Close
Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 79
  1. #11
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Po ti futesh te analizosh 1997 me idene ne koke per te gjetur nje komplot, ta dini qe komploti gjendet gjithmone, vetem se analiza mund te mos jete e sakte.
    Edit Harxhit nuk i behet shume vone, qe ti beje nje analize te sakte ngjarjeve te “97, por synimin e ka ne "zbulimin" e nje komploti.
    Arsyeja mund te jete ajo, qe analiza e sakte mund te jete dicka e pakendeshme per te gjithe, jo vetem per forcat politike, por edhe per te gjithe ne, qe e jetuam ate periudhe ne Shqiperi. Perse komisioni i famshem parlamentar gjitheperfshires dhe i kryesuar asokohe nga Ngjela, nuk na nxorri gje ne drite? Pas nje analize te sterholle, dolen me perfundimin, qe asnje nuk kishte faj ne gjithe ate mesele. Me kete donin te fshihnin te verteten e madhe, qe fajtori me i madh ishte i gjithe spektri politik, nga e djathta ne te majte. gjithashtu fajtor ishte edhe populli i thjeshte, qe u shkoi nga mbrapa ketyre politikaneve. Por fundja populli popull eshte, eshte turme, aq me teper populli i eger shqiptar.

    Per mendimin tim, pa u bere nje analize e thelle mbi ngjarjet e 97, rrezikojme qe te gjithe te mos nxjerrim mesime, dhe historia e ka treguar mjaft here, qe ai, qe nuk nxjerr mesime nga e kaluara, eshte i predisponuar ti perserisi gabimet e te kaluares. Historia do te na e tregoje, qe eshte potencialisht e mundur, qe 97 te perseritet prape tek ne, sepse ne vend qe ti bejme analiza serioze ngjarjeve, i gjemojme nga mbrapa zbulimit te komploteve. Edhe aty ku nuk ka te tilla.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  2. #12
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Edith Harxhi ishte personazhi me i lakuar i politikes ne periudhen nentor-dhjetor 2005. Debati lindi me propozimin e Edith Harxhit nga ana e Kryeministrit Berisha ne postin e ambasadores se Republikes se Shqiperise ne ShBA. Pas nje presioni te gjate te opozites socialiste, gjithashtu edhe nga presioni i administrates amerikane ndaj Sali Berishes ne rradhe te pare per te mos propozuar Edith Harxhin si ambasadore te Shqiperise ne ShBA, por se fundmi edhe ndaj Presidentit te Republikes per te mos emeruar Harxhin, ne rast se Berisha e propozon ate, u arrit qe kandidatura e Harxhit te mos miratohej dhe te dekretohej nga ana e Presidentit te Republikes.
    Si shkembim Kryeministri Berisha e emeroi Zv-Ministre te Jashtme. Pak e habitshme kjo dhe besoj, qe nga gjithe vendet e Europes perendimore, vetem ne Shqiperi ndodh nje gje e tille, qe nje personazh shume i diskutuar nuk arrin dot te emerohet ambasador, por ze nje rang me te larte duke u bere zv-ministre.

    Kryeministri Berisha e ka vete ne dore te zgjedhe anetaret e kabinetit te tij, ashtu sic bie mbi te edhe pergjegjesia mbi reputacionin e kabinetit dhe qeverisjes se tij.
    Mendoj qe kryeministrit i bie reputacioni, ne rastet kur njerezit e zgjedhur, biles edhe me ngulm prej tij, jane figura jo me reputacion te mire, biles edhe te perfolura.

    Me poshte eshte nje pjese e shkeputur nga nje konference per shtyp nga Adam Ereli nje prej zedhenesve te shtypit te departamentit te shtetit te ShBA ne dhjetor te 2005:

    QUESTION: Thank you, Mr. Ereli. Rumors among diplomatic circles in Tirana, Albania, confirmed by the members for the Albanian parliament indicate the government of Sali Berisha has selected Edith Harxhi -- H-a-r-x-h-i -- a close associate of a fugitive from prosecution of the 1997 Pyramid scandals, as the next Albanian Ambassador to the United States of America.


    Two questions: Is the State Department aware of her fundamentalist "credentials," traceable to the time when Usama bin Laden visited Albania; and second, has the Albanian Government formally requested the State Department's agreement?


    MR. ERELI: On the second question -- on the first question, I'm not aware that we've been approached about any ambassador from Albania. And on the -- but regardless of what the answer to that question is, if -- should -- if and when we are approached, we would apply the same procedure as we would any other ambassador.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pedro : 19-04-2006 mė 15:14
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Citim Postuar mė parė nga Pedro
    ~
    Artikulli i paraqitur me siper eshte nje permbledhje teper e sakte e temes qe Harxhi ka paraqitur per Master ne Bilkent University, Turqi, nje nga universitetet me te mira, ku japin mesim edhe profesore Amerikane. Ajo teme eshte vleresuar si nje nga me te bukurat sepse trajtoi shkencerisht dicka faktike. Prandaj, Pedro, nisur nga argumentat e nen-vetedijes tende (te pakten shpresoj keshtu sepse mund te jene edhe nga mungesa e informactionit apo dijes se mjaftueshme) une arrij ne perfundimin se ti nuk e ke lexuar artikullin e bashkengjitur me siper me vemendje...
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  4. #14
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Citim Postuar mė parė nga Taulant _NYC

    Editi harron qe ne prag te zgjedhjeve te 96 , disa muaj perpara se te falimentonin firmat zoti Sal Berisha doli ne televizion dhe siguroi popullin per sigurine dhe pastertine e firmave megjithese IMF kishte kohe qe paralajmeronte skandal .
    .........................................
    Nuk e di se c'fare llogjike ushqeni ju ? C'fare prisni te ndodhe nje mengjes kur nje popull i tere papritur ka humbur te gjitha kursimet e tyre , dhe te familjeve te tyre ne emigrim , kan humbur shtepite ,nuk kan lek as te blejne nje pllak buke dhe autoritetet ngrene supet ???????

    .

    Saktesim: Berisha nuk tha sic shkruani ju me siper, por deklaroi qe parate e shqiptareve jane parate me te pastra ne bote dhe me kete fjale aludonte per sakrificat dhe mundin me te cilat emigrantet shqiptare ne bote dhe kryesisht ne Greqine armiqesore fitonin parate e tyre te cilat perbenin pjesen e luanit ne totalin e firmave rentiere.
    Pra ai nuk foli per pastertine e firmave rentiere, sic pretendoni ju...Ok ? E kupton se ka nje ndryshim teper te madh mes thenjes origjinale dhe asaj te manipuluar qellimshem...(sigurisht jo direkt nga ju edhe pse ju po e artikuloni ne kete rast)

    Persa i perket shqiptareve qe humben gjithshka neper keto firma mashtruese (se helbete ishin monstra te shperfytyruara menderisht mes NJERIUT TE RI KOMUNIST DHE DEMOKRATIT ILUZIVO-HIPOTETIK) duke ia kerkuar qeverise fajin dhe demshperblimin per parate e humbura treguan me se miri IMORALITETIN E TYRE SHPIRTEROR, karakteristike e turmave mjerane te sapodala nga nje diktature kur perballen me aromen e LIRISE...Kokeboshet tane e perkthyen fjalen LIRI ne ABUZIM ME LIRINE...ndaj dhe u ndeshkuan sic e meritonin.

    Perse nuk i futen parate ne Bankat e shtetit te Berishes??? Nese do i kishin humbur aty (falimenti i nje banke mund te ndodhe edhe mes Wall Street-it) atehere do kishin brenda limiteve ligjore te drejten per t'i kerkuar asaj qeverie dicka kompensuese sipas ligjeve..e theksoj..sipas ligjeve...

    Por ata preferuan nje figure si Sudja...dhe mashtruese te tjere ordinere te cilet me vjen per te vjelle t'i permend...SEPSE DONIN TE BENIN EASY MONEY!!!

    Jo vetem analistet mund ta perdorin periudhen e firmave rentiere dhe vitin 97 ne temat e tyre per master , por edhe mjeket psikiater qe aspirojne te njohin me shume psikologjine e turmave...

    Sa per Salen...Gabimi i tij i vetem ishte pse nuk zbatoi ligjin...ate ligj qe zbatohet kudo ne boten demokratike nga San Francisko e deri ne Tokio. Ata qe guxuan te sulmonin depot ushtarake sigurisht qe duhej te ishin perballur pikerisht me bresherine e plumbave te ligjeruara ne te gjitha rregulloret ushtarake te botes!!! Do ishin vrare si minj disa te droguar qe u kishte marre koka ere dhe disa llumera te paguar nga mafia bolshevike e Zones se Pare Operative dhe sigurisht edhe nga those fucken socalled Vorioepirotes.., por do kishte shpetuar Shqiperia dhe banditet e kuq do e kishin marre mesazhin nje here e mire qe epoka e dhunes se turmave ka kaluar nje here e mire...

    Por Berisha hezitoi ne castin e duhur dhe veproi ne castin e gabuar...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga whisper : 19-04-2006 mė 15:37
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  5. #15
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Artikulli i paraqitur me siper eshte nje permbledhje teper e sakte e temes qe Harxhi ka paraqitur per Master ne Bilkent University, Turqi, nje nga universitetet me te mira, ku japin mesim edhe profesore Amerikane. Ajo teme eshte vleresuar si nje nga me te bukurat sepse trajtoi shkencerisht dicka faktike. Prandaj, Pedro, nisur nga argumentat e nen-vetedijes tende (te pakten shpresoj keshtu sepse mund te jene edhe nga mungesa e informactionit apo dijes se mjaftueshme) une arrij ne perfundimin se ti nuk e ke lexuar artikullin e bashkengjitur me siper me vemendje...
    Nuk e di, se si ke mundur ti ta dish, qe kjo teme na qenka paraqitur per Master dhe na eshte quajtur nga me te bukurat ne universitetin e Bilkentit, por kjo tregon qe ti nuk e ke lexuar artikullin e Harxhit dhe te Berishes dhe jo une.
    Edith Harxhi ka qene ne Universitetin e Bilkentit per te bere doktoraturen, por atje ka bere vetem nje vit per ta transferuar pastaj per ne Britanine e madhe dhe nuk e ka perfunduar akoma. Keshtu qe nuk mund te kete mundesi qe ky artikull te jete quajtur me i bukuri i masterave.
    Keshtu qe nisur nga argumentat e nen-vetedijes time (cfaredolloj kuptimi qe mund te kete ky togfjalesh) une arrij ne perfundimin qe ti nuk e ke lexuar artikullin e bashkangjitur me vemendje.

    Ajo qe ti e quan"trajtim shkencerisht i dickaje faktike", nuk eshte gje tjeter vecse perzgjedhja kronologjike e disa artikujsh gazetash (te perzgjedhura qellimisht nga e djathta radikale greke), te cilat jane perkthyer nga dikush nga greqishtja ne anglisht dhe pastaj nga Harxhi dhe Berisha nga anglishtja ne shqip. Por edhe sikur keto copeza artikujsh te merren si te mireqena, perseri ato nuk tregojne asgje. Eshte njesoj sikur qeveria greke te akuzonte qeverine shqiptare per artikujt anti-greke qe botohen tek gazeta Tema, apo Koha Jone. Mos do te thuash qe keto dy gazeta perbejne platformen e qeverise shqiptare. Pra i gjithe artikulli eshte nje pese me hic, biles me shume, eshte energji e harxhuar kot dhe eshte kohe e humbur kot si per leximin e atyre pacavureve, ashtu edhe ne shkrimin e ketyre rrjeshtave. Artikulli ka vetem nje vlere dhe kjo vetem per Edith Harxhin

    Mos ma merr kete shkrim si sulm vetjak, pasi nuk kam patur kurre dhe nuk kam ndermend te sulmoj njeri personalisht, aq me teper per disa bullshite si puna e Edith Harxhit dhe disa fundamentalisteve nacionalisto-islamiste.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  6. #16
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    E c'lodheni kot! Hedh nje budalla (nje bibe ne tastin tone) nje gur ne lume dhe 100 te tjere se nxjerrin dot!
    Ne vend qe ti veme pikat mbi i dhe fillimisht te shohim difektet, veset dhe fajet tona (qe kemi pjeserisht mundesi ti ndreqim), ankohemi se Greku apo Serbi na i paska te gjithe fajin.
    Budallain e te dobtin cdokush e shfrytezon apo e keqtrajton. Edhe sot e kesaj dite nje pjese e burokracise se larte shqiptare merr rroga nga Sorosi apo politikanet shqiptare zgjidhin hallet e shqiperise ne dyert e ambasades se USA apo Greqise!
    Ai palo shtet qe kishim ate fund do kishte, ishte thjesht ceshtje kohe.
    Tragjedia eshte se perseri po ata palaco jane ne pushtet pasi ndrruan vendin me ca klepto-palaco te tjere!
    A ju kujtohet se si u zgjidh "Nyja Gordiane"?
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  7. #17
    viva voce
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Kam edhe nje pyetje tjeter...pas gjithe pyetjeve qe bera me siper
    Si eshte e mundur qe qeveria ne pushtet nuk zbatoi ligjin e kushtetutes se saj:
    1- Ne rastin kur lejoi firmat te lindin dhe zhvillohen(mund te ndodhe kjo ne nje shtet te themi perendimor, Itali USA??)
    2-Ne rastin kur u sulmuan depot.Mire thote dikush me siper pse nuk qelloi mbi turmen kur ajo sulmoi depot e armeve. Psa nguroi te vrase disa dhe te shpetoje te tjeret???!!!
    Une po perpiqem te gjej disa pergjigje, per dyshimet qe kam ne koke dhe qe nuk mi sqaron ai artikulli me siper i Zvministres.
    DP
    sereno

  8. #18
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    E c'rendesi ka se kush e ka shkruar kete teme per master? (Gjithsesi i pershendes ngrohtesisht per punen e vlereshme qe kane bere...)
    Rendesi ka qe ajo pershkohet nga fillimi ne fund nga fakte, dokumenta, referenca mediatike dhe politike, duke u bere ne kete menyre PROVE E FORTE NE FAVOR TE TEZES QE 97-ta ISHTE PESHQESH GREKO-KOMUNIST PER SHQIPERINE E SAPODALE NGA DIKTATURA E PROLETARIATIT...

    ps. Kur do mesojne disa ketu qe debati behet mbi argumentat dhe jo mbi emrat e personave qe i sjellin keto argumenta?
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  9. #19
    ALBVIRTUALI Maska e The Dardha
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    439
    Whisperi ka te drejte. Nuk duhet te dalim nga tema rendesi jane faktet e sjella dhe media asokohe greke dhe agjentura efikase e saj ne Shqiperi, dhe shteti i dobesuar kane qene nje mori problemesh te ngritura.
    dp17ego pergjigjet jane ne material
    P.S. Edit Harxhi eshte autori, ju lutem diskutoni mbi temen dhe jo mbi gjera te tjera qe jane jashte teme...
    C'ESHTJA SHQIPTARE MBI TE GJITHA

  10. #20
    Perjashtuar Maska e fejer_nagy
    Anėtarėsuar
    18-08-2005
    Vendndodhja
    kėtu
    Postime
    231
    Qe greqerit ishin nje nga skenaristet e ngjarjeve te shemtuara te 1997, as qe diskutohet. Imprintet e greqerve ne ngjarjet e kobshme te atij viti jane gjithandej, qe nga shtrirja territoriale e kryengritjes ne ato zona qe Greqia i konsideron 'Vorio-Epir', tek valvitjet e flamujve grek ne Himare dhe Sarande. Qe nga hyrje-daljet e gazetareve, zyrtareve dhe ushtarakave grek ne territoret e kontrolluar nga 'kryengritesit', tek vizita dhe takimi i 'vorio-epirotit' Tenet me 'kryengritesit' himariote.

    Per me teper, ngritja e tre-gishterinjve nga ana e demonstruesve vlonjate, si dhe deklarata e nje zyrtari serb ne kuvendin e Serbise, se sherbimet serbe kane investuar nje shume te madhe te hollash per ta destabilizuar Rep. e Shqiperise, deshmojne qarte se ne ngjarjet e 1997, pervec greqerve ishin te perzier edhe serbet. Shkurt muhabeti, fqinjet e Rep. se Shqiperise ishin te involvuar ne kryengritjen e dhunshme te 1997-es, dhe per kete nuk duhet te kete as me te voglin dyshim.

    Aty ku une nuk jam dakord me Edit Harxhin, eshte ne vlersimin dhe meriten qe ajo i jep Turqise ne parandalimin e shperberjes se Shqiperise, nga nje invazion i mundshem grek. Ndofta Harxhi kete e ben me se shumti per arsye personale, sesa nga nje vleresim i duhur i realitetit gjeopolitik. Eshte e vertete qe kryeministrja turke Tansu Ciler i beri nje paralajmerim Greqise per mosintervenim ne Shqiperi, por ama fjalet e saj nuk cojne shume peshe, pasi roli dhe ndikimi i Turqise ne Ballkan eshte mjaft i kufizuar. Sado qe te perpiqet Turqia te ushtroje ndikimin e saj ne Ballkan, nuk eshte ajo qe e ka fjalen kryesore per ceshtjet ballkanike. Ai privilegj u takon Perendimoreve, me saktesisht Amerikaneve, dhe ishin keta te fundit ata qe e parandaluan shperberjen e Rep. se Shqiperise.

    Vertete qe amerikanet kishin gisht ne ngjarjet e 1997, por qellimi i tyre ishte vetem rrezimi i Berishes, jo ndarja e Shqiperise. Ne rrezimin e Berishes Amerikanet kishin mbeshtetjen dhe kooperimin e lobit dhe te shtetit grek. Mirepo per dallim nga amerikanet, qe vetem synonin te rrezojne regjimin berishian, greqerit kishin per qellim edhe copetimin e Shqiperise, shkeputjen e Vorio-Epirit dhe bashkangjitjen e saj Greqise. Kur perendimoret pane qe shteti shqiptar u zhyt ne nje kaos total ku rrezikohej egzistenca e tij, ata kuptuan qe planet e greqerve kishin qene shume me te mbrapshta sec mund ti kishin menduar ata. Per ta parandaluar shperberjen e Shqiperise, europianet derguan forca ushtarake qe siguruan integritetin dhe sovranitetin e Shqiperise.

    Pra shteti shqiptar i shpetoi copetimit jo se Turqia e garantoi paprekshmerine e kufijve te Shqiperise, sic sugjeron Haxhi ne raportin e saj, por per vete faktin se shperberja e Shqiperise nuk ishte parapare nga amerikanet, dhe keta te fundit nuk do te lejonin greqerit te coptojne Shqiperine sipas orekseve te tyre.

    E gjithe kjo qe u tha me siper nuk ka per qellim te shfajsoje shqiptaret apo ti nxjerr ata si te pafajshem. Jo aspak. Fundja, ishin vete shqiptaret ata qe u dhane mundesi greqerve te bejne pershesh Shqiperine, prandaj faji kryesor u mbetet vete atyre. Sidoqofte, ngjarjet e 1997 nxjerrin ne pah qellimet e verteta te greqerve krahas Shqiperise dhe shqiptareve, dhe ato qellime nuk jane aspak dashamirese, por tejet te mbrapshta dhe armiqesore. Kete duhet ta kene parasysh te gjithe ata albanofone qe perpiqen te krijojne aleanca te paqena me greqerit.

Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skėnderbeu
    Nga Arbushi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Migjeni
    Nga macia_blu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 05:03
  3. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  4. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  5. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •