Hapja e depove nuk ishte dicka e "planifikuar" nga ata qe ishin te interesuar per marrjen e pushtetit. Hapja e depove erdhi si pasoje e prishjes se zinxhirit te komandes ne ushtri dhe dezertimit te vete ministrit te mbrojtjes. Arsyeja tjeter ishte perballja e ushtrise me popullin e vete, qe as nuk mund te mendohej se ushtaret shqiptare do te qellonin mbi te afemrit e tyre ne rruge.
Ata qe sulmuan depot, nuk i sulmuan me qellim armatimin e popullsise civile, qellimi i tyre ishte armatimi i njerezve te tyre, njerez qe ishin ne mision te qarqeve sekrete te vendeve fqinje. Objektivi i tyre nuk ishte armatimi i gjithe shqiptareve dhe as dalja e gjendjes jashte kontrollit, por armatimi i nje grupi rebelesh qe do ti imponohej me dhune Tiranes. Hapja e depove te armatimit ne gjithe Shqiperine u be me urdher informal te Tiranes, dhe ishte nje prej vendimeve me te pjekura te kohes. Armatimi i gjithe shqiptareve beri qe plani i "marshimit drejt Tiranes" te deshtonte, dhe ish-presidenti Berisha, kreu i vetem legjitim i shtetit qe nuk braktisi detyren e tij, beri te mundur qe te ndalte planin e atyre qe donin te "pushtonin Tiranen" dhe ti detyronte ata qe te zgjidhnin planin B, ardhjen ne pushtet me anen e procesit politik. Komitetet e shpetimit ia lane rradhen Fatos Nano dhe partise socialiste, dhe kjo ishte nje fitore minimale per demokracine shqiptare: edhe pse ne pranine e armeve, pushteti nderroi duar me voten e 29 qershorit 1997. Merita kryesore per kete i takon ish presidentit te atehershem Sali Berisha.
Dhe per te kuptuar se si ata projektuesit e 1997 rane me kembet e tyre ne gropen qe hapen ne Shqiperi, duhet te kujtoni 2 vjet me vone luften ne Kosove, qe as nuk do te mund te kish filluar pa armatimin e ushtrise shqiptare qe doli ne rruge. Jo vetem qe rrezimi i qeverise se Tiranes nuk e ndihmoi Milloshevic qe te mbante Kosoven nen sqetull, por u be katalizator per nisjen e konfliktit. Dhe ky eshte "efekti pozitiv" i hapjes se depove ne Kosove, asi i vetem ne mengen e presidentit te atehershem Berisha. Ato arme moren jeten e shume njerezve ne Shqiperi, por u bene edhe shkaku kryesor i pergatitjes per clirimin e Kosoves.
Arsyeja perse armiqte me te medhenj te Dr. Berishes, ata qe ne 1997 ishin ne qielin e shtate qe e shihnin ate nen sulmet dhe presione e mbare botes, jane sot ata qe shkojne e shtrengojne doren ne Tirane, eshte se Berisha jo vetem qe diti tu beje balle presioneve te jashtezakonshme nga brenda dhe jashte, por ai i mundi edhe ne "pokerin e spiuneve".
"Armikun mbaje me prane se mikun" dhe "Ate qe nuk e mund dot me force, e mund vetem me miresi", jane dy proverba te cilat Berisha i aplikoi gjate fushates se tij elektorale e cila e riktheu me pushtet. Kapitulli i historise per ngjarjet e 1997 u mbyll ne 3 korrik 2006. Ajo qe nuk eshte mbyllur ende, eshte dosja e madhe e krimeve te 1997 te cilat presin gjykimin nga gjykatat shqiptare.
Albo
Krijoni Kontakt