ose nuk je me kombesi shqiptare, ose edhe po te jesh nominalisht shqiptar, nuk ndihesh i tille. Fundja fundit eshte zgjedhja dhe e drejta jote te mos ndihesh shqiptar, dhe une ne kete zgjedhjen tende nuk mund te te perzihem. Por ama une nuk mund te lejoj qe nje jo-shqiptar, nje person qe ndihet me shume grek sesa shqiptar, te na beje patriotin duke mbrojtur djallezite e greqerve .....

Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skėnderbeu
    Nga Arbushi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Migjeni
    Nga macia_blu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 05:03
  3. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  4. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  5. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •